Videot kryesore

Basha: Paketa e ndihmës e Qeverisë e pamjaftueshme! Të bëhet gati një tjetër
Basha: Paketa e ndihmës e Qeverisë e pamjaftueshme! Të bëhet gati një tjetër Gazeta Si 66 Shikime • 6 years më parë

Lulzim Basha thotë se paketa e ndihmës së ofruar nga Qeveria për njerëzit e vetëngujuar dhe në nevojë, për sipërmarrjen e vogël dhe bizneset familjare është e pamjaftueshme dhe kërkon që menjëherë të detajohet plani i ndihmës së paketës aktuale dhe të hartohet një paketë e dytë.

“Sakrifica që ju kërkohet sot shqiptarëve ka nevojë për një mbështetje të madhe. Qeveria të mos vonojë detajimin e ndihmës që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse është e qartë që kjo paketë është e pamjaftueshne. Të gjithë ata që kanë mbyllur bizneset dhe kanë lënë punën duhet të paguhen”, tha Basha përmes një videomesazhi të përcjellë nga rrjetet sociale.

Kreu i opozitës kërkoi nga Qeveria ndërprerjen e të gjitha transferimeve të thesarit për degët e tjera dhe përqëndrimin e tyre vetëm tek shëndeti dhe nevojat emergjente të qytetarëve.

“Të ndërpritet çdo transferim nga Thesari dhe të gjitha paratë të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat akute të qytetarëve. Këto janë kohërat më të vëshitra që kemi jetuar prej një kohe të gjatë”, kërkoi ai.

Basha përsëriti thirrjen për të mbyllur të gjitha fasoneritë, call centera-at dhe bizneset e tjera të prodhimit ku afërsia e punonjësve përbën rrezik për transmetimin e virusit.

Megjithatë, Basha u shpreh optimist se Shqipëria do të tejkalojë vështirësitë materiale, fizike dhe shpirtërore, ndërsa përsëriti thirrjen që qytetarët të respektojnë distancimin social.

Meta intervistë për RAI: Ekipi shqiptar në Itali, demostrim falenderimi
Meta intervistë për RAI: Ekipi shqiptar në Itali, demostrim falenderimi Gazeta Si 83 Shikime • 6 years më parë

“Do t’ia dalim mbanë! Gjithçka do të shkojë mirë!”. Ky ishte mesazhi i përcjellë në italisht nga Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste dhënë për Rai Neës24, ku shpjegoi edhe simbolikën e ndihmës humanitare që Shqipëria i ofroi Italisë përmes dërgimit të një ekipi me 30 mjekë dhe infermierë.

“Ky mision humanitar përfaqëson një demostrim solidariteti e popullit shqiptar dhe institucioneve të tij ndaj Italisë dhe popullit italian. Nuk është vetëm një gjest solidariteti, por një demostrim falenderimi që shqiptarët ndjejnë përballë Italisë dhe italianëve për të gjitha çfarë kanë bërë në të shkuarën për të na ndihmuar në momentet më të vështira të kombit tonë, popullit tonë”, u shpreh ai.

Meta thotë se koronavirusi është një sfidë e përbashkët për të gjitha vende, është një sfidë globale që po teston edhe marrëdhëniet mes popujve.

“Kombet tona, popujt tanë janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, përmes shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali në 30 vitet e fundit dhe italianëve që punojnë e jetojnë në Shqipëri, numri i të cilëve është rritur dhe vazhdon të rritet”, deklaroi Presidenti.

Drafti i PD për hapjen e listave josh opozitën parlamentare
Drafti i PD për hapjen e listave josh opozitën parlamentare Gazeta Si 57 Shikime • 6 years më parë

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku në rend të ditës ishte diskutimi dhe shqyrtimi i propozimeve të opozitës parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dështoi për shkak se vetë opozita parlamentare e bojkotoi këtë mbledhje.

Shkak i bojkotit është bërë përplasja në lidhje me draftin e propozuar nga Partia Demokratike për hapjen e listave dhe koalicionet. Opozita parlamentare u shfaq e joshur nga pjesa e hapjes 100 për qind të listave, propozuar në draftin e PD-së dhe LSI-së dhe i dorëzuar në Këshillin Politik.

Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni kërkuan që mbledhja të shtyhej dhe të zhvillohej pas diskutimeve në Këshillin Politik, që pritet të mblidhet ditën e enjte.

“Duhet ta shtyjmë këtë, sepse duhet të rakordohemi me opozitën jashtëparlamentare, kemi nesër një takim në Këshillin Politik dhe do të ishte e udhës të zhvillojmë atë takim dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare të bëjmë një takim tjetër. propozimi i opozites jashtëparlamentare preg shume nene të propozimeve sot”, deklaroi Hajdari.

