Videot kryesore

Momenti i rrëzimit të avionit në Indi 30 sekonda pas ngritjes
Momenti i rrëzimit të avionit në Indi 30 sekonda pas ngritjes Gazeta Si 41 Shikime • 1 year më parë

⁣Momenti i rrëzimit të avionit në Indi 30 sekonda pas ngritjes

Stiven Shpendi gjen golin e parë sezonal
Stiven Shpendi gjen golin e parë sezonal Gazeta Si 25 Shikime • 11 muaj më parë

Pas vëllait Kristjan ishte Stiven ai që gjeti golin në Serie B. Ai realizoi golin e parë në fitoren 3-1 që Empoli arriti ndaj Padova-s.

Roshi hap llogaritë në Turqi
Roshi hap llogaritë në Turqi Gazeta Si 39 Shikime • 9 muaj më parë

Futbollisti kuqezi shënoi golin e parë në 1.Lig në Turqi ku luan për Keciorengucu. Pas golit që zhbllokoi sfidën, ai shërbeu edhe për të dytin në fitoren 2-7 ndaj Adana Demirspor në transfertë.

Polici i nxjerr armën e shërbimit punonjësit të biznesit gjatë një sherri
Polici i nxjerr armën e shërbimit punonjësit të biznesit gjatë një sherri Gazeta Si 38 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Polici i nxjerr armën e shërbimit punonjësit të biznesit gjatë një sherri

“Salah bombarduesi”, koret raciste rrezikojnë seriozisht Çelsin
“Salah bombarduesi”, koret raciste rrezikojnë seriozisht Çelsin Gazeta Si 125 Shikime • 7 years më parë

Tifozët e Çelsit sulmojnë lojtari egjiptian të Liverpulit, duke kënduar kore raciste ndaj tij para transfertës me Sllavian e Pragës

protesta kunder rames ne elbasan
protesta kunder rames ne elbasan Gazeta Si 111 Shikime • 7 years më parë

protesta kunder rames ne elbasan

Rama për 5 Maj: S’i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët
Rama për 5 Maj: S’i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Pak muaj më parë Rama u kritikua nga një pjesë e socialistëve për ceremoninë shtetërore dhe pjesëmarrjen me rastin e rikthimit në atdhe të eshtrave të Mithat Frashërit. Kryeministri mbrojti qëndrimin e tij.

Meta reagimi i fort per reformen ne drejtesi.mp4
Meta reagimi i fort per reformen ne drejtesi.mp4 Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Deklarata e presidenti Meta mbi Reformen ne Drejtesi dhe rezervat qe shfaq per ecurine dhe mungesen e Gjykates Kushtetuese.

video basha per shashkat.mp4
video basha per shashkat.mp4 Gazeta Si 100 Shikime • 7 years më parë

Thirrja e Bashes ne protesten perpara kryeministrise per mos hedhur shashka ndaj policise

Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e njëmbëdhjetë
Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e njëmbëdhjetë Gazeta Si 118 Shikime • 7 years më parë

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

Rama: Negociatat nuk hapen pa u ndëshkuar nga drejtësia zyrtarët e lartë
Rama: Negociatat nuk hapen pa u ndëshkuar nga drejtësia zyrtarët e lartë Gazeta Si 106 Shikime • 7 years më parë

“Bashkimi Europian refuzoi se pret që drejtësia të çojë në burg peshqit e mëdhenj, presidentë, ish-presidentë, kryeministra e ish-kryeministra”, tha ai në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare të kësaj të enjte.

