Videot kryesore
Që Saranda është më shumë qyteti i notarëve sesa i futbollistëve, këtë pak a shumë të gjithë e dinim. Por së fundmi, një video e lezetshme është shpërndarë nga klubi i Butrintit të Sarandës në Facebook. Gjatë stërvitjes, dy prej lojtarëve të ekipit kanë vendosur ta shijojnë edhe motin me shi, duke bërë “hedhje me kokë” në fushën e përmbytur.
Punonjësit e parkut Kruger në Afrikën e Jugut vrasin ende mendjen sesi përfundoi një gome makine në qafën e një gjirafe.
Megjithatë, ata ndërhynë për ta çliruar kafshën nga “varësja torturuese”, duke ja hequr asaj pasi përdorën më parë qetësues.
Goma rreth qafës kishte lënë shenja plage të mëdha mbi qafën e gjirafës, duke sugjeruar se ajo endej prej kohësh me të në qafë nëpër park. Rejnxhërsat e parkut thanë se nëse nuk do të ndërhyhej, gjirafa rrezikonte që të humbte jetën për shkak të gjakderdhjes së shkaktuar nga plaga.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare me disa çështje të rëndësishme për të diskutuar, që nga dekrete të Presidentit për kthim ligjesh, te kandidaturat e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës, deri te komisionet hetimore.
Por, një episod që përfshiu Lulzim Bashën dhe Eduard Shalsin që në fillim të seancës përcaktoi diskursin mes Bashës dhe Ramës. Përplasja nisi kur deputeti i PD, Luçiano Boçi kërkoi fjalën për procedurë, kërkesë që u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në vend të tij ajo ja dha fjalën kreut të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.
Shalsi e nisi fjalën duke qortuar deputetët e opozitës që po flisnin nga vendi. “Keni një zakon të tmerrshëm, durimi për të dëgjuar. Është çështje edukate. Nëse nuk do të jeni në gjendje të duroni, të mësoni, prandaj jeni katandisur kështu”, tha ai.
Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Lulzim Bashës. “Pushoni mor plehra. Ta kërcas kokës. Dilni flisni këtu si derra. Hajdut! Plehër! Gjysma juaj duhet të jetë në burg! Je bërë uturaku i atij sipër (Ramës). Fundërrinë! Plehrë! Qelbësirë!”, tha Basha.
Përgjigjen nuk e mori nga Shalsi, por nga Kryeministri Edi Rama, që u shfaq “i zhgënjyer” nga fjalori i Bashës. Rama e këshilloi Bashën që të mos imitojë Sali Berishën.
“Mos hy në garë me atë të foltores duke e bërë gojën qenef, se në atë fushë është më i mirë ai se ty, se ai është origjinali, ti je kopja. Për qenefe ai është botërisht qenefi i Shqipërisë. Mos bëj konkurrencë qenef me qenef se nuk je. Si ai nuk bëhesh dot dhe nuk bëhesh kurrë. Ngrihu në lartrësinë e flokëve të krehura me kujdes dhe buzëqeshjes. Je i dalluar se i fsheh mirë ato që mendon, por të paktën jo me gojë. Nuk mund të bëhesh ti goja më shthurur e këtij Parlamenti. Për mua njëherë që të konsideroj mik, këto janë zhgënyese”, tha Rama.
Kryeministri akuzoi se gjuha e përdorur mund të jetë edhe e kushtëzuar nga përplasja e brendshme në PD me Sali Berishën. “Ai është halli yt! E di që e ke hall, por ne nuk ta zgjidhim dot. Atë hall zgjidhe vetë”, tha Rama.
Basha u kundërpërgjigj duke deklaruar se Berisha nuk është halli i tij, por është halli i Edi Ramës.
“E ka mendjen te dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh, por ustait që ja ka kaluar në të gjitha nuk i është afruar asnjëherë për gjërat e mira, por ça ka pas gjëra të këqia dhe vese ja ka kaluar me shumëfish”, tha Basha.
Partia Demokratike këmbëngul se raportet e fundit të publikuara nga organizma dhe qeveri ndërkombëtare konfirmojnë akuzat e opozitës së Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar të Ballkanit.
Duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit, Tabaku tha se qeveria shqiptare është kthyer në një gjobëvënëse që po dëbon investitorët e huaj. “Qeveria është pengesë kryesore për ekonominë, që nis që me vendosjen e gjobave anti-ligjore e deri tek votimi i ligjeve dhe rregulloreve të “vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën” , vijoi ajo.
Ish-deputetja demokrate shtoi se raporti identifikon edhe shkaqet e kësaj gjendjeje dhe sipas saj që të gjitha lidhen me Qeverinë dhe keqqeverisjen.
“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përshkruan arsyet se përse ekonomia shqiptare është e izoluar dhe pa investitorë të huaj. Raporti vlerëson se shkaqet janë korrupsioni, presioni politik për kontraktorët, ndryshimi i shpeshtë dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste. Bizneset e huaja pohojnë se qeveria ndërhyn tek ato për ti detyruar që të ndërmarrin nënkontraktor të caktuar të lidhur me qeverinë”, tha ajo.
Partia Demokratike thotë se situata është edhe më tragjike nga përshkrimi i këtyre raporteve.
“Situata ekonomike e vendit është edhe më tragjike në krahasim me vendet e rajonit. Në raportin e fundit të Bashkimit Europian, rezulton se ne kemi rritjen ekonomike më të ulët në Ballkan. Edhe kjo vetēm falë shiut dhe eksportit të energjisë, pra pa krijuar vende të reja pune. Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, sipërmarrja nuk gjen terren dhe liri për të lëvizur, vendi është drobitur nga korrupsioni dhe grabitjet e oligarkëve me qeverinë Rama. Konkurrenca e ndershme dhe tregu i lirë janë zhdukur”, vijoi Tabaku.
PD zotohet se beteja e saj kundër oligarkisë, monopoleve dhe kapjes së ekonomisë do të vazhdojë dhe zotohet se do të hetojë dhe anulojë çdo kontratë korruptive sipas skemës partneritet publik-privat.
“Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anulluar ligjet me emër oligarku miratuar nga qeveria Rama dhe hetuar dhe anulluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes. Programi pro punësim dhe pro-biznes i PD parashikon vendosjen e taksës së sheshtë prej 9%, rregullimin i politikave fiskale në favor të një plani pro-biznes që do t’i japë frymëmarrjen e nevojshme ekonomisë sonë”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Video tregon robotë të dërgesave të ushqimit në shtëpi të kompanisë “Starship Technologies”, duke pritur me durim të kalojnë rrugën, si pjesë e sprovës së re në Kembrixh (MB) këtë muaj. Madje ndërsa prisnin në radhë, një nga robotët i ka kërkoi një gruaje të shtypte butonin e semaforit që ata të kalonin rrugën. “Starship” tha se robotët nuk ishin aspak “të turpshëm”, madje ishin të lumtur t'u kërkonin të huajve në rrugë ndihmë kur kishin nevojë për të. Eksperimenti po zhvillohet në partneritet me Këshillin e Qarkut të Cambridgeshire dhe në
bashkëpunim me 12,000 banorë në 5,000 shtëpi që marrin dërgesa ushqimore nga dyqani i tyre lokal.