Videot kryesore

Fjala e trajnerit Reja, pas fitores me Moldavinë
Fjala e trajnerit Reja, pas fitores me Moldavinë Gazeta Si 92 Shikime • 7 years më parë

Trajneri i Kombëtares iu drejtua lojtarëve në dhomën e zhveshjes në përfundim të fitores 4-0 ndaj Moldavisë në transfertë.

Ujërat ushqyes të Sllovenisë
Ujërat ushqyes të Sllovenisë Gazeta Si 162 Shikime • 7 years më parë

Ujërat ushqyes të Sllovenisë, Sllovenia është një vend i përcaktuar nga uji, me më shumë se 60 lumenj dhe përrenj, 300 liqene artificiale dhe natyrore dhe 7.500 burime ujërash të ëmbla

Meta intervistë për RAI: Ekipi shqiptar në Itali, demostrim falenderimi
Meta intervistë për RAI: Ekipi shqiptar në Itali, demostrim falenderimi Gazeta Si 91 Shikime • 7 years më parë

“Do t’ia dalim mbanë! Gjithçka do të shkojë mirë!”. Ky ishte mesazhi i përcjellë në italisht nga Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste dhënë për Rai Neës24, ku shpjegoi edhe simbolikën e ndihmës humanitare që Shqipëria i ofroi Italisë përmes dërgimit të një ekipi me 30 mjekë dhe infermierë.

“Ky mision humanitar përfaqëson një demostrim solidariteti e popullit shqiptar dhe institucioneve të tij ndaj Italisë dhe popullit italian. Nuk është vetëm një gjest solidariteti, por një demostrim falenderimi që shqiptarët ndjejnë përballë Italisë dhe italianëve për të gjitha çfarë kanë bërë në të shkuarën për të na ndihmuar në momentet më të vështira të kombit tonë, popullit tonë”, u shpreh ai.

Meta thotë se koronavirusi është një sfidë e përbashkët për të gjitha vende, është një sfidë globale që po teston edhe marrëdhëniet mes popujve.

“Kombet tona, popujt tanë janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, përmes shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali në 30 vitet e fundit dhe italianëve që punojnë e jetojnë në Shqipëri, numri i të cilëve është rritur dhe vazhdon të rritet”, deklaroi Presidenti.

⁣Hedhja në hapësirë e “Copernicus Sentinel-6”
⁣Hedhja në hapësirë e “Copernicus Sentinel-6” Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

Agjencia Hapwsinore Europian, ESA dhe ajo amerikane, NASA hodhën në hapësirë satelitin “Copernicus Sentinel 6”, që u dërgua në orbitë përmes raketës Falcon 9 të “Space X”.

Zjarr i fuqishëm në një servis gomisterie në Fushë Prezë
Zjarr i fuqishëm në një servis gomisterie në Fushë Prezë Gazeta Si 128 Shikime • 5 years më parë

⁣Zjarr i fuqishëm në një servis gomisterie në Fushë Prezë

Ahmetaj shmang incineratorët: Përgjegjësia para drejtësisë është individuale
Ahmetaj shmang incineratorët: Përgjegjësia para drejtësisë është individuale Gazeta Si 86 Shikime • 5 years më parë

⁣

Zv.Kryeministri dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj iu shmang pyetjeve në lidhje me arrestimin e Lefter Kokës për çështjen e incineratorit të Elbasanit.

Ish-ministri i Financave përjashtoi qeverinë dhe ministritë e tjera nga përgjegjësia kolektive në lidhje me këtë koncesion, në të cilin, sipas akuzës së SPAK, Lefter Koka ka përfituar 3.7 milionë euro ryshfet për t’i hapur rrugë ndërtimit.

“Përgjegjësia para drejtësisë është individuale, nuk është as kolektive dhe as politike”, tha Ahmetaj.

