Up next

QSUT “transferohet” tek ish-Ushtaraku

25 Shikime· 03/18/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Ministria e Shëndetësisë thotë se pret që brenda kësaj jave të mbërrijë stoku i radhës i mjeteve mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin spitalor që po përballet me koronavirusin e ri në Shqipëri.

“Po bëhet gjithçka që është e mundur për të siguruar mjetet mbrojtëse për stafin mjekësor dhe brenda javës presim stokun e radhës, ndërkohë që theksoj se personeli është i pajisur me materialet mbrojtëse personale”, deklaroi ministrja Ogerta Manastirliu.

Manastirliu tha gjithashtu se do të shtohet edhe kapaciteti i respiratorëve.

“Po punojmë për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e reanimacionit. Është dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv”, shtoi ministrja.

Manastirliu tha se numri i testeve të kryera është sipas propozimit të ekspertëve, ndërsa shtoi se Shqipëria pret një dërgesë tjetër me kite për testet, por pa dhënë shifra. Ajo tha se po përgatitet laboratori i mikrobiologjisë në QSUT, që testet për koronavirus të mos mundësohen vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Presim gjithashtu një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë. Po punojmë që të ketë teste së shpejti edhe në QSUT, duke punuar për krijimin e kushteve në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT”, tha ajo.

Ndërkohë, për të gjithë pacientët e tjerë me nevoja urgjente që nuk lidhen me koronavirusin, shërbimet e QSUT-së do të zhvendosen tek Spitali i Traumës, ose ish-Spitali Ushtarak.

“Në zbatim të planit të veprimit të miratuar nga Task Forca dhe për të lehtësuar kapacitetet e QSUT dhe zona sanitare të sigurta, kirurgjia e urgjencës, përkatësisht Klinika 1,2 dhe urologjia transferohen në Spitalin e Traumës duke filluar nga dita e premte e kësaj jave, më 20 mars. Shërbimi do të mbështetet nga kirurgët dhe radiologët e QSUT në Spitalin e Traumës”, sqaroi ministrja.

Sa u takon spitaleve rajonale, këto shërbime do të vijojnë të ofrohen si në situatë normale.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next