Videot kryesore

Zbulohet 500 gr tritol për shpërthim, parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë
Zbulohet 500 gr tritol për shpërthim, parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë Gazeta Si 101 Shikime • 4 years më parë

⁣Zbulohet 500 gr tritol për shpërthim, parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Momenti i mbërritjes në Drejtorinë e Policisë në Tiranë të vrasësit Dan Hutra
Momenti i mbërritjes në Drejtorinë e Policisë në Tiranë të vrasësit Dan Hutra Gazeta Si 101 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti i mbërritjes në Drejtorinë e Policisë në Tiranë të vrasësit Dan Hutra

Protestuesit tentojnë të fusin kalin me ‘balluke blu’ brenda Kuvendit
Protestuesit tentojnë të fusin kalin me ‘balluke blu’ brenda Kuvendit Gazeta Si 101 Shikime • 4 years më parë

⁣Protestuesit tentojnë të fusin kalin me ‘balluke blu’ brenda Kuvendit

⁣Inxhinieri austriak që eci mbi 800 km përmes Shqipërisë për dy muaj
⁣Inxhinieri austriak që eci mbi 800 km përmes Shqipërisë për dy muaj Gazeta Si 101 Shikime • 4 years më parë

Mes mijëra turistëve të raportuar nga INSTAT-i që kanë hyrë në vendin tonë në qershor të këtij viti ishte edhe një turist i veçantë.

Ai nuk është pjesë e atij që quhet ‘turizëm elitar’, por me përfshirjen e Shqipërisë në hartën e aventurës personale që ka nisur prej 2018-s është një promovim i mirë i vendit tonë.

Bëhet fjalë për Thair Abud, austriaku që ecën prej prillit të 2018-s. Ai ka ndërmarrë një udhëtim në këmbë për të bashkuar dy kepet në dy hemisfera. Në prill të 2018-s u nis nga Nordkapp në Norvegji për të zbritur ngadalë në jug me destinacion final, Cape Toën në Afrikën e Jugut.

Është një distancë mbi 26 mijë kilometra, ku 818 prej tyre Abud i ka ecur vetëm përmes Shqipërisë.

Në Shqipëri ai është futur nga kufiri me Malin e Zi në datë 13 qershor, ka ecur në jug në drejtim të Tiranës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës e më pas në Butrinti për të dalë nga pika kufitare e Qafës së Botës më 8 gusht dhe vazhduar më pas ecjen në Greqi.

“Pata dy muaj të mrekullueshëm në Shqipëri”, thotë ai në lidhje me përshtypjet që pati gjatë ecjes në vendin tonë.

Thair Abud, me profesion inxhinier thotë se ka nisur të ecë në vitin 2012, kohë kur la duhanpirjen.

Ish-ministri i Shëndetësisë thirret në SPAK për hetimin e koncesionit të sterilizimit
Ish-ministri i Shëndetësisë thirret në SPAK për hetimin e koncesionit të sterilizimit Gazeta Si 101 Shikime • 4 years më parë

⁣Ish-ministri i Shëndetësisë thirret në SPAK për hetimin e koncesionit të sterilizimit

Qëlloi me pistoletë drejt nënës, arrestohet 41-vjeçari në Lushnjë
Qëlloi me pistoletë drejt nënës, arrestohet 41-vjeçari në Lushnjë Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

⁣Qëlloi me pistoletë drejt nënës, arrestohet 41-vjeçari në Lushnjë

Rriten krimet brenda familjes dhe krimet ndaj të miturve
Rriten krimet brenda familjes dhe krimet ndaj të miturve Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Kriminaliteti në vend ka pësuar një rritje përgjatë në dhjetë muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara. Shifrat janë paraqitur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë mbi gjendjen e rendit publik.

Sipas Nanos, deri më 31 tetor të këtij viti janë regjistruar rreth 27 mijë vepra penale, nga të cilat policia ka zbardhur 24 mijë prej tyre. Nano tha se janë 1500 vepra penale më shumë në krahasim me vitin 2020.

