Videot kryesore

Vajzat shqiptare po marrin kurse vetëmbrojtje sepse nuk ndjehen të sigurta kur ikin jashtë vendit
Vajzat shqiptare po marrin kurse vetëmbrojtje sepse nuk ndjehen të sigurta kur ikin jashtë vendit Gazeta Si 125 Shikime • 5 years më parë

⁣Në një botë ku njerëzit dhe sidomos femrat po ndjehen
çdo herë e më të pasigurta, në Shqipëri femrat kanë filluar të kuptojnë rëndësinë
e nju kursi vetëmbrojtje.

Frederik Hoxha, instruktor vetëmbrojtje tregon
për Gazetasi.al se në ndryshim me para disa kohësh ku në kurse vetëmbrojtje kishte
vetëm djem që më shumë e bënin për të kaluar kohën apo dhe për të bërë diçka ndryshe,
kjo gjë ka ndryshuar tashmë dhe “është zgjuar interesi nga femrat për të bërë
kurse të ndryshme, veçanërisht ato të vetëmbrojtjes”. Një nga këto kurse është
Krav Maga, ku siç tregon Hoxha, është më e pëlqyera pasi shquhet për
efikasitetin, shumëllojshmërinë e teknikave të vetëmbrojtjes dhe është “dizajnuar”
për rrugën.

Mehmeti ndëshkon Portsmouth
Mehmeti ndëshkon Portsmouth Gazeta Si 56 Shikime • 11 muaj më parë

Sulmuesi shqiptar vazhdon të shënojë te Bristol City, pavarësisht se te Shqipëria nuk e duan. Sot ai i dha fitoren në transfertë ndaj Portsmouth.

⁣Meta flet pasi rrëzoi Kodin: Ndjej jehonë proteste
⁣Meta flet pasi rrëzoi Kodin: Ndjej jehonë proteste Gazeta Si 112 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta nuk e ka humbur shpresën për reflektim nga ana e shumicës parlamentare që të tërhiqet nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit, por tha se përballë këmbënguljes së socialistëve ka shumë mundësi zgjidhjeje, përfshirë këtu edhe protestat.

“E dëgjoj dhe ndjej jehonën e protestës. Qëllimi i Presidentit nuk është të nxisë protestat, por në kushtet kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e qytetarëve për interes të një pakice që bllokon integrimin, zhyt vendin në borxhe kërcënuese dhe vendos mur në rrugën europiane, padyshim që Presidenti e di se çfarë mendon e kërkon populli shqiptar dhe nuk do të presë popullin t’i japë drejtim kësaj çështjeje, por në të njëjtën gjatësi vale do ta zgjidhim këtë çështje. Po ne shpresojmë tek reflektimi”, deklaroi Presidenti.

Meta tha se ndryshimet jo vetëm që janë të njëanshme, por shkelin Kushtetutën dhe standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Presidenti njoftoi gjithashtu se në lidhje me ligjshmërinë e këtij procesi të ndërmarrë nga socialistët pasi ai kishte dekretuar datën e zgjedhjeve i është drejtuar për mendim Komisionit të Venecias.

⁣McAllister, eurodeputeti gjerman i Angela Merkel uron Ramën për fitoren
⁣McAllister, eurodeputeti gjerman i Angela Merkel uron Ramën për fitoren Gazeta Si 104 Shikime • 5 years më parë

Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian dhe njëkohësisht pjesë e grupit të partive të së djathtës europiane, David McAllister ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

“Z. Rama me lejoni që fillimisht t'ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e BP do të bëhen anëtare të BE-së”, thotë McAllister.

Urimi është bërë gjatë punimeve të një tryeze bashkëbisedimi me tematikë Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva europiane e tij.

McAllister është pjesë e partisë së Angela Merkel në Gjermani dhe në 2017 ishte pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës politike dhe për të bindur Partinë Demokratike në atë kohë që të mos bojkotonte zgjedhjet parlamentare të atij viti.