Por, Damian Gjiknuri tha se rendi i ditës në Komisionin e Ligjeve nuk diktohej nga agjenda e Këshillit Politik dhe kërkoi që puna për shqyrtimin e propozimeve të opozitës parlamentare të vazhdojë. Rudina Hajdari e kundërshtoi duke thënë se disa pika të propozimeve të PD-LSI bien ndesh me disa pika të propozuara nga opozita parlamentare.

Ndërkohë, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri u tërhoqën nga një nismë e propozuar në janar të këtij viti për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që kërkon ndryshim të sistemit duke kaluar në proporcional kombëtar. Murrizi argumentoi se vendimi për t’u tërhequr mbërrin pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, që e bëjnë të pamundur miratimin e këtyre propozimeve.

Ai që nuk u tërhoq nga propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor ishte Ralf Gjoni, që ka depozituar në Kuvend draftin e Nismës Thurje, për hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Pavarësisht kësaj ndasie, pas largimit nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës parlamentare u shfaqën të bashkuar dhe mirëpritën që në Komision të diskutohej drafti i Partisë Demokratike.

“Edhe nga Bashkimi Sovjetik të mbërrijë një draft që hap listat, unë do ta mbështes”, deklaroi deputetit Myslim Murrizi, kur u pyet nëse e mbështet propozimin e Partisë Demokratike.

KAS hap kutitë në Berat, refuzohet kërkesa e PD për prova shtesë
KAS hap kutitë në Berat, refuzohet kërkesa e PD për prova shtesë Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi hapjen e 24 kutive të votimit dhe të administrojë si prova materiale listën e zgjedhësve që kanë votuar më 25 prill, procesverbalet e qendrave të votimit dhe të numërimit dhe raportet e pajisjes së identifikimit elektronik në disa qendra votimi, para vendimmarrjes për kërkesën e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

Vendimi për administrimin e këtyre materialeve si prova u komunikua këtë të shtunë nga relatori Elvis Çefa. Materialet e kërkuara do të administrohen nga KAS dhe hapen ditën e hënë në sy të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, si palë e interesuar.

Në lidhje me administrimin e të dhënave të kryeqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik, nuk ka pasur dakordësi në KAS dhe kërkesa është bërë vetëm nga dy anëtarët Elvis Çefa dhe Ledio Braho.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për mbledhjen e provave shtesë nga ana e institucioneve shtetërore, përfshirë këtu SPAK, për pretendimet e ngritura në lidhje me shit-blerjen e votës, legalizimet, asistencën sociale, fondet e tërmetit e të tjera problematika, që opozita thotë se ka identifikuar në këtë proces zgjedhor.

Sali Berisha në konferencë shtypi në seli pas Kuvendit për Rithemelimin e PD
Sali Berisha në konferencë shtypi në seli pas Kuvendit për Rithemelimin e PD Gazeta Si 54 Shikime • 5 years më parë

⁣ Sali Berisha në konferencë shtypi në seli pas Kuvendit për Rithemelimin e PD

⁣Meta paralajmëron Ramën e Bashën: Do t’u recitoj shumë shpejt Ina,Ina...
⁣Meta paralajmëron Ramën e Bashën: Do t’u recitoj shumë shpejt Ina,Ina... Gazeta Si 59 Shikime • 5 years më parë

Presidenti Ilir Meta thirri një konferencë me gazetarët për të ngritur shqetësimin e borxhit të lartë të vendit, por përballë pyetjeve të gazetarëve foli edhe për përballjen me koalicionin “Bravo-Brava”, duke nënkuptuar Edi Ramën me Lulzim Bashën, duke filluar që nga 6 marsi.

Meta i paralajmëroi që “të bëjnë kujdes me borxhin, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, ndërsa tha se vendi mund të shkojë brenda një viti në zgjedhje të reja parlamentare.

“Unë do të marr pjesë në gara në emër të popullit të 2 marsit dhe përtej popullit të 2 marsit, që është shtuar. Të jenë të sigurt se pas ballafaqimit të parë, që do të jetë më e largëta në një vit, që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, por mund të ndodhë edhe më parë, koalicioni “Bravo-Brava, që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe që e di teatër politikën dhe luftën kundër korrupsionit do t’i recitoj poezi, që e ka bërë vetë shefi i koalicionit, atë “Ina, Ina”, tha Meta.

“Ina, Ina” është pjesë e publicistikës “Triptiku i laryshisë” së Edi Ramës, ku mes rreshtave të rrëfimit ka edhe një pjesë “Ina, Ina hiqi brekët”.

“Do t’i recitoj atë poezinë Ina, Ina koalicionit Bravo-Brava, meqënëse e kanë me merak që të fitojnë me Ilir Metën. Do ta dëgjojnë brenda një viti në rastin më të mirë, por mund ta dëgjojnë edhe më shpejt. Ndaj ta kënë pak kujdes borxhin, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, deklaroi Meta.

