Videot kryesore

Gjyqi për tragjedinë e Gërdecit, Shkëlzen Berisha paraqitet për të dëshmuar në GJKKO
Gjyqi për tragjedinë e Gërdecit, Shkëlzen Berisha paraqitet për të dëshmuar në GJKKO Gazeta Si 63 Shikime • 3 years më parë

⁣Gjyqi për tragjedinë e Gërdecit, Shkëlzen Berisha paraqitet për të dëshmuar në GJKKO

Sekuestrohet arsenal armësh në Lushnjë, arrestohet një 60-vjeçar
Sekuestrohet arsenal armësh në Lushnjë, arrestohet një 60-vjeçar Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

⁣Sekuestrohet arsenal armësh në Lushnjë, arrestohet një 60-vjeçar

Zbulohen dhe asgjësohen 1.388 bimë kanabis në Shkodër
Zbulohen dhe asgjësohen 1.388 bimë kanabis në Shkodër Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

⁣Zbulohen dhe asgjësohen 1.388 bimë kanabis në Shkodër

Arrestohen 2 hajdutë në Vlorë, njëri i vjedh celularin turistit amerikan
Arrestohen 2 hajdutë në Vlorë, njëri i vjedh celularin turistit amerikan Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

⁣Arrestohen 2 hajdutë në Vlorë, njëri i vjedh celularin turistit amerikan

Ajola Xoxa del nga GJKKO pas shtyrjes së seancës
Ajola Xoxa del nga GJKKO pas shtyrjes së seancës Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

⁣Ajola Xoxa del nga GJKKO pas shtyrjes së seancës

Angli-Shqipëri 5-0
Angli-Shqipëri 5-0 Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

Kjo ishte vizita e fundit e kuqezinjve në Wembley

Zelimkhan Abakarov në Finalen e vogël  të Bratislavë 2025
Zelimkhan Abakarov në Finalen e vogël të Bratislavë 2025 Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

Mundësi shqiptar do të ndeshet nesër në Finalen e vogël për medaljen e bronzit në peshën 61 kg në evropianin e mundjes që po zhvillohet në Bratislavë, Sllovaki.

Vidhte bizneset dhe largohej me monopatinë, arrestohet hajduti në Tiranë
Vidhte bizneset dhe largohej me monopatinë, arrestohet hajduti në Tiranë Gazeta Si 63 Shikime • 2 years më parë

⁣Vidhte bizneset dhe largohej me monopatinë, arrestohet hajduti në Tiranë

Tentuan të fusin drogë në Shqipëri, arrestohen dy kinezë në Rinas
Tentuan të fusin drogë në Shqipëri, arrestohen dy kinezë në Rinas Gazeta Si 63 Shikime • 1 year më parë

⁣Tentuan të fusin drogë në Shqipëri, arrestohen dy kinezë në Rinas

Briken Calja vishet në Ar
Briken Calja vishet në Ar Gazeta Si 63 Shikime • 12 muaj më parë

⁣Briken Calja ngriti në total 335kg, për rekordin e tretë ballkanik në dygrësh. Kampioni i Evropës në vitin 2018 në Bukuresht fitoi 3 medalje Ari dhe vendosi 3 rekorde të reja Ballkanike

Kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman në 2016 (Video e marrë nga Top Channel)
Kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman në 2016 (Video e marrë nga Top Channel) Gazeta Si 62 Shikime • 7 years më parë

Kushtet lidheshin me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivelet e larta, krimit të organizuar dhe të drogës dhe reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

“Anti-KÇK”, çfarë ndodh nga e hëna?
“Anti-KÇK”, çfarë ndodh nga e hëna? Gazeta Si 62 Shikime • 7 years më parë

Duke filluar nga dita e hënë (3 shkurt) subjektet e ligjit special për masat pasurore ndaj personave të dënuar, apo akuzuar për krim të organizuar do të njoftohen përmes një kërkesë për të plotësuar një formular për burimin e pasurive të tyre.

Subjektet do të kenë afat 48 orë për të plotësuar këtë formular, që më pas do të dorëzohet tek Struktura e Posaçme Antikorrupsion, që do të vlerësojë sipas rasteve brenda 15 ditëve nëse burimi i pasurisë është i justifikuar për pushimin e çështjes dhe nëse gjen mospërputhje ta dorëzojë atë në gjykatë.

