Videot kryesore

Rama miraton “AntiKÇK” pas takimit me ambasadoren amerikane
Rama miraton “AntiKÇK” pas takimit me ambasadoren amerikane Gazeta Si 55 Shikime • 7 years më parë

Takimin e parë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Kryeministri Edi Rama e vlerësoi si “rastësi të bukur”, pasi në mbledhjen e mëvonshme Qeveria miratoi paketën Anti-KÇK dhe ligjin special për masat pasurore kundër krimit të organizuar.

Por, a e shfrytëzoi Rama këtë takim të parë me ambasadoren e re amerikane në Tiranë për ta njohur atë me dy nisma, që në muajin nëntor të vitit të kaluar u qortuan nga opozita dhe organizata dhe shoqata të shoqërisë civile në vend?

Postimi i Ramës nuk e pohon këtë dhe as postimi i mëvonshëm i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk e bën një gjë të tillë. Pra, gjasat janë që në takimin Rama-Yuri Kim dy nismat ligjore të miratuara nga Qeveria si akte normative që hyjnë menjëherë në fuqi, të mos jenë diskutuar.

Se çfarë synojnë dhe përmbajnë këto akte normative solli disa detaje të përgjithshme, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që pak pas orës 13:00 doli në një konferencë, që nga Kryeministria u cilësua si e jashtëzakonshme. Aktet normative ndërhyjnë duke ndryshuar një sërë ligjesh ekzistuese.

“Forcohet dhe dhe ashpërsohet lufta kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që mendojnë se mund të sfidojnë në këtë vend forcën e ligjit. Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin antimafia, ligjin e Policisë së Shtetit, ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, si dhe Kodin Penal”, deklaroi Gjonaj.


Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë, megjithëse do t’u duhet të kalojnë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

“Akti thelbësor i paketës anti-KÇK, i miratuar sot nga qeveria shqiptare është akt normativ që hyn në fuqi menjherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata dhe grup të strukturuar kriminal, në çdo grup tjetër kriminal dhe terrorist, apo trafiqe dhe krime të tjera të rënda. Pjesë e paketës anti-KÇK janë të gjithë ata që janë akuzuar për krime të rënda, apo të akuzuar për përfshirje në organizata, apo grup të strukturuar kriminal, por për shkak të sistemit të kalbur dhe të korruptuar të drejtësisë nuk u dënuan kurrë dhe sot lëvizin të lirë. Të gjithë këta, qofshin të dënuar, apo të akuzuar për kategoritë e krimeve që sapopërmenda, do të duhet të provojnë që pasuria e tyre, apo e familjarëve të tyre burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm”, deklaroi Gjonaj.

Ndryshimet ligjore ja ngarkojnë barrën e provës subjektit që përfshihet nën hetim sipas këtyre akteve normative. Por, aktet nuk kufizohen me kaq. Hetimet zgjerohen edhe tek familjarët e të dyshuarve, deri tek anulimi i transaksioneve për të cilat dyshohet se kryer për të fshehur një pasuri me burim të paligjshëm.

“Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar pasurinë. Njëkohësisht subjekte të kësaj pakete janë të gjithë ata që për të fshehur pasuritë e tyre i kanë transferuar ato në emra të palëve të treta, këto lloj transferimesh dhe transaksionesh, në bazë të këtij akti normativ do të anulohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Personat që kanë menduar se përmes këtyre veprimeve do të shpëtonin pasuritë e tyre do të duhet të japin llogari një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë”, vijoi Gjonaj.

Opozita ka akuzuar Edi Ramën se me paketën anti-KÇK dhe ligjin special kundër krimit të organizuar synon që të minojë punën e SPAK-ut. Por, ministrja e Drejtësisë thotë se aktet e miratuara jo vetëm që nuk e pengojnë SPAK-un, por përkundrazi.

“Akti i miratuar do t’i japë Policisë së Shtetit, SPAK dhe Gjykatave të Posaçme mjetet dhe kornizën e duhur ligjore për të luftuar krimin e organizuar në mënyrën më efikase të mundshme”, deklaroi ajo.

