Videot kryesore

“Anti-KÇK”, çfarë ndodh nga e hëna?
“Anti-KÇK”, çfarë ndodh nga e hëna? Gazeta Si 61 Shikime • 7 years më parë

Duke filluar nga dita e hënë (3 shkurt) subjektet e ligjit special për masat pasurore ndaj personave të dënuar, apo akuzuar për krim të organizuar do të njoftohen përmes një kërkesë për të plotësuar një formular për burimin e pasurive të tyre.

Subjektet do të kenë afat 48 orë për të plotësuar këtë formular, që më pas do të dorëzohet tek Struktura e Posaçme Antikorrupsion, që do të vlerësojë sipas rasteve brenda 15 ditëve nëse burimi i pasurisë është i justifikuar për pushimin e çështjes dhe nëse gjen mospërputhje ta dorëzojë atë në gjykatë.

“Nga nesër do të duhet të paraqesin provat e burimit të pasurisë së tyre. Nga nesër një letër do t’u dërgohet këtyre subjekteve dhe do ta plotësojnë brenda 48 orësh kërkesat e formularit për burimin e pasurive të tyre dhe më pas formulari do të shkojë tek SPAK, deri në 15 ditë dhe nga SPAK në gjykatë deri në 15 ditë dhe ata do të duhet të vijnë para gjykatësit për të provuar sesa fort e kanë punuar tokën, sesa shumë ullinj e portokalle kanë mbledhur, sa shumë kanë bërë roje natën në objekte, sa janë lodhur dhe stërmunduar në fasoneri, sesa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda, apo jashtë vendit nëse duan që t’i mbajnë ato pasuri që kanë. Përndryshe, gjithçka që ata kanë sot nesër do të jetë pronë e shtetit dhe e Policisë së Shtetit”, deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e njësisë së re speciale “Operacioni Forca e Ligjit -OFL”.

Ky ishte sqarimi i kreut të Qeverisë sa u takon parashikimeve të ligjit special për pasuritë e personave të dënuar, apo të akuzuar për krim të organizuar. Masa tjetër është paketa “anti-KÇK”, që në shënjestër ka prokurorë e gjykatës të sistemit të drejtësisë, që sipas Kryeministrit Edi Rama janë në aleancë me krimin e organizuar.

“Në çdo rast kur do të konstatojmë vendime si ato që kemi parë në vijim, paketa kërkon brenda 3 ditësh pezullimin nga detyra dhe nisjen e hetimit për ta. Ata janë bashkë, edhe sot që po na shohin janë bashkë dhe ju siguroj që ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin të dyja palët”, vijoi ai.

Për këtë kategori prokurorësh e gjyqtarësh, Rama u zotua se do të vijë dita që të përballen me drejtësinë.

“Vettingu nuk është gjykatë, as prokurori. Nuk ka për detyrë të ndëshkojë ata që kanë vënë pasuri marramendëse me çekiçin e drejtësisë, por është vetëm faza kur ndahet i njomi me të thatin, kur ata që nuk justifikojnë pasuritë largohen dhe ata të cilët dalin të pastër, siç janë të gjithë anëtarët e sotëm të SPAK, futen në sistem dhe siç ndodh në këtë operacion nga nesër janë sistemi i ri që bashkë me OFL dhe policinë do t’u kërkojnë subjekteve të ligjit që të provojnë burimin e pasurisë së tyre, jo më të stërmundohet e gjithë policia dhe prokuroria për të gjetur prova dhe provuar para gjykatësish, që në të shumtën e herës janë kriminelë dhe jo gjykatës”, tha ai.

Kryeministri premtoi gjithashtu se pasuritë e sekuestruara nga krimi do të përdoren për rritjen e rrogave dhe kapaciteteve për Policinë e Shtetit. Ligjet në fjalë i cilësoi si instrumenta ekstreme në një kohë që kërkon masa ekstreme, që e çojnë në një tjetër nivel përballjen e shtetit me krimin e organizuar.