Meta ngriti shqetësimin se Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit në rajon dhe për më tepër, ky borxh i marrë nuk është përdorur për të rritur mirëqënien e qytetarëve. Këtu, mes rreshtave Meta akuzoi Bashën se ka shitur zgjedhjet te Edi Rama.

“Por siç do të marrë fund koha e gallatave me financave dhe borxhin që merret në emër të qytetarëve për të blerë mediat, se ajo gjuhë që përdoret për të rrëmbyer ishullin e vetëm që qenka jashtë kontrollit, është gjuha e përditshme që përdoret ndaj pronarëve të mediave dhe bizneseve, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura ende pa filluar”, u shpreh ai.

“Gërdeci”, djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha flet për mediat pas daljes nga SPAK
“Gërdeci”, djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha flet për mediat pas daljes nga SPAK Gazeta Si 94 Shikime • 4 years më parë

⁣Dosja “Gërdeci”, djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha flet për mediat
pas daljes nga SPAK

Deputetët e opozitës  në foltoren e Kuvendit, replikojnë me deputetin Erion Braçe
Deputetët e opozitës në foltoren e Kuvendit, replikojnë me deputetin Erion Braçe Gazeta Si 82 Shikime • 3 years më parë

⁣Deputetët e opozitës në foltoren e Kuvendit, replikojnë me deputetin Erion Braçe

Atmosfera në Liverpool pas kualifikimit të Shqipërisë për në finalen e Eurovizion.
Atmosfera në Liverpool pas kualifikimit të Shqipërisë për në finalen e Eurovizion. Gazeta Si 69 Shikime • 3 years më parë

⁣Albina dhe Familja
Kelmendi kanë shkëlqyer me interpretimin, vokalin dhe performancën e tyre në
skenën e Liverpool me këngën ‘Duje’. I gjithë interpretimi ishte i kompletuar deri
në detaje edhe me veshjet e familjes Kelmendi që plotësonin të gjithë skenën që
për disa minuta ishte ‘Kuq e Zi’.

Kryeministria e rrethuar me policë para protestës së PD
Kryeministria e rrethuar me policë para protestës së PD Gazeta Si 82 Shikime • 2 years më parë

⁣Kryeministria e rrethuar me policë para protestës së PD

Kështu e mundi Kosova, Suedinë në Prishtinë
Kështu e mundi Kosova, Suedinë në Prishtinë Gazeta Si 43 Shikime • 11 muaj më parë

Dardanët e rimorën veten pas humbjes në Zvicër dhe me golat e Rexhbecaj dhe Muriqit, triumfuan ndaj miqve me dy ndër sulmuesit më të fortë në Botë, Gyokeres (Arsenal) dhe Isak (Liverpool).

Agon Maçolli gjen golin ndaj OB Odense
Agon Maçolli gjen golin ndaj OB Odense Gazeta Si 45 Shikime • 11 muaj më parë

Sulmuesi shqiptar sh⁣ënoi n⁣ë transfert⁣ën e humbur 3-2 n⁣ë Superlig⁣ën daneze.

Spektakli anlgez në Europa League (VIDEO)
Spektakli anlgez në Europa League (VIDEO) Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Futbolli europian, si asnjëherë më parë dominohet nga Anglia. Pas Ligës së Kampionëve, edhe në finalen e “Europa League” do të jetë një derbi londinez, mes të cilëve do të diskutohet fituesi i këtij kompeticioni. Çesli mposhti Eintrahtin e Frankfurtit, ndërsa Arsenali fitoi edhe përballjen e dytë me Valencian.

Edi Reja rrëzohet pas konferencës për shtyp
Edi Reja rrëzohet pas konferencës për shtyp Gazeta Si 126 Shikime • 7 years më parë

Trajneri i Kombëtares pati një aventurë të pakëndshme sapo përfundoi konferencën pë shtyp, kur u rrëzua teksa po linte sallën

Bardh Spahia para gjykatës së  Shkodrës për masën e sigurisë
Bardh Spahia para gjykatës së Shkodrës për masën e sigurisë Gazeta Si 140 Shikime • 7 years më parë

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, gjatë orëve të mëngjesi ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Shkodrës. Mësohet se seanca në ngarkim të ish-deputetit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Të gjithë kolegët e tij e tij, së bashku me mbështetës të opozitës, janë mbledhur për të mbështetur ish deputetin. Në prani të gjykatës janë edhe forca të policisë, mes tyre dhe efektive të FNSH.

