Videot kryesore

Permbytjet
Permbytjet Gazeta Si 155 Shikime • 6 years më parë

⁣Permbytjet

‘Stuhia’, nëndetësja sovjetike e Shqipërisë që refuzon të fundoset
‘Stuhia’, nëndetësja sovjetike e Shqipërisë që refuzon të fundoset Gazeta Si 154 Shikime • 4 years më parë

⁣Rreshteri në pension Neim Shehaj i kalon ditët e tij duke riparuar një nëndetëse të epokës sovjetike, dëshmitare e së kaluarës së trazuar komuniste të Shqipërisë që tani po ndryshket dhe është gjysmë e zhytur në një bazë detare të Adriatikut.
Fati i nëndetëses së Luftës së Ftohtë, quajtur ‘Stuhia’ në bazën e Pashalimanit, nga ku Moska dikur shpresonte të kontrollonte Mesdheun nuk dihet akoma pasi autoritetet mbeten të pavendosura se çfarë të bëjnë me të.
"Kjo nëndetëse është si një kishë për mua. Unë mbërrita këtu si një marinar i ri dhe tani flokët më janë bërë gri", thotë Shehaj, 63 vjeç, i cili shërbeu aty për rreth tre dekada.
⁣Nëse nëndetësja nuk nxirret së shpejti nga deti, "rrezikon të zhytet në fund dhe e gjithë historia e saj bashkë me të", paralajmëron ai.
Anija ishte pjesë e të ashtuquajturit Projekti 613 i përbërë nga nëndetëset e para që Bashkimi Sovjetik ndërtoi pas Luftës së Dytë Botërore.
Është e vetmja e mbetur nga 12 që Moska vendosi në bazën e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës në fund të viteve 1950, kur Shqipëria dhe BRSS ishin ende aleatë të ngushtë.
"Prej andej mund të kontrolloja Mesdheun deri në Gjibraltar", kujton Jak Gjergji, komandanti i nëndetëseve i dalë në pension, të thoshte lideri sovjetik Nikita Hrushovi në vitin 1959 gjatë një vizite në bazë.
Hrushovi shpresonte të instalonte raketa me rreze të gjatë veprimi, anije luftarake dhe një aeroport në jugperëndim të Shqipërisë.

⁣Por diktatori komunist i Shqipërisë Enver Hoxha përfundimisht ndërpreu lidhjet e ngushta me BRSS, duke akuzuar Moskën për devijime nga marksizmi i vërtetë.
Kjo i ndërlikoi gjërat për ekuipazhet e përziera shqiptaro-ruse të nëndetëseve.
“Marinarët e dy vendeve nuk flisnin më me njëri-tjetrin dhe incidentet ishin të shpeshta”, kujton 87-vjeçari Gjergji.
“Kur një marinar rus donte të ngrinte flamurin e kuq (të vendit të tij), një shqiptar e griste menjëherë me inat”.

⁣Pas ndarjes së vitit 1961 mes Tiranës dhe Moskës, kjo e fundit tërhoqi tetë nëndetëse.
Në vitin 1997 ndërsa trazirat përfshinë Shqipërinë, baza u plaçkit dhe nëndetëseve iu hoqën armët, motorët dhe madje edhe shtretërit e marinarëve.
Autoritetet çmontuan tre nga katër nëndetëset e mbetura dhe i shitën ato për metal në vitin 2009.
Vetëm një mbijetoi... falë një romani
Shkrimtari Ismail Kadare në romanin e tij të vitit 1973 "Dimri i vetmisë së madhe", për shkëputjen mes Moskës dhe Tiranës, i caktoi nëndetëses numrin 105.
“Ky është numri i vetëm që më erdhi ndërmend teksa po shkruaja”, ka thënë Kadare.
"Që atëherë nëndetësja njihet me këtë numër. Edhe falë këtij numri sot është këtu!"

