Videot kryesore

Basha: Ja kompanitë me të cilat Rama ndan paratë
Basha: Ja kompanitë me të cilat Rama ndan paratë Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

⁣Basha: Ja kompanitë me të cilat Rama ndan paratë

Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I”
Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I” Gazeta Si 98 Shikime • 4 years më parë

⁣Tuneli i nëndheshëm që do përdorej nga grabitësit për bankën te bluevardi “Zogu I”

Stafi i centralit bërthamor më të madh në Ukrainë ndalon hyrjen e trupave ruse
Stafi i centralit bërthamor më të madh në Ukrainë ndalon hyrjen e trupave ruse Gazeta Si 72 Shikime • 4 years më parë

⁣Stafi i centralit bërthamor më të madh në Ukrainë ndalon hyrjen e trupave ruse

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa
Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa Gazeta Si 109 Shikime • 4 years më parë

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim shkon në selinë e Partisë së Lirisë
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim shkon në selinë e Partisë së Lirisë Gazeta Si 134 Shikime • 3 years më parë

⁣Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim shkon në selinë e Partisë së Lirisë

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Barcelonë
Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Barcelonë Gazeta Si 36 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Në këtë seancë u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërsa grupi u plotësua mbrëmjen e djeshme me Thomas Strakoshën, Nedim Bajramin dhe Mirlind Dakun. Lojtarët u stërvitën fillimisht në palestër dhe më pas zhvilluan ushtrime taktike ⁣në fushë. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester.

Sherri masiv në përfundim të Bristol City - Milwall
Sherri masiv në përfundim të Bristol City - Milwall Gazeta Si 38 Shikime • 8 muaj më parë

Gjithcka ndodhi pas fitores 0-1 t⁣ë miqve dhe nj⁣ë debati mes trainer⁣ëve ku ai mik Neill reagoi n⁣ë m⁣ënyr⁣ë josportive ndaj vendasit Struber n⁣ë ndihm⁣ë t⁣ë t⁣ë cilit u afrua futbollisti i Bristol, Knight. Pas k⁣ëtij momenti nj⁣ë z⁣ënk⁣ë masive zuri vendin e nj⁣ë fundi normal n⁣ë Championship.

Stuhi në Itali
Stuhi në Itali Gazeta Si 150 Shikime • 7 years më parë

Në Itali tetëmbëdhjetë persona kanë përfunduar në sallën e emergjencës për shkak të plagëve të shkaktuara nga stuhia e breshërit dhe madhësia e tij ishte përafërsisht sa një kokërr portokall. Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në makina dhe shtëpi.

Si shkojnë ilegalisht shqiptarët me kamionë në Angli.mp4
Si shkojnë ilegalisht shqiptarët me kamionë në Angli.mp4 Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Mediat daneze i kanë kushtuar rëndësi emigrimit ilegal të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. "Shqiptarët tentojnë të ikin ilegalisht drejt Britanisë, duke “thyer sigurinë” e portit Esbjerg të Danimarkës", shkruhet në shkrimin e “Dr.dk".

Dokumentari "Arkivi Rilindja"
Dokumentari "Arkivi Rilindja" Gazeta Si 98 Shikime • 6 years më parë

Dokuemntari shfaq deshmi te gjalla te shkrimtareve qe kane qene pjese e "Rilindjes" se asokohe se sa i rendesishem ka qene si organ dhe si ka ndikuar ne jeten politike dhe kulturore te popullsise kosovare

Thyen izolimin, qytetari vrapon per t'i ikur policit
Thyen izolimin, qytetari vrapon per t'i ikur policit Gazeta Si 81 Shikime • 6 years më parë

Policia ndjek nje qytetar tek kodrat e Liqenit Artificial ne Tirane pasi ka shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit.

PD publikon mesazhin: Ja si shantazhon Veliaj gazetarët
PD publikon mesazhin: Ja si shantazhon Veliaj gazetarët Gazeta Si 72 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike kërkon fillimin e menjëhershëm të hetimeve penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, që sipas opozitës po kërcënon me metoda mafioze të gjitha mediat dhe gazetarët kritikë ndaj tij.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi publikoi disa mesazhe, që sipas saj janë të kryebashkiakut Veliaj.

“Mesazhet e Erion Veliajt dëshmojnë mekanizmin dhe metodat mafioze e përdorura nga Kryetari i paligjshëm i Bashkisë së Tiranës për të kërcënuar dhe shantazhuar median që nuk i nënshtrohet makinerisë së stërmadhe të propagandës që paguhet me miliona Euro të zhvatura qytetarëve të Tiranës nga taksat e rritura”, tha Vokshi.

Për opozitën mesazhet në fjalë përbëjnë prova ligjore të një akti të dënueshëm kriminal dhe sipas Vokshit, ato nxjerrin në pah kryebashkiakun e Tiranës si një politikan mafioz dhe armik të lirisë së medias.

