Videot kryesore

Aksidenti i Diogo Jota-s
Aksidenti i Diogo Jota-s Gazeta Si 53 Shikime • 1 year më parë

Ajo çka mbeti pas aksidentit të portugezit, në orët e para të mëngjesit të 3 Korrikut.

Tiranë, i riu kanos me pistoletë 32-vjeçarin gjatë një sherri në rrugë
Tiranë, i riu kanos me pistoletë 32-vjeçarin gjatë një sherri në rrugë Gazeta Si 53 Shikime • 1 year më parë

⁣Tiranë, i riu kanos me pistoletë 32-vjeçarin gjatë një sherri në rrugë

Greqi / Kamioni përplas makinën që digjet në autostradë, humbin jetën 3 shqiptarë
Greqi / Kamioni përplas makinën që digjet në autostradë, humbin jetën 3 shqiptarë Gazeta Si 53 Shikime • 1 year më parë

⁣Greqi / Kamioni përplas makinën që digjet në autostradë, humbin jetën 3 shqiptarë

Mirësevjen Asllani
Mirësevjen Asllani Gazeta Si 53 Shikime • 1 year më parë

Mesfushori kuqezi firmos dhe prezantohet si lojtari m⁣ë i ri te Torino.

Rey Manaj shënon golin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe
Rey Manaj shënon golin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe Gazeta Si 53 Shikime • 1 year më parë

Mjaftoi 11 met⁣ërshi i par⁣ë q⁣ë Rey Manaj t⁣ë hap⁣ë llogarin⁣ë e re n⁣ë futbollin arab. Ai zhbllokoi sfid⁣ën Sharjah-Dibba duke justifikuar besimin dhe shpenzimin e b⁣ër⁣ë p⁣ër t⁣ë.

Memelli për sulmin në Kombetare
Memelli për sulmin në Kombetare Gazeta Si 53 Shikime • 1 year më parë

"⁣Kuqezinjtë vuajnë mungesën e golit. Duhet qasje tjetër ofensive për përmirësimin e situatës" - tha Migen Memelli në Episodin e 1-rë të Sezonit 2 në podcastin Epërsi.


⁣Episodin e plotë e gjeni në ⤵
https://youtube.com/live/B-Vs6e8E-GE

Agim Ademi për shortin e Kosovës  në Kupën e Botës 2026
Agim Ademi për shortin e Kosovës në Kupën e Botës 2026 Gazeta Si 53 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Presidenti i FFK, Ademi do tw deklaronte - “Grupi D, ku do të jemi ne, në rast kualifikimi, është me tri kombëtare dhe tri shtete të respektueshme. Por, ne fillimisht duhet t’i kalojmë edhe dy hapa, me Sllovakinë e pastaj me Turqinë dhe Rumaninë.

Olta Xhaçka del nga SPAK dhe "kyç" gojën para mediave
Olta Xhaçka del nga SPAK dhe "kyç" gojën para mediave Gazeta Si 53 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Olta Xhaçka del nga SPAK dhe "kyç" gojën para mediave

Reshje borë në Qarkun e Korçës, zbardhet Dardha
Reshje borë në Qarkun e Korçës, zbardhet Dardha Gazeta Si 53 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Reshje borë në Qarkun e Korçës, zbardhet Dardha

Polici i nxjerr armën e shërbimit punonjësit të biznesit gjatë një sherri
Polici i nxjerr armën e shërbimit punonjësit të biznesit gjatë një sherri Gazeta Si 53 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Polici i nxjerr armën e shërbimit punonjësit të biznesit gjatë një sherri

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut
Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut Gazeta Si 53 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protesta e 18-të para kryeministrisë, bashkohen edhe dhitë
Protesta e 18-të para kryeministrisë, bashkohen edhe dhitë Gazeta Si 53 Shikime • 3 muaj më parë

