Videot kryesore

Me shpejtësi 166 km/orë, Policia arreston një 32 vjeçar, iu heq patentën 15 të tjerëve
Me shpejtësi 166 km/orë, Policia arreston një 32 vjeçar, iu heq patentën 15 të tjerëve Gazeta Si 86 Shikime • 6 years më parë

Me shpejtësi 166 km/orë, Policia arreston një 32 vjeçar, iu heq patentën 15 të tjerëve

⁣Policia gjermane shpërndan me forcë protestën kundër masave shtrënguese
⁣Policia gjermane shpërndan me forcë protestën kundër masave shtrënguese Gazeta Si 105 Shikime • 6 years më parë

Policia gjermane shpërndau me forcë qindra protestues që u mblodhën në Berlin për të kundërshtuar vendimin e Angela Merkel dhe Qeverisë që ajo drejton për ashpërsimin e masave kufizuese anti-Covid.

Me bilbila dhe pankarta në duar se po rrezikohej demokracia, protestuesit i kërkuan Qeverisë që të tërhiqet nga masat në fjalë dhe në vend të tyre të sigurojë që çdo shtetas që infektohet me Covid të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Protestuesit sfiduan thirrjet e vazhdueshme të policisë për t’u shpërndarë dhe kujtesën se me tubimin në fjalë po shkelnin ligjet e vendit. Një pjesë e tyre u përleshën trup më trup me forcat e policisë.

Këto të fundit u detyruan që të përdornin topat e ujit dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë protestuesit. Bilanci i protestës është mbi 190 protestues të arrestuar dhe të paktën nëntë punonjës të policisë të plagosur.

Protestat u thirrën pasi dy dhomat e Bundestagut miratuan ndryshimet në ligjin ekzistues të mbrojtjes ndaj pandemive. Ndryshimet në fjalë i japin të drejtë Qeverisë, që në rastin aktual të Covid të vendosë masa drastike kufizuese, që nga ndalim-qarkullimi, e deri tek mbyllja e dyqaneve, ndalimi i konsumit të alkoolit në publik dhe mbajtja me detyrim e maskës dhe mjeteve të tjera parandaluese të përhapjes së virusit.

Kundërshtarët e këtij ligji thanë se ai i hap rrugë shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Qeverisë dhe qytetarin e lë në mëshirë të vendimeve të pushtetit. Por, mbrojtësit e këtij akti thonë se me miratimin e tij u plotësua një kuadër ligjor cilësor në luftën kundër pandemive, jo vetëm në rastin e Covid.

Borë në zonat e veriut të vendit
Borë në zonat e veriut të vendit Gazeta Si 105 Shikime • 3 years më parë

⁣Situata paraqitet e qetë në askin Bogë-Theth, ku dy mjete borëpastruese janë në terren për të mbajtur rrugën e hapur. Në këtë aks lëvizet me goma dimërore

Shpresa Bërdëllima duke recituar poezine e Ismail Kadare "Mall"
Shpresa Bërdëllima duke recituar poezine e Ismail Kadare "Mall" Gazeta Si 178 Shikime • 7 years më parë

Shpresa Bërdëllima ishte një emër i njohur për kinematografinë Shqiptare. Si një vajzë lozonjare në filmin “Vajzat me kordele të kuqe” e si një tjetër vajzë e vogël që përpiqej të ndryshonte mentalitetin e kohës, tek filmi “Përtej mureve të gurta”, Bërdëllima do të kujtohet si një aktorë tepër e veçantë për publikun shqiptar.

Gjirokastra”, filmi mbi Hoxhën që i afrohet njerëzores
Gjirokastra”, filmi mbi Hoxhën që i afrohet njerëzores Gazeta Si 111 Shikime • 7 years më parë

“Është një sfidë shumë e bukur profesionale”, thotë Neri, teksa e pyet për rolin e tij të fundmë, xhirimet e filmit të cilat po vijojnë ende, ku vijon se “nëse i madhi Sandër Prosi, bëri Ismail Bej Vlorën, i largët në kohë, ndërsa Enveri, është shumë i afërt. E mbaj mend madje kur ka ndërruar jetë. Unë kam qenë 17 vjeç dhe është një sfidë mjaft e madhe profesionale, në kuptimin aktorial”.

