Videot kryesore

Borë në pranverë, zbardhet Dardha
Borë në pranverë, zbardhet Dardha Gazeta Si 64 Shikime • 7 muaj më parë

⁣Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, reshjet e dëborën
janë rikthyer këtë të mërkurë.

Në qarkun e Korçës janë regjistruar reshje të pakta bore,
kryesisht në aksin Boboshticë –Dardhë.

Në pjesë të tjera të qarkut nuk raportohen reshje bore.

Reshjet e borës janë parashikuar që të zgjasin deri në darkën
e të enjtes ndërkohë që e premtja do sjellë reshje shiu.

franco battiato - torneremo ancora.mp4
franco battiato - torneremo ancora.mp4 Gazeta Si 136 Shikime • 7 years më parë

“Do të kthehemi përsëri”, kënga e fundit e Franco Battiato

Gjyqi i Erion Veliajt, Plarent Ndreca futet në GJKKO
Gjyqi i Erion Veliajt, Plarent Ndreca futet në GJKKO Gazeta Si 63 Shikime • 4 muaj më parë

Gjyqi i Erion Veliajt, Plarent Ndreca futet në GJKKO

⁣NATO “pushton” Kuçovën
⁣NATO “pushton” Kuçovën Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

Baza Ajrore e Kuçovës po shërben në këtë periudhë si një prej pesë qendrave logjistike të organizimit të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Kjo ka bërë që këtu të stacionohen një pjesë e trupave amerikane, shqiptare dhe të aleatëve të tjerë të NATO-s.

Gjatë qëndrimit të trupave këtu, qytetarët e Kuçovës kanë pasur mundësinë të shohin nga afër dhe njihen me teknologjinë më të avancuar të Aleancës ushtarake më të madhe në botë.

Pas përfundimit të kësaj stërvitjeje, pritet që të nisë edhe investimi për shndërrimin e aeroportit të Kuçovës në aeroport të ri ushtarak të NATO-s.

⁣Lirohet një pjesë e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl
⁣Lirohet një pjesë e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl Gazeta Si 143 Shikime • 6 years më parë

Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane njoftoi se një operacion i përbashkët me autoritetet shqiptare për lirimin e fëmijëve shqiptarë të mbajtur peng në kampin famëkeq Al-Hawl të Sirisë ka përfunduar me sukses.

Operacioni i lirimit të tyre është mbikëqyrur nga Khaled Hboubati, President i Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane. Fëmijët dhe familjarët e tjerë shqiptarë u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe më pas janë transportuar në drejtim të Damaskut.

Numri i saktë i shtetasve shqiptarë të liruar nga kampi ku po mbahen familjarët e luftëtarëve të ISIS-it mbetet i paqartë për momentin, por ka raportime se bëhet fjalë për gjysmën e tyre.

⁣Pse shiu i dendur pas një thatësie shkakton përmbytje?
⁣Pse shiu i dendur pas një thatësie shkakton përmbytje? Gazeta Si 154 Shikime • 4 years më parë

Me thatësirën e gjatë që ka përfshirë vendin, reshjet e shiut janë të mirëpritura. Megjithatë, jo intensiteti i këtyre reshjeve.

Meteorologu dhe profesori i Universitetit të Reading në Britaninë e Madhe, Simon King shpjegon me një shembull të thjeshtë ilustruese përmes kësaj videoje se përse shiu i dendur pas një thatësire të gjatë mund të shkaktojë përmbytje.

Eksperimenti i tij është i thjeshtë. Ai merr tre gota me ujë. Të parën e kthen përmbys në një terren me barë dhe të lagur, të dytën në një terren normal dhe të fundit në terrenin e tharë nga mungesa e reshjeve.

Rezultati: toka thith më shpejt ujin kur është e lagësht, më pak në terren normal dhe shumë ngadalë në terrenin e ngurtësuar nga thatësia e pazakontë. Kjo është arsyeja, shpjegon meteorologu, se pse shirat e furishëm të verës, ndonëse zgjasin pak shkaktojnë përmbytje të mëdha në shumë vende, sidomos në Mesdhe.

Dokumentari Alexander
Dokumentari Alexander Gazeta Si 179 Shikime • 3 years më parë

⁣Dokumentari Alexander nga Ardit Sadiku

⁣40 për qind e kutive të Beratit do të rinumërohen
⁣40 për qind e kutive të Beratit do të rinumërohen Gazeta Si 113 Shikime • 5 years më parë

Rreth 40 për qind e kutive të votimit të Qarkut të Beratit do të rinumërohen pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, që miratoi këtë të enjte kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Vendimi do të hapë dhe rinumërojë 114 kuti nga 277 kuti votimi që ka në total ky qark. Rinumërimi do të bëhet vetëm për partitë politike.

LSI e mbështeti kërkesën e vet në faktin se PS e ka marrë mandatin e pestë në këtë qark me vetëm 77 vota më shumë dhe pretendimeve për manipulim gjatë procesit të numërimit të fletëve.