⁣Protesta e 18-të para kryeministrisë, bashkohen edhe dhitë

Banori ankohet ndihma 2 ankesa ushqimet.mp4
Banori ankohet ndihma 2 ankesa ushqimet.mp4 Gazeta Si 52 Shikime • 7 years më parë

Banorët e Durrësit ankohet për mos dhënien ne ndihmave dhe për abuzime në në shpërdarjen e tyre. Ata shprehen të indinjuar se kanë tre ditë po presin dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Rama zyra e osbe video.mp4
Rama zyra e osbe video.mp4 Gazeta Si 52 Shikime • 7 years më parë

Rama ne zyren e OSBE-se duke folur per fjalimin qe do te mbaje ne konferencen e sotme, ku Shqiperia merr kryesimin e OSBE

PD paralajmëron rikthimin tek protestat
PD paralajmëron rikthimin tek protestat Gazeta Si 52 Shikime • 7 years më parë

A do t’u rikthehet Partia Demokratike dhe aleatët e saj protestave për të kërkuar largimin e Edi Ramës? Kjo është pyetja që po i adresohet gjithnjë e më shumë zyrtarëve të opozitës dhe ai që paralajmëroi se protestat nuk do të jenë larg është Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi.

“Çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë protestat popullore është mundësi reale për ditët në vijim. Nuk ka një datë konkrete për protestë. Kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme”, deklaroi Bardhi pas një takimi me strukturat e partisë në Vaun e Dejës.

Takimi ishte në kuadër të turit të takimeve me degët për të bërë një bilanc mbi zhvillimet politike të 2019 dhe caktimi i objektivave për 2020. Kryeobjektivi, sipas Bardhit mbetet i njëjtë dhe ai nuk ndryshon; largimi i Edi Ramës.

“Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019”, deklaroi ai.

Bardhi akuzoi Ministrinë e Drejtësisë se ka bllokuar për 1 muaj e gjysmë kërkesën e prokurorisë për të verifikuar tek autoritetet italiane nëse kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani është i dënuar apo jo për vjedhje matanë Adriatikut.

“Unë gjej rastin t’i bëj apel Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë ligjin, të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë përfundimet bazuar në të gjitha informacionet që disponon. Në dijeninë time, është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin publik se kjo letërporosi dhe vonesa që po shkaktohet, ka ardhur për shkak të bllokimit nga Ministria e Drejtësisë. Pra, prej një muaji e gjysëm, letërporosia e përgatitur nga Prokuroria e Përgjithshme nuk u është përcjellë autoriteteve italiane, duke sjellë zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin, të ushtrojë funksion publik. Një hajdut i certifikuar, sot administron paratë e taksapaguesve të bashkisë së Vaut të Dejës”, tha ai.

Rritet stoku i kredisë për individë
Rritet stoku i kredisë për individë Gazeta Si 52 Shikime • 7 years më parë

Stoku i kredisë për individë në dhjetor arriti 12.5% të PBB-së ose
0.4 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2018-të.

Rritja ka ardhur nga kredia hipotekare

Shtesa e kredisë për individët ka qenë kryesisht në LEK.

Por kërkesa për kredi nga individët vijon të jetë e luhatshme

Për shkak të tërmetit tre muajt e fundit të vitit, kredia për
individë ishte 4.2 për qind me e ulët se tremujori paraardhës.

Rënia ka befasuar edhe bankat.

Portofoli I kredisë për individë është më I vogli se vendet e tjera të rajonit

Kredia hipotekare është sa 70% e gjithë
kredisë së dhënë për individët.

Kredia hipotekare është 8.7% e PBB-së.

