Videot kryesore

Gjobiti turisten gjermane, bëri 'selfie' dhe i kërkoi Instagramin, pezullohet polici në Le
Gjobiti turisten gjermane, bëri 'selfie' dhe i kërkoi Instagramin, pezullohet polici në Le Gazeta Si 81 Shikime • 2 years më parë

⁣Gjobiti turisten gjermane, bëri 'selfie' dhe i kërkoi Instagramin, pezullohet polici në Lezhë

Oficeri i krimeve arrestohet nga AMP, merrte para për hetimet
Oficeri i krimeve arrestohet nga AMP, merrte para për hetimet Gazeta Si 81 Shikime • 2 years më parë

⁣Oficeri i krimeve arrestohet nga AMP, merrte para për hetimet

Sali Berisha shoqërohet nga truprojat e tij para hyrjes në SPAK
Sali Berisha shoqërohet nga truprojat e tij para hyrjes në SPAK Gazeta Si 81 Shikime • 2 years më parë

⁣Sali Berisha shoqërohet nga truprojat e tij para hyrjes në SPAK

Dardanët stërviten në Hajvali
Dardanët stërviten në Hajvali Gazeta Si 81 Shikime • 2 years më parë

Kosova bëhet gati për ndeshjet Playoff të UEFA Nations League ndaj Islandës. Me objektiv ngjitjen në Ligën B.

Medalje Ari nga Valiev në Ranking Series 2025
Medalje Ari nga Valiev në Ranking Series 2025 Gazeta Si 81 Shikime • 2 years më parë

Mundësi i natyralizuar ishte i vetmi që ngriti lart flamurin kuqezi në turneun botëror "Ranking Series Muhamet Malo 2025"

Zbulohet "shtëpi bari" në Tiranë, arrestohen vëllezërit dhe elektriçisti
Zbulohet "shtëpi bari" në Tiranë, arrestohen vëllezërit dhe elektriçisti Gazeta Si 81 Shikime • 2 years më parë

⁣Zbulohet "shtëpi bari" në Tiranë, arrestohen vëllezërit dhe elektriçisti

Shpërthim eksplozivi në banesën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu në Kamzë
Shpërthim eksplozivi në banesën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu në Kamzë Gazeta Si 81 Shikime • 1 year më parë

⁣Shpërthim eksplozivi në banesën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu në Kamzë

Rebelohen refugjatët në Greqi, 3 të vdekur
Rebelohen refugjatët në Greqi, 3 të vdekur Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

Një grup refugjatësh, kryesisht sirianë dhe afrikanë, që mbahen të strehuar prej muajsh në kampin e Morias në ishullin grek të Lesbosit u rebeluan këtë të dielë dhe u përleshën me forcat e policisë në përpjekje për t’u larguar nga kampi.

Gjatë përleshjeve refugjatët u kanë vënë flakën disa tendave, ku për pasoja tre persona kanë gjetur vdekjen, mes të cilëve një fëmijë dhe një grua. Dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që policia greke është detyruar që të dërgojë në ishull përforcime nga Pireu.

Trazirat kanë zgjatur prej disa orësh dhe mediat lokale raportuan pamjet e kaosit të shkaktuar. Në vendingjarje ka mberritur zëvendësministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit dhe drejtues të tjerë të policisë.

Në këtë kamp strehohen rreth 13 mijë refugjatë, një pjesë e mirë e të cilëve qëndrojnë aty që prej vitit 2015, kohë kur ndodhi fluksi i madh i refugjatëve nga Siria dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme.

Organizata dhe shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë ngritur shpesh shqetësimet se kampi është i tejmbushur dhe kushtet ku jetojnë refugjatët janë më shumë se çnjerëzore. Ato kanë kërkuar ndërhyrjen për zhvendosjen e refugjatëve për të shmangur një tragjedi njerëzore.

