Videot kryesore

Të  jesh një freelance i lirë në profesion.
Të jesh një freelance i lirë në profesion. Gazeta Si 108 Shikime • 7 years më parë

Sipas tij, “Freelance, do të thotë të krijosh!”. Vitin e shkuar më 2019, Tasho e mbylli me dy libra e ekspozita për shqiptarët e Hungarisë dhe Çekisë, si dhe atë të ri sjelljes së kujtesës, të katedrales së famshme të Parisit, - atë të Notre Dame de Paris, - ku siç thotë edhe Tasho, “hapa e shfletova arkivat e mia të hershme, e me një bashkëpunim me ambasadën franceze, hapëm një ekspozitë në Korçë”.

Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë
Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë Gazeta Si 113 Shikime • 4 years më parë

Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë

Eskorta e Kryeministrit Edi Rama ndryshon rrugë në Librazhd
Eskorta e Kryeministrit Edi Rama ndryshon rrugë në Librazhd Gazeta Si 164 Shikime • 7 years më parë

Protestues të Partisë Demokratike u përpoqën të ndalojnë eskortën e Kryeministrit Rama, që po udhëtonte për një takim elektoral në qytetin e Përrenjasit.

⁣Raporti i ODIHR , PS: Prevaloi liria mbi masat anti-Covid, shit-blerja e votës po hetohet
⁣Raporti i ODIHR , PS: Prevaloi liria mbi masat anti-Covid, shit-blerja e votës po hetohet Gazeta Si 109 Shikime • 5 years më parë

Partia Demokratike e cilëson raportin e ODIHR si vula që i vendoset asaj që e quan “masakër zgjedhore” dhe “manipulimi më i madh i votës në pluralizëm”. Por, për Partinë Socialiste, raporti i ODIHR konfirmoi se 25 prilli ishte procesi më i mirë zgjedhor i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

“Është i qartë dhe pa asnjë ekuivok vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita e padiskutueshme u takon qytetarëve shqiptarë që shprehën vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përëputhje me rregullat dhe standardet në fushatë dhe zgjedhje”, deklaroi Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi.

Ai doli në një konferencë për shtyp ku radhiti edhe arsyet se përse, sipas mazhorancës, këto zgjedhje ishin më të mirat. Mes arsyeve renditi administrimin e tyre nga KQZ, kuadrin ligjor dhe teknologjinë.

“Sa i përket administrimit, në raport përshkruhet pozitivisht puna e KQZ-së së re ku sipas ODIHR zgjedhjet u organizuan përgjithësissht mirë. KQZ i sapoformuar u përball me detyrime të reja të zgjeruara pas ndryshimeve ligjore dhe i përmbushi si duhet pjesën më të madhe të detyrimeve të saj, operoi me transparencë dhe mbajti seanca të hapura për publikun”, tha Pëllumbi.

Arsye tjetër, që renditi Sekretari Organizativ i PS-së ishte besueshmëria që gëzoi, sipas tij, procesi i administrimit zgjedhor.

Sa u takon akuzave për shit-blerje të votës, Arben Pëllumbi thotë se raporti vlerëson pozitivisht nisjen e hetimeve për këto pretendime.

“Raporti i referohet shit-blerjes së votës, duke nënvizuar se kishte pretendime për blerje të votave dhe se në këto zgjedhje, në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, hetimet nisën në shumë raste. Këto pretendime nuk u kufizuan vetëm te një subjekt politik”, tha ai.

Sipas socialistëve, ODIHR vlerëson në raport edhe prevalimin e lirisë për të bërë fushatë mbi masat kufizuese të Covid si një zgjedhje e bërë nga organet ligjzbatuese.

“E drejta për të bërë fushatë lirisht ka prevaluar mbi kufizimet e Covid, një zgjedhje e vullnetshme e institucioneve ligjzbatuese për të mos kufizuar asnjë subjekt politik për të shpalosur ofertën politike. U theksua liria themelore e organizimit dhe subjektet zgjedhore patën mundësi të bënin fushatë lirisht”, vijoi Pëllumbi.

Në fund, Arben Pëllumbi u ndal te pjesa e rekomandimeve të raporti, mes të cilave edhe ajo për depolitizimin e komisioneve zgjedhor, që ishte kërkesë e PS-së edhe para marrëveshjes së 5 qershorit të vitit të kaluar.