Kryepeshkopi Anastas në koncertin Dalaras te amfiteatri në Tiranë
Kryepeshkopi Anastas në koncertin Dalaras te amfiteatri në Tiranë Gazeta Si 117 Shikime • 7 years më parë

Kryepeshkopi Anastas në koncertin Dalaras te amfiteatri në Tiranë

Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi
Presidenca: Ndryshoi neni qe bllokoi Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi Gazeta Si 75 Shikime • 7 years më parë

Ndryshimet cekin disa nene, kryesisht nenet që parashikojnë masat disiplinore për anëtarët e organeve të drejtësisë së re, por edhe nenin 221 të këtij ligji, që përcakton kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u emëruar në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mes kushteve ishtë edhe ai që kandidatët duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Presidenti Meta fajësonte këtë nen që prej fillimit të vitit të kaluar si shkaktar të ngërçit për ngritjen e këtij Këshilli.

vjedhja ne market.mp4
vjedhja ne market.mp4 Gazeta Si 75 Shikime • 7 years më parë

Një i ri nën kërcënimin e armëve vidhte supermarkete, pikat te mbushjes se telefonave. Policia ka arrestuar të riun, i cili ishte kthyer në tmerrin e bizneseve. Ai vepronte në Tiranë dhe në Durrës

Meta: KE, nga komision teknik u kthye në komision politik. S’i meritonim negociatat
Meta: KE, nga komision teknik u kthye në komision politik. S’i meritonim negociatat Gazeta Si 59 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Ilir Meta fajin për refuzimin e Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e sheh në Tiranë. Kreu i shtetit i referohet qëndrimit të Holandës për të mbështetur këtë deklaratë, ndërsa nuk flet me bindje nëse realizimi i zgjedhjeve vendore më 13 tetor do të prodhonte një rezultat tjetër.

“Holanda ka 3 vjet që na paralajmëron për çështjet që kanë të bëjnë me kriminalitetin dhe lidhjet e grupeve të krimit të organizuar shqiptar dhe azilantët dhe këto janë probleme të ngritura nga policia holandeze, por ne kemi bërë sikur nuk janë kaq serioze”, deklaroi Presidenti Meta në një intervistë për News24 dhënë këtë të diel.

Presidenti foli për një fushatë “demonizuese” ndaj Francës dhe Holandës, dy vendet më të zëshme që refuzuan hapjen e negociatave për Shqipërinë. Për Qeverinë, vendimmarrja e Francës është e pabazuar dhe një prej pikave të forta ku mazhoranca mbrohet për të argumentuar se refuzimi nuk lidhej me reformat në Shqipëri janë raportet e Komisionit Europian. Presidenti i zhvlerësoi këto raporte. Ai tha se Komisioni Europian për herë të tretë ka rekomanduar hapjen e negociatave, por shpesh është akuzuar se më shumë se teknik, raportet e tij kanë qenë politike.

“Ajo që ka ndodhur praktikisht dhe që Franca, por edhe vende te tjera e kanë bërë evidente e që ka një bazë reale, është që Komisioni Europian, nga një komision teknik shpesh është shfaqur si një komision politik.Ndërsa vendet anëtare nga vendimet politike që do të duhet të merrnin bazuar mbi raportet teknike, janë bërë më teknike, pra nuk i marrin të mirëqena raportet e Komisionit Europian, por thellohen në ecurinë e reformave, nga letrat në terrenin konkret, në rezultatet e tyre. Duke qenë se nuk u korrespondojnë këto suksese në shumë raste që raporton Komisioni Europian, vendosin kushte, pasi është në të drejtën e tyre, tërësisht legjitime, që një vend anëtar të mbajë qëndrime të bazuara në fakte dhe standarde”, u shpreh Presidenti.


Meta fton klasën politike që të gjejë problemet tek vetja, Maqedoninë e Veriut e sheh si “viktimë të rrethanave” brenda BE-së, ndërsa shton me bindje se nëse do të ishte respektuar dekreti i tij për zgjedhjet vendore më 13 tetor do të zbuste qëndrimin e europianëve.

Kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga të dyja palët, në mënyrë të veçantë nga qeveria, për të reflektuar, me qëllim në radhë të parë organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse më 13 tetor, por edhe për çështje të tjera që do të përmirësonin shanset e Shqipërisë për të marrë një dritë jeshile më 18 tetor. Kam qenë kaq i qartë për këtë çështje, aq sa në rast se nuk do të ndodhte kjo që ndodhi, premtova dhe një dekoratë, apo jo!