⁣Nëpërmjet librit, fama historike dhe rëndësia kulturore mori vlerë simbolike.
Fama e saj shkoi më tej kur u realizua një film i bazuar në romanin e Kadaresë, për të cilin numri 105 u pikturua në nëndetëse dhe mbetet ende.
Por mbijetesa e saj varet kryesisht nga vendosmëria e Shehajt, i cili prej vitesh ka rinovuar nëndetësen 76 metra, rrjetin e saj elektrik, sistemin e ventilimit, postën e komandës dhe dhomat e saj.
Ai kujdeset për detajet më të vogla. Ai mbush vrimat në byk për të ndaluar nëndetësen të fundoset përgjithmonë.
“Autoritetet duhet të vendosin shpejt se çfarë të bëjnë me të, rreziqet janë të mëdha, uji i detit përshpejton ndjeshëm korrozionin”, paralajmëron 63-vjeçari.
Ministria e Kulturës, e cila është zotuar për vite me radhë për të restauruar nëndetësen, ka thënë për AFP se do ta "përcillte dosjen" në ministrinë e mbrojtjes, e cila mund ta përfshijë atë në një muze të ardhshëm të Luftës së Ftohtë.
Shqipëria përqafoi Perëndimin pas rënies së komunizmit në vitin 1990, u bashkua me NATO-n dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
Baza ka qenë e një rëndësie të madhe që nga lashtësia për shkak të pozicionit gjeostrategjik. I gjithë trafiku detar në detin Adriatik por edhe në Mesdhe mund të kontrollohet prej saj, thotë Sabri Gjinollari, komandanti i flotiljes.
⁣Në bazën e afërt të Porto Palermos, një tunel i gjerë nëntokëor anti-atomik i braktisur, i gërmuar në shkëmb në fund të viteve 1960, ishte menduar për anijet raketore kineze që nuk mbërritën kurrë.
Hoxha i prishi lidhjet me Pekinin në vitin 1978 dhe tuneli u përdor për një kohë si strehë për nëndetëset dhe anijet e tjera.
Tani, një yll gjigant i kuq i pikturuar në një mur të rrënuar është e vetmja shenjë e së kaluarës aty.
Disa do të donin që vendi, në një nga këndet më të bukura të bregdetit shqiptar, të shndërrohej në muze.
Por, nuk pajtohet komandanti i bazës Shkëlqim Shytaj.
“Ne do të preferonim që të përdoret nga ushtria, qoftë edhe me kapacitet të reduktuar”.

Skualifikohen 4 emra, vetëm një kandidat për të drejtuar Komisionin e tenderave
Skualifikohen 4 emra, vetëm një kandidat për të drejtuar Komisionin e tenderave Gazeta Si 154 Shikime • 6 years më parë

Nga pesë kandidaturat e propozuara nga Qeveria për kryetarë të Komisionit të Prokurimit Publik, Komisioni i Ligjeve vendosi që të përcjellë për miratim në seancë plenare vetëm të një emri.

Jonaid Myzyri është kandidati i vetëm për të drejtuar KPP-në, organi më i lartë vendimmarrës dhe shqyrtues i ankesave në lidhje me tenderat, koncesionet apo lejet minerare, ndërsa katër kandidatët e tjerë u skualifikuan.

Myzyri drejton prej muajit nëntor prokurimet në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa më herët ka ushtruar detyrën si inspektor i Komisionit të Prokurimit Publik, detyrë që e ka marrë në 2014-ën.

Ndërkohë, në vitin 2016, Partia Demokratike akuzonte Qeverinë se me emërimin si inspektor të Myzyrit në KPP, ky institucion ishte shndërruar në shtojcë të deputetit Sadri Abazi. Sipas akuzave të opozitës në atë kohë, Jonaid Myzyri kishte mbajtur më herët poste drejtuese në kompani, që PD i lidhte me deputetin socialist.

