Videot kryesore

Protesta kundër çmimeve në ditën e tretë para Kryeministrisë
Protesta kundër çmimeve në ditën e tretë para Kryeministrisë Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

⁣Qytetarët u mblodhën për të tretën ditë me radhë para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, edhe pse çmimi i naftës ra në 223 lek këtë të premte dhe gjatë paradites në një takim me tregtarët e karburanteve, Edi Rama paralajmëroi ndërhyrjen e Qeverisë dhe fiksimin e çmimeve e marzhit të fitimit.

Protestuesit kërkuan uljen e çmimeve të ushqimeve, naftës duke hequr dhe ulur taksat shtetërore të vendosura në to.

⁣Paralelizmi i gabuar i Ramës, pse SHBA-Japoni s’mund të krahasohet me Serbi-Kosovë
⁣Paralelizmi i gabuar i Ramës, pse SHBA-Japoni s’mund të krahasohet me Serbi-Kosovë Gazeta Si 62 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur bashkëpunimin me Serbinë në kuadër të Ballkanit të Hapur duke iu referuar shpesh shembujve nga historia. Shembulli i preferuar i tij është ai mes Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore.

Lufta e Dytë Botërore ishte kulmimi i armiqësisë shekullore mes dy vendeve, që vendosën të themelojnë Bashkimin Europian, pasi ndër shekuj kishin pushtuar njëra-tjetrën duke vrarë e prerë. Ky krahasim i Ramës u kritikua nga disa si i pavend me arsyetimin se Franca e Gjermania përgjatë historisë së tyre konfliktuale kanë qenë herë agresore, herë viktima, ndërsa Kosova e shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë agresorë të Serbisë, por vazhdimisht viktima të politikave shoviniste të Beogradit me spastrime etnike, i fundit prej të cilëve vetëm dy dekada më parë.

Megjithatë, veç rastit Francës e Gjermanisë, nga samiti i Ohrit në kuadër të Ballkanit të Hapur, Kryeministri Rama solli një shembull tjetër, që tha se nuk ishte i veti, por i diplomatit amerikan, Christopher Hill.

“Ambasadori Chris Hill më tha diçka që në fakt s’e kisha menduar asnjëherë. Shumë thjesht: SHBA kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat strategjike më të forta dhe miqësitë më të ngushta sot në arenën ndërkombëtare është aleanca e SHBA me Japoninë...pas dy bombave atomike dhe urdhëroni se ku është sot Japonia dhe nuk do të ishte sot aty nëse do të qëndronte me kurriz nga SHBA, duke kërkuar më parë që SHBA të uleshin në gjunjë për bombat atomike”, deklaroi Rama.

Por, as krahasimi me marrëdhënien Japoni-SHBA nuk është i duhur. Dy bombat atomike amerikane mbi Japoni ishin kulmimi i një lufte të ashpër mes tyre në Paqësor dhe vende të treta, si Tajlandë, Filipine e Kinë. Për më tepër, ishte Japonia ajo e para që sulmoi SHBA në Pearl Harbour.

Sulmi me dy bombat bërthamore më 6 dhe 9 gusht ishte i pari i amerikanëve në Japoni. Më 15 gusht, Japonia shpalli kapitullimin dhe më 2 shtator të 1945-s u zyrtarizua ky kapitullim. Sipas termave të caktuara nga fituesi, SHBA dhe aleatët e saj australianë, britanikë e neozelandezë do të qëndronin në Japoni si pushtues. Kjo është hera e parë dhe e vetme kur është pushtuar vendi ishullor.

Por, qëllimi i SHBA dhe aleatëve të saj nuk ishte spastrimi etnik në Japoni, siç ishte për një shekull qëllimi e politika e serbëve në Kosovë. Qëllimi i amerikanëve ishte ndryshimi i krejt sistemit dhe mënyrës së qeverisjes japoneze.

Nën udhëheqjen e gjeneralit Douglas MacArthur SHBA detyruan Perandorin Hirohito që të hiqte dorë nga imazhi prej ‘hyu’ që kishte krijuar në shoqërinë vendase. Heqja dorë nga ‘hyjnia’ ishte hapi i parë i progresit të shoqërisë. Ushtria u shpërnda, politikanët e Luftës së Dytë Botërore u ndaluan nga punësimi në qeveri, u shkatërruan konglomeratet që kontrollonin ekonominë, u ndërmor reforma agrare që shpërndau toka për njerëzit e thjeshtë, u legalizuan unionet e punonjësve, iu dha e drejta e votës grave dhe mbi të gjitha u decentralizuan dhe demokratizuan institucionet arsimore.

Shumë prej këtyre ndryshimeve u vendosën në Kushtetutë para se SHBA dhe aleatët e saj të largoheshin nga Japonia në vitin 1952, jo si të detyruar nga bombardimet e një shteti, apo aleance ushtarake. Ajo që lanë pas ishte një Japoni të transformuar dhe gati për të ecur vetë, por tani me rregulla krejtësisht të reja e më të drejta, duke lënë pas mbylljen shekullore, që kishte shërbyer si katalizator i agresioneve japoneze në Paqësor.