Por, shqetësuese është rritja e fortë krimit brenda familjes. Gledis Nano foli për 1337 vepra penale në total të kësaj natyre, 370 raste më shumë se në 2020, që fatkeqësisht kanë prodhuar 16 vrasje. Numri i vrasjeve brenda familjes përbën 30 për qind të numrit total të vrasjeve që kanë ndodhur në vend në 10 muajt e parë të këtij viti.

Krimet ndaj të miturve gjithashtu janë paraqitur në nivele shqetësuese. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se janë rreth 900 vepra penale që përfshijnë krimet kundër tyre, nga të cilat 67 janë krimet seksuale me të mitur.


Po në krahasim me vitin e kaluar, Nano tha se ka rënie të krimeve kundër personit dhe kundër pronës, rritje të goditjes së veprave që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, por gjithashtu edhe rritje të veprave penale të dhunës në familje.



Në shifra konkrete, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se numri i vrasjeve të regjistruara në 10 muajt e parë të këtij viti është më i lartë se vrasjet e ndodhura në të njëjtën periudhë të 2020 dhe 2019.

“Deri më 31 tetor 2021 janë regjistruar 56 vrasje, nga 44 që kanë ndodhur në të njëjtën periudhë në 2020 dhe 52 që kanë ndodhur në 2019”, tha Nano.

Veprat penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale janë rritur gjithashtu. Nano tha se janë 39 raste të regjistruara në dhjetë muaj, nga të cilat policia ka zbuluar 18, ose më pak se gjysmën, ndërsa rritja është me 23 vepra më shumë në krahasim me 2020.

Drejtori i Policisë foli për rritje të sekuestrimin të aseteve të dyshuara të krimit të organizuar. Ai thotë se në total vlera e tyre përllogaritet në rreth 31 milionë euro.

⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës
⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Në krahasim me fjalimet e zakonshme në seancat plenare të Kuvendit, fjalimi i kësaj të enjteje i Kryeministrit Edi Rama ishte më i shkurtër, por po aq thumbues në drejtim të Lulzim Bashës.

Pasi akuzoi Partinë Demokratike se po përsëriste të njëjtat gabime që e kanë çuar nga humbja në humbje në zgjedhje, nga foltorja e parlamentit, Edi Rama i solli Lulzim Bashës reminishenca të një tjetër “Foltoreje”, asaj të Sali Berishës.

Kryeministri përdori fjalët e Berishës, që në turin e takimeve me mbështetësit e vet e ka akuzuar Lulzim Bashën si kryetar “kukull” të PD-së dhe “peng” të Edi Ramës.

“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është tipari i mendjelehtësisë. Natyrisht, duke përsëritur të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do të merrni sërish. Kjo është zgjedhja juaj dhe nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj, aq më tepër tani që jeni në garë se kush është kukulla, se kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull dhe as peng”, tha Rama.

Thumbimet shoqëruan thuajse të gjithë fjalimin, ku Kryeministri e këshilloi opozitën që të heqë dorë nga akuzat, sipas tij, boshe ndaj ministrave sepse nuk i sjellin mbështetje.

“Se ça mbillni këtu në katër vite, shkoni e korrni atje”, tha ai.

Sali Berisha, që turin e foltoreve të mërkurën e ndali në Gjirokastër, nuk ishte i pranishëm në sallë.

FOTO BERISHA

Ndërkohë, Basha iu kundërpërgjigj Ramës duke akuzuar se po përpiqet që të zhvendosë debatet që bëhen për interesat e qytetarëve në kacafytje personale.

“Shikoni pak të dashur qytetar se ku e zhvendos një debat që është për ju, për xhepat tuaj, për situatën ku ndodheni ju. Shikoni si do që ta zhvendosë në një kacafytje dhe protagonizëm personal, njësoj si në ditët e para të pandemisë, ku na dilte dhe kur hapnim frigoriferin. Frigoriferi bosh nga ushqimet, po dilte koka e tij. Shikoni si e koncepton politikën ky. Shikoni si i drejtohet opozitës, moratorium heshtjeje, mbyllni gojën, pse? Sepse ka frikë nga e vërteta!”, tha Basha.

⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes
⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Puna e komisioneve të përhershme parlamentare nisi me përplasje. Socialistët respektuan vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre, ndërsa demokratët vendimin e grupit të tyre parlamentar për prani fizike.