“Kemi në dispozicion një instrument jashtëzakonisht të fortë në duart e shtetit, në duart e Policisë së Shtetit dhe në duart e OFL, ligji special për marrjen e të gjitha masave të nevojshme pasurore ndaj të gjithë atyre që në 30 vjet janë dënuar, apo janë akuzuar për krim të organizuar, terrorizëm, krime të rënda dhe sot ndryshe nga më parë ne kemi një garanci më shumë, SPAK-un. SPAK tanimë është ngritur dhe kjo është sporva e parë për vetë SPAK”, u shpreh ai.

Rama tha se as ai vetë dhe as Qeveria që drejton nuk mund të akuzohet për mungesë vullneti për të ndërmarrë dhe çuar përpara reforma të guximshme në vend, ndërsa kujtoi edhe disa parashikime të tjera kufizuese të ligjit special për pasuritë me burime të dyshimta.

“Ligji parashikon mospjesëmarrjen me ligj të tyre dhe familjarëve të tyre në tendera, apo në çdo aktivitet ku ka një qindarkë nga taksat e qytetarëve, heqjen e të gjitha licencave që disponojnë. Ju e dini shumë mirë dhe unë e besoj, këta ruajnë me polici private, këta nuk do të gëzojnë me asnjë licencë nga ato që zotërojnë. Kanë sisteme videosh, e survejimesh nuk do t’i gëzojnë, ose duhet të provojnë ligjshmërinë e tyre”, deklaroi Kryeministri.

Rama e mbylli fjalën e tij duke thënë se në dorë të OFL-së është një investim i madh për të shtuar besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë tek shteti.

Ndërkohë, në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi nga opinioni publik dhe mediat që në këtë operacion të rreshtohen në krah të Policisë së Shtetit dhe jo të krimit.

Ndasia, Kurti flet për “shengen shqiptar”, Rama për “shengen ballkanik”
Ndasia, Kurti flet për “shengen shqiptar”, Rama për “shengen ballkanik” Gazeta Si 61 Shikime • 7 years më parë

Gjuha e kujdesshme dhe e përzgjedhur në konferencën e përbashkët për shtyp nuk arriti që të fshehë ndasinë e thellë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit sa i takon nismës për krijimin e një tregut të përbashkët ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës tha se kjo temë ishte trajtuar shkurtimisht në këtë takim të parë me Edi Ramësn si Kryeministër dhe për këtë la të hapur diskutimet në të ardhmen, por pa dhënë afate. Kurti nënkuptoi se i ashtuquajturi “Shengeni Ballkanik” është i një rëndësie të vogël për Qeverinë që ai drejton në Prishtinë, që ka një tjetër prioritet.

“Ky ishte takimi ynë i paarë dhe natyrisht që ka edhe shumë tema të tjera që do të trajtojmë. Mund të them që kjo temë (Shengeni Ballkanik) ishte një temë e trajtuar shkurtimisht, meqënëse takimi sot ishte më shumë për makro-shengenin shqiptar sesa për “Minishengenin ballkanik”, deklaroi Albin Kurti.

Por, Edi Rama nuk e sheh të arritshëm krijimin e “makroshengenin shqiptar” pa “minishengenin ballkanik. Ai përforcoi ndasitë e shfaqura edhe në të shkuarën mes dy kryeministrave sa i takon kësaj teme.

“Në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar para. Por, unë besoj që nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”, u shpreh ai.

Albin Kurti, kritik i bashkëpunimit të deritanishëm mes shqiptarëve këtëj dhe andej kufirit, kërkoi që mes Tiranës dhe Prishtinës të ketë një fillim të ri të fuqishëm bashkëpunimi.

“Çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona. Kosova dhe Shqipëria janë prioritet. Vendosëm që të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë edhe nga ministra edhe nga deputetë që 77 marrëveshjet që janë nënshkruar të zbatohen dhe të shtohen në marrëveshje të tjera. Të shtojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin”, u shpreh ai.

