Videot kryesore

Nxjerrja e trupit te viktimes nga vendngjarja per ne ambulance
Nxjerrja e trupit te viktimes nga vendngjarja per ne ambulance Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

⁣Nxjerrja e trupit te viktimes nga vendngjarja per ne ambulance

NBA 'flet' shqip, këngë dhe valle para ndeshjes
NBA 'flet' shqip, këngë dhe valle para ndeshjes Gazeta Si 53 Shikime • 6 muaj më parë

⁣21 mijë tifozët në 'United Arena' në Amerikë kanë qenë
dëshmitarë dhe kanë shijuar këngë dhe valle tradicionale shqiptare.

Para ndeshjes së NBA midis Chicago Bulls dhe Indiana Pacers,
një grup shqiptarësh që jetojnë në SHBA kanë performuar me këngë dhe vallë
tradicionale shqiptare.

Në fund vendasit e Bulls u mposhtën 126 - 145 nga Pacers.

Sot në mesditë është shkëputur maja e një mali në fshatin Mërtur të Tropojës.
Sot në mesditë është shkëputur maja e një mali në fshatin Mërtur të Tropojës. Gazeta Si 122 Shikime • 7 years më parë

Mësohet se masivi shkëmbor nga maja e malit është shkëputur dhe ka rënë në një zonë që nuk banohet nga njeri dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Fshati është një zonë shkëmbore dhe shkëputja e gurëve aty është diçka e shpeshtë.
Gazeta Si ju sjell pamjet teksa maja e mali shkëputet.

Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet”
Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet” Gazeta Si 111 Shikime • 7 years më parë

Atë e kanë zili pothuajse të gjithë, por më shumë “të çuditur” mbeten ata që nuk kanë provuar ende të ngjisin qoftë edhe një mal, e të kuptojnë atë lumturinë që do të ndiejnë duke “e pushtuar” atë. Ndonëse është 8 vjeç, e mbase siç thotë edhe gjyshja e tij, – Ladi Sulo, që të gjithë e përngjajnë me mishërimin femëror të Dashnor Dikos (i famshmi i “Bananes”) – “Markus nuk e kupton realisht se çka po bën, por kur të rritet, do falënderojë nënën e veten, duke u ndier krenar”. Maja e Jezercës, Korabi apo maja e Çikës e Shëndëllia janë disa nga arritjet e këtij “fëmije” 8-vjeçar, – atë që shumë alpinistëve, u duhen muaj stërvitjeje (një shoqatë ka disa muaj që stërvit alpinistët dhe dashamirësit e maleve me majat e larta, duke u thënë se po përgatitemi të pushtojmë malin më të lartë në Shqipëri, Korabin).

⁣Rama do të dëshmojë në Parlament për incineratorët
⁣Rama do të dëshmojë në Parlament për incineratorët Gazeta Si 109 Shikime • 5 years më parë

Duke filluar nga java e ardhshme, Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për incineratorët do të nisë seancat dëgjimore me personat që ka thirrur për të dëshmuar, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama, që sipas kryetares së këtij komisioni, Jorida Tabaku ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Dëgjesat janë ndarë në dy javë.

“Nga e hëna do të thërrasim dëshmitarët nga fillimi i javës, me mediat, specialistët dhe personat përgjegjës të prokurorimit publik”, deklaroi Tabaku.

Javën e dytë do të dëgjohen personat politikë, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama, që Tabaku tha se ka konfirmuar pjesëmarrjen.

“Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ministrat Ahmetaj, Gjiknuri dhe njëkohësisht tre kryetarët e bashkive. Në Elbasan kemi një rast specifik. Kemi ish-kryetarin (Qazim Sejdini) dhe kryetarin aktual të Bashkisë


Tabaku tha se nga java tjetër do të dorëzojë padi penale për titullarët e institucioneve shtetërore dhe bankave të nivelit të dytë, që nuk kanë dorëzuar në këtë komision dokumentacionet dhe informacionet e kërkuara.