Ministri i Rindërtimit, që në kohën e dhënies së këtyre koncesioneve ka mbajtur postin e ministrit të Financave e shmangu fjalën “incinerator” dhe e cilësoi investimin në Elbasan si aset shtetëror.

Kontrata e koncesionit të incineratorit të Elbasanit përfundon ditën e enjte dhe pas kësaj faze u kalon bashkive të qarkut të Elbasanit për ta menaxhuar. Por si do të funksionojë tani që është nën sekuestro? Ahmetaj tha se ka një procedurë ligjore që e zgjidh këtë, pa dhënë më shumë detaje.

⁣Paralelizmi i gabuar i Ramës, pse SHBA-Japoni s’mund të krahasohet me Serbi-Kosovë
⁣Paralelizmi i gabuar i Ramës, pse SHBA-Japoni s’mund të krahasohet me Serbi-Kosovë Gazeta Si 63 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur bashkëpunimin me Serbinë në kuadër të Ballkanit të Hapur duke iu referuar shpesh shembujve nga historia. Shembulli i preferuar i tij është ai mes Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore.

Lufta e Dytë Botërore ishte kulmimi i armiqësisë shekullore mes dy vendeve, që vendosën të themelojnë Bashkimin Europian, pasi ndër shekuj kishin pushtuar njëra-tjetrën duke vrarë e prerë. Ky krahasim i Ramës u kritikua nga disa si i pavend me arsyetimin se Franca e Gjermania përgjatë historisë së tyre konfliktuale kanë qenë herë agresore, herë viktima, ndërsa Kosova e shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë agresorë të Serbisë, por vazhdimisht viktima të politikave shoviniste të Beogradit me spastrime etnike, i fundit prej të cilëve vetëm dy dekada më parë.

Megjithatë, veç rastit Francës e Gjermanisë, nga samiti i Ohrit në kuadër të Ballkanit të Hapur, Kryeministri Rama solli një shembull tjetër, që tha se nuk ishte i veti, por i diplomatit amerikan, Christopher Hill.

“Ambasadori Chris Hill më tha diçka që në fakt s’e kisha menduar asnjëherë. Shumë thjesht: SHBA kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat strategjike më të forta dhe miqësitë më të ngushta sot në arenën ndërkombëtare është aleanca e SHBA me Japoninë...pas dy bombave atomike dhe urdhëroni se ku është sot Japonia dhe nuk do të ishte sot aty nëse do të qëndronte me kurriz nga SHBA, duke kërkuar më parë që SHBA të uleshin në gjunjë për bombat atomike”, deklaroi Rama.

Por, as krahasimi me marrëdhënien Japoni-SHBA nuk është i duhur. Dy bombat atomike amerikane mbi Japoni ishin kulmimi i një lufte të ashpër mes tyre në Paqësor dhe vende të treta, si Tajlandë, Filipine e Kinë. Për më tepër, ishte Japonia ajo e para që sulmoi SHBA në Pearl Harbour.

Sulmi me dy bombat bërthamore më 6 dhe 9 gusht ishte i pari i amerikanëve në Japoni. Më 15 gusht, Japonia shpalli kapitullimin dhe më 2 shtator të 1945-s u zyrtarizua ky kapitullim. Sipas termave të caktuara nga fituesi, SHBA dhe aleatët e saj australianë, britanikë e neozelandezë do të qëndronin në Japoni si pushtues. Kjo është hera e parë dhe e vetme kur është pushtuar vendi ishullor.

Por, qëllimi i SHBA dhe aleatëve të saj nuk ishte spastrimi etnik në Japoni, siç ishte për një shekull qëllimi e politika e serbëve në Kosovë. Qëllimi i amerikanëve ishte ndryshimi i krejt sistemit dhe mënyrës së qeverisjes japoneze.