Ilustrimi kompjuterik i instalimit të minielektrodave me mikroçipet në trurin e njeriut
Ilustrimi kompjuterik i instalimit të minielektrodave me mikroçipet në trurin e njeriut Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

Gdhendjen e emrit në histori, miliarderi amerikan Elon Musk mund ta ketë arritur falë një miu të vogël në laboratoret e “Neuralink”, kompani që e themeloi dy vite më parë me një kapital fillestar prej 100 milionë dollarësh. Qëllimi dhe ambicia që Musk dhe ekipi i tij i kishin vendosur vetes ishte zbulimi dhe zbatimi i teknikave në gjendje që të lidhin në ndërveprim trurin njerëzor me një kompjuter.

Testimi do të kryhet tek individë të paralizuar që do të dalin vullnetarë, por në rast suksesi basti i Elon Musk është shumë herë më ambicioz. Miliarderi amerikan mendon se në një të ardhme jo fort të largët shumë njerëz do të zgjedhin që të kenë “kibernetikisht” (term që bashkon kibernetikën me gjenetikën) të njësuar mendimet në kokën e tyre me pajisjet kompjuterike, fundja kujt nuk do t’i pëlqentë që të lundronte në kompjuterin, laptopin apo telefonin e vet inteligjent pa shtypur asnjë buton, por vetëm duke menduar?

“Mund të tingëllojë e çuditshme, por do të realizojmë një formë simbioze me inteligjencën artificiale. Kjo nuk është me detyrim. Është diçka që e zgjedh, e do apo jo. Unë mendoj që ky zbulim është një hov gjigant në kapërcimin në një tjetër nivel qytetërimi për ne”, deklaronte i emocionuar vetë Elon Musk.

I mbijetuar nga prehistoria, ky është krokodili më i rrezikshëm
I mbijetuar nga prehistoria, ky është krokodili më i rrezikshëm Gazeta Si 120 Shikime • 7 years më parë

I mbijetuar nga prehistoria, ky është krokodili më i rrezikshëm

Bateritë e lodrave mund të vrasin fëmijët nëse gëlltiten, kështu që mbajini sa më larg tyre
Bateritë e lodrave mund të vrasin fëmijët nëse gëlltiten, kështu që mbajini sa më larg tyre Gazeta Si 330 Shikime • 7 years më parë

Bateritë e vogla të lodrave mund të vrasi fëmijët nëse i gëlltitin, paralajmërojnë mjekët në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Londër.
Stephen Powis, një mjek bën thirrje prindërve që të jenë vigjilentë në prag festash dhe të shmangnin lodrat që kanë bateri të vogla. Ato gjenden kudo, në dritat e festave, lodrat e ndryshme, telekomandat e të tjerë. Këto bateri janë sa një monedhë dhe mund të kalojnë kollaj në fyt, e më pas të shkaktojnë hemorragji të brendshme dhe më pas vdekjen në më pak se dy orë.

Video - Koronavirusi, qyteza italiane vendoset në karantinë
Video - Koronavirusi, qyteza italiane vendoset në karantinë Gazeta Si 45 Shikime • 6 years më parë

Rrugë e sheshe të boshatisura, qepena dyqanesh të mbyllur, farmacistë e ata pak njerëz që marrin guximin të dalin jashtë shtëpive me maska në fytyrë.

Qyteza e Kodonjos në Italinë Veriore u gdhi një qytezë fantazmë këtë të shtunë, pas urdhrit të autoriteteve vendore për të anuluar të gjitha aktivitetet publike, por edhe këshillës për banorët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Vendimi i autoriteteve vendase është marrë pas disa rasteve të raportuara me koronovirus në këtë zonë me rreth 15 mijë banorë të Italisë, ku njëri prej të prekurve humbi jetën.

PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh
PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh Gazeta Si 89 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike akuzon Qeverinë për shpërndarje selektive të ndihmave për qytetarët në nevojë dhe se gënjen kur thotë se rezervat e shtetit kanë ushqime dhe materiale të tjera jetike për 3 muaj.

“Shpërndarje e ndihmave selektive, propagandë me rezervat e shtetit se ka furnizime për 3 muaj me ushqim. Të dashur qytetarë, rezervat kanë zero ushqime për ju, sepse aty nuk u duhet fare nëse e keni plot apo bosh frigoriferin. Nëse keni ilaçe apo jo. E kanë mendjen si të vjedhin dhe si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët. Ju jeni pa bukë dhe Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë një tender 1.5 mln euro”, deklaroi ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj ngre disa pyetje në lidhje me tenderin e hedhur nga Qeveria për blerjen e ushqimeve.

“Pse u vonua me një muaj tenderi për blerjen e ushqimeve? Si u përzgjodh kompania fituese? Kush e fitoi tenderin?”, tha ai.

Ish-deputeti demokrat e mbylli deklaratën duke thënë se këto pyetje kërkojnë përgjigje nga “Alo Qeveria”.

Showing 49 out of 155