⁣TVSh e ushqimeve, shporta bosh e premtimeve
⁣TVSh e ushqimeve, shporta bosh e premtimeve Gazeta Si 137 Shikime • 6 years më parë

Palët politike rivale të udhëhequra nga Edi Rama majtas dhe Lulzim Basha djathtas janë përshirë në një debat të ethshëm për çështjen e taksave, duke u paraqitur qytetarëve avantazhet e propozimeve të tyre, i pari me taksën progresive dhe i dyti me taksën e sheshtë 9 për qind.

Por, në të gjithë këtë debat të dyja palët po i qëndrojnë larg debatit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet bazë të shportës së konsumit të një familjeje. Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë që nuk diferencon nga TVSH 20 për qind ushqimet e shportës dhe premtimi për heqjen e këtyre produkteve nga kjo skemë është bërë gjithmonë në opozitë e “harruar” në pushtet.

Një premtim për heqjen e TVSh-së për produktet e shportës është bërë në 2011 nga Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, Rama ilustronte me shembuj se sa do të kursenin familjet nga heqja e TVSh-së për ushqimet e shportës.

“Lejomëni të ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave të Saliut mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke ju thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht, por pakkush ndër komentatorët e ka rrokur në brendinë e vet”, sqaronte ai tabelën e çmimeve ilustruese të mësipërme.

Në dhjetor të 2011, socialistët në atë kohë në opozitë dorëzuan në Kuvend një propozim konkret për të hequr TVSh për produktet e shportës duke deklaruar në relacionin shoqërues të nismës se kjo do të ulte çmimet dhe do të ndihmonte shtresën në nevojë. Propozimi ishte pothuajse identik me premtimin elektoral të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2005-ës.

Por, propozimi u rrëzua nga mazhoranca PD-LSI. Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha deklaronte se TVSh 20 për qind për produktet e shportës mbronte prodhimin vendas dhe se me heqjen e saj tregu do të dyndej nga produktet e importit. Megjithatë, Rama nuk hoqi dorë dhe në 2013 premtimin e përfshiu te platforma qeverisëse të Partisë Socialiste.

Verën e 2015-ës flamurin e këtij premtimi e ngrinte Lulzim Basha.

“Një nga zgjidhjet që duhet të japim është të heqim TVSH-në për miellin, për bukën, për sheqerin, për vajin, për orizin. Të paktën për këto mallra. T’ua bëjmë bukën qytetarëve që ta blejnë 20 për qind më pak se sa çmimi i tregut sot”, deklaronte Basha.

Thuajse gjashtë vite më vonë, ai vjen me propozimin e taksës së sheshtë 9 për qind, ndërsa për zerimin e TVSH-së së shportës, pra ushqimeve bazë të qytetarëve, as ai dhe as Edi Rama nuk flasin më.

TVSh në Shqipëri është në nivelin 20 për qind me një nivel të reduktuar prej 6 për qind, ku nuk bëjnë pjesë ushqimet e shportës. Niveli i reduktuar prej 6 për qind aplikohet prej 2017-ës në sektorin e turizmit dhe agro-turizmit dhe të librave, ndërsa të përjashtuara nga kjo skemë janë eksportet, shërbimet shëndetësore, importi i inputeve dhe makinerive bujqësore etj.

Në rajon, Maqedonia e Veriut aplikon prej 1 janarit të këtij viti një TVSh standarde prej 10 për qind për të gjitha kategoritë që lidhen me furnizimin dhe shitjen e ushqimeve dhe pijeve, ndërsa para këtij ndryshimi aplikonte një taksë me dy nivele, 18 dhe 5 për qind. 18 për qind ishte TVSh në rastet e konsumit të ushqimit në vendin e furnizimit (baret, restorantet, fast food-et, shërbimi “Merre me vete”, etj), ndërsa 5 për qind për miellin, bukën, orizin, vajin, kripën në rastet kur bliheshin në dyqane.