“Gjëja më e mirë në atë rol është se edhe regjisori nuk kishte asnjë motiv a dëshirë për mendim politik apo historik. Ne jemi artistë! Ne nuk dalim në konkluzione, por paraqesim një realitet. Edhe skenat janë tejet intime, si ajo ku në një galeri sheh një bust të vetin, në krevat duke dëgjuar lajme, në makinë kur e kapin krizat...pra janë skenat tejet njerëzore”.

A është ky gjithsesi, një fill tejet i hollë?

“Duam apo nuk duam ne, ai është një figurë historike. Nuk dua të lëndoj askënd...por duhet parë i gjithë filmi, ku asnjëherë nuk është tentuar që të pozicionohemi me atë çka kemi bërë...Mendoj se është bërë një punë shumë e mirë”.

Personalisht, si e përjetoi?

“Duke e ditur që është hera e parë që vjen figura e Hoxhës dhe e di që do ketë reagime, - e kjo është krejt normale, - por për një gjë jam i qetë që kemi dhënë më të mirën tonën, pa asnjë manipulim”.

Po subjekti?

“Është periudha kur Shqipëria prishet me rusët, pra, ndarja e madhe, e në qendër të filmit është një arkeolog shqiptar, që lidhet me një ruse që jetojnë në Gjirokastër, - e madje ku është dhënë edhe titulli i filmit. Atëherë bën Enver Hoxha edhe ndarjen nga kampi (socialist). Është tejet njerëzore, ku vendimet politike shkatërrojnë marrëdhëniet njerëzore. Edhe me regjisorin nga një bisedë me të, ai tha që unë marr shkakun nga Enveri, që bëri ndarjen...”. Pra, historia e politika, ndërhyn dhunshëm në jetën private të njerëzve...Merret me njeriun”.

Kjo ndarje dhunshme, të rikujton befas një dokumentar nga regjisorja bullgare Adela Peeva, për ndarjen e dhunshme nga kampi socialist, i meshkujve shqiptarë, të martuar me shtetase të huaja, “Albanian divorce style”.

⁣Meta paralajmëron “veprime të paimagjinueshme”: Grupe paramilitare fushatë për PS
⁣Meta paralajmëron “veprime të paimagjinueshme”: Grupe paramilitare fushatë për PS Gazeta Si 101 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta iu rikthye gjuhës së ashpër të 2019-ës dhe marsit të 2020 ndaj Qeverisë. Ai foli për grupe paramilitare që po bëjnë fushatë për socialistët, për banda ndërkombëtare e vendore që duan të shtypin një popull e për Qeveri që ka dalë garante e Ndraghetës për t’i pastruar paratë e krimit.

Meta u shpreh se ka një plan të qartë për të mbrojtur votën e shqiptarëve më 25 prill dhe se ndryshe nga 2017-të, këtë herë do të flasë dhe të veprojë para se, sipas tij, zgjedhjet të mbahen me standardet e Shijakut dhe të Dibrës.

Presidenti interpretoi edhe incidentin e ndodhur në Elbasan, ku u përplasën mbështetësit e Ramës dhe të Bashës. Përgjegjës bëri Ramën, ndërsa nënkuptoi se në radhët e PS-së ishin persona të botës së krimit, që i quajti grupe paramilitare. Presidenti përsëriti se vendi është nën kërcënimin e bandave, që tha se janë ndërkombëtare dhe lokale.

“Pse i përplasin takimet në të njëjtën kohë?! Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë, sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme ndaj kujtdo që kërkon të shkelë shqiptarë, për t’i treguar vendin kujtdo që mendon se mund të shtypë me këmbë popullin shqiptar, sipas porosive të marra nga bandat ndërkombëtare dhe lokale, siç i patë ata të Elbasanit, që janë me tendera dhe kriminelë”, tha Meta.

