Up next

Osmani: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria

28 Shikime· 12/17/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

⁣Presidentja në Detyrë dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës përcolli dy mesazhe kryesore në fjalën e mbajtur para Kuvendit të Shqipërisë. Mesazhi i parë ishte miratimi i rezolutës që dënon krimet serbe në Kosovë.

“Po i bëj thirrje këtij Kuvendi që ashtu siç e kemi bërë në Kosovë, që të votojmë rezolutën që dënon gjenocidin serb, sepse vetëm atëherë kur jemi të bashkuar ato do të dëgjohen edhe përtej Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Osmani.

Mesazhi i dytë ishte për heqjen e pengesave në ndërlidhjen mes dy vendeve. Kryetarja e Kuvendit nuk e përmendi në emër, por qartas iu referua traut të vendosur në “Rrugën e Kombit”.

“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Kjo është kundër frymës së lëvizjes së lirë, na lini të vimë në Shqipëri ashtu siç deshën të parët tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do të duan fëmijët tanë”, vijoi ajo.

Osmani u bëri thirrje të rinjve që të aktivizohen në politikë, ndërsa me fjalët e Faik Konicës kërkoi nga shqiptarët në Shqipërie e Kosovë që të heqin dorë nga kulti i individit.

Gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë të kryetares së Kuvendit dhe Presidentes në Detyrë të Kosovës ra në sy mungesa e Kryeministrit Edi Rama.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next