“Nga nesër do të duhet të paraqesin provat e burimit të pasurisë së tyre. Nga nesër një letër do t’u dërgohet këtyre subjekteve dhe do ta plotësojnë brenda 48 orësh kërkesat e formularit për burimin e pasurive të tyre dhe më pas formulari do të shkojë tek SPAK, deri në 15 ditë dhe nga SPAK në gjykatë deri në 15 ditë dhe ata do të duhet të vijnë para gjykatësit për të provuar sesa fort e kanë punuar tokën, sesa shumë ullinj e portokalle kanë mbledhur, sa shumë kanë bërë roje natën në objekte, sa janë lodhur dhe stërmunduar në fasoneri, sesa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda, apo jashtë vendit nëse duan që t’i mbajnë ato pasuri që kanë. Përndryshe, gjithçka që ata kanë sot nesër do të jetë pronë e shtetit dhe e Policisë së Shtetit”, deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e njësisë së re speciale “Operacioni Forca e Ligjit -OFL”.

Ky ishte sqarimi i kreut të Qeverisë sa u takon parashikimeve të ligjit special për pasuritë e personave të dënuar, apo të akuzuar për krim të organizuar. Masa tjetër është paketa “anti-KÇK”, që në shënjestër ka prokurorë e gjykatës të sistemit të drejtësisë, që sipas Kryeministrit Edi Rama janë në aleancë me krimin e organizuar.

“Në çdo rast kur do të konstatojmë vendime si ato që kemi parë në vijim, paketa kërkon brenda 3 ditësh pezullimin nga detyra dhe nisjen e hetimit për ta. Ata janë bashkë, edhe sot që po na shohin janë bashkë dhe ju siguroj që ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin të dyja palët”, vijoi ai.

Për këtë kategori prokurorësh e gjyqtarësh, Rama u zotua se do të vijë dita që të përballen me drejtësinë.

“Vettingu nuk është gjykatë, as prokurori. Nuk ka për detyrë të ndëshkojë ata që kanë vënë pasuri marramendëse me çekiçin e drejtësisë, por është vetëm faza kur ndahet i njomi me të thatin, kur ata që nuk justifikojnë pasuritë largohen dhe ata të cilët dalin të pastër, siç janë të gjithë anëtarët e sotëm të SPAK, futen në sistem dhe siç ndodh në këtë operacion nga nesër janë sistemi i ri që bashkë me OFL dhe policinë do t’u kërkojnë subjekteve të ligjit që të provojnë burimin e pasurisë së tyre, jo më të stërmundohet e gjithë policia dhe prokuroria për të gjetur prova dhe provuar para gjykatësish, që në të shumtën e herës janë kriminelë dhe jo gjykatës”, tha ai.

Kryeministri premtoi gjithashtu se pasuritë e sekuestruara nga krimi do të përdoren për rritjen e rrogave dhe kapaciteteve për Policinë e Shtetit. Ligjet në fjalë i cilësoi si instrumenta ekstreme në një kohë që kërkon masa ekstreme, që e çojnë në një tjetër nivel përballjen e shtetit me krimin e organizuar.

“Kemi në dispozicion një instrument jashtëzakonisht të fortë në duart e shtetit, në duart e Policisë së Shtetit dhe në duart e OFL, ligji special për marrjen e të gjitha masave të nevojshme pasurore ndaj të gjithë atyre që në 30 vjet janë dënuar, apo janë akuzuar për krim të organizuar, terrorizëm, krime të rënda dhe sot ndryshe nga më parë ne kemi një garanci më shumë, SPAK-un. SPAK tanimë është ngritur dhe kjo është sporva e parë për vetë SPAK”, u shpreh ai.

Rama tha se as ai vetë dhe as Qeveria që drejton nuk mund të akuzohet për mungesë vullneti për të ndërmarrë dhe çuar përpara reforma të guximshme në vend, ndërsa kujtoi edhe disa parashikime të tjera kufizuese të ligjit special për pasuritë me burime të dyshimta.