Rama, që ka firmosur pjesën më të madhe të këtyre marrëveshjeve dhe ka qenë në tryezë në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn nuk hodhi poshtë bashkëpunimin e deritanishëm, por foli për nevojën e një ndryshimi marrshi e shpejtësie në këtë drejtim.

Turqia i kërkon Shqipërisë "kokën" e gulenistëve
Turqia i kërkon Shqipërisë "kokën" e gulenistëve Gazeta Si 61 Shikime • 7 years më parë

Duke iu referuar vazhdimisht Ministrit të Jashtëm në Detyrë si vëllai im Genti, kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu i kërkoi edhe njëherë Shqipërisë të dorëzonte të gjtihq gylenustët që sipas tij, strehohen në vendin tonë.

Rama përcjell 30 mjekë e infermierë drejt Italisë: Shqiptarët s’e braktisin mikun në vështirësi
Rama përcjell 30 mjekë e infermierë drejt Italisë: Shqiptarët s’e braktisin mikun në vështirësi Gazeta Si 61 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së 30 mjekëve dhe infermierëve që do t’u vijnë në ndihmë kolegëve italianë në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit në botë, në zonën e Bergamos, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy vendeve.

Fjalën përshëndetëse Rama e përcolli shqip dhe italisht, ku iu përgjigj edhe kritikëve.

“Ju shpreh mirënjohjen e thellë për gatishmërinë për të bërë gjënë e duhur në një moment kaq të jashtëzakonshëm. E di që këtu në Shqipëri disave do t’u duket e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës së vogël të bluzave të bardha nisen sot për në vijën e zjarrit në Itali. E di po ashtu se 30 mjekë dhe infermierë nuk e përmbysin raportet, por di edhe që edhe andej është shtëpia jonë tashmë, qëkur na shpëtuan dhe na mikpritën në shtëpinë e tyre, kur Shqipëria digjej nga dhimbje të papërshkrueshme”, tha Rama.

Rama tha se armiku është i përbashkët, ndërsa stafin mjekësor që u nis drejt Italisë e cilëson forcë rezervë që ishte në pritje për të hyrë në luftë këtu. “Nuk mund t’i mbajmë forcat rezervë që të hyjnë në luftë këtu teksa në Itali, ku po kurohen në spitale edhe shqiptarë kanë nevojë të jashtëzakonshme për ndihmë”, vijoi ai.

Kryeministri tha se Shqipëria nuk mund t’ja lejojë vetes që të mos i tregojë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi.

Ademi akuzon Ramën: Po diskriminon Shkodrën
Ademi akuzon Ramën: Po diskriminon Shkodrën Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Bashkia e Shkodrës akuzon Kryeministrin Edi Rama për diskriminim në trajtimin e qytetarëve të saj nga ana e Kryeministrit Edi Rama, i cili në një nga daljet e kësaj të hëne iu drejtua qytetarëve shkodranë që të respektojnë rregullat kundër koronavirusit, sidomos atë të distancimit social.

Por, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi doli në një konferencë për shtyp duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po kërkon që të fajësojë qytetarët e këtij qyteti për të fshehur dështimin në hetimin epidemiologjik dhe këputjen e zinxhiri të rasteve me Covid-19 në këtë qytet.

Ademi tha se për këtë qëllim ishte dërguar në Shkodër këtë të hënë vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Sot, Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin e tij pa spaleta, Sandër Lleshajn. Kryeministri po mundohet të fshehë dështimin me hetimin epidemiologjik dhe me testimin e qytetarëve dhe dështimin në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike në përpjekje për të fajësuar qytetarët e Shkodrës”, deklaroi Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës tha se në tregjet e këtij qyteti respektohet distanca dhe janë vetë qytetarët që mbajnë rregullin e largësisë sociale. Ajo tha se Kryeministri është në dijeni që në të infektuarit në Shkodër janë pjesë e një familjeje që thotë se iu refuzuan testimet disa herë. Për këtë, Ademi thotë se Rama po përpiqet që t’u largohet përgjegjësive.

