Videot kryesore

Osmani: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria
Osmani: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria Gazeta Si 79 Shikime • 6 years më parë

⁣Presidentja në Detyrë dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës përcolli dy mesazhe kryesore në fjalën e mbajtur para Kuvendit të Shqipërisë. Mesazhi i parë ishte miratimi i rezolutës që dënon krimet serbe në Kosovë.

“Po i bëj thirrje këtij Kuvendi që ashtu siç e kemi bërë në Kosovë, që të votojmë rezolutën që dënon gjenocidin serb, sepse vetëm atëherë kur jemi të bashkuar ato do të dëgjohen edhe përtej Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Osmani.

Mesazhi i dytë ishte për heqjen e pengesave në ndërlidhjen mes dy vendeve. Kryetarja e Kuvendit nuk e përmendi në emër, por qartas iu referua traut të vendosur në “Rrugën e Kombit”.

“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Kjo është kundër frymës së lëvizjes së lirë, na lini të vimë në Shqipëri ashtu siç deshën të parët tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do të duan fëmijët tanë”, vijoi ajo.

Osmani u bëri thirrje të rinjve që të aktivizohen në politikë, ndërsa me fjalët e Faik Konicës kërkoi nga shqiptarët në Shqipërie e Kosovë që të heqin dorë nga kulti i individit.

Gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë të kryetares së Kuvendit dhe Presidentes në Detyrë të Kosovës ra në sy mungesa e Kryeministrit Edi Rama.

Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente
Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente Gazeta Si 79 Shikime • 6 years më parë

⁣Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njoftuan arritjen e marrëveshjes së koalicionit, jo vetëm parazgjedhor. Kreu i Vetëvendosjes dhe Presidentja në Detyrë e Kosovës dolën para mediave për të shpjeguar dakordësinë.
Osmani ja la nderin e njoftimit të shkurtër të asaj që është arritur Albin Kurtit, duke iu drejtuar edhe me fjalën “Kryeministër”. Sipas marrëveshjes, Osmani dhe Kurti do të bëjnë fushatë bashkë dhe do të dalin në zgjedhjet e 14 shkurtit me një listë të vetme.
“Me subjektet tona politike do të na gjeni në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshje parimore, për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, shoqëri me punësim, arsim për të gjithë qytetarët. Në fushatën zgjedhore do të jemi dhe angazhohemi bashkë. Më 16 janar dorëzojmë listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, tha Kurti.
Për pas zgjedhjeve dhe në rast fitoreje, marrëveshja ndan edhe postet. Albin Kurti do të jetë Kryeministër dhe Vjosa Osmani do të jetë Presidente.
“2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për Kryeministër të ri, por edhe për Presidente të re. Kosova e ka Presidenten e vet në detyrë”, tha Kurti.
“Kjo marrëveshje përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Përbashkimi ynë shkon përtej bashkimit të një liste, por bashkim rreth kauzës parimore”, tha Osmani.
Kurti e Osmani u shprehën të bindur, jo vetëm tek fitorja, por edhe tek sigurimi i një shumice prej 81 mandatesh, aq sa nevojiten për të zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente të vendit. Kreu i Vetëvendosjes tha se 14 shkurti nuk është ditë zgjedhjesh normale, por referendum.
Ai shpërfilli rivalitetin duke i cilësuar PDK-LDK si parti të vjetra, të cilat po përplasen me njëra-tjetrën për vendin e dytë. E në këtë arsyetim, Kurti refuzoi ftesën për debat televiziv të kandidatit për kryeministër të PDK-së, Enver Hoxhaj.

I riu shqiptar që ndërtoi SPAC, robotin që lufton… koronavirusin
I riu shqiptar që ndërtoi SPAC, robotin që lufton… koronavirusin Gazeta Si 79 Shikime • 6 years më parë

⁣Ndërkohë që shokët
e tij në vegjëli thjesht argëtoheshin duke shijuar kënaqësinë e përdorimit të
një lodre si makina me telekomandë, ekskavatorë me bateri etj., Jusuf Rrustaj, 17
vjeç sot, ishte në kërkim për më shumë. E emociononte më shumë ideja të dinte
se si funksionojnë ato lodra sesa ideja për të luajtur me to. Sot ai studion në
një shkollë profesionale në Tiranë për “Teknologjia e Informacionit dhe
Komunikimit, TIK dhe dashurinë për teknologjinë e shpalli duke ndërtuar SPAC,
një robot që bën dezinfektimin e ambienteve të shkollës së tij.