“Ligji parashikon mospjesëmarrjen me ligj të tyre dhe familjarëve të tyre në tendera, apo në çdo aktivitet ku ka një qindarkë nga taksat e qytetarëve, heqjen e të gjitha licencave që disponojnë. Ju e dini shumë mirë dhe unë e besoj, këta ruajnë me polici private, këta nuk do të gëzojnë me asnjë licencë nga ato që zotërojnë. Kanë sisteme videosh, e survejimesh nuk do t’i gëzojnë, ose duhet të provojnë ligjshmërinë e tyre”, deklaroi Kryeministri.

Rama e mbylli fjalën e tij duke thënë se në dorë të OFL-së është një investim i madh për të shtuar besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë tek shteti.

Ndërkohë, në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi nga opinioni publik dhe mediat që në këtë operacion të rreshtohen në krah të Policisë së Shtetit dhe jo të krimit.

U shërua nga koronavirusi, mesazhi i të riut për të tjerët
U shërua nga koronavirusi, mesazhi i të riut për të tjerët Gazeta Si 62 Shikime • 7 years më parë

Erind Cara është njëri nga 17 personat që konsiderohen të shëruar nga koronavirusi, pasi edhe testi i dytë i ka rezultuar negativ.

I riu pret që të largohet nga Spitali Infektiv ditën e enjte, pas 10 ditësh qëndrimi në të. Para se të largohet nga spitali dhe të vetëngujohet për 14 ditë në shtëpi, ai përçon një mesazh për të gjithë qytetarët.

Mesazhi i plotë

Corona virus kryefjala e çdo bisede në të gjithë boten!
Sot pas 10 ditesh ne terapi prane Spitalit Infektiv ne QSUT dhe pas rezultatit te dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19 , mund të them qe betejen time e fitova dhe po kthehem ne shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë .

Por humba dhe miq te cilet i njoha gjate kesaj beteje që nuk ja dolën , dhe pse luftuan deri ne frymen e fundit bashke me Mjek e Infermier !

Te dashur miq ! Un fitova betejen me Covid-19 , por për të fituar luften duhet kontributi i të gjithve NE . Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë : Te qendrojmë ne shtëpi dhe te kalojmë kohë me familjarët tanë.

Më parë kishim qindra justifikime , puna , koha , pamundesia ,lodhja etj .

Sot ështe momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri , te bisedojme me njeri - tjetrin , t’u tregojme sa shume i duam . Po po sa shumë i duam prinderit , motrat , vllezërit , gjysherit , miqtë e te gjithë ata qe ne konsumojmë me ta gjenë më të rendesishme “KOHËN” !

Dy fjale për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndesi ! Qëndroni ne shtëpi !

Ky virus nuk të jep një mundesi të dytë . Shoku im i dhomës ishte nje djalë i ri , qe nuk kishte asnje semundje të mëparshme , kishte nje familje te mrekullueshme , nuk i mungonte asgje, por ky virus i rëndoh shëndetin . Nje frymenarrje të thellë thjesht kerkonte ! Luftoi , luftoi deri ne frymen e fundit sepse ishte larguar pa u pershendetur me askend , kishte ardhur se nuk ndjehej mirë , siç mund te jemi secili nga ne . Por mbrem ai u dorzua , nuk ia doli dot , la cdo gje mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshir edhe pse ishte i ri dhe i shendetshëm . PRANDAJ , QENDRONI NE SHTEPI !

Për disa të rinj të fort , e të shëndetshëm si unë , qendroni në shtepi ,mendoni për familjarët tuaj , prinderit , gjysherit imuniteti i te cilëve është më i dobët dhe COVID - 19 e ka më të thjeshtë për ti marrë në gjirin e tij.

NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !

Dy fjale të sinqerta për njerzit më të rendesishem në këtë lufte , mjekët , infermierët , farmacistët ,sanitarët dhe te gjithë ato qe sherbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19 . Ata jan front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Te mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gje familjen , prinderit , femijet , vellezerit , motrat , per te qen aty per tu sherbyer pacienteve te tyre , atyre qe nuk e donin kete virus , por ai erdhi dhe i infektoj , por do iu sherbejë dhe atyre që thonin “ Nuk na ben gjë ne Virusi “se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë , ndihme dhe përkundesje , kupton sa e rëndesishme është JETA , por qe tani nuk është vetem ne doren tënde , por te Mjekve , Infermierve , Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell , qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rendesishme eshte JETA , gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten“ angazhimet , punet , facebook , instagram , kafet dhe gjerat e pa rendesishme .