“Prita” e Policisë Rrugore, me radar tek mbikalimet në rrugën Tiranë-Durrës
“Prita” e Policisë Rrugore, me radar tek mbikalimet në rrugën Tiranë-Durrës Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

Strategjia e Policisë Rrugore në autostradën Tiranë-Durrës ka ndryshuar. Tashmë, efektivët e Policisë së Shtetit shmangin patrullimet në rrugë dhe zhvendosen së bashku me radarët në urat e këmbësorëve.

Nga lartësia e mbikalimeve, kryhet matja e shpejtësisë për secilin mjet që kalon, ku nuk janë të pakta rastet e tejkalimit të shpejtësisë në këtë aks, sidomos gjatë orëve të natës, kur trafiku nuk është i rënduar.

Pasi identifikon targat e mjeteve që kapen në shkelje, efektivët në terren nisën të dhënat për marrjen e masës ndëshkimore, që variojnë nga gjobë e deri tek heqja e patentës.

Si të lajmë duart, manuali i OBSH kundër koronavirusit
Si të lajmë duart, manuali i OBSH kundër koronavirusit Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

Në mungesë të një vaksine të certifikuar dhe në mes të amullisë së informacioneve për kurat e patestuara kundër koronavirusit, këshilla numër një e Organizatës Botërore të Shëndetësisë është higjiena sanitare.

Theksi i këshillës është veçanërisht larja e shpeshtë e duarve me sapun, madje për këtë OBSH ka publikuar edhe një video-manual sesi duhet të lahen duart.

A u shkel ligji me heqjen e numrave të Policisë së Shtetit?
A u shkel ligji me heqjen e numrave të Policisë së Shtetit? Gazeta Si 80 Shikime • 6 years më parë

Pasi foli për rëndësinë e policisë si një nga strukturat kryesore të shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj iu përgjigj edhe kritikave që kanë vërshuar në lidhje me mungesën e numrave identifikues të një pjese të efektivëve gjatë protestës që pasoi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj.

“Kam dëgjuar shumë që kërkojnë numrat e identitetit të tyre. Duan t’i identifikojnë personalisht. Të nderuar qytetarë, kushdoqofshi! Punonjësit e policisë kanë qenë më 17 maj jo individualisht! Kanë qenë të strukturuar. Nëse do të kërkoni përgjegjësi ligjore, penale, politike kërkojeni tek përgjegjësit e tyre. Jam unë! Është drejtori i policisë e me radhë! Për çfarë ju duhen punonjësit individualë? Përse? Për t’i linçuar individualisht? Për t’i intimiduar punonjësit e policisë, që nesër të mos rreshtohen më në radhët e saj?!”, tha ministri në fjalën që mbajti në Parlament.

Sipas kësaj fjale të ministrit, ai është përgjegjësi kryesor nëse më 17 maj u shkel ligji për policinë e shtetit dhe një vendim i 2016 i Këshillit të Ministrave për shenjat dalluese të policisë së shtetit. Ligji që mban numrin 108 i miratuar në vitin 2014 përcakton në pikën 1 të nenit 98 se “punonjësi i policisë i kryen detyrat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike me uniformën dhe shenjat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave...”

Ndërkohë, në vendimin e Këshillit të Ministrave të marrë në 2016, përcaktohen më specifikisht shenjat dalluese të Policisë së Shtetit, ku në krye është renditur pikërisht “shenja e mbiemrit/numri i identifikimit”. Po në këtë VKM thuhet se uniformat e Policisë së Shtetit janë të patjetërsueshme, pra nuk mund të hiqen, apo shtohen elementë, a shenja dalluese të tyre pa një vendim të Këshillit të Ministrave.

PD publikon mesazhin: Ja si shantazhon Veliaj gazetarët
PD publikon mesazhin: Ja si shantazhon Veliaj gazetarët Gazeta Si 80 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike kërkon fillimin e menjëhershëm të hetimeve penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, që sipas opozitës po kërcënon me metoda mafioze të gjitha mediat dhe gazetarët kritikë ndaj tij.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi publikoi disa mesazhe, që sipas saj janë të kryebashkiakut Veliaj.