KAS hap kutitë në Berat, refuzohet kërkesa e PD për prova shtesë
KAS hap kutitë në Berat, refuzohet kërkesa e PD për prova shtesë Gazeta Si 79 Shikime • 6 years më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi hapjen e 24 kutive të votimit dhe të administrojë si prova materiale listën e zgjedhësve që kanë votuar më 25 prill, procesverbalet e qendrave të votimit dhe të numërimit dhe raportet e pajisjes së identifikimit elektronik në disa qendra votimi, para vendimmarrjes për kërkesën e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

Vendimi për administrimin e këtyre materialeve si prova u komunikua këtë të shtunë nga relatori Elvis Çefa. Materialet e kërkuara do të administrohen nga KAS dhe hapen ditën e hënë në sy të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, si palë e interesuar.

Në lidhje me administrimin e të dhënave të kryeqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik, nuk ka pasur dakordësi në KAS dhe kërkesa është bërë vetëm nga dy anëtarët Elvis Çefa dhe Ledio Braho.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për mbledhjen e provave shtesë nga ana e institucioneve shtetërore, përfshirë këtu SPAK, për pretendimet e ngritura në lidhje me shit-blerjen e votës, legalizimet, asistencën sociale, fondet e tërmetit e të tjera problematika, që opozita thotë se ka identifikuar në këtë proces zgjedhor.

⁣Demokratët zgjedhin kryetarin e ri, votohet në 76 qendra
⁣Demokratët zgjedhin kryetarin e ri, votohet në 76 qendra Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

Anëtarësia e Partisë Demokratike vendos sot për kryetarin e ri të opozitës, ku Lulzim Basha sfidohet nga Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Në total janë rreth 75 mijë anëtarë me të drejtë vote. Mund të votojnë vetëm personat që kanë kartë anëtarësie. Të përjashtuar nga vota janë anëtarët e partisë, që sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana kanë bërë fushatë haptas për partitë e tjera në zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse ata rezultojnë anëtarë të PD. Ata që nuk kanë emrat në lista, por kanë një karta anëtarësie të vlefshme do të lejohen që të votojnë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 8:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Në të gjithë vendin janë 76 qendra të tilla.

Lulzim Basha kërkon konfirmimin duke e vlerësuar 25 prillin si test të kaluar me sukses, ku pavarësisht asaj që e quan "masakër elektorale" PD u rrit.

Shehaj, Kadilli dhe Harxhi nga ana tjetër kërkojnë largimin e tij duke e akuzuar se ka dështuar dhe se s'mund ta sjellë dot PD në pushtet përballë Ramës.

Rezultati pritet që të dalë brenda orës 08:00 të së hënës.

Zbulohet laboratori për përpunimin e heroinës dhe kokainës në Durrës
Zbulohet laboratori për përpunimin e heroinës dhe kokainës në Durrës Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Zbulohet laboratori për përpunimin e heroinës dhe kokainës në Durrës

Drogë në Sarandë dhe Ksamil, sekuestrohet 1.2 kg kokainë
Drogë në Sarandë dhe Ksamil, sekuestrohet 1.2 kg kokainë Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Drogë në Sarandë dhe Ksamil, sekuestrohet 1.2 kg kokainë

⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës
⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

Në krahasim me fjalimet e zakonshme në seancat plenare të Kuvendit, fjalimi i kësaj të enjteje i Kryeministrit Edi Rama ishte më i shkurtër, por po aq thumbues në drejtim të Lulzim Bashës.

Pasi akuzoi Partinë Demokratike se po përsëriste të njëjtat gabime që e kanë çuar nga humbja në humbje në zgjedhje, nga foltorja e parlamentit, Edi Rama i solli Lulzim Bashës reminishenca të një tjetër “Foltoreje”, asaj të Sali Berishës.