Duhet të qendrojmë në shtepi qe keta Infermier , Mjek të jenë sa më pak të rrezikuar .

Një falenderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv : Dr Najaden , Dr Arjanin , Dr Gentin etj Infermieret Semi , Dasho , Lukja , Eni , Emanuela , e te tjer .

Kriza e Kakavijës, Meta: Faji i Qeverisë
Kriza e Kakavijës, Meta: Faji i Qeverisë Gazeta Si 62 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta fajësoi plotësisht Qeverinë për mosushtrimin e përgjegjësive të saj në krizën e shkaktuar në Kakavijë, që sipas kreut të shtetit mund të ishte shmangur nëse do të veprohej në kohë përmes informimit të qytetarëve dhe testimit anti-Covid falas të tyre.

“Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e Qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj. Qeveria gjen justifikmet duke drejtuar gishitn nga ana tjetër e kufirit, ndërkohë që është përgjegjësia e saj parësore, që të marrë të gjitha masat dhe të kujdeset në kohën e duhur për shtetasit e saj”, tha Meta.

Presidenti ngriti disa pyetje drejtues Ministrisë së Jashtme dhe ekzekutivit.

“Çfarë informacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve që udhëtojnë jashtë vendit dhe në mënyrë të veçantë atyre që udhëtojnë për në Greqi? Çfarë paralajmërimesh dhe parashikimesh në kohën e duhur ka bërë Qeveria shqiptare? A ka patur ndonjë njoftim zyrtar nga ana e Ministrisë së Jashtme mbi kuotën e kalimit prej 700 personash në ditë? Përgjegjësia është vetëm mbi Qeverinë shqiptare dhe shtetin”, u shpreh Meta.

Presidenti deklaroi se kriza ishte e parashikueshme, nisur nga fakti që radhë të gjata në Kakavijë krijohen çdo muaj gusht edhe në situata normale dhe ishte e pritshme që këto radhë të krijoheshin më të theksuara në këtë situatë pandemie.

Presidenti përsëriti gjithashtu edhe thirrjet për testim falas të qytetarëve që udhëtojnë jashtë, pasi siç tha ai, shuma prej 120 eurosh për një person është e papërballueshme për shumicën e familjeve shqiptare.

Drafti i PD për hapjen e listave josh opozitën parlamentare
Drafti i PD për hapjen e listave josh opozitën parlamentare Gazeta Si 62 Shikime • 6 years më parë

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku në rend të ditës ishte diskutimi dhe shqyrtimi i propozimeve të opozitës parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dështoi për shkak se vetë opozita parlamentare e bojkotoi këtë mbledhje.

Shkak i bojkotit është bërë përplasja në lidhje me draftin e propozuar nga Partia Demokratike për hapjen e listave dhe koalicionet. Opozita parlamentare u shfaq e joshur nga pjesa e hapjes 100 për qind të listave, propozuar në draftin e PD-së dhe LSI-së dhe i dorëzuar në Këshillin Politik.

Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kërkuan që mbledhja të shtyhej dhe të zhvillohej pas diskutimeve në Këshillin Politik, që pritet të mblidhet ditën e enjte.

“Duhet ta shtyjmë këtë, sepse duhet të rakordohemi me opozitën jashtëparlamentare, kemi nesër një takim në Këshillin Politik dhe do të ishte e udhës të zhvillojmë atë takim dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare të bëjmë një takim tjetër. propozimi i opozites jashtëparlamentare preg shume nene të propozimeve sot”, deklaroi Hajdari.

Por, Damian Gjiknuri tha se rendi i ditës në Komisionin e Ligjeve nuk diktohej nga agjenda e Këshillit Politik dhe kërkoi që puna për shqyrtimin e propozimeve të opozitës parlamentare të vazhdojë. Rudina Hajdari e kundërshtoi duke thënë se disa pika të propozimeve të PD-LSI bien ndesh me disa pika të propozuara nga opozita parlamentare.