“Mesazhet e Erion Veliajt dëshmojnë mekanizmin dhe metodat mafioze e përdorura nga Kryetari i paligjshëm i Bashkisë së Tiranës për të kërcënuar dhe shantazhuar median që nuk i nënshtrohet makinerisë së stërmadhe të propagandës që paguhet me miliona Euro të zhvatura qytetarëve të Tiranës nga taksat e rritura”, tha Vokshi.

Për opozitën mesazhet në fjalë përbëjnë prova ligjore të një akti të dënueshëm kriminal dhe sipas Vokshit, ato nxjerrin në pah kryebashkiakun e Tiranës si një politikan mafioz dhe armik të lirisë së medias.

“Gjuha e egër, denigruese dhe e urrejtjes ndaj një gruaje gazetare, mesazhet kërcënuese “se nuk ka për t’ia falur” Beti Njumës pse u dha zë artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, provojnë se Erion Veliaj përbën një kërcënim të rëndë për fjalën e lirë, i gatshëm të eliminojë këdo që cenon pushtetin e tij, duke u thënë qytetarëve të vërtetën”, vijoi Vokshi.

⁣Debate në KAS, Rusmajli përplaset me përfaqësuesin e PD
⁣Debate në KAS, Rusmajli përplaset me përfaqësuesin e PD Gazeta Si 80 Shikime • 6 years më parë

Mbledhja e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të shqyrtuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Beratit nuk kaloi pa debate.

Kërkesat për pavlefshmëri, PD e LSI i kanë shoqëruar me kërkesën për tërheqjen e provave Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Policia e Shtetit, policia kufitare dhe institucione të tjera shtetërore.

Mbledhja është shoqëruar me debat mes përfaqësuesit ligjor të PD, Marash Logu dhe anëtarit të KAS, Ilir Rusmajli.

Rusmajli kërkoi nga përfaqësuesi demokrat nëse opozita dispononte raste konkrete të shit-blerjes së votave dhe nëse po, sa raste? Raste të votimit të më shumë se një herë të një personi, numrin e personave në Qarkun e Beratit që u cenohej e drejta e votës nga vendimi për karantinim dhe ai që u ndalonte votimin personave të infektuar e të tjera.

PD u mbrojt duke deklaruar se për sigurimin e këtyre provave më konkrete i kishte kërkuar KAS marrjen e informacioneve nga institucionet shtetërore përgjegjëse. Gjatë shqyrtimit të kërkesave të ngjashme për Qarkun e Gjirokastrës, KAS rrëzoi PD e LSI për mbledhje prova shtesë nga institucionet shtetërore.

Partia Socialiste, si palë e interesuar në këto ankimime të PD e LSI dorëzoi në KAS një dosje, në të cilën, sië tha përfaqësuesi ligjor i saj, Eridjan Salianji provojnë se pretendimet e opozitës rrëzohen.

⁣Meta i bindur se nuk shkarkohet: Mbyll mandatin në 2022, nuk më shqetësojnë çështje që s’ekzistojnë
⁣Meta i bindur se nuk shkarkohet: Mbyll mandatin në 2022, nuk më shqetësojnë çështje që s’ekzistojnë Gazeta Si 80 Shikime • 5 years më parë

Presidenti Ilir Meta këmbëngul se nuk ka një çështje hetimore ndaj tij nga Kuvendit dhe deklaratën e ka bërë pesë ditë para se deputetët të thirren në seancë plenare për të miratuar, ose rrëzuar raportin e Komisionit Hetimor që propozon shkarkimin e tij.

Meta foli nga fshati Shijon i Elbasanit, ku besimtarët festuan Ditën e Shën Joanit. Këtu Presidenti u pyet nëse u lut për të mos u shkarkuar.

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë. Lutja është Zoti t’i falë për ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe t’i udhëheqë të gjithë në rrugën e së drejtës së përbashkët”, tha Meta.

Presidenti u shpreh se do të vijojë të ushtrojë detyrën e tij deri në fund të mandatit.