Nën udhëheqjen e gjeneralit Douglas MacArthur SHBA detyruan Perandorin Hirohito që të hiqte dorë nga imazhi prej ‘hyu’ që kishte krijuar në shoqërinë vendase. Heqja dorë nga ‘hyjnia’ ishte hapi i parë i progresit të shoqërisë. Ushtria u shpërnda, politikanët e Luftës së Dytë Botërore u ndaluan nga punësimi në qeveri, u shkatërruan konglomeratet që kontrollonin ekonominë, u ndërmor reforma agrare që shpërndau toka për njerëzit e thjeshtë, u legalizuan unionet e punonjësve, iu dha e drejta e votës grave dhe mbi të gjitha u decentralizuan dhe demokratizuan institucionet arsimore.

Shumë prej këtyre ndryshimeve u vendosën në Kushtetutë para se SHBA dhe aleatët e saj të largoheshin nga Japonia në vitin 1952, jo si të detyruar nga bombardimet e një shteti, apo aleance ushtarake. Ajo që lanë pas ishte një Japoni të transformuar dhe gati për të ecur vetë, por tani me rregulla krejtësisht të reja e më të drejta, duke lënë pas mbylljen shekullore, që kishte shërbyer si katalizator i agresioneve japoneze në Paqësor.

Po në Kosovë? Për një shekull përpjekjet serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të përhershme e në forma herë të heshtura, herë agresive e ushtarake. Spastrimi i heshtur realizohej përmes mungesës së investimeve në infrastrukturë, ekonomi, arsim, shëndetësi e çdo fushë tjetër për t’u vështirësuar jetën shqiptarëve.

Ushtarakisht dy kanë qenë spastrimet e mëdha, fillimisht në përfundim të Luftës së Parë Ballkanike dhe me luftën e vitit 1999. Përgjatë gjithë kësaj periudhe shqiptarët u vranë, u dëbuan. Atyre që mbetën iu mohua arsimimi në gjuhën amë, u zhvendosën me forcë për t’u zëvendësuar nga kolonët serbë, u përjashtuan nga vendimmarrja, u lanë jashtë institucioneve për të mos folur.

Pra, nëse SHBA la pas një Japoni më të demokratizuar e zhvilluar vetëm në 7 vjet, ato që Serbia mbolli në Kosovë për një shekull ka qenë vetëm shkatërrimi, terrori, genocidi e spastrimi etnik. Për më tepër, SHBA nuk e mohoi asnjëherë shtetësinë e Japonisë, as në vitet kur e mbajti të pushtuar.

Serbia vijon ta mohojë shtetin e Kosovës, madje pak ditë para se të merrte pjesë në samitin e Ohrit për Ballkanin e Hapur, Vuçiç u betua se do ta mbajë Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë. Këto janë dallimet mes dy shembujve të sjellë nga Kryeministri Rama dhe këto dallime ndoshta janë të mjaftueshme për të nxitur mosbesimin te Serbia në Prishtinë.

Besimi fitohet dhe për ta fituar këtë, gjëja e parë që Serbia duhet të bëjë para se të ftojë Kosovën në Ballkanin e Hapur është njohja si shtet. Të tjerët do të pasojnë...

Pamje me dron nga falja e Kurban Bajramit në sheshin "Skënderbej"
Pamje me dron nga falja e Kurban Bajramit në sheshin "Skënderbej" Gazeta Si 87 Shikime • 3 years më parë

⁣Pamje me dron nga falja e Kurban Bajramit në sheshin "Skënderbej"

Parcelë me kanabis në Vlorë, nën hetim edhe 3 policë. Kapen armë zjarri e fishekë luftarakë
Parcelë me kanabis në Vlorë, nën hetim edhe 3 policë. Kapen armë zjarri e fishekë luftarakë Gazeta Si 88 Shikime • 3 years më parë

⁣Parcelë me kanabis në Vlorë, nën hetim edhe 3 policë. Kapen armë zjarri e fishekë luftarakë

Vendimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës shkon në SPAK me monopatinë!
Vendimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës shkon në SPAK me monopatinë! Gazeta Si 47 Shikime • 3 years më parë

⁣Vendimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës shkon në SPAK me monopatinë!