Kryeministri përdori fjalët e Berishës, që në turin e takimeve me mbështetësit e vet e ka akuzuar Lulzim Bashën si kryetar “kukull” të PD-së dhe “peng” të Edi Ramës.

“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është tipari i mendjelehtësisë. Natyrisht, duke përsëritur të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do të merrni sërish. Kjo është zgjedhja juaj dhe nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj, aq më tepër tani që jeni në garë se kush është kukulla, se kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull dhe as peng”, tha Rama.

Thumbimet shoqëruan thuajse të gjithë fjalimin, ku Kryeministri e këshilloi opozitën që të heqë dorë nga akuzat, sipas tij, boshe ndaj ministrave sepse nuk i sjellin mbështetje.

“Se ça mbillni këtu në katër vite, shkoni e korrni atje”, tha ai.

Sali Berisha, që turin e foltoreve të mërkurën e ndali në Gjirokastër, nuk ishte i pranishëm në sallë.

FOTO BERISHA

Ndërkohë, Basha iu kundërpërgjigj Ramës duke akuzuar se po përpiqet që të zhvendosë debatet që bëhen për interesat e qytetarëve në kacafytje personale.

“Shikoni pak të dashur qytetar se ku e zhvendos një debat që është për ju, për xhepat tuaj, për situatën ku ndodheni ju. Shikoni si do që ta zhvendosë në një kacafytje dhe protagonizëm personal, njësoj si në ditët e para të pandemisë, ku na dilte dhe kur hapnim frigoriferin. Frigoriferi bosh nga ushqimet, po dilte koka e tij. Shikoni si e koncepton politikën ky. Shikoni si i drejtohet opozitës, moratorium heshtjeje, mbyllni gojën, pse? Sepse ka frikë nga e vërteta!”, tha Basha.

Aksion antikontrabandë në Mitrovicë, serbët bllokojnë sërish rrugët
Aksion antikontrabandë në Mitrovicë, serbët bllokojnë sërish rrugët Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të beftë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan, me anë të të cilit synon që të luftojë kontrabandën e mallrave.

Aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa ka hasur në rezistencën e banorëve serbë që ashtu si përplasjet në Jarinë dhe Bërnjak kanë bllokuar disa rrugë të qytetit me kamionë.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve, ndërsa raporton se nga aksioni ka sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash që kanë hyrë kontrabandë në Kosovë, kryesisht me prejardhje nga Serbia.

Mitrovica e Veriut, ku kontrolli i Qeverisë së Kosovës është thuajse inekzistent po përdoret prej vitesh tashmë si bazë jo vetëm e kontrabandës, por edhe e grupeve kriminale serbe që drejtojnë drejtojnë prej andej trafikun e lëndëve narkotike për në vendet e tjera, përfshirë këtu edhe anëtare të BE.

Kjo është përpjekja e radhës e Qeverisë së Kosovës për të vendosur kontrollin në këtë pjesë të vendit, ndërkohë që Serbia është akuzuar ndër vite si nxitëse e aktiviteteve të paligjshme në Mitrovicën Veriore.

Basha i përgjigjet Ramës: Zemra të rreh për Berishën
Basha i përgjigjet Ramës: Zemra të rreh për Berishën Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Kuvendi u mblodh në seancë plenare me disa çështje të rëndësishme për të diskutuar, që nga dekrete të Presidentit për kthim ligjesh, te kandidaturat e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës, deri te komisionet hetimore.

Por, një episod që përfshiu Lulzim Bashën dhe Eduard Shalsin që në fillim të seancës përcaktoi diskursin mes Bashës dhe Ramës. Përplasja nisi kur deputeti i PD, Luçiano Boçi kërkoi fjalën për procedurë, kërkesë që u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në vend të tij ajo ja dha fjalën kreut të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.

Shalsi e nisi fjalën duke qortuar deputetët e opozitës që po flisnin nga vendi. “Keni një zakon të tmerrshëm, durimi për të dëgjuar. Është çështje edukate. Nëse nuk do të jeni në gjendje të duroni, të mësoni, prandaj jeni katandisur kështu”, tha ai.

Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Lulzim Bashës. “Pushoni mor plehra. Ta kërcas kokës. Dilni flisni këtu si derra. Hajdut! Plehër! Gjysma juaj duhet të jetë në burg! Je bërë uturaku i atij sipër (Ramës). Fundërrinë! Plehrë! Qelbësirë!”, tha Basha.

Përgjigjen nuk e mori nga Shalsi, por nga Kryeministri Edi Rama, që u shfaq “i zhgënjyer” nga fjalori i Bashës. Rama e këshilloi Bashën që të mos imitojë Sali Berishën.

“Mos hy në garë me atë të foltores duke e bërë gojën qenef, se në atë fushë është më i mirë ai se ty, se ai është origjinali, ti je kopja. Për qenefe ai është botërisht qenefi i Shqipërisë. Mos bëj konkurrencë qenef me qenef se nuk je. Si ai nuk bëhesh dot dhe nuk bëhesh kurrë. Ngrihu në lartrësinë e flokëve të krehura me kujdes dhe buzëqeshjes. Je i dalluar se i fsheh mirë ato që mendon, por të paktën jo me gojë. Nuk mund të bëhesh ti goja më shthurur e këtij Parlamenti. Për mua njëherë që të konsideroj mik, këto janë zhgënyese”, tha Rama.

Kryeministri akuzoi se gjuha e përdorur mund të jetë edhe e kushtëzuar nga përplasja e brendshme në PD me Sali Berishën. “Ai është halli yt! E di që e ke hall, por ne nuk ta zgjidhim dot. Atë hall zgjidhe vetë”, tha Rama.

Basha u kundërpërgjigj duke deklaruar se Berisha nuk është halli i tij, por është halli i Edi Ramës.

“E ka mendjen te dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh, por ustait që ja ka kaluar në të gjitha nuk i është afruar asnjëherë për gjërat e mira, por ça ka pas gjëra të këqia dhe vese ja ka kaluar me shumëfish”, tha Basha.

Cirku Kombetar
Cirku Kombetar Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Tirana nuk ka më Cirk Kombëtar, Ministria po kërkon
skena alternative

⁣Hetimi i 25 prillit, PD përplaset me administratën e Kuvendit
⁣Hetimi i 25 prillit, PD përplaset me administratën e Kuvendit Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

PD dhe PS u përplasën edhe këtë të mërkurë në mbledhjen e komisionit hetimor për 25 prillin. Përplasja kulmoi kur Gazment Bardhi nga PD po lexonte çështjen e patronazhistëve si objekt hetimor të komisionit.

Deputetët e PS lanë sallën e mbledhjeve, ndërkohë që kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj vijoi me seancën, duke ja dhënë fjalën deputetit Kreshnik Çollaku për të propozuar objekt hetimor të Komisionit.

Në këtë moment, administrata e Kuvendit u vu në dilemë nëse transmetimi i mbledhjes duhej të vijonte, apo jo. Në sallë hyn Drejtorja e Shërbimeve të Kuvendit, Lefteri Luzi. Ajo përplaset me kreun e Komisionit, Enkelejd Alibeaj, që e kërcënoi me kallëzim penal, sepse po ndërpriste punën e komisionit.

Alibeaj i kërkoi Gardës së Republikës që ta shoqërojë jashtë zonjën Luzi, ndërsa pak më vonë sinjali i transmetimit të mbledhjes u shkëput, megjithëse mbledhja vijonte.

Basha: Ja kompanitë me të cilat Rama ndan paratë
Basha: Ja kompanitë me të cilat Rama ndan paratë Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Basha: Ja kompanitë me të cilat Rama ndan paratë

U vra për radhën në market, publikohen pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në Tiranë
U vra për radhën në market, publikohen pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në Tiranë Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣U vra për radhën në market, publikohen pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në Tiranë

Xhama të thyer dhe të rinj me kapuçë brenda selisë së PD
Xhama të thyer dhe të rinj me kapuçë brenda selisë së PD Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Xhama të thyer dhe të rinj me kapuçë brenda selisë së PD

Në Kiev po luftohet për çdo centimetër
Në Kiev po luftohet për çdo centimetër Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

Artileria e rëndë, tanket e bombardimet me helikopterë dhe avionë po ja lënë gradualisht vendin luftës rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi në rrethinat e Kievit, Kharkovit dhe qyteteve të tjera të mëdha ukrainase.