Intervistë me bashkëdrejtuesin e AADF z.Martin Mata
Intervistë me bashkëdrejtuesin e AADF z.Martin Mata Gazeta Si 146 Shikime • 5 years më parë

⁣Projekti i Rijetëzimit të Piramidës së Tiranës

Daçic fyen Kosovën, SHBA-në dhe Britaninë në OKB: Jeni kolonialistë
Daçic fyen Kosovën, SHBA-në dhe Britaninë në OKB: Jeni kolonialistë Gazeta Si 127 Shikime • 7 years më parë

Ministri i Jashtëm serb, Iviça Daçiç duket se e ka humbur toruan gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke ka fyer ashpër ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, dhe delegacionin që e shoqëronte.

Leon Çika, një dardhar-kelt.
Leon Çika, një dardhar-kelt. Gazeta Si 257 Shikime • 7 years më parë

E vërteta qëndron se, shumë besuan se qeveria ishte rrëzuar, kur fotografi, piktori e koleksionisti, Leon Çika, ndryshoi vitrinën e fotografive të ATSH-së në vitet ’80.

Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive
Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive Gazeta Si 88 Shikime • 4 years më parë

⁣Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro gjatë fushatës televizive

Protesta e 18-të para kryeministrisë, bashkohen edhe dhitë
Protesta e 18-të para kryeministrisë, bashkohen edhe dhitë Gazeta Si 54 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Protesta e 18-të para kryeministrisë, bashkohen edhe dhitë

⁣Meta: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit
⁣Meta: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit Gazeta Si 106 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta e shfrytëzoi mesazhin e tij me rastin e 29 Nëntorit, ditës së Çlirimit për t’u bërë thirrje qytetarëve për bashkim dhe që të marrin fatet e vendit në dorë.

“Populli shqiptar ka treguar në çdo moment të vështirë, që di të ngrihet mbi përçarjet, mbi ato forca të cilat kërkojnë t’i shterin energjitë më pozitive dhe kërkojnë t’ia vjedhin atdhedashurinë dhe besimin tek e ardhmja. Unë jam tepër optimist, që shqiptarët e kanë të qartë se kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe ky ndryshim ka të bëjë me atë, që ata do të marrin fatet e tyre në duart e tyre, nuk kanë nga të presin”, u shpreh ai.

Një mesazh Presidenti e adresoi edhe për të rinjtë, ndaj të cilëve kërkoi më shumë aktivizim dhe marrjen e përgjegjësive për të ndalur shpopullimin e vendit.

Presidenti tha se për të debati mbi datën e Çlirimit nuk ekziston dhe se 29 Nëntori është provuar dhe argumentuar edhe nga historianët.

Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë
Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë. Një futboll ndryshe

⁣Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon dërgimin në Kushtetuese
⁣Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon dërgimin në Kushtetuese Gazeta Si 124 Shikime • 4 years më parë

Mazhoranca dhe opozita u përplasën në interpretimin e kompetencave të Kuvendit sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Nga mazhoranca kërkesa u kundërshtua në përmbajtjen formale dhe proceduriale të saj.

Nga Partia Demokratike thanë se në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i ddetyruar që ta çojë këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fund, dy palët ranë dakord që të thërrasin për të dëgjuar ministren Olta Xhaçka në mbledhjen e radhës të Këshillit. Ministrja nuk është e detyruar ligjërisht që të përaqitet para këshillit, ose mund të paraqitet me avokat, apo përfaqësues të saj.

Grabitet një bankë e nivelit të dytë te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë
Grabitet një bankë e nivelit të dytë te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë Gazeta Si 54 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Një bankë e nivelit të dytë është grabitur mesditën e kësaj të marte, 2 qershor, pranë kryqëzimit te zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë në rrugën “Gjin Bue Shpata”.

Muçi shënoi Golin më të bukur të muajit Nëntor në Turqi
Muçi shënoi Golin më të bukur të muajit Nëntor në Turqi Gazeta Si 61 Shikime • 10 muaj më parë

Në shtëpi dhe ndaj ⁣Konyaspor, sulmuesi shqiptar shënoi golin e 3 ndaj miqve dhe më të bukurin për muajin Nëntor 2025 në Superlig.

⁣Dhoma Amerikane e Tregtisë për Amnistinë Fiskale: Lë hapësira për pastrimin e parave
⁣Dhoma Amerikane e Tregtisë për Amnistinë Fiskale: Lë hapësira për pastrimin e parave Gazeta Si 114 Shikime • 4 years më parë

Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk ka një opinion përfundimtar në lidhje me nismën e Qeverisë për amnistinë fiskale e penalë, por thotë se nga një vëzhgim paraprak i draftit, ai lë hapësira për pastrimin e parave të pista.