“Unë i kam administruar këto dokumenta, sepse i kam kërkuar qeverisë gjatë denoncimeve si deputete. Atëherë m’i dhanë se siç duket nuk mendonin se ne do t’i shkonim deri në fund kësaj çështjeje. Sot po kërkoj që t’i administroj si provë në Komision. Kemi hasur në rezistencë nga ana e Drejtorisë së Tatimeve që të sjellë të gjithë informacionin e kërkuar. Komisioni hetimor e ka në tagër që të administrojë çdo informacion, ashtu si çdo institucion tjetër hetues dhe i bëj thirrje edhe sistemit bankar që të kthejnë përgjigje, sepse përndryshe filloj paditë penale javën tjetër”, deklaroi Tabaku.

Kryetarja e komisionit hetimor u shpreh se deputetët do të vizitojnë tre incineratorët për ta parë nga afër investimet.

“Ramë dakord që të bëjmë vizita te të tre incineratorët. Ai i Elbasanit është skenë krimi tashmë, ndërkohë që te Fieri dhe Tirana kemi shumë për të gjetur, shumë për të parë. Aty nuk ka incinerator, nuk ka impiant incenerimi, megjithëse pagesat janë bërë.

⁣Policia i shfaqet në takim, Kryemadhi: Mos u bëni ushtarë të Taulantit
⁣Policia i shfaqet në takim, Kryemadhi: Mos u bëni ushtarë të Taulantit Gazeta Si 138 Shikime • 6 years më parë

Gjatë takimeve prezantuese të programit të LSI-së në qytetin e Elbasanit, Monika Kryemadhit iu paraqitën edhe forca të Policisë së Shtetit për t’i komunikuar gjobën e radhës për shkelje të masave anti-Covid.

Gjatë diskutimit të shkurtër, efektivët e policisë i njoftojnë kryetares së LSI-së se kishte shkelur rregullin e mosgrumbullimit të më shumë se 10 vetave. Kryemadhi i thotë se përballë kanë 7 vetë dhe jo 10, ndërsa ironizon duke deklaruar se pse në kafe lejohen.

Kryemadhi sfidon efektivët që të vendosin gjobën, që më pas paralajmëron se do ta ankimojë në Gjykatën Administrative.

“Vendosni gjobën dhe i drejtohemi Gjykatës Administrative. Merruni me bandat këtu njëherë, pastaj hajdeni na vendosni gjoba për maskat”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së akuzoi policinë se në këtë rast është përdorur nga Taulant Balla, deputet i PS-së i Qarkut të Elbasanit.

“Mos u bëni ushtarë as të Taulantit dhe as të ushtarëve të Taulantit”, iu drejtua Kryemadhi.

Kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi gjobitet për shkelje të masave anti-Covid, por është hera e parë pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, që tha se policia nuk do të tolerojë më as Presidentin, as ministrat, as PS e as opozitën për këto shkelje.

Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK
Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK Gazeta Si 120 Shikime • 3 years më parë

⁣Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK

Momenti i esktradimit nga Dubai i Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në Rinas
Momenti i esktradimit nga Dubai i Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në Rinas Gazeta Si 232 Shikime • 2 years më parë

⁣Momenti i esktradimit nga Dubai i Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në Rinas

Bashkia e Lezhës përplaset me ministrin Lleshaj për pallatin 12-katësh
Bashkia e Lezhës përplaset me ministrin Lleshaj për pallatin 12-katësh Gazeta Si 116 Shikime • 7 years më parë

Debati mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Urbanistikës dhe banorëve për pallatet e dëmtuara. Ministri e akuzon drejtorin se po përhap panik.

Rama poston video-montazhin sarkastik, PD: Në vend të merret me qytetarët, sulmon opozitën
Rama poston video-montazhin sarkastik, PD: Në vend të merret me qytetarët, sulmon opozitën Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se në vend që të shqetësohet për mijëra qytetarë, që sipas saj, sot janë pa punë e bukë, merret me video-montazhe për të sulmuar opozitën.

“Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Bardhi tha se qeveria nuk ka paratë, as ato që u ka premtuar qytetarëve.

“Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma. Çfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën!”, shkruan Bardhi.

Këtë reagim të PD-së e ka nxitur një video-montazh i krijuar nga një faqe satirike në rrjetet sociale dhe më pas i postuar në Instagram nga Kryeministri Edi Rama, ku shfaqet Lulzim Basha në një konferencë për shtyp me fjalët “Unë dhe Partia Demokratike morëm fund!”.

Policia largon me forcë protestuesit e AMT
Policia largon me forcë protestuesit e AMT Gazeta Si 110 Shikime • 6 years më parë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.

Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.

Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.

Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.

Zbulohet grupi i vrasësve me pagesë në Durrës, armët dhe makinat e sekuestruara
Zbulohet grupi i vrasësve me pagesë në Durrës, armët dhe makinat e sekuestruara Gazeta Si 139 Shikime • 4 years më parë

Zbulohet grupi i vrasësve me pagesë në Durrës, armët dhe makinat e sekuestruara

Replika Balla-Vasili në Parlament për Portin e Durrësit
Replika Balla-Vasili në Parlament për Portin e Durrësit Gazeta Si 109 Shikime • 4 years më parë

⁣Replika Balla-Vasili në Parlament për Portin e Durrësit

⁣Mes tensioneve për targat dhe dyshimeve për “Ballkanin e Hapur”, Rama viziton Kosovën
⁣Mes tensioneve për targat dhe dyshimeve për “Ballkanin e Hapur”, Rama viziton Kosovën Gazeta Si 88 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama viziton për disa orë Prishtinën në mesin e një krize e tensionesh mes Kosovës e Serbisë, për shkak të reagimit ekstrem të Beogradit pas vendimit të reciprocitetit të targave.

Vizita nis me organizimin e ceremonisë së pritjes nga Kryeministri Albin Kurti në Prishtinë rreth orës 09:00 dhe më pas takimi mes delegacioneve.

Rreth orës 10:20 minuta, sipas agjendës së publikuar pritet të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp mes dy kryeministrave.

Vizita vjen mes tensioneve të shkaktuara në veri të Kosovës nga serbët që protestojnë kundër reciprocitetit të targave. Shfaqjet e forcës së Beogradit në kufi me Kosovën, ku ka afruar tanke, ushtarë, avionë e helikopterë kanë nxitur shumë analistë e politikanë që të vënë në mëndyshje sinqeritetin e Serbisë në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”.

Gjithashtu, vizita e Ramës në Kosovë pason atë të Nju Jorkut, ku gjatë fjalës së mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kreu i Qeverisë shqiptare u bëri thirrje të gjitha vendeve që ta njohin pavarësinë e Kosovës, përfshirë këtu edhe vetë Serbinë. Ai tha se OKB është e paplotë pa Kosoën anëtare të saj dhe se pavarësia është një realitet i pakthyeshëm.

⁣Gledis Nano kur ishte ende në detyrë për kanalin francez Metropole
⁣Gledis Nano kur ishte ende në detyrë për kanalin francez Metropole Gazeta Si 176 Shikime • 4 years më parë

⁣Gledis Nano kur ishte ende në detyrë për kanalin francez
Metropole

⁣Nis vaksinimi i 13 mijë punonjësve të Policisë e Gardës
⁣Nis vaksinimi i 13 mijë punonjësve të Policisë e Gardës Gazeta Si 106 Shikime • 6 years më parë

Këtë të shtunë ka nisur procesi i vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës.

Qëndrat e vaksinimit janë hapur në Tiranë dhe rrethe. Në kryeqytet, efektivët e policisë po vaksinohen në stadiumin “Air Albania”.