Po në Kosovë? Për një shekull përpjekjet serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të përhershme e në forma herë të heshtura, herë agresive e ushtarake. Spastrimi i heshtur realizohej përmes mungesës së investimeve në infrastrukturë, ekonomi, arsim, shëndetësi e çdo fushë tjetër për t’u vështirësuar jetën shqiptarëve.

Ushtarakisht dy kanë qenë spastrimet e mëdha, fillimisht në përfundim të Luftës së Parë Ballkanike dhe me luftën e vitit 1999. Përgjatë gjithë kësaj periudhe shqiptarët u vranë, u dëbuan. Atyre që mbetën iu mohua arsimimi në gjuhën amë, u zhvendosën me forcë për t’u zëvendësuar nga kolonët serbë, u përjashtuan nga vendimmarrja, u lanë jashtë institucioneve për të mos folur.

Pra, nëse SHBA la pas një Japoni më të demokratizuar e zhvilluar vetëm në 7 vjet, ato që Serbia mbolli në Kosovë për një shekull ka qenë vetëm shkatërrimi, terrori, genocidi e spastrimi etnik. Për më tepër, SHBA nuk e mohoi asnjëherë shtetësinë e Japonisë, as në vitet kur e mbajti të pushtuar.

Serbia vijon ta mohojë shtetin e Kosovës, madje pak ditë para se të merrte pjesë në samitin e Ohrit për Ballkanin e Hapur, Vuçiç u betua se do ta mbajë Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë. Këto janë dallimet mes dy shembujve të sjellë nga Kryeministri Rama dhe këto dallime ndoshta janë të mjaftueshme për të nxitur mosbesimin te Serbia në Prishtinë.

Besimi fitohet dhe për ta fituar këtë, gjëja e parë që Serbia duhet të bëjë para se të ftojë Kosovën në Ballkanin e Hapur është njohja si shtet. Të tjerët do të pasojnë...

⁣PS rrëzon hetimin parlamentar të investimeve strategjike: Është antikushtetuese
⁣PS rrëzon hetimin parlamentar të investimeve strategjike: Është antikushtetuese Gazeta Si 62 Shikime • 4 years më parë

Socialistët rrëzuan përfundimisht në seancë plenare si antikushtetuese kërkesën e përsëritur të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar me objekt hetimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik nga Qeveria.

“Kërkesa është antikushtetuese dhe rrezikon zhvillimin ekonomik të vendit. Të kërkosh të hetosh në një kohë që asnjë kontratë nuk është nënshkruar, kur të gjithë janë kandidatë për të investuar do të thotë të kesh krijuar një makth të pandreqshëm në perceptimin e një investitori të huaj”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Duke cituar parime kushtetuese vendase dhe të së drejtës ndërkombëtare, kreu i grupit parlamentar socialist tha se kërkesa e demokratëve cenonte parimin e ndarjes së pushteteve, pra cenonte punën e Qeverisë. Këtu përmendi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Objekti i kërkesës nuk mund të jetë i pakufizuar”, tha Balla.

Por, për Partinë Demokratike arsyeja e vërtetë e refuzimit të kërkesës për hetim është fshehja e aferave korruptive.


“Janë 36 projekte që kanë statusin e investitorit strategjik, 4.6 mld euro, 80 për qind në turizëm ku Edi Rama pa garë u ka vënë në dispozicion pasuri publike, brigje deti dhe plazhet më të bukura të vendit. Nuk ka asnjë investitor të huaj. Janë 10 individë, ku secili ka 3 apo 4 projekte të përfituara. Pjesa dërrmuese janë abuzive, klienteliste dhe korruptive. Janë po ata që kanë përfituar në 9 vite çdo koncesion, PPP dhe tender të madh të marrë shto këtu edhe ministrja Olta Xhaçka dhe aktori Gaz Paja”, deklaroi deputeti Gazment Bardhi.

Sipas Bardhit, ajo që po shkel Kushtetutën është mazhoranca me vendimin për ta refuzuar këtë komision.

“Ligji për investimet strategjike është shndërruar nga Edi Rama në një plaçkë për të shpërblyer me pasuri publike miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij. Fakti që dhunon Kushtetutën duke rrëzuar komisionin hetimor, tregon se ai është arkitekti i shndërrimit të këtij ligji në një ligj abuziv”, vijoi Bardhi.

Kjo ishte hera e parë që socialistët rrëzuan komisionin hetimor për investimet strategjike duke kundërshtuar objektin e tij. Në dy rastet e mëparshme në konferencën e kryetarëve, rrëzimi është bërë mbi bazën proceduriale dhe formale të kërkesave, pavarësisht se objekti ishte i njëjtë.