“Nuk lejon Ilir Meta instalimin e një junte në Shqipëri. Është detyrë e presidentit që t’i dalë për zot Kushtetutës. E pësuam njëherë në zgjedhjet e 2017-ës dhe mos prisni që Presidenti të reagojë pasi të bëhen zgjedhjet me standardet e Shijakut, Dibrës dhe të bandës së Bashkisë së Tiranës”, tha ai.

Zjarri tek Farmacia 10
Zjarri tek Farmacia 10 Gazeta Si 56 Shikime • 8 muaj më parë

Zjarri tek Farmacia 10, pallati qe digjet

Kreymimistri Ramush Haradinaj takohet me presidentin francez në Berlin.
Kreymimistri Ramush Haradinaj takohet me presidentin francez në Berlin. Gazeta Si 141 Shikime • 8 years më parë

Edhe pse videot e kryeministrit Hamush Haradinaj tregojnë takime dhe përshëndetje miqësore me presidentin francez prapa dyerve të mbyllura, atmosfera duket të ketë qenë tejet e acaruar. Burime për mediat në Prishtinë bëjnë të ditur se ka pasur një përplasje e ashpër mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Emmanuel Macron për shkak të tarifës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Brenda fermës së kanabisit në Berat, ku u gjetën 700 arka me bimë narkotike
Brenda fermës së kanabisit në Berat, ku u gjetën 700 arka me bimë narkotike Gazeta Si 145 Shikime • 4 years më parë

⁣Brenda fermës së kanabisit në Berat, ku u gjetën 700 arka me bimë narkotike

Ilir Meta në kafazin e xhamit në GJKKO, Monika Kryemadhi në allë
Ilir Meta në kafazin e xhamit në GJKKO, Monika Kryemadhi në allë Gazeta Si 56 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Ilir Meta në kafazin e xhamit në GJKKO, Monika Kryemadhi në allë

“Teatri”, Meta: Karagjozët të mos bëjnë prova force me Presidentin
“Teatri”, Meta: Karagjozët të mos bëjnë prova force me Presidentin Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Ilir Meta doli para gazetarëve për të arsyetuar edhe juridikisht kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave që kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës godinat dhe truallin e Teatrit Kombëtar.

Shkelja kryesore kushtetuese në këtë vendim, sipas Presidentit Meta, është tejkalimi i kompetencave nga ana e Bashkisë së Tiranës. Presidenti tha se teatri është një vepër kombëtare me interes të rëndësishëm për vlerat dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore që nuk mund t’i kalohet në menaxhim pushtetit vendor.

“Bashkia Tiranë nuk mund të ketë në pronësi këtë truall, pasi është kombëtar. Për një pasuri të tillë publike pronësia duhet të jetë vetëm pronë e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Presidenti.

Në vendimin e datës 9 maj të Qeverisë, kushtëzohet kalimi i pronësisë me prishjen e objektit ekzistues dhe ndërtimit të një objekti të ri. Pikërisht për këtë arsye, kreu i shtetit i kërkon Gjykatës Kushtetuese që ta marrë në shqyrtim dhe të vendosë për pezullimin e të gjitha veprimeve, pasi në të kundërt, siç tha ai, vendi rrezikon të humbasë një pjesë të identitetit kombëtar dhe historinë 80-vjeçare të teatrit.

“Pasojat do të ishin të parekuperueshme. Prandaj, kjo e bën të domosdoshme që të vendoset pezullimi i të gjitha akteve deri në marrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Presidenti thotë se në thelb, si VKM-ja e Qeverisë, ashtu edhe ligji për dhënien me koncesion të këtij trualli, që kreu i shtetit e ka dorëzuar në Kushtetuese që në korrik të 2019 janë e njëjta gjë. Meta shmangu komentin mbi deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që pak ditë më parë tha se teatri i ri do të bëhet dhe kërkoi nga Presidenti që “të mos fuste hundët tek punët që s’i takojnë”, duke përdorur shprehjen tiranase “graj gamorin tat”.