Komisioni i parë që u mblodh ishte ai i ligjeve. Deputetët e PD u shfaqën fizikisht në kryesinë e Kuvendit dhe në sallën ku kryetarja Klotilda Bushka nga PS nisi drejtimin e mbledhjes së përcaktuar online.

Kjo çoi në përplasje mes kryetares Bushka dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Komision. Bushka, pasi i falenderoi që në sallë po respektonin distancën fizike, u kërkoi që të futen online për të vijuar mbledhjen e Komisionit.

“Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi ne. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën?!”, iu përgjigj Gazmend Bardhi nga PD.

Kryetarja Bushka refuzoi që t’i japë fjalën duke deklaruar se ajo po respektonte vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e mbledhjes online.

“Mblidhemi të konferenca e kryetarëve dhe hajde ta ndryshojmë atë vendim. Unë po respektoj vendimin”, tha Bushka.

Duke dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e rendit të ditës dhe të vendimeve të komisionit, duke nënkuptuar se vendimet e marra në këtë mbledhje nuk do t’i njohin. Opozita akuzoi se PS i mohoi të drejtën e fjalës.

“Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

⁣“Spastrime” në Policinë e Shtetit, Rama u jep 100 ditë kohë drejtuesve
⁣“Spastrime” në Policinë e Shtetit, Rama u jep 100 ditë kohë drejtuesve Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama u dha 100 ditë kohë drejtuesve të Policisë së Shtetit në qarqe që të spastrojnë nga radhët e kësaj strukture elementët e korruptuar, apo të lidhur me krimin.

“Një pjesë duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhen vënë para drejtësisë në çdo qark. Nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta. Nuk e keni problem as t’i gjeni dhe as t’i kapni nga krahët dhe as t’i çoni para drejtësisë. 100 ditë është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë dhe çakej që janë të infiltruar brenda trupit të policisë duhet të shkojnë para drejtësisë”, tha ai.

Rama foli gjatë një takimi që zhvilloi me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ku afatin 100-ditor e dha edhe për përmirësimin e imazhit të policisë dhe etikës së saj përballë qytetarëve.

“Keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë, asnjë ditë më shumë që qytetarët të marrin frymë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje e luftë me një të panjohur, thjesht të bëni gjërat që dini t’i bëni mirë, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre”, vijoi Rama.

Kryeministri foli për një fazë të re reformimi të planifikuar ku ka hyrë Policia e Shtetit, por që është përshpejtuar nisur nga ngjarjet kriminale të kohëve të fundit. Objektivi është që Shqipëria të ngjitet në mesataren e BE sa i takon shifrave të treguesve të sigurisë publike.

⁣Hetimi për Metën mbyllet brenda dy javësh, më 24 maj del raporti përfundimtar i Komisionit
⁣Hetimi për Metën mbyllet brenda dy javësh, më 24 maj del raporti përfundimtar i Komisionit Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Hetimi parlamentar nëse Presidenti Ilir Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe do të propozohet shkarkimi i tij, apo jo do të mbyllet në datën 24 maj, kur do të dalë edhe raporti përfundimtar.

Anëtarët e Komisionit Hetimor miratuan në unanimitet kalendarin e ngjeshur të mbledhjeve të këtij Komisioni. Sipas këtij kalendari, më 14 maj Komisioni do të miratojë planin përfundimtar të punës, më 17 maj administrimin e raporteve të marra zyrtarisht nga institucionet e tjera shtetërore dhe më 18 maj thirrja për dëgjesë para këtij Komisionit të Presidentit Ilir Meta.

Dy ditë më vonë, planifikohet nxjerra e përfundimeve të hetimit dhe më pas vënia në dispozicion e një periudhe 4-ditore për shkrimin e raportit përfundimtar dhe dërgimin e tij në seancë plenare për miratim ose jo.

⁣“Kush blen votën do ta pësojë si ai në Elbasan!” Xhelal Mziu kërkon ndjesë: Jam penduar
⁣“Kush blen votën do ta pësojë si ai në Elbasan!” Xhelal Mziu kërkon ndjesë: Jam penduar Gazeta Si 101 Shikime • 6 years më parë

"Kemi ngritur grupet e gatshme. Çdo person që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit. U vra njëri për shkak të shpërndarjes së parave, sot shpëtoi ky. Unë u bëj thirrje të gjithë banorëve të Dibrës që të dalin ta mbrojnë me gjak, me sëpatë, me drunj apo me çfarë të dalë përpara votën”.