Stuhi në Itali
Stuhi në Itali Gazeta Si 154 Shikime • 7 years më parë

Në Itali tetëmbëdhjetë persona kanë përfunduar në sallën e emergjencës për shkak të plagëve të shkaktuara nga stuhia e breshërit dhe madhësia e tij ishte përafërsisht sa një kokërr portokall. Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në makina dhe shtëpi.

Toka e Gardes do i kaloje Parkut te Liqenit
Toka e Gardes do i kaloje Parkut te Liqenit Gazeta Si 154 Shikime • 8 years më parë

Deklarata e kryebashkiakut Erion Veliaj

Ilir Meta dhe Bes Kallaku
Ilir Meta dhe Bes Kallaku Gazeta Si 153 Shikime • 2 years më parë

⁣lir Meta dhe Bes Kallaku

⁣Protestuesit hedhin flakadanë dhe tymues
⁣Protestuesit hedhin flakadanë dhe tymues Gazeta Si 153 Shikime • 4 years më parë

⁣Protestuesit hedhin flakadanë dhe tymues në shkallët e Kryeministrisë pak minuta pas mbylljes së
protestës së opozitës.

Momenti pas aksidentit tragjik të fëmijës në Himarë, ku pushuesit debatojnë me komisarin
Momenti pas aksidentit tragjik të fëmijës në Himarë, ku pushuesit debatojnë me komisarin Gazeta Si 153 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti pas aksidentit tragjik të fëmijës në Himarë, ku pushuesit debatojnë me komisarin

Erkand Qerimaj duke u stervitur
Erkand Qerimaj duke u stervitur Gazeta Si 153 Shikime • 8 years më parë

Erkand Qerimaj duke u stervitur ne prag te kampionatin europian ne Gjeorgji.

Kapja më e madhe e drogës ndonjëherë në Antwerp
Kapja më e madhe e drogës ndonjëherë në Antwerp Gazeta Si 152 Shikime • 1 year më parë

⁣Kapja më e madhe e drogës ndonjëherë në Antwerp

Arrestohen dy të rinj me 60 kg kanabis në makinë, njëri "hapte" rrugën dhe njoftonte shoku
Arrestohen dy të rinj me 60 kg kanabis në makinë, njëri "hapte" rrugën dhe njoftonte shoku Gazeta Si 152 Shikime • 2 years më parë

⁣Arrestohen dy të rinj me 60 kg kanabis në makinë, njëri "hapte" rrugën dhe njoftonte shokun

Vitrinat nxinin, e doja të bëja njerëzit të ndalonin një çast.
Vitrinat nxinin, e doja të bëja njerëzit të ndalonin një çast. Gazeta Si 152 Shikime • 7 years më parë

“Doja ti bëja njerëzit të ndalonin tek vitrinat e ATSH-së, me fëmijët e vegjël dhe loja me kundra-dritën. Kur i pa drejtori, u gëzua. Unë nuk dija gjë se, çdo thuhej më vonë, e një nga fotografët e ftuar në panel, Alqi Golloshi, në një emision në Top Channel tha se Leoni kur ndërroi vitrinat menduam se ishte rrëzuar qeveria”, thotë Çika në këtë ekskluzive për “Gazetën Si”, teksa ka rrëfyer për institucionin më të fuqishëm të propagandës asokohe, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, të fund vitit të ’80-ës.

“Salah bombarduesi”, koret raciste rrezikojnë seriozisht Çelsin
“Salah bombarduesi”, koret raciste rrezikojnë seriozisht Çelsin Gazeta Si 152 Shikime • 8 years më parë

Tifozët e Çelsit sulmojnë lojtari egjiptian të Liverpulit, duke kënduar kore raciste ndaj tij para transfertës me Sllavian e Pragës

Ministri Cakaj në deklaratë për shtyp
Ministri Cakaj në deklaratë për shtyp Gazeta Si 152 Shikime • 8 years më parë

Bllokohen mbi 350 pasaporta diplomatike, Gent Cakaj jep arsyet

Ndeshjet e NBA
Ndeshjet e NBA Gazeta Si 152 Shikime • 8 years më parë

Permbledhje e ndeshjeve te dates 8 prill ne kampionatin amerikan te basketbollit, NBA.