Kosova aplikon një TVSH standarde prej 18 për qind dhe një normë të reduktuar prej 8 për qind për ujin (me përjashtim të ujit të ambalazhuar në shishe), furnizimin me energji elektrike, përfshirë transmetimin dhe shpërndarjen, drithërat dhe nënproduktet e tyre, si mielli, buka dhe produkte të ngjashme, vajin për gatim, kripën, vezën dhe librat.

Me TVSH të reduktuar 8 për qind janë edhe furnizimet mjekësore, farmaceutike dhe shërbimet e ofruara nga industria e turizmit, për këtë të fundit me afat deri më 31 dhjetor të 2021 si nismë e qeverisë për të ndihmuar këtë industri.

Serbia aplikon një TVSh standarde prej 20 për qind, por aplikon nivelin e reduktuar prej 8 për qind për ushqimet bazë, ujin, gazetat, ilaçet, kompjuterat, etj.

Në Greqi, TVSh standarde është 23 për qind, por aplikon dy norma të reduktuara. 13 për qind për ushqimet dhe pijet, ilaçet, transportin dhe 6.5 për qind për hotelet, librat për fëmijë, gazetat dhe të tjera shërbime që klasifikohen si bazike.

Bosnje Herzegovina nuk ka asnjë përjashtim nga skema e TVSh-së standarde që e ka të vendosur në nivelin 17 për qind.

Reshjet e para të borës në zonat malore të Kukësit
Reshjet e para të borës në zonat malore të Kukësit Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

⁣Reshjet e para të borës në zonat malore të Kukësit

⁣(VIDEO) Momenti i vrasjes së nënkomisar Saimir Hoxhës në Lezhë
⁣(VIDEO) Momenti i vrasjes së nënkomisar Saimir Hoxhës në Lezhë Gazeta Si 104 Shikime • 5 years më parë

Vrasja e nënkomisar Saimir Hoxhës është filmuar nga kamera e vendosura në zonën e Kune Vainit, për qëllim vëzhgimin e zonës së mbrojtur natyrore.

Nga pamjet shihet momenti kur policia ka ndaluar automjetin që po e ndiqte, ku ndodhej edhe Aldi Rama. Ky i fundit i ulur në sediljen e pasme të makinës ka shkrepur pistoletën në drejtim të Hoxhës dhe sipas policisë më pas ka kaluar në timonin e makinës dhe është larguar prej andej me shpejtësi.

BORA BORA
BORA BORA Gazeta Si 172 Shikime • 8 years më parë

Pamje përrallore në Bora Bora

Pjesa e dyte - Tuneli u prish por rruga dytesore e Arbrit i solli turizmin.
Pjesa e dyte - Tuneli u prish por rruga dytesore e Arbrit i solli turizmin. Gazeta Si 169 Shikime • 7 years më parë

Pjesa e dyte - Tuneli u prish por rruga dytesore e Arbrit i solli turizmin.

⁣Të veshur civilë dhe në mes të rrugës, policia arreston 3 persona në Astir (Video)
⁣Të veshur civilë dhe në mes të rrugës, policia arreston 3 persona në Astir (Video) Gazeta Si 143 Shikime • 4 years më parë

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Astirit pas një aksioni të Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit.

Efektivët e policisë kanë qenë që të gjithë civilë, ndërsa në një moment tre personat e arrestuar janë përpjekur që t’u largohen, por pa mundur.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me këtë rast dhe as të dhëna për personat e ndaluar.

Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq
Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq Gazeta Si 51 Shikime • 2 muaj më parë

⁣Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq

Pa Koment - Pamje nga grabitja e parave ne Rinas
Pa Koment - Pamje nga grabitja e parave ne Rinas Gazeta Si 928 Shikime • 8 years më parë

Një makinë e transportit të vlerave monetare ka rënë pre e grabitjes brenda Aeroportit të Rinasit. Mësohet se autorët e grabitjes kanë qenë me një makinë pa targa dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Pas grabitjes raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe dyshohet për një të vdekur dhe të plagosur. Firma private që transportonte lekët është kompania private e sigurisë “Nazeri”. Ndërkohë nuk dihet ende sasia e parave që janë grabitur, por shuma përflitet se është rreth 1,5 milionë euro.

Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës
Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës Gazeta Si 331 Shikime • 7 years më parë

Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës

⁣Pagesat për PPP-të, përplasje në Komisionin e Ekonomisë
⁣Pagesat për PPP-të, përplasje në Komisionin e Ekonomisë Gazeta Si 84 Shikime • 5 years më parë

Diskutimet e paketës fiskale dhe projektbuxhetit të vitit të ardhshëm në Komisionin e Ekonomisë prodhuan sërish përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Këtë herë, përplasja ndodhi në momentin kur në Komision po diskutoheshin shpenzimet dhe pagesat buxhetore për koncesionet dhe PPP-të. Partia Demokratike akuzoi përmes Jorida Tabakut se janë parashikuar pagesa për shërbime që nuk janë kryer dhe nuk do të kryhen.

Deputetja e PD renditi shtatë koncesione dhe mes tyre foli edhe për shërbimin e infrastrukturës së çelësave publikë që, sipas saj, japin me koncesion edhe fiskalizimin me vlerë 208 mln lekë

“Shpenzimet e vitit 2022 do të jenë më shumë se sa 27% e PBB që është vlera më e lartë në mbi 20 vite. Por kjo rritje do të shkojë për PPP-të të cilat do t’i kushtojnë buxhetit thuajse 2 mld euro. Shpenzimet kapitale janë 58 mln euro dhe këtu nuk është përfshirë rindërtimi dhe kanë një rënie me 10% në raport me vitin 2021”, deklaroi ajo, duke akuzuar Qeverinë se po jep me PPP edhe fiskalizimin.

Akuza u hodh poshtë nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa paraardhësja e saj, Anila Denaj i ndau pagesat sipas zërave. Mes tyre ajo përmendi edhe koncesionin e skanimit në dogana, i dhënë që në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike.

Në këtë moment ndërhyrja pa mikrofon e Jorida Tabakut ka shkaktuar tension në sallë, ku në debat është përfshirë edhe deputeti Erion Braçe. Përplasja detyroi kryetarin e Komisionit, Eduard Shalsi që ta ndërpresë mbledhjen.

Ish-ministrja Denaj hodhi poshtë akuzat se pagesat nuk po kryhen për marrjen e shërbimeve. Ajo përmendi koncesionin e Rrugës së Arbrit dhe atë të Check Up në shëndetësi, ku tha se do të marrin shërbim 800 mijë qytetarë.

Kreymimistri Ramush Haradinaj takohet me presidentin francez në Berlin.
Kreymimistri Ramush Haradinaj takohet me presidentin francez në Berlin. Gazeta Si 136 Shikime • 7 years më parë

Edhe pse videot e kryeministrit Hamush Haradinaj tregojnë takime dhe përshëndetje miqësore me presidentin francez prapa dyerve të mbyllura, atmosfera duket të ketë qenë tejet e acaruar. Burime për mediat në Prishtinë bëjnë të ditur se ka pasur një përplasje e ashpër mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Emmanuel Macron për shkak të tarifës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Brenda fermës së kanabisit në Berat, ku u gjetën 700 arka me bimë narkotike
Brenda fermës së kanabisit në Berat, ku u gjetën 700 arka me bimë narkotike Gazeta Si 140 Shikime • 4 years më parë

⁣Brenda fermës së kanabisit në Berat, ku u gjetën 700 arka me bimë narkotike

Kryetari i Prishtines njofton vendimin se Prishtina shpallet vend mikprites i Lojerave Mesdhetare
Kryetari i Prishtines njofton vendimin se Prishtina shpallet vend mikprites i Lojerave Mesdhetare Gazeta Si 93 Shikime • 3 years më parë

⁣Kosova do të jetë vendi organizator i Lojërave Mesdhetare 2030, arritje kjo historike për “dardanët”, të cilët në këtë mënyrë afirmohen jo pak në arenën ndërkombëtare të sportit. ⁣Për këtë arritje një koment të shkurtër e bëri dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili e konsideroi arritje historike shpalljen e Kosovës, vend organizator të Lojërave Mesdhetare 2030.