“Gjuha e egër, denigruese dhe e urrejtjes ndaj një gruaje gazetare, mesazhet kërcënuese “se nuk ka për t’ia falur” Beti Njumës pse u dha zë artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, provojnë se Erion Veliaj përbën një kërcënim të rëndë për fjalën e lirë, i gatshëm të eliminojë këdo që cenon pushtetin e tij, duke u thënë qytetarëve të vërtetën”, vijoi Vokshi.

“Deti” përfundon në Hagë, Dendias: Zgjidhim edhe ligjin e luftës
“Deti” përfundon në Hagë, Dendias: Zgjidhim edhe ligjin e luftës Gazeta Si 77 Shikime • 6 years më parë

⁣Shqipëria dhe Greqia do t’u drejtohen gjykatave ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufirit detar.

Kjo është dakordësia e arritur mes dy vendeve e njoftuar këtë të martë nga Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi I në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit”, njoftoi Kryeministri Edi Rama.

Nikos Dendias e konfirmoi këtë.

“Marrëveshja për t’iu drejtuar Hagës mbështetet në vullnetin e dy vendeve për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve”, u shpreh ai.

Kryediplomati grek tha gjithashtu se është rënë dakord që dy vende të rishikojnë marrëveshjen e ’96-ës, njohur si traktati i miqësisë mes dy vendeve dhe u zotua se do t’i jepet zgjidhje edhe çështjes së ligjit të luftës.

“Ramë dakord që të rishikojmë marrëveshjen e ’96 dhe ramë dakord që kjo marrëveshje ka nevojë për thellim dhe të bëjmë një marrëveshje të re. Tani kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, është anakronizëm, edhe këtë do ta zgjidhim së bashku”, tha Dendias.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Greqia që të trajtojë shqiptarët që jetojnë atje, ashtu sikundër trajton Shqipëria minoritetin grek.

“Nuk është një çështje e Greqisë çështja e të drejtave të minoriteti grek në Shqipëri, është edhe e jona gjithashtu. Nëse duam standarde dhe të drejta për minoritetin nuk e bëjmë se do Greqia, por është në nderin e Shqipërisë, por e njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi”, tha ai.

⁣Vaksinimi nis me bluzat e bardha edhe në Vlorë
⁣Vaksinimi nis me bluzat e bardha edhe në Vlorë Gazeta Si 118 Shikime • 5 years më parë

Pas Tiranës dhe Shkodrës procesi i vaksinimit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë të sistemit të shëndetësisë nisi edhe në qytetin e Vlorës.

Vaksinimi nisi tek Pallati i Sportit, ndërkohë që në dispozicion për bluzat e bardha të Vlorës dhe të jugut të Shqipërisë janë 1500 doza për 745 persona.

Të pranishëm në nisjen e këtij procesi ishte edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

⁣Meta flet për Dvoranin e drejtësinë, ambasadat i rikthehen reformës
⁣Meta flet për Dvoranin e drejtësinë, ambasadat i rikthehen reformës Gazeta Si 92 Shikime • 5 years më parë

Gjatë një interviste televizive mbrëmjen e së enjtes, Presidenti Ilir Meta u pyet në lidhje me çmimin e dhënë nga Departamenti i Shtetit për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

DASh e vlerësoin Dvoranin me titullin “Kampion i luftës kundër Korrupsionit”.

Presidenti tha se ky vlerësim për ish-kreun e KED nuk i ndryshon mendimin, që për të, Dvorani duhej të ishte në burg.

Meta nënkuptoi se ky titull është blerë nga Edi Rama.

Po në këtë intervistë, Meta shtjelloi edhe se çfarë nënkupton me togfjalëshin “mafie ndërkombëtare”, që thotë se ka kapur vendin.


Disa orë pas këtyre deklaratave të Presidentit, përfaqësitë kryesore ndërkombëtare në Tiranë, që këto ditë janë përqëndruar më fort tek fushata zgjedhore dhe mesazhet për një proces të paqtë, të rregullet e të ndershëm, iu rikthyen temës së reformës në drejtësi.

Ambasada e SHBA përshëndeti procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të BKH-së, ndërsa Ambasasdorja Yuri Kim tha se reforma në drejtësi nuk mund të ndalet nga “djemtë e këqinj”.

“SPAK po heton më shumë, po sekuestron më shumë asete dhe po vendos kriminelë më shumë pas hekurave. Gjykata Kushtetuese është funksionale, Gjykata e Lartë ka nisur shqyrtimin e dosjeve, vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH-së po trajnohen! Reforma nuk është e lehtë, e shpejtë dhe as perfekte, por po ecën përpara, pavarësisht se djemtë e këqinj nuk e duan”, shkruan Kim.

Edhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca përshëndeti përzgjedhjen e anëtarëve të parë të BKH-së.

“Mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë si hetues në BKH. Ata do të nisin trajnimet e specializuara. Me rëndësi hapja e një thirrjeje të dytë. BE vazhdon të mbështesë SPAK”, thuhet në mesazhin e Soreca-s.

⁣Akuza ndaj Soreca, AMT: Loboi në Gjykatën Kushtetuese për Bashkinë e Tiranës. Do të njoftojmë BE
⁣Akuza ndaj Soreca, AMT: Loboi në Gjykatën Kushtetuese për Bashkinë e Tiranës. Do të njoftojmë BE Gazeta Si 103 Shikime • 5 years më parë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzon Ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca se është përfshirë në çështjen që është në gjykim në Gjykatën Kushtetuese duke lobuar te kryetarja e kësaj gjykate, Vitore Tusha në favor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Ambasadori Soreca ka bërë një takim me kryetaren e Gjykatës, takim i cili nuk është bërë publik dhe pas takimit, 5 minuta para seancës gjyqësore ambasadori Soreca ka dalë nga dera e jashtme e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja.

Aleanca thotë se Ambasadori i BE është parë teksa del nga godina nga punonjës të bizneseve pas godinës së Gjykatës Kushtetuese. Aleanca i është drejtuar Gjykatës me një kërkesë për informacion nëse takimi ishte i programuar dhe objektin e këtij bashkëbisedimi.

“Fakti që kjo është mbajtur e fshehtë, fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cenon shumë njëanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, cenon shumë pavarësinë e pushtetit dhe mbi të gjitha që cenon legjitimitetin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, apo e kujtdo tjetër që ka bërë këtë takim pa njoftuar dhe pa e bërë publike për mediat”, thuhet në deklaratë.

Për këto arsye, Aleanca ngre dyshime se takimi është zhvilluar për të lobuar në favor të Bashkisë së Tiranës.

“Informacioni që ne kemi është se zoti Soreca ka ardhur për të lobuar në favor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sepse mendon se ne qendrestarët e Teatrit mund t’i kalojmë gjërat kaq lehtë dhe mund t’i kalojmë gjërat siç janë kaluar gjithë këtë kohë kur ato futen dhe dalin nëpër institucionet tona të drejtësisë, japin dhe urdhra dhe mesazhe të koduara dhe nuk ka asnjë reagim”, tha Kalaja.

Aleanca kërkon edhe ndërhyrjen e SPAK. “Të sekuestrojë të gjitha kamerat brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese, të bizneseve rreth kësaj Gjykate”, vijon deklarata duke shtuar se do të kërkohet largimi nga gjykimi i kryetares së gjykatës, Vitore Tusha dhe do të njoftohet edhe Bashkimi Europian.

“Nëse është e vërtetë ajo që ne kemi pretenduar, do kërkojmë vetëlargimin e kryetares nga trupi gjykues, në të kundërt ne do të kërkojmë largimin e saj. Po kështu ne po bëjmë gati të gjithë informacionin, do ia bëjmë me dije BE-së sesi një ambasador në shkelje të plotë të dispozitave ligjore shqiptare, të marrëveshjeve ndërkombëtare, por mbi të gjitha të Kushtetutës Shqiptare vjen dhe bën presion pranë Gjykatës Kushtetuese. Do kallëzohet dhe penalisht”, deklaroi Adriana Kalaja.

Pamje dramatike në SHBA, kamioni tërheq zvarrë makinën në autostradë
Pamje dramatike në SHBA, kamioni tërheq zvarrë makinën në autostradë Gazeta Si 65 Shikime • 5 years më parë

⁣ Pamje dramatike në SHBA, kamioni tërheq zvarrë makinën në autostradë

Kompleksi turistik “Prestige Resort” në Golem hidhet në erë me shpërthim të kontrolluar
Kompleksi turistik “Prestige Resort” në Golem hidhet në erë me shpërthim të kontrolluar Gazeta Si 101 Shikime • 4 years më parë

⁣Kompleksi turistik “Prestige Resort” në Golem hidhet në erë me shpërthim të kontrolluar

Elsa Lila fiton Festivalin e Këngës me "Evita"
Elsa Lila fiton Festivalin e Këngës me "Evita" Gazeta Si 68 Shikime • 4 years më parë

⁣Elsa Lila fiton Festivalin e Këngës me "Evita"

Armë, municion dhe bombola me sprajt irritues, kapet në Morinë 45-vjeçari çek
Armë, municion dhe bombola me sprajt irritues, kapet në Morinë 45-vjeçari çek Gazeta Si 37 Shikime • 3 years më parë

⁣Armë, municion dhe bombola me sprajt irritues, kapet në Morinë 45-vjeçari çek

Showing 52 out of 155