“Kjo tema e shkarkimit pas 25 prillit ku është konfirmuar gjithçka nga ato që Presidenti tha përpara 25 prillit dhe u tregua qartë që Kuvendi ishte antikushtetues dhe është akoma më shumë antikushtetues tani. Nuk kam asnjë shqetësim të tillë”, tha ai.

Mediat i ftoi që sipas tij, të merren me çështje më serioze.

“Serioze është hetimi i krimeve zgjedhore, para, gjatë dhe pas 25 prillit. Kjo është çështja më e rëndësishme për të gjithë, sepse në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurtë që të jenë të barabartë para ligjit. Vota nuk është e barabartë kur dikush voton disa herë dhe një tjetër i ndalohet me akt normativ e drejta kushtetuese dhe dikujt tjetër i bëhet vota e pavlefshme, kjo është çështja më e rëndësishme”, tha Meta.

Ambasadorja Yuri Kim takon drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano
Ambasadorja Yuri Kim takon drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano Gazeta Si 80 Shikime • 5 years më parë

⁣ Ambasadorja Yuri Kim takon drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano

⁣Përplasja, gratë e PS-PD denoncojnë ofendimet që marrin në Kuvend
⁣Përplasja, gratë e PS-PD denoncojnë ofendimet që marrin në Kuvend Gazeta Si 80 Shikime • 5 years më parë

Gratë e opozitës dhe ato të qeverisë u vunë në një garë denoncuese të ofendimeve, që sipas tyre pësojnë çdo seancë plenare në Kuvend.

Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Flutura Açka nga njëra anë shënjestruan Kryeministrin Edi Rama, ndërsa Belinda Balluku dhe Klotilda Bushka sollën pjesëza nga fjalimet e Lulzim Bashës dhe të deputetit Agron Gjekmarkaj.

Deputetja dhe nënkryetarja e PD, Grida Duma kujtoi episodin e fushatës elektorale, kur imazhi i saj u përdor gjatë prezantimit të kandidatëve nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Jorida Tabaku foli gjithashtu për ofendime të Kryeministrit, vetëm e vetëm, siç tha ajo se denoncon me shifra keqqeverisjen e tij. Flutura Açka nga ana tjetër tha se do të kërkojë që të merren masa në komisionin e etikës, ndërsa akuzoi koleget socialiste se kanë heshtur përballë këtyre episodeve.

Klotilda Bushka kërkoi që të respektohej rregullorja dhe tha hodhi akuza të ngjashme, por ndaj deputetëve burra të opozitës. Ministrja Belinda Balluku solli episodin e një fjalimi të deputetit Agron Gjekmarkaj, në seancën e parë të Kuvendit, ku gratë në qeveri, sipas saj, u quajtën “haremi” i Kryeministrit.

Balluku u ndal edhe te fjalimet e Bashës, të cilin e akuzoi se po në seancë të parë i ka quajtur ministret “kukulla pas të cilave qëndrojnë kriminelë dhe oligarkë”.

Të gjitha gënjeshtrat e Putinit para pushtimit të Ukrainës
Të gjitha gënjeshtrat e Putinit para pushtimit të Ukrainës Gazeta Si 80 Shikime • 5 years më parë

Të gjitha gënjeshtrat e Putinit para pushtimit të Ukrainës

Ambasadorët e shteteve pjesëmarrëse në OKB braktisin sallën gjatë fjalimit të Lavrovit
Ambasadorët e shteteve pjesëmarrëse në OKB braktisin sallën gjatë fjalimit të Lavrovit Gazeta Si 80 Shikime • 5 years më parë

Ambasadorët e shteteve pjesëmarrëse në OKB braktisin sallën gjatë fjalimit të Lavrovit

⁣Agalliu: Basha të dorëhiqet, por s’kemi vendosur asnjë ultimatum
⁣Agalliu: Basha të dorëhiqet, por s’kemi vendosur asnjë ultimatum Gazeta Si 80 Shikime • 5 years më parë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, sipas asaj që tha deputeti Arbi Agalliu nuk i ka vendosur asnjë ultimatum Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen.