Santiago Montiel - Puskas Award 2025
Santiago Montiel - Puskas Award 2025 Gazeta Si 61 Shikime • 10 muaj më parë

FIFA shpalli golin më të bukur të vitit 2025. Çmim që shkoi pë golin e Santiago Montiel në sfidën ⁣Independiente vs. Independiente Rivadavia

Djegia e shezlonëve në Drimadhes
Djegia e shezlonëve në Drimadhes Gazeta Si 111 Shikime • 5 years më parë

Djegia e shezlonëve në Drimadhes

⁣Çfarë e pengon traktatin mbrojtës mes Shqipërisë dhe Kosovës?
⁣Çfarë e pengon traktatin mbrojtës mes Shqipërisë dhe Kosovës? Gazeta Si 112 Shikime • 4 years më parë

“Sa i përket bashkëpunimit tonë dypalësh, është me rëndësi për një traktat për mbrojtje të ndërsjellë. E kam bërë prej vitesh këtë propozim që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe aleatët tanë strategjikë. Ka ardhur koha që të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim”.

Me këto fjalë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani riktheu në vëmendje një propozim të hershëm përmes të cilit kërkohet lidhja e Shqipërisë dhe Kosovës në një marrëveshje mbrojtjeje reciproke në raste luftërash.

Osmani thotë se marrëveshja nuk bie ndesh me praktikat ndërkombëtare, madje aplikohet edhe nga aleatët strategjikë të dy vendeve. Ajo nuk solli ndonjë rast, por ka të drejt kur thotë se aplikohet edhe nga vendet e mëdha anëtare të NATO-s.

Rasti më i freskët janë dy marrëveshjet e nënshkruara nga Boris Johnson me Suedinë dhe Finlandën. Në të dyja rastet, Britania e Madhe zotohet që të ndihmojë ushtarakisht, qoftë edhe me trupa dy vendet në rast se sulmohen, ndërsa dy vendet zotohet që të ndihmojnë Britaninë në rast se kjo e fundit sulmohet.

Shembuj të tjerë ka plotë. Turqia me Azerbajxhanin është një i tillë. Recep Taip Erdogan dhe Ilham Aliyev kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fushën e bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë. Në to parashikohet nën moton ‘dy shtete një komb’ ndihma e pakufizuar ushtarake në rastet kur njëri vend sulmohet nga tjetri.

Ndihma turke ndaj Azerbajxhanit u testua në konfliktin e fundit për Nagorno-Karabakhin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Armenia akuzoi se në luftën e shkurtër nga e cila doli e humbur u përfshi edhe Turqia ushtarakisht, sidomos me dronë dhe avionë luftarakë.

Shembuj të tjerë ka plot, por nisur nga këta dy në pamje të parë duket sikur nuk ka asnjë pengesë juridike që një marrëveshje të tillë ta nënshkruajë Shqipëria me Kosovën. Por, pengesa politike është ajo që nuk është kapërcyer deri më tani dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për vullnetet politike në Tiranë dhe Prishtinë.

Shqipëria nuk ka peshën e Britanisë së Madhe e të Turqisë në NATO dhe në gjirin e Aleancës ka vende që nuk njohin ende pavarësinë e Kosovës, pesë prej të cilave vende anëtare edhe të Bashkimit Europian.

Një marrëveshje e tillë mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të shkaktonte reagimin e tyre, që të pasonte një efekt domino, që më pas mund të dëmtojë të dyja vendet, Shqipërinë te negociatat ende të pahapura mirë me BE, Kosovën te përpjekjet për të liberalizuar vizat dhe anëtarësuar në NATO.

Showing 12 out of 169