Por, ai tha se çështja e Teatrit Kombëtar është një çështje e ngritur në nivele kushtetuese tashmë dhe nuk kurseu tonet e forta.

“Presidenti është gjithmonë në krye të detyrës së tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar e publik. Sa i takon ndonjë karagjozi, apo karagjozëve që kërkojnë të bëjnë prova force me Presidentin, duhet ta ketë të qartë se Presidenti sillet me përgjegjësi maksimale, mban shënim çdo gjë dhe i ka bërë paralajmërimet të përsëritura. Presidenti do të bëjë detyrën e tij, pa rënë në provokime banale”, deklaroi ai.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e VKM-së së Qeverisë u dorëzua më herët nga Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj.

“Kjo është kërkesa e dytë që Presidenti i dorëzon kushtetueses dhe në të kërkohet shfuqizimi i vendimit të 8 majit 2020, që kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës, godinën e Teatrit Kombëtar, që sipas qëllimit të shprehur në vetë VKM-në e Qeverisë duhet të prishet”, deklaroi për Zërin e Amerikës, këshilltari Dervishaj.

Dervishaj tha se kërkesa është në vijimësi të padisë së parë kundër prishjes së godinës.

“Argumentat kushtetues mbeten të njëjtë, që godina paraqet interes të lartë publik dhe kombëtar dhe prishja e saj shkakon humbje. Prandaj, Presidenti kërkon nga Gjykata Kushtetuese fillimisht pezullimin e efekteve të këtij akti deri kur gjykata të shprehet. Të ndalohet çdo veprim administrativ që cenon godinën e teatrit”, tha Dervishaj.

Dorëzimi i kërkesës nga ana e Presidentit i paraprin mbledhjes së parashikuar për të premten të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku në rend të ditës është edhe shqyrtimi i vendimit për prishjen e godinës ekzistuese dhe ngritjes së godinës së re.

Ndërkohë, pasdite e së mërkurës forca të shumta të policisë bashkiake u panë afër teatrit, duke shkaktuar reagim të fortë nga grupi i artistëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që protesojnë prej muajsh kundër shembjes së godinës.

⁣Rama: “Albania 1” lëshohet në hapësirë në muajin mars me Falcon 9
⁣Rama: “Albania 1” lëshohet në hapësirë në muajin mars me Falcon 9 Gazeta Si 104 Shikime • 5 years më parë

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” do të lëshohen në hapësirë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm me anijen Falcon 9 të kompanisë amerikane, Space X.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga bashkëbisedimi me një person, me gjasë përfaqësues i kompanisë Space X të Elon Musk, ku në dialog thuhet se “Albania 1” do të niset në orbitë në muajin mars, ndërsa në qershor “Albania 2”.

Arrestohet trafikanti i armëve në Tufinë
Arrestohet trafikanti i armëve në Tufinë Gazeta Si 56 Shikime • 7 muaj më parë

⁣Arrestohet trafikanti i armëve në Tufinë

⁣Raporti i ODIHR , PS: Prevaloi liria mbi masat anti-Covid, shit-blerja e votës po hetohet
⁣Raporti i ODIHR , PS: Prevaloi liria mbi masat anti-Covid, shit-blerja e votës po hetohet Gazeta Si 110 Shikime • 5 years më parë

Partia Demokratike e cilëson raportin e ODIHR si vula që i vendoset asaj që e quan “masakër zgjedhore” dhe “manipulimi më i madh i votës në pluralizëm”. Por, për Partinë Socialiste, raporti i ODIHR konfirmoi se 25 prilli ishte procesi më i mirë zgjedhor i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

“Është i qartë dhe pa asnjë ekuivok vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita e padiskutueshme u takon qytetarëve shqiptarë që shprehën vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përëputhje me rregullat dhe standardet në fushatë dhe zgjedhje”, deklaroi Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi.

