Videot kryesore

⁣Tërbimi i natyrës
⁣Tërbimi i natyrës Gazeta Si 155 Shikime • 5 years më parë

Të paktën 83 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur nga seria e tornadove të fuqishme që goditi Kentakin në SHBA.

Tërbimi i natyrës ka lënë pas pamje apokaliptike të shkatërrimit. Rrugë që kalojnë mes banesave dhe ndërtesave të tjera të rrafshuara në shesh, makina të shkatërruar dhe dhimbje për të humburit.

Autoritetet thonë se janë në kërkim për të mbijetuarit, ndërsa guvernatori i shtetit i cilësoi tornadot më të ashprat që kanë goditur ndonjëherë Kentakin. Epiqendra e tornadove ka qenë në qytezën Mayfield

Operacioni Dizajner ne Tirane, ne pranga 27-vjeçari
Operacioni Dizajner ne Tirane, ne pranga 27-vjeçari Gazeta Si 247 Shikime • 7 years më parë

Operacioni Dizajner ne rrugen Medar Shtylla ne Tirane, ne pranga 27-vjeçari

kcimi i logut
kcimi i logut Gazeta Si 335 Shikime • 5 years më parë

Kcimi i logut, Malesi e madhe

Pikëpyetje mbi kualifikimin e Arben Shehut si kryetar i KLSH-së
Pikëpyetje mbi kualifikimin e Arben Shehut si kryetar i KLSH-së Gazeta Si 193 Shikime • 6 years më parë

Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturën e Arben Shehut për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe e kaloi emrin e tij për miratim përfundimtar në seancë plenare. Në mbledhjen e zhvilluar online votuan 18 anëtarë të këtij Komisionit, nga ku 15 votuan pro, 2 votuan kundër dhe 1 abstenim.

Deputetja e opozitës, Edlira Hyseni kërkoi të informohej nga kandidati për kryetar KLSH-je se si u përfshi në garën për të drejtuar këtë institucion. Hyseni, që mori mandatin nën siglën e LSI-së pas largimit në grup të opozitës vitin e kaluar vuri gjithashtu në pikëpyetje kualifikimet praktike të kandidatit të paraqitur nga Presidenti Ilir Meta për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“A keni drejtua ndonjë institucion apo agjenci shtetërore? Në bazë të ligjit të KLSH-së, kandidati për kryetar të KLSH-së duhet të ketë 10 vite punë përvojë në fushën financiare. Në CV-në tuaj nuk e gjeta këtë informacion, apo kusht të plotësuar. Në CV-në tuaj pashë një seri të gjatë publikimesh, por nuk pashë përvojën tuaj në fushën e financës dhe auditimit. Përvoja në këtë fushë është primare. Shoh në CV-në tuaj se diploma për studimet ekonomike në Faktuletin e Ekonomisë në Vlorë, part time, data e regjistrimit ishte në 2005 dhe e keni përfunduar në 2018, 13 vite për të studiuar në ekonomi? Unë nuk di nëse keni përvojë, apo formim në lidhjen me auditimin, që t’u pyesja në lidhje me auditimet”, u shpreh Hyseni.

Në lidhje me përfshirjen në garë, Arben Shehu u përgjigj duke deklaruar se kishte aplikuar tek Presidenti duke iu referuar komunikimeve publike të Kuvendit dhe Presidencës, ndërsa shpjegoi edhe vonesën në diplomimin në ekonomik, si dhe tha se përmbush kushtin e 10 viteve punë në fushën e financave, pasi e ka ushtruar këtë në sektorin privat.

“Kam përfunduar në mënyrë të pandërprerë Faktultetin e Drejtësisë së Tiranës, masterin dhe doktoraturën dhe kam filluar studimin për ekonominë në Fakultetin e Ekonomisë që e kam ndërprerë për shkak të angazhimit të madh në Fakultetin e Drejtësisë dhe në avokati, ku kam punuar në vazhdimësi. Në 3 vitet e fundit e kam rifilluar dhe kam përfunduar studimet bachelor dhe po vazhdoj masterin për Financë. Në planin teorik mendoj se këto janë të qarta. Në planin praktik kam punuar për më shumë se 10 vite në shoqëritë tregtare, që i kam pasqyruar me aktet përkatëse nga ana e tyre për të pasqyruar punën time dhe një vlerësim nga ana e tyre për aq sa është e mundur”, u shpreh Shehu.