Kontrolle në vijën bregdetare, bllokohen 8 mjete lundruese nga Saranda në Shëngjin
Kontrolle në vijën bregdetare, bllokohen 8 mjete lundruese nga Saranda në Shëngjin Gazeta Si 62 Shikime • 3 years më parë

⁣Kontrolle në vijën bregdetare, bllokohen 8 mjete lundruese nga Saranda në Shëngjin

Vodhën dy biznese, arrestohen dy 16-vjeçarë në Tiranë
Vodhën dy biznese, arrestohen dy 16-vjeçarë në Tiranë Gazeta Si 62 Shikime • 3 years më parë

⁣Vodhën dy biznese, arrestohen dy 16-vjeçarë në Tiranë

Koret e tifozeve ne stadium
Koret e tifozeve ne stadium Gazeta Si 62 Shikime • 3 years më parë

⁣Koret e tifozeve ne stadium

Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit, BaftjarZeqo në SPAK
Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit, BaftjarZeqo në SPAK Gazeta Si 62 Shikime • 3 years më parë

⁣Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit, BaftjarZeqo në SPAK

Sekuestrohen 32.7 kg kanabis në Kukës, arrestohen 3 persona
Sekuestrohen 32.7 kg kanabis në Kukës, arrestohen 3 persona Gazeta Si 62 Shikime • 3 years më parë

⁣Sekuestrohen 32.7 kg kanabis në Kukës, arrestohen 3 persona

Ndeshja kundër Italisë, futbollistët e Kombëtares motivohen duke takuar familjarët
Ndeshja kundër Italisë, futbollistët e Kombëtares motivohen duke takuar familjarët Gazeta Si 62 Shikime • 2 years më parë

⁣Para takimit me Italinë, Kombëtarja ka pasur një tjetër
takim emocionues.

Pasi mbaroi seanca e fundit stërvitore e ekipit, lojtarët
janë përballur me një surprise. Familjarët e futbollistëve por edhe të stafit
teknik u janë bashkuar atyre duka ndarë disa çaste të bukura bashkë.

⁣Video e publikuar nga PD, akuzon policinë për mashtrim: Efektivi kishte armë
⁣Video e publikuar nga PD, akuzon policinë për mashtrim: Efektivi kishte armë Gazeta Si 62 Shikime • 2 years më parë

⁣Video e publikuar nga PD, akuzon policinë për mashtrim: Efektivi kishte armë

Digjen dy automjete në Vlorë,  ngjarja dyshohet e qëllimshme
Digjen dy automjete në Vlorë, ngjarja dyshohet e qëllimshme Gazeta Si 62 Shikime • 2 years më parë

⁣Digjen dy automjete në Vlorë, ngjarja dyshohet e qëllimshme

Pamjet e aksidentit të avionit në Toronto të Kanadasë, përmbyset sapo prek pistën
Pamjet e aksidentit të avionit në Toronto të Kanadasë, përmbyset sapo prek pistën Gazeta Si 62 Shikime • 2 years më parë

Pamjet e aksidentit të avionit në Toronto të Kanadasë, përmbyset sapo prek pistën

Ish-kryebashkiaku i Kavasës, Elvis Rroshi në SPAK
Ish-kryebashkiaku i Kavasës, Elvis Rroshi në SPAK Gazeta Si 62 Shikime • 2 years më parë

⁣Ish-kryebashkiaku i Kavasës, Elvis Rroshi në SPAK

Milot Rashica për Playoff-in në UEFA Nations League
Milot Rashica për Playoff-in në UEFA Nations League Gazeta Si 62 Shikime • 2 years më parë

⁣Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme për ne dhe synojmë fitore për të provuar edhe ne paraqitjen në Ligën B. Ndeshjet ndaj Islandës do të jenë ndryshe nga ato që i kemi luajtur deri tash.

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri thirret në SPAK
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri thirret në SPAK Gazeta Si 62 Shikime • 2 years më parë

⁣Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri thirret në SPAK

Festa e Bayern
Festa e Bayern Gazeta Si 62 Shikime • 2 years më parë

Kampionët e rinj në Bundesliga nuk humbasin kohë të festojnë titullin kampion

Tensione pranë shkollës 'Petro Nini' në Tiranë, PD 'zbulon' një zyrë patronazhis
Tensione pranë shkollës 'Petro Nini' në Tiranë, PD 'zbulon' një zyrë patronazhis Gazeta Si 62 Shikime • 2 years më parë

Tensione pranë shkollës 'Petro Nini' në Tiranë, PD 'zbulon' një zyrë patronazhistësh

Atentati me 2 viktima në Shkodër, të plagosurit nxirren me barrelë
Atentati me 2 viktima në Shkodër, të plagosurit nxirren me barrelë Gazeta Si 62 Shikime • 1 year më parë

⁣Atentati me 2 viktima në Shkodër, të plagosurit nxirren me barrelë

Salla e gjyqit ku u vra Astrit Kalaja
Salla e gjyqit ku u vra Astrit Kalaja Gazeta Si 62 Shikime • 1 year më parë

⁣Salla e gjyqit ku u vra Astrit Kalaja

Roshi hap llogaritë në Turqi
Roshi hap llogaritë në Turqi Gazeta Si 62 Shikime • 1 year më parë

Futbollisti kuqezi shënoi golin e parë në 1.Lig në Turqi ku luan për Keciorengucu. Pas golit që zhbllokoi sfidën, ai shërbeu edhe për të dytin në fitoren 2-7 ndaj Adana Demirspor në transfertë.

Showing 124 out of 125