Kjo ishte sa për pjesën e parë. Pjesa e dytë e akteve normative lidhet me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Për të justifikuar këto ndryshime, Gjonaj solli rastin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha që liroi Endrit Doklen, ish-anëtar i bandës së Durrësit i dënuar me burgim të përjetshëm nga krimet e rënda.

“Po sfidojnë ligjin, shtetin dhe gjithë shoqërinë me vendime si ai i Gjykatës së Krujës, që ndonëse i fundit në radhë, nuk është i vetmi”, deklaroi ministrja.

Gjonaj nuk dha më shumë detaje se çfarë parashikohet për këtë kategori punonjësish të sistemit të drejtësisë, por foli me bindje se aktet normative të Qeverisë u japin organeve të qeverisjes së drejtësisë mekanizmat të reja dhe efikase për të ndëshkuar çdo gjyqtar dhe prokuror që përmes vendimeve korruptive shkel ligjin.

Momenti i nisjes së aksionit për shembjen e godinës së Teatrit
Momenti i nisjes së aksionit për shembjen e godinës së Teatrit Gazeta Si 55 Shikime • 6 years më parë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.

Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.

Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.

Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.

Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve
Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve Gazeta Si 55 Shikime • 6 years më parë

Me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do të përfundojnë masat kufizuese të ndërmarra për mospërhapjen e infeksionit të koronavirusit, tashmë jo të bazuara tek aktet normative të Qeverisë, por tek ligji për sëmundjet infektive.

“Do të vijojnë të mbeten të ndaluara grumbullimet si rrezik i lartë për përhapjen e infeksionit, do të vijojë të mbetet karantinimi si rregull dhe do të jenë të gjitha masat në fuqi për të kufizuar përhapjen e këtij infeksioni. Strukturat e task forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë në punë 24 orë me kapacitet të plotë në të gjithë territorin dhe çdo thyrje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja bëri publik edhe planin e autoriteteve për të përballuar fluksin e shtuar të të infektuarve.

“Ne jemi duke u përgatitur për fazën e dytë për të hapur spitalin e ish-kirurgjive në QSUT për të përballuar flukset në rritje dhe jemi gati duke përfunduar rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital. Nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kalojnë këto kapacitete, do të shkojmë drejt hapjes së spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës”, tha Manastirliu.

Po në këtë njoftim, Manastirliu njoftoi edhe rinisjen e transportit publik, si një vendim i Komitetit të Ekspertëve. Ajo tha se rinisja e këtij aktivitetit do të fillojë me masa dhe protokolle sigurie, ku si për pasagjerët, ashtu edhe për personelin do të jetë me detyrim mbajtja e maskës.

Viti i ri shkollor, plani i MASR: Presim orientim nga task forca anti-Covid
Viti i ri shkollor, plani i MASR: Presim orientim nga task forca anti-Covid Gazeta Si 55 Shikime • 6 years më parë

Ministria e Arsimit nuk ka një strategji konkrete në lidhje me vitin e ri shkollor, nëse do të zhvillohet nëpër banka, apo do të jetë në distancë. Përmes një video-mesazhi, ministrja Besa Shahini tha se institucioni që ajo drejton është i përgatitur për çdo skenar, por se vendimi final i takon Komitetit të Ekspertëve.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi është shprehur mbi çështjen e fillimit të ri shkollor duke nënvizuar se vendimi mbi skenarin e tij do të merret nga Task-Forca për Koronavirusin në varësi të ecurisë së pandemisë:

“Ne, stafi i MASR, agjencitë tona vartëse, disa nga drejtorët e shkollave, disa nga mësuesit, jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Në korrik, kemi ndërtuar edhe një draft-udhëzues me skenarë të mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor duke synuar gjithmonë që të kthehemi në bankat shkollore. Por, nëse këtë, do ta bëjmë me orar të plotë, me orar të pjesshëm apo duke e kombinuar edhe me mësim në kushte shtëpie, këtë vendim e merr Task-Forca për Koronavirusin kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor në varësi të situatës me përhapjen e koronavirusit të ri”, deklaroi Shahini.

