Up next

Me rroga të cunguara dhe pa zyra, SPAK ankohet te Qeveria

15 Shikime· 07/02/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Niveli i lartë i pagave dhe shtesat e dietat për vështirësi pune në SPAK u konceptuan nga hartuesit e reformës në drejtësi si mjet për të tërhequr më të kualifikuarit në këtë strukturë, por edhe për të minimizuar mundësitë e korruptimit të tyre.

Por, prej fillimit të detyrës, Prokurorët e Posaçëm dhe punonjësit e tjerë të SPAK nuk po marrin dot shtesat mbi pagën që u takojnë sipas parashikimeve ligjore për vështirësi në punë dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Prokurorët e Posaçëm, por për të gjithë strukturën.

“I gjithë SPAK nuk e merr pagën e plotë siç e parashikon ligjin. Një nga elementët e pagës është pagesa për vështirësi pune e përcaktuar në ligj për të gjithë këta punonjës. Por faktikisht nuk ka qenë e saktësuar në ligj se sa duhet të jetë kjo pagesë. I jam drejtuar dy herë Komisionit të Ligjeve që kjo të zgjidhet, por ende nuk është zgjidhur. Po kështu edhe problemi i BKH, përfshirë edhe drejtorit të BKH, që është harruar dhe nuk është përcaktuar se sa do ta ketë pagën”, deklaroi kreu i SPAk, Arben Kraja në takimin prezantues të rekomandimeve të Qeverisë për luftën kundër krimit për 2020.

Sipas përcaktimeve ligjore, paga vetëm e prokurorëve të SPAK shkon nga 280 deri në 380 mijë lek në muaj, duke përfshirë këtu edhe pagesat për vështirësi në punë, dietat dhe të tjera shtesa.

Problematika tjetër e ngritur nga drejtori i SPAK lidhej me ambientet. Ai tha se prej muajit mars struktura që ka për detyrë të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta po punon me nga 10-15 veta në të njëjtën sallë.

“Duke filluar që prej marsit kemi liruar zyrat dhe jemi në zyra provizore ku ushtrojmë funksionet tona. Kjo sepse Qeveria nisi rikonstruksionin e objektit, por ende sot nuk ka përfunduar. Ta transmetoni që të vlerësohet me përparësi që të përfundojë sa më shpejt për të përmirësuar kushtet për të punuar. Hetuesit janë nga 10-15 vetë në një ambient të përbashkët. Duke përfshirë edhe riskun e situatës shëndetësore, kërkojmë që të përshpejtohet pak procedura që të paktën brenda gushtit të përfundojë rikonstruksioni edhe me mobilimin e zyrave”, iu drejtua Arben Kraja ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Kreu i SPAK bëri edhe një bilanc të përgjithshëm të punës së SPAK në këto gjashtë muaj. Ai tha se janë 428 procedime penale me mbi 100 të pandehur. Nga këto 202 janë të trashëguara nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda dhe pjesa tjetër janë procedime të nis ura nga SPAK.

Kraja sqaroi gjithashtu se procesi për përzgjedhjen e kreut të BKH-së është në fazën finale. Katër kandidaturat Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë duke iu nënshtruar procesit të vettingut dhe Kraja shpreson që brenda muajit korrik të zgjidhet kandidati më i përshtatshëm për të drejtuar Buronë Kombëtare të Hetimit.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next