Momenti i dorëzimit të Azgan Mërnicës, vrasësit të polivit Novruz Cenalia
Momenti i dorëzimit të Azgan Mërnicës, vrasësit të polivit Novruz Cenalia Gazeta Si 133 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti i dorëzimit të Azgan Mërnicës, vrasësit të polivit Novruz Cenalia

Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri fl
Korçë, merr fund arratia e Bledar Trëndafilit, arrestohet një muaj pasi leu me benzinë dhe i vuri fl Gazeta Si 99 Shikime • 2 years më parë

⁣Pas një muaji në arrati, është vënë në pranga Bledar
Trëndafili, autori i ngjarjes së rëndë të 31 Gushtit, ku pasi e leu me benzinë,
i vuri flakën bashkëshortes së tij me të cilën ishte në proces divorci.

Në Himarë babagjyshi vjen nga deti
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti Gazeta Si 90 Shikime • 2 years më parë

⁣Në Himarë, babagjyshi ka ardhur nga deti, për
ta shndërruar ditën e shenjtë të Krishtlindjes, në një festë magjike të mbushur
me dhurata për fëmijët e qytetit bregdetar.

Stërvitja e fundit për Andorrën
Stërvitja e fundit për Andorrën Gazeta Si 59 Shikime • 2 years më parë

Kuqezinjtë mbyllën përgatitjet për ndeshjen e dytë eleminatore në Gr K për Kupën e Botës 2026 me seancën e fundit në Arenën Kombëtare.

PS çel fushatën, zv.kryeministrja Belinda Balluku prezanton qarkun e Fierit
PS çel fushatën, zv.kryeministrja Belinda Balluku prezanton qarkun e Fierit Gazeta Si 73 Shikime • 2 years më parë

⁣PS çel fushatën, zv.kryeministrja Belinda Balluku prezanton qarkun e Fierit

Kombetarja në stërvitje për Serbinë
Kombetarja në stërvitje për Serbinë Gazeta Si 45 Shikime • 1 year më parë

Në seancën e parë munguan ⁣Jasir Asani dhe Arlind Ajeti. Seanca e dytë filloi me shërbimin fotografik të zakonshëm në sfidat eleminatore. Rey Manaj nuk u stërvit me grupin.

Operacion pas atentatit në Rinas, gjendet arsenal armësh në Fushë Krujë
Operacion pas atentatit në Rinas, gjendet arsenal armësh në Fushë Krujë Gazeta Si 82 Shikime • 1 year më parë

⁣Operacion pas atentatit në Rinas, gjendet arsenal armësh në Fushë Krujë

Durrësi i përmbytur, i riu 'bën sërf' në rrugët e qytetit
Durrësi i përmbytur, i riu 'bën sërf' në rrugët e qytetit Gazeta Si 52 Shikime • 11 muaj më parë

⁣Përmbytjet në Durrës i kanë shtyrë qytetarët që të lëvizin
me mjete alternative duke qenë se me makina është bërë e pamundur.

Një nga qytetarët e ka gjetur zgjidhjen tek dërrasa e sërfit.

Ai është parë në rrugët e Durrësit duke lundruar mbi një dërrasë
sërfi dhe duke kaluar ujin me një lopatë.

Prostitucion në zonën e 'Don Boskos', kapen dy gra nga Kazakistani
Prostitucion në zonën e 'Don Boskos', kapen dy gra nga Kazakistani Gazeta Si 88 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Prostitucion në zonën e 'Don Boskos', kapen dy gra nga Kazakistani

Aksidenti tragjik në Shkodër, ku humbi jetën një 50-vjeçar mbi biçikletë
Aksidenti tragjik në Shkodër, ku humbi jetën një 50-vjeçar mbi biçikletë Gazeta Si 48 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Aksidenti tragjik në Shkodër, ku humbi jetën një 50-vjeçar mbi biçikletë

Showing 21 out of 22