tritoli 5
tritoli 5 Gazeta Si 152 Shikime • 8 years më parë

tritoli 5

“Shota”, makina e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania”
“Shota”, makina e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania” Gazeta Si 151 Shikime • 2 years më parë

⁣“Shota” quhet makina e parë makina e parë ushtarake e
blinduar ‘Made in Albania’. Ajo është planifikuar të prezantohet në Paris, në “Eurosatory
Paris 2024”, panairin ndërkombëtar për mjete për mbrojtje, në të cilin
Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë përfaqësuar nga një kompani 100%
shqiptare. Panairi zgjat nga data 17 deri në 21 qershor dhe marrin pjesë rreth
2 mijë kompani nga e gjithë bota, ku mes tyre do përfaqësohet edhe Shqipëria.

Festivali Folklorik i Gjirokastrës
Festivali Folklorik i Gjirokastrës Gazeta Si 151 Shikime • 3 years më parë

⁣Festivali Folklorik i Gjirokastrës 2023

Nene Tereza
Nene Tereza Gazeta Si 151 Shikime • 4 years më parë

Nene Tereza, fjalim ne Amerike ne vitin 1988

Gëzhojat e mbetura në rrugë pas masakrës në Fushë Krujë, ku u vranë tre të rinj
Gëzhojat e mbetura në rrugë pas masakrës në Fushë Krujë, ku u vranë tre të rinj Gazeta Si 151 Shikime • 4 years më parë

Tre persona kanë mbetur të vrarë prej një breshërie me të paktën 50 plumba kallashnikovi te Mbikalimi i Fushë Krujës.

Viktimat po udhëtonin në të njëjtin automjet, kur ndaj tyre dyshohet se nga një tjetër makinë në lëvizje është shkrehur një breshëri automatike.

Nga të shtënat mjeti tip “Volkswaggen” ku ndodheshin viktimat ka shpërthyer në flakë. Të vdekur kanë mbetur shtetasit Brilant Martinaj 23 vjec, i afërm i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata 30 vjec.

Diklen Vata ka dalë i gjallë nga makina e përfshirë nga flakët, por menjëherë sapo kanë parë këtë, autorët e sulmit janë rikthyer me makinë duke e qëlluar sërish.

Automjeti ndaj të cilit u bë atentat dyshohet se ishte në pronësi të Diklen Vatës, por është e paqartë nëse shënjestra e sulmit ishte ai, apo Brilant Martinaj, pasi që të dy ata rezultojnë emra me precedentë penalë, i pari i kapur në 2017-n për shpërndarje kokaine dhe i dyti i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSh-së, Xhulio Prela në ngjarjen e ndodhur më 5 dhjetor 2020.

Autorët janë larguar me shpejtësi me automjet në drejtim të fshatit të fshatit Larushk, ku më pas policia ka gjetur një automjet Volkswaggen Passat të djegur plotësisht, rreth 5 kilometra larg nga vendi i atentatit. Brenda makinës janë gjetur tre armë, dy kallashnikovë dhe një armë MP5.

Numri i autorëve dyshohet se ka qenë katër, ku tre prej tyre kanë qëlluar me armë dhe njëri ka qenë në timon.

Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet paraprakisht se autorët i kanë prerë rrugën automjetit të viktimave në vendin e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës. Më pas, nga makina kanë dalë tre prej tyre, dy të armatosur me Kallashnikovë dhe një tjetër me armë të tipi MP5. Të trija armët mbajnë në total deri në 90 fishekë. Kjo shpjegon faktin se pse në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 60 gëzhoja.

Ndërkohë, forca të shumta të policisë dhe të RENEA-s dhe FNSH-së kanë zbarkuar në zonën e Niklës, ku dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë djegur automjetin e tyre pranë fshatit Larushkë.

Showing 8 out of 9