“Rama dhe sejmeni i tij, që kishte ardhur në Shkodër në një mision dukshëm politik, e dinë mirë që familja dhe familjarë që kanë patur kontake dhe të tjerë që kanë telefonuar prej ditësh në numrin 127 dhe u është refuzuar testimi. Një person ka vdekur në spitalin e Shkodrës për shkak të neglizhencës”, tha ajo.

Ademi deklaroi se Shkodra po diskriminohet edhe me ndihma. Ajo tha se përveçse u tkurr ndjeshëm lista e personave me asistencë sociale, në këtë qytet për prillin është marrë vetëm një asistencë dhe jo dyfishi i saj, ashtu sikundër ka premtuar Kryeministri. Përveç kësaj, kryebashkiakja e Shkodrës akuzon edhe Këshillin Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se bllokoi ndihmën financiare për qytetarët.

“Në Shkodër janë shpërndarë vetëm 200 pako ndihma ushqimore për 250 mijë vetë. Këshilli Bashkiak monist nuk e miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuar nga ana ime. U bëj thirrje që të mos përdorin politikën për të sulmuar qytetarët në Shkodër. Nëse qytetarët nuk do të respektonin masat kufizuese, ashtu siç u përpoqëën sot ta shesin Rama dhe Lleshaj, atëherë kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me tregun e Kombinatit në Tiranë. Nuk ka nevojë që Edi Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për shqiptarët kanë armik Covid-19”, tha ajo.

Ademi e mbylli deklaratën duke kërkuar më shumë testime për qytetarët dhe më shumë ndihma financiare dhe materiale ushqimore, pasi siç deklaroi qytetarët po vuajnë për bukë në shtëpi.

Kleri kërkon hapjen e kishave dhe xhamive, Rama: Pas datës 18 maj
Kleri kërkon hapjen e kishave dhe xhamive, Rama: Pas datës 18 maj Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Përfaqësues të komuniteteve fetare në vendin tonë i kërkuan Kryeministrit Edi Rama që të shqyrtohet mundësia e hapjes së kishave dhe xhamive për besimtarët, sipas një protokolli sigurie higjieno-sanitare dhe distancimi fizik.

Kërkesa i është bërë personalisht Kryeministrit Rama gjatë një bashkëbisedimi online që kreu i Qeverisë pati me përfaqësues të klerit fetar. Bashkëbisedimi është kërkuar pas një peticioni të besimtarëve drejtuar Komunitetit Mysliman që të hapeshin xhamitë për pjesën e mbetur të Muajit të Ramazanit.

Megjithatë, Kryeministri këmbënguli se hapja do të jetë graduale dhe xhamitë e kishat përfshihen në fazën pas 18 majit. Për këtë ai kërkoi nga komunitetet fetare që të hartojnë protokollet e sigurisë dhe të distancës fizike.

Rama tha se propozimet e tyre do të shqyrtohen në Komitetin e Ekspertëve që do të kenë fjalën e fundit për të vendosur për hapjen ose jo të tyre.

"Besoj që më 18 maj ku do të jetë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare. Të fillojmë nga puna sot, të na propozoni me ide konkrete, si mund të mblidhen komunitete fetare duke ruajtur distancat. Nëse jeni dakord ne menjëherë pas këtij takimi do ju kontaktojnë nga zyra dhe sigurisht do të ballafaqohemi me komitetin e ekspertëve sepse ai do të vendosë ", tha Rama.

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

PS voton të hënën ndryshimet në Kodin Zgjedhor
PS voton të hënën ndryshimet në Kodin Zgjedhor Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Partia Socialiste nuk do të rezervojë asnjë surprizë dhe ashtu sikundër ka paralajmëruar synon që të votojë në seancën parlamentare të së hënës draftin me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që kaloi ditën e premte në Komisionin e Ligjeve me kundërshtimin e opozitës parlamentare.

Kryeministri Edi Rama tha se PS lëshoi mjaftueshëm duke kënaqur të dyja opozitat. Ai thotë se për hir të kërkesave të opozitës, mazhoranca vetë nuk ka marrë asgjë ashtu siç e ka dashur vetë.