Kredia konsumatore rreth 3.8% e PBB-së.

kercen ne TikTok, prapa ka fantazmen
kercen ne TikTok, prapa ka fantazmen Gazeta Si 52 Shikime • 6 years më parë

Videoja e një të riu në TikTok është bërë virale pasi një figurë misterioze u vu re në sfond pas tij, pavarësisht se kërcimtari pretendon se ai ishte vetëm në shtëpi. Video u postua nga përdoruesi i TikTok, Reuben, i njohur si @reubix_cube, i cili kërcente me këngën e Doja Cat, “Say So”. Në titullin e postuar krahas videos thuhej mes të tjerash: “Jam vetëm në shtëpi, kështu që mësova një valle të TikTok”.
Por përdorues të tjerë të këtij rrjeti social që panë videon ishin përqëndruar në diçka tjetër përveç lëvizjeve të tij të vallëzimit, pasi ata vunë re një figurë të errët të fshehur në sfond.

Dëshmorët bashkojnë Ramën dhe Metën, Presidenti: Të mbrojmë lirinë!
Dëshmorët bashkojnë Ramën dhe Metën, Presidenti: Të mbrojmë lirinë! Gazeta Si 52 Shikime • 6 years më parë

Për shkak të pandemisë së koronavirusit politika përkujtoi pa shumë bujë 5 Majin, Ditën e Dëshmorë. Ilir Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi vendosën bashkë kurora me lule në Monumentin “Nëna Shqipëri”, ndërsa Lulzim Basha kreu të njëjtën gjë veçmas tyre.

Në këtë përkujtimore mungonin qytetarët, apo përfaqësues të shoqatave të dëshmorëve. Të vetmit që shoqëruan politikën në këtë 5 Maj ishin gazetarët. Meta, Rama dhe Ruçi mbërritën rreth orës 10 tek Varrezat “Dëshmorët e Kombit”, 30 minuta pas Lulzim Bashës.

Pas vendosjes së kurorave me lule, Rama dhe Ruçi shmangën komentet për gazetarët, ndërsa i vetmi që foli ishte Presidenti Ilir Meta. Ai u pyet në lidhje me përplasjen me Ardian Dvoranin dhe deklaratën e fundit të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që thotë se Presidenti nuk ka tagër që të kërkojë përfundimin e mandatit të tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Meta e shmangu përgjigjen.

“Sot është Dita e Dëshmorëve! Është dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka për vendin tonë, kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësi ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur familjarët dhe pasardhërist e tyre. Është një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht”, deklaroi ai.

Megjithatë, Presidenti e përçoi një mesazh të tërthortë në një kohë kur shumë nga liritë e qytetarëve janë kufizuar për shkak të gjendjes së fatkeqësisë naatyrore.

“Kjo është ditë kur ata na ftojne në sakrificën sublime dhe mos të bëhemi mendjelehtë. Kjo është dita e dëshmorëve, e heronjve, e martirëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë, të cilët na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe te marrim lirinë dhe pavarësinë si të dhëna përgjithmonë”, tha ai.

Komentin për mediat e shmangu më herët edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i demokratëve vendosi lule në monumentin “Nënë Shqipërëi” dhe vendosi lule në nderim të Azem Hajdarit, Feti Voglit, që ra në Afganistan disa vite më parë dhe të Skerdilajt Llagamit, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Basha flet për zjarr tek zyra e tenderave, Ministria e Shëndetësisë e përgënjeshtron
Basha flet për zjarr tek zyra e tenderave, Ministria e Shëndetësisë e përgënjeshtron Gazeta Si 52 Shikime • 6 years më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi këtë të shtunë në një bashkëbisedim me gazetarët se në godinën e Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr në përpjekje për të zhdukur gjurmët e korrupsionit me tenderat kundër Covid-19.

"Paska rënë edhe zjarri në një nga katet e Ministrisë se Shëndetësisë tani që SPAK –u filloi hetimin. Keni dëgjuar apo jo?! Ka rëne zjarri në katin e 4-rt, tek zyra e Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë para disa ditësh. Arsyeja kryesore përse Edi Rama nuk publikon, siç e ka për detyrë ofertat, kontratat e tenderave sekretë është sepse po manipulon të dhënat. Si duket nuk ia kanë dalë dot me manipulimin dhe i kanë vënë flakën. Por uroj që të kenë mbetur mjaftueshëm gjurmë sepse ky është një test për jetë a vdekje për SPAK-un. Në qoftë se dështon në këtë test, praktikisht, SPAK-u i ri ka lindur i vdekur", tha Basha.