Presidenti komentoi edhe hetimin nga ana e mazhorancës përmes Komisionit Parlamentar të ngritur në Kuvend. Meta këmbëngul se nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se kjo thuhet edhe në raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Meta akuzon përfaqësues të mazhorancës për rrjedhjen në media të draft-opinionit të Venecias, në të cilin flitej për tejkalim kompetence nga ana e Presidentit.

“Nuk ka shkelje të mëdha, apo të vogla. Nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës. Në materialin që rrodhi në media nga mazhoranca flitej për tejkalim kompetencash të Kushtetutës, term që nuk e njeh Kushtetuta”, tha ai.

Një tjetër temë ishte edhe reforma në drejtësi. Meta i qëndron bindjes se reforma është deformuar nga vullneti i shprehur në 2016 nga e gjithë klasa politike. Duke nënkuptuar pritshmëritë që ka për përmirësimin e ekonomisë dhe lirive të tjera të njeriut në vend, Meta vendosi disa kushte për të thënë një fjalë të mirë për këtë reformë.

“Fjalën e mirë do ta them kur Banka Botërore të përmirësojë pozitën e Shqipërisë në nivel botëror përsa i takon klimës të të bërit biznes, kur Transparency International të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme renditjen e Shqipërisë dhe kur Reporterët pa Kufij ta përmirësojnë atë. Këta janë indikatorët e vërtetë të reformës në drejtësi”, u shpreh Presidenti.

Femrat dikur dhe femrat e sotme te Andrea Markos
Femrat dikur dhe femrat e sotme te Andrea Markos Gazeta Si 171 Shikime • 7 years më parë

Andrea Marko per Gazeten Si

Banoret ankohen per ndihmat.mp4
Banoret ankohen per ndihmat.mp4 Gazeta Si 31 Shikime • 7 years më parë

Pamjet ne video nga ndihmat. Banoret ankohen

Shembja e katerkateshit ne Shkozet.mp4
Shembja e katerkateshit ne Shkozet.mp4 Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

Forcat Xheniere bejnë shpërthimin e komanduar te objektit katërkatësh ne zonen e Shkozetit.

Si ia vesha kostumet Vespës, Cocciantes dhe u ndjeva si Barosso.
Si ia vesha kostumet Vespës, Cocciantes dhe u ndjeva si Barosso. Gazeta Si 92 Shikime • 7 years më parë

Shumë kanë dëgjuar për prezantuesin dhe gazetarin e famshëm Bruno Vespa, por edhe për këngëtarin që jemi rritur me këngët e tij, si “Margherita”, e Ricardo Cocciante-s. Kanë qenë figura të shquara si Kukan apo Lunacek, në aspektin politik e diplomacisë, por sipas Tashos, kryesorët në objektivin e tij kanë qenë Vespa apo Cocciante. Ky projekt, ka qenë mbase një ndër projektet më të bukura e ambicioze të tij, ku në fokus të fotografive ka qenë veshja e tyre me kostume popullore shqiptare nga zona të ndryshme të vendit. Tasho, e ka shpjeguar në detaje këtë gjë për “Gazetën Si”.

Rama miraton “AntiKÇK” pas takimit me ambasadoren amerikane
Rama miraton “AntiKÇK” pas takimit me ambasadoren amerikane Gazeta Si 39 Shikime • 6 years më parë

Takimin e parë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Kryeministri Edi Rama e vlerësoi si “rastësi të bukur”, pasi në mbledhjen e mëvonshme Qeveria miratoi paketën Anti-KÇK dhe ligjin special për masat pasurore kundër krimit të organizuar.

Por, a e shfrytëzoi Rama këtë takim të parë me ambasadoren e re amerikane në Tiranë për ta njohur atë me dy nisma, që në muajin nëntor të vitit të kaluar u qortuan nga opozita dhe organizata dhe shoqata të shoqërisë civile në vend?

Postimi i Ramës nuk e pohon këtë dhe as postimi i mëvonshëm i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk e bën një gjë të tillë. Pra, gjasat janë që në takimin Rama-Yuri Kim dy nismat ligjore të miratuara nga Qeveria si akte normative që hyjnë menjëherë në fuqi, të mos jenë diskutuar.