“Në këtë proces ne kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. Këtë e them me plot gojën, kemi bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti. Përveç opozitës brenda Kuvendit kemi shërbyer edhe për një opozitë jashtë saj. Të gjithë kanë marrë shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e asaj, që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë atë që kemi dashur nga ky proces. Ka aty gjëra që janë, sepse kështu i do opozita si jashtë dhe brenda Parlamentit, ndonjë gjë që është aty se kështu e duam ne, aty nuk ka”, deklaroi Rama.

⁣Kthesa e Bashës për “Detin”: Rama s’ka legjitimitetin për ta çuar në Hagë
⁣Kthesa e Bashës për “Detin”: Rama s’ka legjitimitetin për ta çuar në Hagë Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Prej 10 vitesh kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur një qëndrim për “Detin”; se çështja duhet të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. E theksoi këtë fakt edhe në takimin që ai zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. E përforcoi një ditë më pas edhe Genc Pollo në një intervistë televizive duke thënë madje se Shqipëria kishte humbur plot 7 vite kohë.

Por në konferencën e përditshme për shtyp, Basha ka surprizuar jo pak me një deklaratë të beftë të tij i pyetur nëse Shqipëria shkon në kushte të barabarta apo në disfavor në Hagë në raport me Greqinë.

“Prej 10 vitesh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pikëpamja ime ka qenë që duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare.

Urgjentisht duhet faza paraprake se duhet punë shumë e madhe.

Për fat ky nuk është moment i përshtatshëm. 6 Muaj para zgjedhjeve kjo qeveri nuk ka as legjitimitetin, as shkallën e përgatitjes, madje nisur nga deklarimet publike të kryeministrit kjo përbën rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë sepse është një punë përgatitore shumë voluminoze.

Ndaj ajo që kam bërë të qartë është se nga njëra anë jemi konsekuentë në atë që kemi thënë prej 10 vitesh se kjo çështje duhet të trajtohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por nga ana tjetër duhet që ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet legjitime dhe demokratike.

Procesi i përgatitjes para këtij hapi është një proces jashtëzakonisht voluminoz në të cilën pa diskutim pala shqiptare dhe një qeveri legjitime duhet dhe do të mbrojë interesat e vendit dhe interesat kombëtare në çdo aspekt…”, tha Basha

Vetëm një ditë pas vizitës së ministrit grek në Tiranë, ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha do të shprehej ndër radhë në faqen e tij Facebook për dërgimin e çështjes së kufirit detar midis dy vendeve në gjykatën ndërkombëtare.

“…Për këtë vendim Edvin Kristaq Zografi nuk guxoi të shqipërojë qoftë edhe një fjalë kundër. Ai nuk guxoi së paku të shprehej publikisht se ne jemi në një proces dhe ky është një ndryshim i rregullave brenda këtij procesi dhe se Shqipëria nuk mund të pranojë…”, shkruante Berisha.

⁣Mosuli po gjen shpirtin e humbur
⁣Mosuli po gjen shpirtin e humbur Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Myslimanë dhe të krishterë janë bërë bashkë në pjesën e vjetër të Mosulit në procesin e vështirë të rindërtimit dhe gjetjes së paqes së humbur nga dallga e pashoqe e dhunës së ISIS-it, që nuk kurseu as kishat dhe as xhamitë.

Kisha Al-Tahara dhe xhamia Al-Nuri janë përzgjedhur ndër objektet e para për t’u rindërtuar dhe rikthyer në gjendjen origjinale, edhe për të përçuar mesazhin se kundër terrorit, myslimanët, të krishterët dhe të gjitha sektet e tjera fetare në Mosul janë të bashkuar.

Projektiv financohet nga UNESCO dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Si kisha Al-Tahara, ashtu edhe xhamia Al-Nuri janë objekte shekullore dhe dëshmi e bashkëjetesës fetare ndër shekuj në Irak, deri kur ISIS i shkatërroi në vitin 2017.