Ai doli në një konferencë për shtyp ku radhiti edhe arsyet se përse, sipas mazhorancës, këto zgjedhje ishin më të mirat. Mes arsyeve renditi administrimin e tyre nga KQZ, kuadrin ligjor dhe teknologjinë.

“Sa i përket administrimit, në raport përshkruhet pozitivisht puna e KQZ-së së re ku sipas ODIHR zgjedhjet u organizuan përgjithësissht mirë. KQZ i sapoformuar u përball me detyrime të reja të zgjeruara pas ndryshimeve ligjore dhe i përmbushi si duhet pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, operoi me transparencë dhe mbajti seanca të hapura për publikun”, tha Pëllumbi.

Arsye tjetër, që renditi Sekretari Organizativ i PS-së ishte besueshmëria që gëzoi, sipas tij, procesi i administrimit zgjedhor.

Sa u takon akuzave për shit-blerje të votës, Arben Pëllumbi thotë se raporti vlerëson pozitivisht nisjen e hetimeve për këto pretendime.

“Raporti i referohet shit-blerjes së votës, duke nënvizuar se kishte pretendime për blerje të votave dhe se në këto zgjedhje, në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, hetimet nisën në shumë raste. Këto pretendime nuk u kufizuan vetëm te një subjekt politik”, tha ai.

Sipas socialistëve, ODIHR vlerëson në raport edhe prevalimin e lirisë për të bërë fushatë mbi masat kufizuese të Covid si një zgjedhje e bërë nga organet ligjzbatuese.

“E drejta për të bërë fushatë lirisht ka prevaluar mbi kufizimet e Covid, një zgjedhje e vullnetshme e institucioneve ligjzbatuese për të mos kufizuar asnjë subjekt politik për të shpalosur ofertën politike. U theksua liria themelore e organizimit dhe subjektet zgjedhore patën mundësi të bënin fushatë lirisht”, vijoi Pëllumbi.

Në fund, Arben Pëllumbi u ndal te pjesa e rekomandimeve të raporti, mes të cilave edhe ajo për depolitizimin e komisioneve zgjedhor, që ishte kërkesë e PS-së edhe para marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar.

⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë Gazeta Si 129 Shikime • 5 years më parë

Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skënderbej për të marshuar në ditën e pestë të protestës para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan sërish që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre.

Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me bizneset për t’u shpjeguar, sipas tij, paketën e rezistencës sociale dhe efektet krizës ndërkombëtare ekonomike.

Trafik droge nga veriu në jug, goditet grupi kriminal në Elbasan
Trafik droge nga veriu në jug, goditet grupi kriminal në Elbasan Gazeta Si 55 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Trafik droge nga veriu në jug, goditet grupi kriminal në Elbasan

Ermonela Jaho mahnit Londrën!
Ermonela Jaho mahnit Londrën! Gazeta Si 103 Shikime • 7 years më parë

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka mahnitur mbrëmjen e kaluar publikun londinez gjatë një shfaqjeje në Operan Wihmore, ku është duartrokitur për disa minuta rresht nga të pranishmit që nuk e linin të largohej nga skena.

⁣Përmbytjet e Vjosës, Rama: Pasojat e mungesës së digave dhe HEC-eve
⁣Përmbytjet e Vjosës, Rama: Pasojat e mungesës së digave dhe HEC-eve Gazeta Si 130 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama u ndal në zonat e përmbytura nga Lumi i Vjosës në Fier dhe Vlorë, ku në takimet që pati me drejtuesit emergjencave civile, ata të pushtetit vendor dhe qytetarë tha se këto përmbytje janë edhe pasojë e mungesës së hidrocentraleve dhe digave në këtë lumë.

“Për sa kohë ku do të mbahet lumë i egër dhe ne duam ta mbajmë lumë të egër, përsa kohë asnjë hidrocentral dhe digë nuk do të lejohet kjo vetvetiu i ka ato risqet e veta. E bukur shumë është egërsia e lumit, por pastaj....”, tha Rama.