Gjatë diskutimeve në mbledhjen e kësaj të enjteje, anëtarët e KAS ranë dakord që nëse do të vërehen parregullsi të tilla që mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve, të kërkohet hapja dhe rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

I pesti për Partinë Socialiste në Qarkun e Beratit është ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ndërsa i pari në listën e LSI-së është Ardit Çela.

Operacioni i SPAK me Antimafien e Barit kundër pastrimit të parave
Operacioni i SPAK me Antimafien e Barit kundër pastrimit të parave Gazeta Si 62 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Operacioni i SPAK me Antimafien e Barit kundër pastrimit të parave

Meta: KE, nga komision teknik u kthye në komision politik. S’i meritonim negociatat
Meta: KE, nga komision teknik u kthye në komision politik. S’i meritonim negociatat Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Ilir Meta fajin për refuzimin e Bashkimit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e sheh në Tiranë. Kreu i shtetit i referohet qëndrimit të Holandës për të mbështetur këtë deklaratë, ndërsa nuk flet me bindje nëse realizimi i zgjedhjeve vendore më 13 tetor do të prodhonte një rezultat tjetër.

“Holanda ka 3 vjet që na paralajmëron për çështjet që kanë të bëjnë me kriminalitetin dhe lidhjet e grupeve të krimit të organizuar shqiptar dhe azilantët dhe këto janë probleme të ngritura nga policia holandeze, por ne kemi bërë sikur nuk janë kaq serioze”, deklaroi Presidenti Meta në një intervistë për News24 dhënë këtë të diel.

Presidenti foli për një fushatë “demonizuese” ndaj Francës dhe Holandës, dy vendet më të zëshme që refuzuan hapjen e negociatave për Shqipërinë. Për Qeverinë, vendimmarrja e Francës është e pabazuar dhe një prej pikave të forta ku mazhoranca mbrohet për të argumentuar se refuzimi nuk lidhej me reformat në Shqipëri janë raportet e Komisionit Europian. Presidenti i zhvlerësoi këto raporte. Ai tha se Komisioni Europian për herë të tretë ka rekomanduar hapjen e negociatave, por shpesh është akuzuar se më shumë se teknik, raportet e tij kanë qenë politike.

“Ajo që ka ndodhur praktikisht dhe që Franca, por edhe vende te tjera e kanë bërë evidente e që ka një bazë reale, është që Komisioni Europian, nga një komision teknik shpesh është shfaqur si një komision politik.Ndërsa vendet anëtare nga vendimet politike që do të duhet të merrnin bazuar mbi raportet teknike, janë bërë më teknike, pra nuk i marrin të mirëqena raportet e Komisionit Europian, por thellohen në ecurinë e reformave, nga letrat në terrenin konkret, në rezultatet e tyre. Duke qenë se nuk u korrespondojnë këto suksese në shumë raste që raporton Komisioni Europian, vendosin kushte, pasi është në të drejtën e tyre, tërësisht legjitime, që një vend anëtar të mbajë qëndrime të bazuara në fakte dhe standarde”, u shpreh Presidenti.


Meta fton klasën politike që të gjejë problemet tek vetja, Maqedoninë e Veriut e sheh si “viktimë të rrethanave” brenda BE-së, ndërsa shton me bindje se nëse do të ishte respektuar dekreti i tij për zgjedhjet vendore më 13 tetor do të zbuste qëndrimin e europianëve.

Kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga të dyja palët, në mënyrë të veçantë nga qeveria, për të reflektuar, me qëllim në radhë të parë organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse më 13 tetor, por edhe për çështje të tjera që do të përmirësonin shanset e Shqipërisë për të marrë një dritë jeshile më 18 tetor. Kam qenë kaq i qartë për këtë çështje, aq sa në rast se nuk do të ndodhte kjo që ndodhi, premtova dhe një dekoratë, apo jo!

Presidenti komentoi edhe hetimin nga ana e mazhorancës përmes Komisionit Parlamentar të ngritur në Kuvend. Meta këmbëngul se nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se kjo thuhet edhe në raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Meta akuzon përfaqësues të mazhorancës për rrjedhjen në media të draft-opinionit të Venecias, në të cilin flitej për tejkalim kompetence nga ana e Presidentit.

“Nuk ka shkelje të mëdha, apo të vogla. Nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës. Në materialin që rrodhi në media nga mazhoranca flitej për tejkalim kompetencash të Kushtetutës, term që nuk e njeh Kushtetuta”, tha ai.

Një tjetër temë ishte edhe reforma në drejtësi. Meta i qëndron bindjes se reforma është deformuar nga vullneti i shprehur në 2016 nga e gjithë klasa politike. Duke nënkuptuar pritshmëritë që ka për përmirësimin e ekonomisë dhe lirive të tjera të njeriut në vend, Meta vendosi disa kushte për të thënë një fjalë të mirë për këtë reformë.

“Fjalën e mirë do ta them kur Banka Botërore të përmirësojë pozitën e Shqipërisë në nivel botëror përsa i takon klimës të të bërit biznes, kur Transparency International të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme renditjen e Shqipërisë dhe kur Reporterët pa Kufij ta përmirësojnë atë. Këta janë indikatorët e vërtetë të reformës në drejtësi”, u shpreh Presidenti.