Në ceremoninë e nisjes së këtij procesi mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në total janë 11,800 punonjës së Policisë së Shtetit dhe 1300 të Gardës së Republikës që do të vaksinohen.

tritoli 5
tritoli 5 Gazeta Si 152 Shikime • 8 years më parë

tritoli 5

⁣Presidenti i ri, PS miraton kërkesat e Alibeajt dhe rrëzon Mediun për përfshirjen e Berishës
⁣Presidenti i ri, PS miraton kërkesat e Alibeajt dhe rrëzon Mediun për përfshirjen e Berishës Gazeta Si 127 Shikime • 4 years më parë

Partia Socialiste pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për zhvendosjen me një javë të datës së nisjes së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe rrëzoi kërkesën e Fatmir Mediut për të përfshirë në këtë proces të gjithë deputetët e Kuvendit, jo vetëm ata që janë anëtarë të grupeve parlamentare.

Alibeaj mori pjesë në konferencën e kryetarëve si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, megjithëse u shkarkua në Kuvendin e fundit të PD të organizuar nga Sali Berisha.

Propozimi i parë i tij ishte që të shtyhej data e mbledhjes së konferencës së kryetarëve, që Kushtetuta e cilëson si data e nisjes së procesit për në 10 maj dhe më 17 maj të mbahet raundi i parë i votimit.

Propozimi i dytë i tij lidhej me kohën mes zhvillimit të pesë raundeve të votimit në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PS ja miratoi të dyja kërkesët, por me një ndryshim të vogël.

“E ndërpresim mbledhjen pa vendimmarrje sot dhe mblidhemi në datën 10 dhe data 16 maj të jetë raundi i parë i votimit. Kushtetuta e përcakton që votimi i parë të jetë jo më vonë se shtatë ditë dhe jo më vonë se shtatë do të organizohen edhe raundet e votimit në Kuvend”, tha Balla.

Mediu kërkoi përfshirjen në procesin e bisedimeve jo vetëm të grupeve parlamentare, por edhe e deputetëve jashtë grupeve. Jashtë grupeve është Sali Berisha dhe tre deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Edmond Spaho. Gjithashtu, jashtë grupeve janë edhe katër deputetët e LSI-së.

“Propozoj që të arrijmë në marrëveshje që të kemi një President garant të unitetit dhe mbi palët, duhet të konsiderojmë edhe deputetët, edhe grupet dhe të gjitha palët. I bëj këtë kërkesë kësaj mbledhjeje që është në interes të këtyre bisedimeve që të ketë një përfaqësi të mazhorancës dhe një përfaqësi të unifikuar të të gjithë deputetëve të opozitës për të qenë seriozë në këtë procesi”, tha Mediu.

“Procesi do të zhvillohet vetëm në Kuvend dhe vetëm në nivelin e grupeve parlamentare dhe është kushti i vetëm që PS ka në këtë proces. E tillë është Kushtetuta dhe fryma e saj. Bini dakord ju dhe hajdeni një treshe përfaqësuese, por procesi do të zhvillohet në Kuvend dhe me grupet parlamentare si organizime të mirëfillta të parlamentit”, deklaroi ai.

Agim Ademi për shortin e Kosovës  në Kupën e Botës 2026
Agim Ademi për shortin e Kosovës në Kupën e Botës 2026 Gazeta Si 54 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Presidenti i FFK, Ademi do tw deklaronte - “Grupi D, ku do të jemi ne, në rast kualifikimi, është me tri kombëtare dhe tri shtete të respektueshme. Por, ne fillimisht duhet t’i kalojmë edhe dy hapa, me Sllovakinë e pastaj me Turqinë dhe Rumaninë.

Trafik droge nga veriu në jug, goditet grupi kriminal në Elbasan
Trafik droge nga veriu në jug, goditet grupi kriminal në Elbasan Gazeta Si 52 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Trafik droge nga veriu në jug, goditet grupi kriminal në Elbasan

Showing 10 out of 169