Ushtria ukrainase thotë se vijat mbrojtëse po rezistojnë në Summy, Kharkiv, Chihniev dhe në rrethinat e Kievit. Në kryeqytet, në zonat perëndimore të tij nata raportohet e zhurmshme me të shtëna të vazhdueshme kallashnikovi dhe shpërthime të fuqishme.

Ushtria ka dhënë alarmin se grupe të forcave ruse kanë sekuestruar disa automjete të blinduara të ushtrisë ukrainase, janë veshur me uniformat e tyre dhe janë futur në prapavijë në përpjekje për të sabotuar vijën mbrojtëse.

Alarmi është dhënë për katër automjete që raportohet se kanë hyrë në thellësi të kryeqytetit dhe u kërkohet ndihmë qytetarëve që të raportojnë kur të shohin mjetet e blinduara me targa “Kozak 6163, 6164, KrAZ AI5976, AI 5966, GAZ66 dhe AI 5866”.

Ndërkohë, në një njoftim tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës akuzon Rusinë për krime lufte, kur ka lëshuar dy raketa në zonën civile të Kievit. Raketat, sipas njoftimit, janë neutralizuar nga sistemit mbrojtës antiajror.

Një sërë urash përreth Kievit janë hedhur në erë për të parandaluar avancimin e tankeve ruse. Në frontin e veriut dhe pranë kufirit me Bjellorusinë, ushtria ukrainase po përdor taktikat guerrile për të dëmtuar armikun.

Në jug të vendit, rusët kanë marrë pas 24 orë luftimesh ishullin e vogël Bile në Detin e Zi. Ukraina thotë se ka humbur kontaktet me të gjithë grupin e ushtarëve që ndodheshin në këtë ishull.

Ndërkohë, qendrat e rekrutimit të ushtarëve në Kiev kanë regjistruar radhë. Ministria e Mbrojtjes ka dalë me deklarata duke ftuar këdo që është i aftë të mbajë një armë që të paraqitet vetëm me një pasaportë, ndërsa ka nisur edhe ndarja e armëve mëngjesin e së premtes.

Durrës, qytetarët votojnë për kandidatin për kryebashkiak
Durrës, qytetarët votojnë për kandidatin për kryebashkiak Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Durrës, qytetarët votojnë për kandidatin për kryebashkiak

Kolona e tankeve ruse goditet nga ushtria ukrainase dhe tërhiqet
Kolona e tankeve ruse goditet nga ushtria ukrainase dhe tërhiqet Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Kolona e tankeve ruse goditet nga ushtria ukrainase dhe tërhiqet

Protestuesit bllokojnë Unazën
Protestuesit bllokojnë Unazën Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Qytetarët hodhën gjithashtu parrullën “po nuk ranë çmimet, do të bjerë qeveria” dhe pas më rreth dy orësh tubim u shpërndanë, duke paralajmëruar se protesta do të vazhdojë çdo ditë në orën 17:00.

Megjithatë, një grup prej protestuesve u shkëput duke iu drejtuar Gjykatës së Tiranës në drejtim të Unazës së Tiranës. Aty bllokuan kryqëzimin dhe urën që lidh rrugën Myslym Shyri me zonën e bllokut.

Një grup tjetër bllokoi kryqëzimin pranë Gjykatës së Lartë.

Çuçi: Shumica e vendeve të OECD kanë legalizuar kanabisin
Çuçi: Shumica e vendeve të OECD kanë legalizuar kanabisin Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣“Pothuaj 90 për qind e vendeve të OECD e kanë të legalizuar këtë. Vendet e OECD janë vende me standard perëndimor sot në botë. Këto vende kanë të legalizuar tashmë kanabisin jo vetëm për qëllime mjekësore dhe industriale, por shumica prej tyre edhe për qëllime rekreative, kështu që nuk ka nevojë për studime shumë të thelluara në këtë pikë”.

Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ku u pyet në lidhje me legalizimin e kanabisit në Shqipëri, nëse qeveria kishte ndërmarrë ndonjë studim mbi efektet sociale dhe ekonomike që mund të sjellë ky vendim.

Ministri iu referua vendeve anëtare të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) si shembull. Por, as shifra e dhënë prej tij për rreth 90 për qind të tyre që kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësor dhe as pjesa kur thotë se shumica e këtyre vendeve kanë legalizuar kanabisin për përdorim rekreativ nuk është e saktë.

Organizata përbëhet nga 38 vende, që nga Japonia në Lindje, deri te Kili në Perëndim. Politikat e ndërmarra nga secili shtet anëtar i organizatës ndryshojnë dhe janë komplekse, që nga ato më liberalet, deri te ato më konservatoret.

Si shembull, kanabisi lejohet të konsumohet në Holandë, por jo të kultivohet e tregtohet. Në Kili lejohet kultivimi për qëllime vetjake, por jo për treg. Japonia ndalon plotësisht si kultivimin, ashtu edhe konsumin, ndërsa Hungaria ka ligjet më të ashpra, duke e përfshirë kultivimin dhe konsumin e kanabisit në të njëjtën shkallë të narkotikëve si heroina.

Larmishmëria e mënyrës se si po menaxhojnë vendet e OECD kanabisin është e madhe. Por, nga 38 vende anëtare të OECD, vetëm gjashtë prej tyre e kanë të legalizuar konsumin vetjak dhe dy të tjera e kanë të dekriminalizuar këtë vepër dhe e ndëshkojnë vetëm me gjobë.

Vendet ku lejohet konsumi janë Belgjika, Holanda, Spanja, Kanadaja, Kili, Portugalia dhe Meksika, ndërsa në Itali dhe Luksemburg konsumimi dhe posedimi në sasi minimale është i dekriminalizuar, por ndalohet në publik dhe gjobitet.

Mes vendeve anëtare, SHBA është rasti më kompleks. Ligji federal ndalon si kultivimin, ashtu tregtimin edhe konsumin vetjak të kanabisit, qoftë mjekësor, qoftë rekreacional. Por, përmes një memoje të 2013-s, Departamenti i Drejtësisë i hapi rrugë kultivimit për qëllime mjekësore dhe rekreacionale. Në këtë dokument udhëzohej se administrata federale do të toleronte fenomenin me kusht që te vendet të cilat e legalizonin të mos shkaktonte rritje të kriminalitetit.

Ndërkohë, 14 vende nga 38 vende anëtare të OECD (si Gjermania, Franca, Suedia), ose rreth 36 për qind e tyre e ndalojnë plotësisht kanabisin, 16 lejojnë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Bashkë me gjashtë vendet që e kanë të legalizuar dhe dy që e kanë dekriminalizuar, shifra e vendeve që kanë politika liberale ndaj kanabisit shkon në rreth 64 për qind, pra shumë larg 90 përqindëshit që thotë ministri Çuçi.

Zgjidhja me ligj që u kanë dhënë vendet ndryshon nga rasti në rast, ndërsa se çfarë mase do të lejojë ligji që po mendon qeveria shqiptare për legalizimin e kanabisit mbetet shpejt për të folur. Por, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dha disa detaje.

“Ne do t’i përgjigjemi miratimit që morëm nga këshillimi kombëtar për ta legalizuar kanabisin për qëllime mjekësor dhe industriale dhe këtë do ta bëjmë me një ligj të posaçëm. Ky ligj do të përcaktojë rregulla shumë strike për mënyrën se si do të mbillet, kush do ta mbjellë dhe si merret licenca. Ligji do të përcaktojë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera të OECD-së. Disiplinimi me ligj do të jetë shumë strik dhe nuk do të ketë fare të bëjë me një hapësirë për çdokënd që do të mbjellë në mënyrë të jashtligjshme kanabisin”, deklaroi ai.

Showing 84 out of 85