“E dimë që ka një draft së fundmi, që është futur në konsultimin publik. Ky është draft, duam pak më tepër kohë për ta analizuar. Megjithatë, drafti ekzistues ka ndryshime nga draftet e mëparshme, por ndryshimet nuk janë thelbësore. Problemet kanë qenë në 2-3 parime. Së pari, krijon hapësira për pastrimin e parave dhe për të bërë evazion fiskal”, deklaroi në konferencën vjetore me gazetarët, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Dhoma thotë se do ta mbështesë nismën nëse ajo merr dritën jeshile nga partnerët ndërkombëtarë.

“Nëse ligji ka marrë aprovimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, strukturave si FMN, BE, apo MoneyVal atëherë edhe ne do ta mbështesnim. Shqetësimet tona janë shumë serioze në lidhje me këtë ligj dhe lidhen me konkurrencën e pandershme dhe hapësirave që ky ligj krijon”, vijoi Jaço.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, Shqipëria duhet të përqëndrohet në luftën kundër korrupsionit, sidomos me tenderat. Këtu, Jaço tha se do t’i propozohet Kuvendit një paketë ligjore, që synon parandalimin e korrupsionit.

“Paketa nuk ka shkuar për miratim në Parlament. Ne mendojmë që duhet çuar në Parlament. Është me rëndësi që të kemi një efekt parandalues të akteve korruptive kur ndodhin. Fokusi kryesor ka qenë me efekt prapaveprues, por ajo që vendet e avancuara kanë është parandalimi. Është propozim për të cilin grupet e punës po punojnë”, tha Presidenti i AmCham.

Problematik, sipas Dhomës, është edhe kuadri ligjor i prokurimeve publike, që lë hapësira për abuzime, korrupsion e spekulime. Jaço propozon që i gjithë kuadri ligjor ekzistues për tenderat duhet të reformohet me synim thjeshtimin e procedurave dhe përfshirjen sa më pak të administratës shtetërore.

Dhoma u shfaq kritike edhe për projektligjin për tatimin e të ardhurave, që sipas Jaços nuk përmbush tre nga katër parimet kryesore që propozon Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Kemi vënë re që ka shpenzime të pranuara që janë jashtë strukturave të fiskalitetit. Ka një kontradiktë. Ligji mund të ketë një qëllim të mirë, por kjo është periudha që të konsultohet. Draft ligji nuk përmbush tre nga katër kriteret tona kryesore, s’përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar, nuk nxit formalizimin e ekonomisë dhe nuk përmbush elementin e konkurrueshmërisë”, tha ai.

Jaço kërkoi që të kufizohen pagesat me para në dorë, që sipas tij do të forconte luftën kundër pastrimit të parave. Dhoma mendon gjithashtu se ligji për konsultimin publik duhet të ndryshojë për të zgjatur afatet, ndërsa problematikën në këtë ligj nuk e lidh me përmbajtjen e tij, por me moszbatimin.

⁣Rama: “Albania 1” lëshohet në hapësirë në muajin mars me Falcon 9
⁣Rama: “Albania 1” lëshohet në hapësirë në muajin mars me Falcon 9 Gazeta Si 102 Shikime • 5 years më parë

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” do të lëshohen në hapësirë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm me anijen Falcon 9 të kompanisë amerikane, Space X.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga bashkëbisedimi me një person, me gjasë përfaqësues i kompanisë Space X të Elon Musk, ku në dialog thuhet se “Albania 1” do të niset në orbitë në muajin mars, ndërsa në qershor “Albania 2”.

Shkrirja e një akullnaje
Shkrirja e një akullnaje Gazeta Si 137 Shikime • 8 years më parë

Pamjet janë marrë nga copitmi i një akullnaje gjigante pran qytetit bregdetar në Grenlandë

Polici i nxjerr armën e shërbimit punonjësit të biznesit gjatë një sherri
Polici i nxjerr armën e shërbimit punonjësit të biznesit gjatë një sherri Gazeta Si 54 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Polici i nxjerr armën e shërbimit punonjësit të biznesit gjatë një sherri

Blogerë të huaj që kërkojnë byrek në Shqipëri.
Blogerë të huaj që kërkojnë byrek në Shqipëri. Gazeta Si 133 Shikime • 6 years më parë

⁣Shumë turistë të cilët kanë vizituar Shqipërinë kanë spikatur byrekun dhe e kanë konsideruar atë si ushqimin e tyre të preferuar në gjithë gamën e ushqimeve tradicionale shqiptare.

Xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK pas homazheve të "21 Janarit"
Xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK pas homazheve të "21 Janarit" Gazeta Si 53 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK pas homazheve të "21 Janarit"

Showing 9 out of 169