Protestë edhe në Kakome, banorët e irrituar shembin rrethimin e kompanisë
Protestë edhe në Kakome, banorët e irrituar shembin rrethimin e kompanisë Gazeta Si 62 Shikime • 4 muaj më parë

Protestë edhe në Kakome, banorët e irrituar shembin rrethimin e kompanisë

Zjarr i madh pranë Syrit të Kaltër,
Zjarr i madh pranë Syrit të Kaltër, Gazeta Si 112 Shikime • 1 year më parë

⁣
Situata në Parkun e Syrit të Kaltër është përkeqësuar pas përhapjes së flakëve.


Mbi 500 turistë janë evakuuar nga zona, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e vatrës.

Laborator ekstazie brenda banesës në Tiranë, kapen 2 kushërinj
Laborator ekstazie brenda banesës në Tiranë, kapen 2 kushërinj Gazeta Si 62 Shikime • 8 muaj më parë

Laborator ekstazie brenda banesës në Tiranë, kapen 2 kushërinj

sindi breshani 2
sindi breshani 2 Gazeta Si 114 Shikime • 6 years më parë

Sindi Breshani sjell diktaturen permes lojerave virtuale

⁣Mbi 50 mijë aplikime nga fermerët për naftë, Rama: Ka fiktivitet, do të kërkojmë fatura shtesë
⁣Mbi 50 mijë aplikime nga fermerët për naftë, Rama: Ka fiktivitet, do të kërkojmë fatura shtesë Gazeta Si 120 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama tha se mes aplikimeve për subvencionim të naftës nga ana e fermerëve ka fiktivitet.

Duke iu referuar shifrës prej më shumë se 50 mijë aplikimesh, kreu i Qeverisë ngriti pikëpyetjen se sa traktorë kanë në këtë vend.

“Ka një gjë, na ka ardhur kjo bashkë me dobësinë se sot në mëngjes folëm me ministren për këtë, që kërkesa për naftë është rritur eksponencialisht. Kemi vajtur mbi 50 mijë që duan naftë. Kjo është e mirë në një aspekt, por ka një problem në një aspekt tjetër. Është e mirë sepse na çon drejt formalizimit, por ka një problem që nëse këtu mbi 50 mijë fermerë duan naftë, po më fal sa traktorë dhe sa mekanizatorë ka ky vend, se nuk del llogaria. Pra, ka një shkallë fiktiviteti”, tha Rama.

Kryeministri foli në një aktivitet të organizuar me ekspertë dhe studentë të Universitetit Bujqësor, ku tha se fiktiviteti do të adresohet përmes teknologjisë së dronëve dhe të vëzhgimit nga hapësira. Këtu iu rikthye çështjes së dy satelitëve, që tha se janë vonuar për çështje procedurash ndërsa shprehu bindjen se brenda vitit do ta mbajë këtë premtim.

Një tjetër masë që do të adresojë këtë fiktivitet, sipas Ramës, do të jetë kërkesa për dokumentacione shtesë për fermerët.

“Naftën do ta marrësh, por do të sjellësh faturat tani. Nuk do të mjaftojë vetëm që unë po kërkoj naftë se kam këtë tokën këtu, por do të vijnë edhe faturat dhe raporti që ti ke marrë naftën dhe ke shitur, pra ke prodhuar dhe ke shitur”, u shpreh Rama.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, në shkallë vendi janë rreth 68 mijë traktorë dhe makineri të tjera bujqësore.

Mjeshtri i violines, Hetem Qerimaj
Mjeshtri i violines, Hetem Qerimaj Gazeta Si 119 Shikime • 4 years më parë

⁣Mjeshtri i violines, Hetem Qerimaj

I dyshuar për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë, ekstradohet 32 vjeçari
I dyshuar për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë, ekstradohet 32 vjeçari Gazeta Si 61 Shikime • 8 muaj më parë

⁣I dyshuar për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë, ekstradohet 32 vjeçari

Video / Operacioni i shpëtimit të Klajdi Qatos nga grupet e emergjencave shqiptaro-greke
Video / Operacioni i shpëtimit të Klajdi Qatos nga grupet e emergjencave shqiptaro-greke Gazeta Si 124 Shikime • 7 years më parë

Një prej akteve me fund të lumtur të tragjedisë kombëtare të shkaktuar nga tërmeti i së martës ishte ajo e 25-vjeçarit, Klajdi Qato.

I riu u shpëtua pas mesnate nga grupet e emergjencave civile shqiptare dhe ato greke. Ai u nxorr nga rrënojat e hotelit “Vila Palma” pas rreth 20 orësh përpjekje.

Klajdi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet, si 50-vjeçari tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin për borxhin
Pamjet, si 50-vjeçari tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin për borxhin Gazeta Si 61 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Pamjet, si 50-vjeçari tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin për borxhin

Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë
Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë Gazeta Si 61 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë

Showing 5 out of 169