Në platformën dhe vizionin e tij për drejtimin e KLSH-së, kandidati Shehu tha se do të përqëndrohej tek puna parandaluese dhe jo ndëshkimore.

“Do të angazhohem maksimalisht me të gjitha institucionet në kuadër të parandalimit dhe jo të ndëshkimit. Synimi im është shmangia e klimës së ndëshkimeve. Bashkëpunimi duhet të jetë në praktikë dhe jo në teori për të parandaluar të gjitha problematikat në shkelje të ligjit në këtë drejtim”, u shpreh Shehu.

Presidenti Meta Ilir Meta depozitoi emrin e Arben Shehut në Kuvend në fillim të muajit qershor. Kjo ishte kandidatura e katërt për drejtimin e KLSH-së. Presidenca tha se Nga jetëshkrimi i tij, Shehu ka një përvojë të gjatë në fushën e pedagogjisë, por i mungon përvoja në fushën e drejtimit.

“Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to…”, thuhet në dekretin e Presidentit.

Arben Shehu është diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka përfunduar Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka gradë shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar. Është diplomuar gjithashtu edhe për Administrim Biznes.

Prej vitit 2004 e në vazhdim ai ka punuar Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Zbardhet ngjarja në Tushemisht, shkon në 7 numri i të arrestuarve
Zbardhet ngjarja në Tushemisht, shkon në 7 numri i të arrestuarve Gazeta Si 170 Shikime • 6 years më parë

Zbardhet ngjarja në Tushemisht, shkon në 7 numri i të arrestuarve

Protesta në Tiranë kundër projektit turistik në Zvërnec
Protesta në Tiranë kundër projektit turistik në Zvërnec Gazeta Si 83 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Protesta në Tiranë kundër projektit turistik në Zvërnec

Të shtëna me armë gjatë një feste në jaht në Dhërmi,
Të shtëna me armë gjatë një feste në jaht në Dhërmi, Gazeta Si 82 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Të shtëna me armë gjatë një feste në jaht në Dhërmi,

Si do dukeshin sot 7 mrekullitë e botës antike
Si do dukeshin sot 7 mrekullitë e botës antike Gazeta Si 387 Shikime • 8 years më parë

Shtatë mrekullitë e lashta të botës janë rindërtuar kompjuterikisht dhe zbulohet se si do të kishin qenë ato nëse rrjedha e kohës nuk do i kishte rrënuar.

Mirdita shtegtim në tokën e Pirustëve
Mirdita shtegtim në tokën e Pirustëve Gazeta Si 909 Shikime • 8 years më parë

Po aq e egër e njëherazi e magjishme me luginat dhe shpatet e thyera, kjo krahinë e ndodhur jo shumë larg Tiranës, fsheh thesare të paçmuara, teksa shtegton drejt kësaj toke, të mbushur me mite e legjenda. Në këtë udhëtim tonin të fundjavës për “Gazetën Si”, do të flasim për këtë tokë; tokën e Pirustëve.

Blendi Resnja për kampionen në Superiore
Blendi Resnja për kampionen në Superiore Gazeta Si 101 Shikime • 2 years më parë

Analiza e gazetarit sportiv për Egnatia-n që u konfirmua për të dytin sezon rradhazi, kampione e Shqipërisë.

Goditja e grupit kriminal të armëve, momenti kur polici i infiltruar blen pistoletë
Goditja e grupit kriminal të armëve, momenti kur polici i infiltruar blen pistoletë Gazeta Si 79 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Goditja e grupit kriminal të armëve, momenti kur polici i infiltruar blen pistoletë

Daniel Godelli
Daniel Godelli Gazeta Si 299 Shikime • 8 years më parë

Daniel Godelli duke u stervitur

Tenton të arratiset mes rrugicave të Tiranës, momenti kur arrestohet Skerdi Sina
Tenton të arratiset mes rrugicave të Tiranës, momenti kur arrestohet Skerdi Sina Gazeta Si 118 Shikime • 1 year më parë