Basha deklaroi se korrupsioni është arsyeja që qëndron pas vendimit të Edi Ramës për të mos publikuar tenderat sekretë dhe zjarri në godinën e Ministrisë e konsideron si përpjekje për të fshehur gjurmët e korrupsionit.

Gazeta “Si” kontaktoi me Ministrinë e Shëndetësisë për një koment në lidhje me këtë deklaratë të Lulzim Bashës. Në përgjigjen që morëm pas kjo deklaratë u përgënjeshtrua dhe pak më vonë ky përgënjeshtrim u përforcua përmes një postimi jo pa doza ironie nga ana e ministres, Ogerta Manastirliu.

“Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t'i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi!”, shkroi ajo.

Këto deklarata Basha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ku bëri një panoramë dhe vlerësim të situatës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19, si dhe të masave të ndërmarra deri më tani nga Qeveria.

Ai akuzoi Qeverinë për ndihmë të pamjaftueshme për biznesin e vogël dhe qytetarët në nevojë dhe i bën thirrje Edi Ramës që të anulojë koncesione dhe PPP me vlerë rreth 120 mln euro dhe paratë t’i rialokojë për përballimin e krizës.

Këto koncesione, PD i cilëson si korruptive ndërkohë që një ditë më parë vetë Basha akuzoi Qeverinë se me vendimin për transferimin e truallit të Teatrit Kombëtar tek Bashkia e Tiranës ja kaloi këtë truall ‘mafies së betonit’.

Rama: Tsipras nuk e donte Hagën për çështjen e detit
Rama: Tsipras nuk e donte Hagën për çështjen e detit Gazeta Si 52 Shikime • 6 years më parë

⁣Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka dashur të çojë në Gjykatën e Hagës çështjen e detit me Greqinë që gjatë bisedimeve me Qeverinë “Tsipras”, por se ka qenë Athina në atë kohë kundër kësaj ideje.

“Më në fund, pala greke ra dakord me ne, se me qeverinë e mëparshme nuk kishim rënë dakord, në duart e një gjykatë që i ka të gjitha ekspertizën që të japë drejtësi të drejtë për këtë problem”, deklaroi Kryeministri këtë të martë gjatë një konference për shtyp.

Rama e cilëson një zgjedhje ideale adresimin e kësaj përplasjeje në një gjykatë ndërkombëtare dhe premton se Shqipëria do të përgatitet siç e kërkon procedura për të marrë një marrëveshje të drejtë.

“Një zgjidhje ideale, që në bazë të protokolleve dhe do të përgatitemi sic e kërkon procedura për të arritur në një zgjidhje të drejtë”, u shpreh ai.

Rama hodhi poshtë pretendimet se për Shqipërinë kjo çështje nuk ekziston dhe se është sponsorizuar dhe hapur nga Greqia.

"Çështjen e detit e ka hapur Shqipëria dhe jo Greqia, për këtë të fundit ka qenë e mbyllur për marrëveshjen e bërë me Saliun, Lulin dhe Ilir Metën, nuk ka pasur asnjë pretendim më shumë sesa aq sa mori nga ajo marrëveshje. Atë e hapa unë me PS kur ishim në opozitë dhe aleatë, në Gjykatën kushtetuese ka shkuar PS, 9-0 Gjykata e rrëzoi me kërkesë si paditës të PS dhe çështja është rihapur falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë në komunikimin me palën tjetër”, u shpreh ai.

Kryeministri ndan bindjen se sot Greqia ka vullnetin më të mirë për të gjetur një zgjidhje.

Showing 139 out of 140