Kjo ishte deklarata e një dite më parë e Xhelal Mziut, kryesues i listës së Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, që nxiti reagime të forta. Mziu foli pasi mbështetës të Partisë Demokratike bllokuan një automjet në zonën e Maqellarës nën dyshimet se po shpërndante para për blerjen e votës për Partinë Socialiste.

Por, një ditë pas këtij mesazhi, Xhelal Mziu ka kërkuar ndjesë dhe duke e cilësuar deklaratën të nxituar për shkak të emocioneve të momentit.

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, thotë Mziu.

⁣Rama: Meta po pengon investimet në Vlorë
⁣Rama: Meta po pengon investimet në Vlorë Gazeta Si 101 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli akuzuan Presidentin Ilir Meta se po bllokon një investim madhor në infrastrukturë në zonën e bregdetit.

“Është fakt që nga fillimi i nëntorit presim autorizimin formal të Presidentit pasi kemi bërë të gjithë negociatën me fondin saudit dhe faktikisht është bllokim total. Është një fond i konsiderueshëm që çon projektin në dy drejtimi, rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge deri në Orikum, plus rrugën tjetër, por tani jemi në bllokadë. E ka marrë vesh e gjithë vlora që e bllokon Ilir Meta. Një bllokim absurd i projektit”, deklaroi Rama.

Kryeministri iu referua vijimit të një projekti si zgjatim i shëtitores së Vlorës deri në Radhimë. Rama tha se projekti në fjalë urbanizon Radhimën, duke larguar rrugën kryesore nga zonat e plazhit.

Ai foli për një hapësirë që do të shfrytëzohet edhe për hotele, ndërsa së bashku me Lelin i bënë thirrje Presidentit që të zhbllokojë fondet. Fondet, sipas Ramës, janë saudite, por kanë mbetur të bllokuara në Presidencë për shkak të mosdhënies së plotfuqisë së kësaj marrëveshjeje nga ana e Ilir Metës.

Deti “gëlltit” tokën me 8 banesa në Norvegji
Deti “gëlltit” tokën me 8 banesa në Norvegji Gazeta Si 101 Shikime • 6 years më parë

Deti përpiu një masiv theu dhe tetë banesa në një rajon verior të Norvegjisë, fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.

Fenomeni jo fort i rrallë në këtë zona norvegjeze ka ndodhur në rajonin Alta dhe është filmuar në kamera nga një banor lokal.

Nga pamjet që po shpërndahen në internet shihet masivi i tokës rreth 800 metra i gjatë dhe 40 metra thellësi që gëlltitet lehtësisht nga uji i detit dhe bashkë me të shkatërrohen edhe tetë shtëpi.

Autoritetet thonë se deri më tani nuk ka raportime për të vdekur, pasi shtëpitë shërbenin kryesisht si shtëpi pushimi në periudhën e verës, që në këtë sezon, falë edhe kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë ishin bosh.

I vetmi banorë që shquhet me vështirësi në video është një qen, që tërhiqet brenda në ujë, por që fatmirësisht ja arrin që të dalë me not sërish në breg.

Vuçiç ja njeh pikën e dobët Edi Ramës
Vuçiç ja njeh pikën e dobët Edi Ramës Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Takimet mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur ato realizohen si pjesë e nismave të tyre personale prodhojnë gjithmonë lajme “pikante” për mediat dhe as samiti trepalësh në Novi Sad nuk i shpëtoi kësaj.

Rama mbërriti pasditen e së mërkurës në qytetin jugor të Serbisë dhe së bashku me Zoran Zaev ishte pjesë e darkës së shtruar nga Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb dhe dy kryeministrat kanë ecur në rrugët e qytetit. Presidenti serb transmetoi në profilin e tij në Instagram momente nga kjo shëtitje. Pyetja e parë që u drejtohet është se çfarë mendonin se do të thotë ky takim për Ballkanin?