⁣Tenton të arratiset mes rrugicave të Tiranës, momenti kur arrestohet Skerdi Sina

⁣Grushta e karrige, KQZ shkarkon protagonistët e sherrit masiv në KZAZ 30 në Tiranë
⁣Grushta e karrige, KQZ shkarkon protagonistët e sherrit masiv në KZAZ 30 në Tiranë Gazeta Si 141 Shikime • 6 years më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar 13 vëzhguesit e KZAZ-së numër 30 në Tiranë, që u shndërrua në orët e mbrëmjes së të hënës në arenë të një sherri masiv mes përfaqësuesve të palëve politike rivale.

Komisioneri Celibashi u ndal në këtë KZAZ pas mesnatës dhe njoftoi vendimin e heqjes së akreditimit për 13 vëzhguesit e të gjitha partive politike dhe kandidatëve të pavarur, pas këtij sherri dhe zëvendësimin e tyre me 13 emra të rinj.

Procesi i numërimit u pezullua për disa orë, për të rinisur pas zëvendësimit të protagonistëve të zënkës masive, që u raportua se ishin përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Zënka u qetësua me ndërhyrjen e policisë, që tha se fillimisht janë përleshur një vëzhgues dhe një numërues dhe më pas sherri është përshkallëzuar në masë, ku nuk janë kursyer as karriget dhe sende të tjera të forta.

KQZ nuk raporton dëmtim të materialeve zgjedhore nga ky incident.

Qyteti i harruar Maja në mes të pyllit Tropikal
Qyteti i harruar Maja në mes të pyllit Tropikal Gazeta Si 146 Shikime • 7 years më parë

Qyteti i harruar Maja në mes të pyllit Tropikal

Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë
Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë Gazeta Si 124 Shikime • 7 years më parë

Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë. Një futboll ndryshe

Gjyqi i Erion Veliajt, Plarent Ndreca futet në GJKKO
Gjyqi i Erion Veliajt, Plarent Ndreca futet në GJKKO Gazeta Si 76 Shikime • 5 muaj më parë

Gjyqi i Erion Veliajt, Plarent Ndreca futet në GJKKO

⁣Pse shiu i dendur pas një thatësie shkakton përmbytje?
⁣Pse shiu i dendur pas një thatësie shkakton përmbytje? Gazeta Si 167 Shikime • 4 years më parë

Me thatësirën e gjatë që ka përfshirë vendin, reshjet e shiut janë të mirëpritura. Megjithatë, jo intensiteti i këtyre reshjeve.

Meteorologu dhe profesori i Universitetit të Reading në Britaninë e Madhe, Simon King shpjegon me një shembull të thjeshtë ilustruese përmes kësaj videoje se përse shiu i dendur pas një thatësire të gjatë mund të shkaktojë përmbytje.

Eksperimenti i tij është i thjeshtë. Ai merr tre gota me ujë. Të parën e kthen përmbys në një terren me barë dhe të lagur, të dytën në një terren normal dhe të fundit në terrenin e tharë nga mungesa e reshjeve.

Rezultati: toka thith më shpejt ujin kur është e lagësht, më pak në terren normal dhe shumë ngadalë në terrenin e ngurtësuar nga thatësia e pazakontë. Kjo është arsyeja, shpjegon meteorologu, se pse shirat e furishëm të verës, ndonëse zgjasin pak shkaktojnë përmbytje të mëdha në shumë vende, sidomos në Mesdhe.

Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq
Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq Gazeta Si 76 Shikime • 4 muaj më parë

⁣Pamje dramatike, zjarri del jashtë kontrollit në Finiq

“Sirena e Sarandës”, udhëtimi që zbulon misteret e Detit Jon
“Sirena e Sarandës”, udhëtimi që zbulon misteret e Detit Jon Gazeta Si 76 Shikime • 6 muaj më parë

⁣“Sirena e Sarandës dhe Misteret e Detit Jon” është një
projekt turistik inovativ që ndërthur historinë, natyrën, artin dhe
teknologjinë për t’u ofruar vizitorëve një eksperiencë unike nën ujë.

Showing 3 out of 169