Videot kryesore

Titaniku i fundosur, ekspertët: Oqeani po e shkatërron
Titaniku i fundosur, ekspertët: Oqeani po e shkatërron Gazeta Si 107 Shikime • 7 years më parë

Titaniku i fundosur, ekspertët: Oqeani po e shkatërron

⁣Pse shiu i dendur pas një thatësie shkakton përmbytje?
⁣Pse shiu i dendur pas një thatësie shkakton përmbytje? Gazeta Si 160 Shikime • 4 years më parë

Me thatësirën e gjatë që ka përfshirë vendin, reshjet e shiut janë të mirëpritura. Megjithatë, jo intensiteti i këtyre reshjeve.

Meteorologu dhe profesori i Universitetit të Reading në Britaninë e Madhe, Simon King shpjegon me një shembull të thjeshtë ilustruese përmes kësaj videoje se përse shiu i dendur pas një thatësire të gjatë mund të shkaktojë përmbytje.

Eksperimenti i tij është i thjeshtë. Ai merr tre gota me ujë. Të parën e kthen përmbys në një terren me barë dhe të lagur, të dytën në një terren normal dhe të fundit në terrenin e tharë nga mungesa e reshjeve.

Rezultati: toka thith më shpejt ujin kur është e lagësht, më pak në terren normal dhe shumë ngadalë në terrenin e ngurtësuar nga thatësia e pazakontë. Kjo është arsyeja, shpjegon meteorologu, se pse shirat e furishëm të verës, ndonëse zgjasin pak shkaktojnë përmbytje të mëdha në shumë vende, sidomos në Mesdhe.

Të shtëna me armë gjatë një feste në jaht në Dhërmi,
Të shtëna me armë gjatë një feste në jaht në Dhërmi, Gazeta Si 68 Shikime • 3 muaj më parë

⁣Të shtëna me armë gjatë një feste në jaht në Dhërmi,

y2mate.com - ja_far_duhet_t_bni_nse_bie_trmet_4k_uhd_a6Lp2qSL9ZY_1080p.mp4
y2mate.com - ja_far_duhet_t_bni_nse_bie_trmet_4k_uhd_a6Lp2qSL9ZY_1080p.mp4 Gazeta Si 119 Shikime • 7 years më parë

Video shpjeguese per rastet e emergjences kur bie termet

Arrdian Mukaj ndihmat.mp4
Arrdian Mukaj ndihmat.mp4 Gazeta Si 141 Shikime • 7 years më parë

Biznesmeni ndihmat ne durres nga Kosova.

“Notre Dame de Paris”, Elhaida Dani në rolin e Esmeraldës
“Notre Dame de Paris”, Elhaida Dani në rolin e Esmeraldës Gazeta Si 134 Shikime • 7 years më parë

“Notre Dame de Paris”, në Itali, Elhaida Dani në rolin e Esmeraldës

⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet
⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet Gazeta Si 137 Shikime • 6 years më parë

Parlamenti miratoi vitin e kaluar një ligj përmes të cilit u hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar mjeteve ujore që përdoren për qëllime turizmi, si jahtet. Por, pa u mbushur ende viti nga ky vendim, deputeti Ilir Beqaj thotë se Kodi Detar është bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji dhe propozon ndërhyrjen.

Beqaj, që ishte relator në nismën e heqjes së TVSH-së për jahtet thotë se ka identifikuar nga ankesat e operatorëve turistikë në këtë treg disa pengesa, si tarifa doganore të ndryshme e mjeteve lundruese të trupëzuara dhe ato me fryrje, shtetësia e kapitenit dhe procedura e zhdoganimit të këtyre mjeteve lundruese.

Aktualisht, Kodi Detar i Shqipërisë përcakton se licencë kapiteni u jepet vetëm shtetasve shqiptarë, ose shtetasve të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

“Kjo e kufizon shumë rrethin e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar këto anije në kushtet kur prej vitesh në Shqipëri ne nuk kemi më një shkollë që të përgatisë kapitenë anijesh shqiptarë.