⁣Meta paralajmëron “veprime të paimagjinueshme”: Grupe paramilitare fushatë për PS
⁣Meta paralajmëron “veprime të paimagjinueshme”: Grupe paramilitare fushatë për PS Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta iu rikthye gjuhës së ashpër të 2019-ës dhe marsit të 2020 ndaj Qeverisë. Ai foli për grupe paramilitare që po bëjnë fushatë për socialistët, për banda ndërkombëtare e vendore që duan të shtypin një popull e për Qeveri që ka dalë garante e Ndraghetës për t’i pastruar paratë e krimit.

Meta u shpreh se ka një plan të qartë për të mbrojtur votën e shqiptarëve më 25 prill dhe se ndryshe nga 2017-të, këtë herë do të flasë dhe të veprojë para se, sipas tij, zgjedhjet të mbahen me standardet e Shijakut dhe të Dibrës.

Presidenti interpretoi edhe incidentin e ndodhur në Elbasan, ku u përplasën mbështetësit e Ramës dhe të Bashës. Përgjegjës bëri Ramën, ndërsa nënkuptoi se në radhët e PS-së ishin persona të botës së krimit, që i quajti grupe paramilitare. Presidenti përsëriti se vendi është nën kërcënimin e bandave, që tha se janë ndërkombëtare dhe lokale.

“Pse i përplasin takimet në të njëjtën kohë?! Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë, sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme ndaj kujtdo që kërkon të shkelë shqiptarë, për t’i treguar vendin kujtdo që mendon se mund të shtypë me këmbë popullin shqiptar, sipas porosive të marra nga bandat ndërkombëtare dhe lokale, siç i patë ata të Elbasanit, që janë me tendera dhe kriminelë”, tha Meta.

“Nuk lejon Ilir Meta instalimin e një junte në Shqipëri. Është detyrë e presidentit që t’i dalë për zot Kushtetutës. E pësuam njëherë në zgjedhjet e 2017-ës dhe mos prisni që Presidenti të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet me standardet e Shijakut, Dibrës dhe të bandës së Bashkisë së Tiranës”, tha ai.

⁣Rama: Nuk bëj politikë, më votoni për Shqipërinë
⁣Rama: Nuk bëj politikë, më votoni për Shqipërinë Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

Kryesocialisti Edi Rama u kërkon qytetarëve që të lënë menjanë ndasitë e tifozllëkun dhe të votojnë për Shqipërinë më 25 prill, që sipas tij, vetëm Partia Socialiste mund ta bëjë.

“Kjo që po bëj unë nuk është politikë, por thjesht dhe vetëm thirrja për t’i lënë mënjanë ndasitë, për t’i lënë mënjanë tifozllëkun dhe përçarjen dhe për të menduar si ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë ku fëmijët të mos jenë krenarë vetëm për historinë, për bukuritë e natyrës, për traditën familjare, për mikpritjen, për nënën dhe për babën, po të jenë krenarë për kushtet e shtëpisë”, deklaroi kryesocialisti gjatë fjalës së mbajtur në një takim elektoral në Përrenjas.

Alternativën përballë, Rama e sheh si kërcënim, jo personalisht për të, por për të gjithë qytetarët. Ai ftoi biznesin e vogël që sipas tij, të mos gënjehet me premtimin për taksën e sheshtë.

“Thonë që do të rikthejnë taksën e sheshtë. Atëherë unë u them sipërmarrësve të vegjël, si ka mundësi, taksën e keni sot zero, TVSH-në e keni sot zero, doni taksën e sheshtë 9%? Për çfarë? Jeni demokratë, nuk po ju them të bëheni socialistë, po ju them që në 25 prill të mendoni si shqiptarë, si familjarë, si njerëz që interesin e vendit dhe interesin e tyre e bëjnë bashkë dhe nuk bien pre e interesave të politikës të njërit apo tjetrit”, tha ai.

Rama u ndal edhe në Librazhd, ku kërkoi votëbesimin për mandatin e tretë si e vetmja rrugë për Shqipërinë.