Agalliu foli këtë të enjte nga oborri i Kuvendit, ku tha se kërkesa për një hap pas ndaj Lulzim Bashës është as më shumë dhe as më pak veçse dorëheqja.

“Personalisht kam kërkuar nga zoti Basha një hap pas, që do të thotë dorëheqje. Hapa që ai do të marri të jenë në një afat kohor të caktuar në raport me zhvillimet. Ne nuk kemi vendosur asnjë ultimatum”, tha ai.

Por, një afat kohor për Bashën nuk është vendosur, sipas Agalliut.

“Nëse nuk reagon në kohën e arsyeshme të gjykuar nga ne, ne do të ndërmarrim hapat tanë si grup parlamentar dhe në bazë të statutit të partisë”, u shpreh ai.

⁣Rama i pakënaqur nga SHBA për afganët: Premtojnë shumë, bëjnë pak!
⁣Rama i pakënaqur nga SHBA për afganët: Premtojnë shumë, bëjnë pak! Gazeta Si 80 Shikime • 5 years më parë

Ceremonia e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Shtetëror të Miçiganit, ku në mes ishin studentë afganë pasoi thumbime të Kryeministrit Edi Rama në adresë të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Rama tha se shqiptarët i hapën dyert për afganët pa pritur asgjë në këmbim prej tyre, por e lexoi bashkëpunimin mes universiteteve, që përfshin 12 studentë afganë në mes si një shenjë falenderimi. Duke komentuar procesin e strehimit të përkohshëm të afganëve në Shqipëri, Rama tha se procesi është stabilizuar. Por, këtu Kryeministri duke vlerësuar procesin e strehimit të përkohshëm dhe më pas largimit të afganëve thumboi SHBA.

“Më vjen shumë mirë që studentët afganë këtu kanë gjetur një hapësirë ku ndjehen mirë. Pas pak do të shkojnë matanë oqeanit, shpresoj që mos të mërziten se nuk do t’i trajtojnë kaq mirë sa i trajtojmë ne këtu, por do të mësojnë edhe ata të mos i trajtojnë mirë të tjerët dhe në rregull do të jenë. Ndërkohë, nuk diskutohet që është kënaqësi që të gjithë ata që erdhën, disa mijëra këtu kanë marrë atë për të cilën erdhën, të tjerë mund të vijnë prap, por është normalizuar gjithë sistemi. Kanadaja ka marrë një pjesë të madhe dhe SHBA po marrin, jo aq sa kanë premtuar, por një pjesë se e kanë çik zakon që premtojnë më shumë, por bëjnë më pak kur vjen puna te gjërat konkrete.

Kur vjen puna te standardet dhe vlerat pastaj, aty na japin pa pushim gjatë të gjithë kohës...po ne i marrim me kënaqësi. Po qe puna për vlera, standarde e predikime nuk ka ditë e natë, i kemi këtu na japin me bujarinë më të madhe se çfarë duhet të bëni dhe kur vjen puna te këto gjërat konkrete japin, po çik më me kujdes se nuk kanë të shkretët. Nuk janë në pozitë që të japin shumë.

Na vjen shumë mirë që sot jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo pjesa që tha rektori: “Ju garantojmë zonja Ambasadore...” M’u kujtua koha kur vinte Sekretari i Partisë këtu dhe u thoshte ai dekani i vjetër: “Ju garantojmë shoku Sekretar i Komitetit të Partisë që ne do të punojmë që partia dhe populli të jenë krenarë për ne. Kaq kisha unë, edhe suksese dhe rroftë miqësia shqiptaro-afgane”, tha Rama.

Ky fjalim i Ramës shkaktoi të qeshura në sallë, ndërsa ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në qeshje e sipër reagoi.

Kim: Çfarë nuk shkon me ty? Jam e sigurtë që përkthimi nuk ishte i saktë. Dëgjova diçka të çuditshme.

Rama: Sigurisht! Sigurisht! Është faji i përkthyesit. Thjesht shkarkoje! (përkthyesin)

Showing 81 out of 82