Ndërkohë, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri u tërhoqën nga një nismë e propozuar në janar të këtij viti për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që kërkon ndryshim të sistemit duke kaluar në proporcional kombëtar. Murrizi argumentoi se vendimi për t’u tërhequr mbërrin pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, që e bëjnë të pamundur miratimin e këtyre propozimeve.

Ai që nuk u tërhoq nga propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor ishte Ralf Gjoni, që ka depozituar në Kuvend draftin e Nismës Thurje, për hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Pavarësisht kësaj ndasie, pas largimit nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës parlamentare u shfaqën të bashkuar dhe mirëpritën që në Komision të diskutohej drafti i Partisë Demokratike.

“Edhe nga Bashkimi Sovjetik të mbërrijë një draft që hap listat, unë do ta mbështes”, deklaroi deputetit Myslim Murrizi, kur u pyet nëse e mbështet propozimin e Partisë Demokratike.

Reciprociteti, serbët vendosin targat e përkohshme për të hyrë në Kosovë
Reciprociteti, serbët vendosin targat e përkohshme për të hyrë në Kosovë Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

⁣Reciprociteti, serbët vendosin targat e përkohshme për të hyrë në Kosovë

⁣Opozita akuzon se s’ka transparencë me Eurobondin
⁣Opozita akuzon se s’ka transparencë me Eurobondin Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

Opozita në Komisionin e Ekonomisë e cilësoi gjysmak relacionin e Ministrisë së Financave në lidhje me ligjin për daljen në tregjet ndërkombëtare për të marrë Eurobond, ndërsa akuzoi se borxhi i ri po merret për të shlyer një më të vjetër.

Projektligji u mbrojt para Komisionit nga ministrja Delina Ibrahimi. Ajo tha se Shqipëria po del në këtë moment për Eurobond për të përfituar nga normat e ulta të interesave dhe shmangur mundësitë e rritjes së tyre për vitin e ardhshëm, sipas sinjalizimeve të dhëna nga Banka Qendrore Europiane dhe Federal Reserve në SHBA.

Por, nga opozita deputeti Dashamir Shehi akuzoi se norma e interesit 3.5 ishte e lartë. Ai tha se nuk ka vend për mburrje, ndërsa deputetë të tjerë u shprehën se mungon transparenca për përdorimin e këtij borxhi.

Ata akuzuan për pakujdesi në marrjen e borxhit, duke ngarkuar me barrë të rëndë fiskale brezat e ardhshëm. Opozita kërkoi që për politika financiare që shkojnë përtej mandatit të një Kuvendi, apo të një qeverie të ketë më shumë transparencë dhe hapa më të kujdesshëm.

Në këtë pikë, deputetët e opozitës gjetën mbështetjen e socialistit, Erion Braçe, ish-kryetari Komisionit të Ekonomisë dhe ish-zv.Kryeministër. Braçe tha se duke filluar nga viti i ardhshëm, qeveria duhet t’u rikthehet politikave të konsolidimit fiskal. Ai e cilësoi momentin e duhur për të dalë për Eurobond, por sugjeroi se ai duhet të përdoret më shumë për pandeminë dhe sidomos vaksinimin.

250 vullnetarë të rinj dhe të rritur krijojnë një Betlehem në një fshat të Zadrimës që quhet Hajmel
250 vullnetarë të rinj dhe të rritur krijojnë një Betlehem në një fshat të Zadrimës që quhet Hajmel Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

⁣Në një fshat të Zadrimës që quhet Hajmel, 250 vullnetarë të rinj dhe të rritur kanë krijuar një Betlehem të veçantë.

Berisha marshon i rrethuar nga mbështetësit e tij
Berisha marshon i rrethuar nga mbështetësit e tij Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

⁣Berisha marshon i rrethuar nga mbështetësit e tij

Fadroma e IMT-së gjatë shembjes së banesave të “5 Maji”
Fadroma e IMT-së gjatë shembjes së banesave të “5 Maji” Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

⁣Fadroma e IMT-së gjatë shembjes së banesave të “5 Maji”

Showing 123 out of 124