Rama pret Albin Kurtin për punimet e Samitit të udhëheqësve të rajonit
Rama pret Albin Kurtin për punimet e Samitit të udhëheqësve të rajonit Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

Rama pret Albin Kurtin

Radha kilometrike ne kufirin Shqiperi-Kosove
Radha kilometrike ne kufirin Shqiperi-Kosove Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

Radha prej 10 kilometrash ne Morine. Qytetaret e Kosoves kthehen ne vendin e tyre. Masat anti-Covid krijojne probleme.

Policia hedh ujë për të shpërndarë protestuesit
Policia hedh ujë për të shpërndarë protestuesit Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia hedh ujë për të shpërndarë protestuesit

Berisha marshon i rrethuar nga mbështetësit e tij
Berisha marshon i rrethuar nga mbështetësit e tij Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

⁣Berisha marshon i rrethuar nga mbështetësit e tij

VID-20220109-WA0006
VID-20220109-WA0006 Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

atentati në fushë krujë

Katër persona të arrestuar në Cërrik me municione dhe drogë
Katër persona të arrestuar në Cërrik me municione dhe drogë Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

⁣Katër persona të arrestuar në Cërrik me municione dhe drogë

⁣Paralelizmi i gabuar i Ramës, pse SHBA-Japoni s’mund të krahasohet me Serbi-Kosovë
⁣Paralelizmi i gabuar i Ramës, pse SHBA-Japoni s’mund të krahasohet me Serbi-Kosovë Gazeta Si 61 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur bashkëpunimin me Serbinë në kuadër të Ballkanit të Hapur duke iu referuar shpesh shembujve nga historia. Shembulli i preferuar i tij është ai mes Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore.

Lufta e Dytë Botërore ishte kulmimi i armiqësisë shekullore mes dy vendeve, që vendosën të themelojnë Bashkimin Europian, pasi ndër shekuj kishin pushtuar njëra-tjetrën duke vrarë e prerë. Ky krahasim i Ramës u kritikua nga disa si i pavend me arsyetimin se Franca e Gjermania përgjatë historisë së tyre konfliktuale kanë qenë herë agresore, herë viktima, ndërsa Kosova e shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë agresorë të Serbisë, por vazhdimisht viktima të politikave shoviniste të Beogradit me spastrime etnike, i fundit prej të cilëve vetëm dy dekada më parë.

Megjithatë, veç rastit Francës e Gjermanisë, nga samiti i Ohrit në kuadër të Ballkanit të Hapur, Kryeministri Rama solli një shembull tjetër, që tha se nuk ishte i veti, por i diplomatit amerikan, Christopher Hill.

“Ambasadori Chris Hill më tha diçka që në fakt s’e kisha menduar asnjëherë. Shumë thjesht: SHBA kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat strategjike më të forta dhe miqësitë më të ngushta sot në arenën ndërkombëtare është aleanca e SHBA me Japoninë...pas dy bombave atomike dhe urdhëroni se ku është sot Japonia dhe nuk do të ishte sot aty nëse do të qëndronte me kurriz nga SHBA, duke kërkuar më parë që SHBA të uleshin në gjunjë për bombat atomike”, deklaroi Rama.

Por, as krahasimi me marrëdhënien Japoni-SHBA nuk është i duhur. Dy bombat atomike amerikane mbi Japoni ishin kulmimi i një lufte të ashpër mes tyre në Paqësor dhe vende të treta, si Tajlandë, Filipine e Kinë. Për më tepër, ishte Japonia ajo e para që sulmoi SHBA në Pearl Harbour.

Sulmi me dy bombat bërthamore më 6 dhe 9 gusht ishte i pari i amerikanëve në Japoni. Më 15 gusht, Japonia shpalli kapitullimin dhe më 2 shtator të 1945-s u zyrtarizua ky kapitullim. Sipas termave të caktuara nga fituesi, SHBA dhe aleatët e saj australianë, britanikë e neozelandezë do të qëndronin në Japoni si pushtues. Kjo është hera e parë dhe e vetme kur është pushtuar vendi ishullor.