Vjosa është lumi i fundit i egër i Europës, që rrjedh në shtratin e vet natyror pa ndërhyrje devijuese nga dora e njeriut. Për këtë arsye, aktivistë dhe ambientalistë kërkojnë shpalljen e Vjosës Park Kombëtar përgjatë të gjithë gjatësisë së tij.


Megjithatë, në prill të këtij viti Rama është shprehur se Qeveria nuk mund të plotësojë kërkesën e aktivistëve dhe organizatave mjedisore vendore dhe ndërkombëtare për të shpallur Lumin e Vjosës si Park Kombëtar në të gjithë rrjedhën e tij.

Ai tha se ka qenë ai që e ka shtyrë përpara idenë për të mbrojtur këtë lum duke e kategorizuar si zonë të mbrojtur, por vlerëson se shpallja e tij Park Kombëtar në të gjithë rrjedhën është e pamundur.

“Idenë e Vjosës Park Kombëtar kemi qenë ne që e kemi promovuar. Zonë e mbrojtur është një kategorizim që e mbron qartësisht nga ndërhyrjet në shtratin e saj, që nuk lejon ndërtimin e digave për hidrocentrale, ndërsa koncepti Park Kombëtar duhet trajtuar në zonë në mënyrë të kujdesshme, sepse nuk mund të shtrihet në gjithë rrjedhën e saj. Duhet ndarë zona e mbrojtur nga ajo Park Kombëtar, si dhe nga zhvillimi i aktiviteteve që nuk kërcënojnë Vjosën vetë”, thotë Rama gjatë një interviste në “Ëake Up”.

Shoqata vendase e ndërkombëtare dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit kanë ndërmarrë fushatën “Vjosa Park Kombëtar Tani”. Kësaj fushate i janë bashkangjitur edhe emra të njohur, mes të cilëve edhe aktori i famshëm Leonardi Di Caprio. Shpalljen e Vjosës Park Kombëtar në të gjithë rrjedhën e tij e ka mbështetur edhe Presidenti Ilir Meta, ndërsa këtë e ka kërkuar edhe Bashkimi Europian në raportin e fundit të progresit të miratuar nga PE.

Në këndvështrimin e Brukselit janë disa projekte të Qeverisë shqiptare që cenojnë zonat e mbrojtura dhe theksi vihet tek Valbona në veri dhe Vjosa në jug.

“I kërkojmë Qeverisë që të minimizojë ndikimin tek biodiversiteti duke ndaluar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, sidomos në zonat pranë lumenjve Valbonë dhe Vjosë”, thuhet në raport.

Valbona është shpallur Park Kombëtar dhe i njëjti status bëhet thirrje që t’i jepet Vjosës përgjatë të gjithë rrjedhës së tij.

“Të vendoset sa më shpejt shpallja e Vjosës Park Kombëtar përgjatë të gjithë rrjedhës së tij në përputhje me zotimin e bërë”, thotë raporti.

KE shpreh shqetësim se disa projekte kanë bërë dëm në mjedis në zonat e mbrojtura dhe i kërkon Qeverisë që të konsultohet ngushtë me shoqërinë civile dhe komunitetet vendore para se të vendosë për projekte të tilla në të ardhmen.

Tifozët braktisin Kombëtaren... sërish
Tifozët braktisin Kombëtaren... sërish Gazeta Si 62 Shikime • 1 year më parë

Tribuna bosh dhe atmosferë e vakët të cilë organizatorët përpiqen ta ngrohin me kolonën zanore të "Europe" - "It's a final countdown". Nuk po flasim për një ndeshje dosido por të ekipit përfaqësues që vjen pas një suksesi historik si ai ndaj Serbisë.

Salla e gjyqit ku u vra Astrit Kalaja
Salla e gjyqit ku u vra Astrit Kalaja Gazeta Si 62 Shikime • 1 year më parë

⁣Salla e gjyqit ku u vra Astrit Kalaja

Showing 13 out of 169