Ministrja tha se po mbikëqyren me kujdes përvojat nga vendet e tjera.

“Gjermania, tashmë i ka hapur shkollat, por ka qenë e detyruar t’i mbyllë disa për shkak të shpërndarjes së virusit. Turqia ka vendosur të mos i hapë shkollat, por të punojë vetëm në kushte shtëpie fillimisht. Ndërsa Shqipëria do ta marrë këtë vendim kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor”, cilëson ajo.

Në fund të mesazhit të saj, Shahini thotë se MASR do të vendosë për strategjinë që do të ndjekë në momentin e parë që do të marrë orientimin nga task-forca e ngritur për koronavirusin.

glykeria 1
glykeria 1 Gazeta Si 55 Shikime • 5 years më parë

⁣Glykeria ne Tirane

⁣Online apo fizikisht? PS e PD “sherr” se si duhet të mblidhen Komisionet parlamentare
⁣Online apo fizikisht? PS e PD “sherr” se si duhet të mblidhen Komisionet parlamentare Gazeta Si 55 Shikime • 5 years më parë

Me dakordësinë e gjetur për përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare dhe zgjidhjen e ngërçit mes PD e LSI-së për ndarjen e vendeve në këto komisione, seanca e kësaj të enjte në Kuvend parashikohej pa debate.

Por, ndodhi sërish e kundërta! PS e PD u përplasën për formatin e zgjedhur të mbledhjeve të këtyre komisioneve. PS kishte vendosur që në bazë të një rekomandimi të Komitetit të Ekspertëve, seancat e komisioneve të zhvillohen online. PD e kundërshtoi si antikushtetues këtë vendim dhe përpjekje për t’iu shmangur transparencës.

Debati kishte nisur që në mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Ai u zhvendos edhe në seancë plenare.

“Rregullorja përcakton rastet kur komisionet mund të nblidhen në distancë, çka e përjashton situatën aktuale”, tha kreu i grupit parlamentar demokrat, Alfred Rushaj.

Nënkryetarët e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku thanë se vendimi nuk i shërben interesit publik. “Diskutimet dhe vendimet që merren në të shumtën e rasteve nuk dëgjohen, pasi deputetët janë në makina, lokale, por jo në krye të detyrës”, thanë ata.

PD propozoi që deputetët të vaksinohen dhe gjendja t’i kthehet normalitetit, si dhe komisionet të zhvillohen në orare të ndryshme për të pasur më shumë hapësirë.

Për vaksinimin me detyrim të deputetëve foli edhe kreu i grupit socialist, Taulant Balla. Ai tha se kishte një dakordësi për këtë çështje dhe brenda afateve që do të përcaktohen asnjë deputet të mos lejohet të hyjë në Kuvend pa certifikatën e vaksinimit.

“Kemi rënë dakord me PD që brenda një afati të caktuar asnjë deputet të mos hyjë i pavaksinuar”, tha Balla.

WhatsApp Video 2022-01-13 at 10
WhatsApp Video 2022-01-13 at 10 Gazeta Si 55 Shikime • 5 years më parë

Gazment Goduzi video nga PD pas protestes se 8 janarit

Rama: Nuk kemi ndërtuar inceneratorë! Kemi ndërtuar impiante prodhimi energjie
Rama: Nuk kemi ndërtuar inceneratorë! Kemi ndërtuar impiante prodhimi energjie Gazeta Si 55 Shikime • 5 years më parë

⁣Rama: Nuk kemi ndërtuar inceneratorë! Kemi ndërtuar impiante prodhimi energjie

Masat e sigurisë për samitin e BE, Bulevardi i Tiranës i boshatisur nga makinat
Masat e sigurisë për samitin e BE, Bulevardi i Tiranës i boshatisur nga makinat Gazeta Si 55 Shikime • 4 years më parë

⁣Masat e sigurisë për samitin e BE, Bulevardi i Tiranës i boshatisur nga makinat

Momente nga koncerti i Ricky Martin në Tiranë
Momente nga koncerti i Ricky Martin në Tiranë Gazeta Si 55 Shikime • 3 years më parë

⁣Këngëtari Ricky Martin:⁣ Do të flas në të gjithë botën për Shqipërinë, ua premtoj.