Por, qëllimi i SHBA dhe aleatëve të saj nuk ishte spastrimi etnik në Japoni, siç ishte për një shekull qëllimi e politika e serbëve në Kosovë. Qëllimi i amerikanëve ishte ndryshimi i krejt sistemit dhe mënyrës së qeverisjes japoneze.

Nën udhëheqjen e gjeneralit Douglas MacArthur SHBA detyruan Perandorin Hirohito që të hiqte dorë nga imazhi prej ‘hyu’ që kishte krijuar në shoqërinë vendase. Heqja dorë nga ‘hyjnia’ ishte hapi i parë i progresit të shoqërisë. Ushtria u shpërnda, politikanët e Luftës së Dytë Botërore u ndaluan nga punësimi në qeveri, u shkatërruan konglomeratet që kontrollonin ekonominë, u ndërmor reforma agrare që shpërndau toka për njerëzit e thjeshtë, u legalizuan unionet e punonjësve, iu dha e drejta e votës grave dhe mbi të gjitha u decentralizuan dhe demokratizuan institucionet arsimore.

Shumë prej këtyre ndryshimeve u vendosën në Kushtetutë para se SHBA dhe aleatët e saj të largoheshin nga Japonia në vitin 1952, jo si të detyruar nga bombardimet e një shteti, apo aleance ushtarake. Ajo që lanë pas ishte një Japoni të transformuar dhe gati për të ecur vetë, por tani me rregulla krejtësisht të reja e më të drejta, duke lënë pas mbylljen shekullore, që kishte shërbyer si katalizator i agresioneve japoneze në Paqësor.

Po në Kosovë? Për një shekull përpjekjet serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të përhershme e në forma herë të heshtura, herë agresive e ushtarake. Spastrimi i heshtur realizohej përmes mungesës së investimeve në infrastrukturë, ekonomi, arsim, shëndetësi e çdo fushë tjetër për t’u vështirësuar jetën shqiptarëve.

Ushtarakisht dy kanë qenë spastrimet e mëdha, fillimisht në përfundim të Luftës së Parë Ballkanike dhe me luftën e vitit 1999. Përgjatë gjithë kësaj periudhe shqiptarët u vranë, u dëbuan. Atyre që mbetën iu mohua arsimimi në gjuhën amë, u zhvendosën me forcë për t’u zëvendësuar nga kolonët serbë, u përjashtuan nga vendimmarrja, u lanë jashtë institucioneve për të mos folur.

Pra, nëse SHBA la pas një Japoni më të demokratizuar e zhvilluar vetëm në 7 vjet, ato që Serbia mbolli në Kosovë për një shekull ka qenë vetëm shkatërrimi, terrori, genocidi e spastrimi etnik. Për më tepër, SHBA nuk e mohoi asnjëherë shtetësinë e Japonisë, as në vitet kur e mbajti të pushtuar.

Serbia vijon ta mohojë shtetin e Kosovës, madje pak ditë para se të merrte pjesë në samitin e Ohrit për Ballkanin e Hapur, Vuçiç u betua se do ta mbajë Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë. Këto janë dallimet mes dy shembujve të sjellë nga Kryeministri Rama dhe këto dallime ndoshta janë të mjaftueshme për të nxitur mosbesimin te Serbia në Prishtinë.

Besimi fitohet dhe për ta fituar këtë, gjëja e parë që Serbia duhet të bëjë para se të ftojë Kosovën në Ballkanin e Hapur është njohja si shtet. Të tjerët do të pasojnë...

Kontrolle në vijën bregdetare, bllokohen 8 mjete lundruese nga Saranda në Shëngjin
Kontrolle në vijën bregdetare, bllokohen 8 mjete lundruese nga Saranda në Shëngjin Gazeta Si 61 Shikime • 3 years më parë

⁣Kontrolle në vijën bregdetare, bllokohen 8 mjete lundruese nga Saranda në Shëngjin

Showing 121 out of 122