Beqaj thotë se mungesën e kapitenëve për të drejtuar anijet po e vuan edhe industria e peshkimit.

“Nëse rrijmë me kufizimin e vendeve të BE, ata janë më të kushtuteshëm dhe ky problem është edhe me industrinë e peshkimit”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj propozon që gjeografia të zgjerohet me listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Kam bërë këtë propozim duke e zgjeruar gjeografinë me vendet anëtare të OECD, vende që kanë një strukturë administrative që mund t’u besojmë dhënien e licencës. Turqia, si shembull, ka një industri blu mjaft të zhvilluar, në turizëm, peshkim”, deklaroi ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në thelb tha se nuk ishte kundër ndërhyrjeve në Kodin Detar, por kërkoi kohë për shkak se ishte në pritje të ekspertizës nga ana e Bashkimit Europian për të ndërhyrë në të gjithë Kodin Detar.

Megjithatë, në lidhje me hapjen e tregut për kapitenë të huaj, MIE kërkoi që të bëhet kujdes dhe të mbrohen kapitenët shqiptarë të paktën tek anijet tregtare me flamuj shqiptarë.

“Mendoj që përsa kohë bëhet fjalë për anije tregtare shqiptare, mendoj që kapitenët shqiptarë të kenë mundësi punësimi të paktën për anijet me flamuj shqiptarë. Nëse ne do ta hapim, atëherë do të mbulohet tregu me kapiteni që janë shtetas të huaj”, deklaron eksperti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Elson Thana.

Diskutimet u bënë në mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit të Ligjeve, ku pati edhe një përplasje mes zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Xhafaj tha se Komisioni i kishte refuzuar pjesëmarrjen në Komision të drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Detar, Paulin Ndreu. Por, Ulsi Manja tha se kush merr pjesë në mbledhjet e Komisionit e përcakton ministria dhe jo Komisioni.

Spa spektakolare
Spa spektakolare Gazeta Si 156 Shikime • 8 years më parë

Saturna është një ndër qendrat më të famshme të spa në Itali, që ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta

Lahutari nga Lezha
Lahutari nga Lezha Gazeta Si 125 Shikime • 5 years më parë

⁣Lahutari nga Lezha, Lulash Pllumaj

Dokumentari Alexander
Dokumentari Alexander Gazeta Si 183 Shikime • 3 years më parë

⁣Dokumentari Alexander nga Ardit Sadiku

⁣Vallëzimi i pllakave tektonike në 1 mld vite jetë të Tokës
⁣Vallëzimi i pllakave tektonike në 1 mld vite jetë të Tokës Gazeta Si 338 Shikime • 6 years më parë

Një grup ndërkombëtar gjeologësh kanë ndërtuar një video të animuar me pretendimin se ajo paraqet me përafërsi lëvizjet e pllakave tektonike të Tokës në 1 miliard vitet e fundit.

Shkencëtarët në fjalë thonë se për përcaktimin e trajektores së lëvizjes së këtyre pllakave u janë referuar kryesish të dhënave të përfituara në 200 vitet e fundit dhe më pas janë bazuar tek tërmetet e fuqishme që kanë goditur zona të ndryshme të globit në 2500 vite dhe për të ngritur një hipotezë për lëvizjen e këtyre pllakave.

Duke përcaktuar trajektoret e këtyre pllakave në 3 mijëvjeçarin e fundit, gjeologët thonë se kanë ndërtuar videon e animuar me trajektoren hipotetike të lëvizjes së pllakave deri në një distancë kohore prej 1 mld vitesh.

Grupi i punës shpjegon se më shumë se sa saktësi shkencore, ky studim i tyre synon që të hapë një debat të ri në kapitullin se si kanë qenë vendosur kontinentet në Tokë përgjatë historisë së vonë të planetit tonë, që vlerësohet me një moshë diku tek 4.5-5 miliardë vite.