Ilir Meta flet në hyrje të SPAK i thirrur për dosjen CEZ-DIA
Ilir Meta flet në hyrje të SPAK i thirrur për dosjen CEZ-DIA Gazeta Si 55 Shikime • 3 years më parë

⁣Ilir Meta flet në hyrje të SPAK i thirrur për dosjen CEZ-DIA

Reshje dëbore në juglindje të vendit, akset nacionale dhe rrugët dytësore të kalueshme
Reshje dëbore në juglindje të vendit, akset nacionale dhe rrugët dytësore të kalueshme Gazeta Si 55 Shikime • 3 years më parë

⁣Reshje dëbore në juglindje të vendit, akset nacionale dhe rrugët dytësore të kalueshme

Dosja "Gërdeci", Fatmir Mediu del nga SPAK dhe flet për mediat
Dosja "Gërdeci", Fatmir Mediu del nga SPAK dhe flet për mediat Gazeta Si 55 Shikime • 3 years më parë

⁣Dosja "Gërdeci", Fatmir Mediu del nga SPAK dhe flet për mediat

Tërmet në Japoni
Tërmet në Japoni Gazeta Si 55 Shikime • 3 years më parë

⁣Lëkundjet e forta sizmike u ndjenë në Ishikawa, sipas transmetuesit kombëtar NHK. ⁣Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të prefekturave Niigata dhe Toyama. Dallgët kanë arritur deri në 5 metra në Noto.

Kërcënuan dhe dhunuan 27-vjeçarin në Peqin, arrestohet një person
Kërcënuan dhe dhunuan 27-vjeçarin në Peqin, arrestohet një person Gazeta Si 55 Shikime • 3 years më parë

⁣Kërcënuan dhe dhunuan 27-vjeçarin në Peqin, arrestohet një person

Sekuestrohen çeqe të falsifikuara me vlerë 1 milion dollarë, arrestohen dy italianë
Sekuestrohen çeqe të falsifikuara me vlerë 1 milion dollarë, arrestohen dy italianë Gazeta Si 55 Shikime • 3 years më parë

⁣Sekuestrohen çeqe të falsifikuara me vlerë 1 milion dollarë, arrestohen dy italianë

Zhgënjim nga Partizani, shpresë për Tiranën
Zhgënjim nga Partizani, shpresë për Tiranën Gazeta Si 55 Shikime • 2 years më parë

Uvil Zajmi analizon derbin e fundit mes bardhebluve dhe të kuqve në kryeqytet

Ajola Xoxa del nga SPAK me një akuzë të re!
Ajola Xoxa del nga SPAK me një akuzë të re! Gazeta Si 55 Shikime • 2 years më parë

Ajola Xoxa del nga SPAK me një akuzë të re!

Drogë me postë nga Amerika, arrestohen dy të rinj në Vorë
Drogë me postë nga Amerika, arrestohen dy të rinj në Vorë Gazeta Si 55 Shikime • 2 years më parë

⁣Drogë me postë nga Amerika, arrestohen dy të rinj në Vorë

Kooij vs Moschetti në Giro d'Italia 2025
Kooij vs Moschetti në Giro d'Italia 2025 Gazeta Si 55 Shikime • 1 year më parë

Ky veprim anti sportiv i ⁣Matteo Moschetti-t ndaj Olav Kooij e skualifikoi italianin nga vendi i 8 në të 176 në përfundim të etapës së 6.

Showing 138 out of 139