Se çfarë synojnë dhe përmbajnë këto akte normative solli disa detaje të përgjithshme, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që pak pas orës 13:00 doli në një konferencë, që nga Kryeministria u cilësua si e jashtëzakonshme. Aktet normative ndërhyjnë duke ndryshuar një sërë ligjesh ekzistuese.

“Forcohet dhe dhe ashpërsohet lufta kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që mendojnë se mund të sfidojnë në këtë vend forcën e ligjit. Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin antimafia, ligjin e Policisë së Shtetit, ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, si dhe Kodin Penal”, deklaroi Gjonaj.


Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë, megjithëse do t’u duhet të kalojnë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

“Akti thelbësor i paketës anti-KÇK, i miratuar sot nga qeveria shqiptare është akt normativ që hyn në fuqi menjherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata dhe grup të strukturuar kriminal, në çdo grup tjetër kriminal dhe terrorist, apo trafiqe dhe krime të tjera të rënda. Pjesë e paketës anti-KÇK janë të gjithë ata që janë akuzuar për krime të rënda, apo të akuzuar për përfshirje në organizata, apo grup të strukturuar kriminal, por për shkak të sistemit të kalbur dhe të korruptuar të drejtësisë nuk u dënuan kurrë dhe sot lëvizin të lirë. Të gjithë këta, qofshin të dënuar, apo të akuzuar për kategoritë e krimeve që sapopërmenda, do të duhet të provojnë që pasuria e tyre, apo e familjarëve të tyre burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm”, deklaroi Gjonaj.

Ndryshimet ligjore ja ngarkojnë barrën e provës subjektit që përfshihet nën hetim sipas këtyre akteve normative. Por, aktet nuk kufizohen me kaq. Hetimet zgjerohen edhe tek familjarët e të dyshuarve, deri tek anulimi i transaksioneve për të cilat dyshohet se kryer për të fshehur një pasuri me burim të paligjshëm.

“Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar pasurinë. Njëkohësisht subjekte të kësaj pakete janë të gjithë ata që për të fshehur pasuritë e tyre i kanë transferuar ato në emra të palëve të treta, këto lloj transferimesh dhe transaksionesh, në bazë të këtij akti normativ do të anulohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Personat që kanë menduar se përmes këtyre veprimeve do të shpëtonin pasuritë e tyre do të duhet të japin llogari një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë”, vijoi Gjonaj.

Opozita ka akuzuar Edi Ramën se me paketën anti-KÇK dhe ligjin special kundër krimit të organizuar synon që të minojë punën e SPAK-ut. Por, ministrja e Drejtësisë thotë se aktet e miratuara jo vetëm që nuk e pengojnë SPAK-un, por përkundrazi.

“Akti i miratuar do t’i japë Policisë së Shtetit, SPAK dhe Gjykatave të Posaçme mjetet dhe kornizën e duhur ligjore për të luftuar krimin e organizuar në mënyrën më efikase të mundshme”, deklaroi ajo.

Kjo ishte sa për pjesën e parë. Pjesa e dytë e akteve normative lidhet me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Për të justifikuar këto ndryshime, Gjonaj solli rastin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha që liroi Endrit Doklen, ish-anëtar i bandës së Durrësit i dënuar me burgim të përjetshëm nga krimet e rënda.

“Po sfidojnë ligjin, shtetin dhe gjithë shoqërinë me vendime si ai i Gjykatës së Krujës, që ndonëse i fundit në radhë, nuk është i vetmi”, deklaroi ministrja.

Gjonaj nuk dha më shumë detaje se çfarë parashikohet për këtë kategori punonjësish të sistemit të drejtësisë, por foli me bindje se aktet normative të Qeverisë u japin organeve të qeverisjes së drejtësisë mekanizmat të reja dhe efikase për të ndëshkuar çdo gjyqtar dhe prokuror që përmes vendimeve korruptive shkel ligjin.

Showing 73 out of 80