Toka ka 7 pllaka tektonike madhore dhe 8 pllaka tektonike më të vogla. Më madhoret janë pllaka Euro-aziatike, ajo e Antarktikës dhe pllaka e Amerikës së Veriut. Shqipëria bën pjesë tek pllaka Euro-aziatike. Trashësia mesatare e këtyre pllakave shkon në rreth 125 kilometra.

⁣Vaksinimi nis me bluzat e bardha edhe në Vlorë
⁣Vaksinimi nis me bluzat e bardha edhe në Vlorë Gazeta Si 135 Shikime • 6 years më parë

Pas Tiranës dhe Shkodrës procesi i vaksinimit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë të sistemit të shëndetësisë nisi edhe në qytetin e Vlorës.

Vaksinimi nisi tek Pallati i Sportit, ndërkohë që në dispozicion për bluzat e bardha të Vlorës dhe të jugut të Shqipërisë janë 1500 doza për 745 persona.

Të pranishëm në nisjen e këtij procesi ishte edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

⁣Protestuesit hedhin flakadanë dhe tymues
⁣Protestuesit hedhin flakadanë dhe tymues Gazeta Si 154 Shikime • 4 years më parë

⁣Protestuesit hedhin flakadanë dhe tymues në shkallët e Kryeministrisë pak minuta pas mbylljes së
protestës së opozitës.

Lara Colturi renditet e dyta edhe në Gurgl të Austrisë
Lara Colturi renditet e dyta edhe në Gurgl të Austrisë Gazeta Si 74 Shikime • 12 muaj më parë

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë arriti podiumin e dytë rradhazi këtë sezon dhe të pestin në karrierë.

Policia rrethon vendngjarjen pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës
Policia rrethon vendngjarjen pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës Gazeta Si 92 Shikime • 12 muaj më parë

⁣Policia rrethon vendngjarjen pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës

Konflikti mes të pandehurve, momenti kur policia futet në GJKKO
Konflikti mes të pandehurve, momenti kur policia futet në GJKKO Gazeta Si 66 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Konflikti mes të pandehurve, momenti kur policia futet në GJKKO

Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë
Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Njerëzit vinin dhe më jepnin shpresë. Një futboll ndryshe

⁣Meta: Armiqtë e Shqipërisë do marrin përgjigje
⁣Meta: Armiqtë e Shqipërisë do marrin përgjigje Gazeta Si 137 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta iu rikthye toneve të ashpra në konferencën e thirrur para gazetarëve këtë të hënë

“Jam ushtari i parë i Republikës. Armiqtë e Shqipërisë do ta marrin përgjigjen atje ku nuk u shkon mendja! Boll futën duart e tyre të zeza këtu, për të na bërë gazi i botës”, tha Presidenti.

franco battiato - torneremo ancora.mp4
franco battiato - torneremo ancora.mp4 Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

“Do të kthehemi përsëri”, kënga e fundit e Franco Battiato

Hungaria një vend i “pushtuar” nga uji
Hungaria një vend i “pushtuar” nga uji Gazeta Si 122 Shikime • 7 years më parë

Uji i qetë që rrjedh në Hungari është si asnjë vend tjetër. Në Budapest, lumi Danub është një arterie e qytetit e përshkruar me ura ku kalojnë kalimtarët dhe admirojnë lëvizjen e anijeve. Liqeni Balaton është vendi i preferuar i hungarezëve për pushime. Banjat termike mund të gjenden në të gjithë vendin dhe kjo kulturë ka ndjekur hungarezët prej kohësh duke përfituar nga vetitë shëruese të tyre. Budapesti është një nga qytetet më të dashura të Europës, me bukuritë arkitektonike si Parlamenti neo-gotik, Kalaja e madhe Buda dhe Ura e Zinxhirit Szechnyi.

Showing 4 out of 169