Duke qenë se bëhet fjalë për një çështje rajonale, Aleksandër Vuçiç, që në të shkuarën e ka thumbur Edi Ramën duke e cilësuar atë “lider global”, ndërsa veten e ka përshkruar si “udhëheqës lokal i serbëve” ja pasoi përgjigjen Kryeministrit shqiptar. Jo vetëm kaq, por Presidenti serb duket se e ka njohur pasionin e Kryeministrit shqiptar për të folur, që sipas këndvështrimit është edhe pika më e fortë, edhe pika më e dobët e tij.

“Edi is the guy!” (e thënë shqip: Edi mund të flasë për këtë), tha Vuçiç, duke drejtuar dorën nga Kryeministri shqiptar. Rama pranoi të përgjigjej për 59 sekonda, aq sa është gjatësia kohore e një video-mesazhi në Instagram. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi mahnitës faktin që tre udhëheqësit ishin mbledhur për të çuar përpara një zotim të hershëm të secilit prej tyre.

“Thumbimet” vazhduan edhe në konferencën trepalëshe paraditen e së enjtes. Me në njërin krah Ramën dhe në krahun tjetër Zaev, Vuçiç mori i pari fjalën. Pasi tha thelbin e asaj që ishte arritur, fjalën ja kaloi Ramës, ku me batutë i tha se “rezervonte të drejtën për të ndërprerë”.

Rama ja ktheu “kusurin” pak momente më vonë, kur iu përgjigj pyetjes së një gazetari se çfarë të mirash sjell shengeni ballkanik për vendet e rajonit. Mes rreshtave dhe dukshëm pa dashje, Kryeministri shqiptar vuri gishtin në plagën historike të serbëve; daljen në det. “Ju keni një vend të bukur, por s’keni një vend me det”, tha ai, duke iu referuar Serbisë.

Për të njëjtën pyetje, Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut mori më pak kohë për t’iu përgjigjur dhe Aleskandër Vuçiç akoma më pak. Kohën ja mori Rama.

“...po i marr Presidentit kohën që ai kurseu”, tha Rama.

Mesi dhe Ronaldo si kurre me pare
Mesi dhe Ronaldo si kurre me pare Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Mesi dhe Ronaldo si kurre me pare

IKMT shemb restorantin e Mihal Kokëdhimës; rezultoi pa leje
IKMT shemb restorantin e Mihal Kokëdhimës; rezultoi pa leje Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës duke shembur restorantin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo.

Ndërhyrja është bërë pas verifikimit të dokumentacionit të godinës në fjalë. Në fund të këtij procesi, IKMT ka dalë në përfundimin se objekti ishte pa leje ndërtimore, duke ndërhyrë për shembjen e tij.

Mihal Kokëdhima dhe restoranti i tij “Panorma” u vu në qendër të vëmendjes pas incidentit me një grup turistësh spanjollë për vonesën e porosisë. 51-vjeçari Kokëdhima dhe turistët kanë debatuar në ambientet e këtij restoranti. Më pas, pronari i restorantit është hedhur mbi pjesën e përparme të automjetit me të cilën lëviznin turistët spanjollë dhe dy shoqëruesit shqiptarë të tyre, duke goditur xhamin e përparmë me grushta.

Për 3 kilometra ai ka tmerruar grupin e turistëve, deri kur ka zbritur nga automjeti. Policia e arrestoi pas denoncimit, ndërkohë që në seancën gjyqësore ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, Mihal Kokëdhima pretendoi se ishte ai viktimë e agresionit të turistëve spanjollë dhe shoqëruesve shqiptarë të tij.

Por, incidentet e ngjashme me këtë rast në restorantin e Mihal Kokëdhimas duket se nuk kanë qenë krejt të pazakonta. Në “TripAdvisor” tashmë ish-restoranti i tij vlerësohej nën nivelin mesatar, madje komente të turistëve që në 2015 e akuzonin pronarin si të dhunshëm ndaj klientëve të pakënaqur me shërbimin e detyruar që u ofronte.

Pergjimi 2 Bild.mp4
Pergjimi 2 Bild.mp4 Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Deputeti i PS Xhemal Qefalia flet me shefin e komisiariatit te Policise se Dibres, Robert Ago. Ne bisede Ago kerkon qe te shkoje ne nje detyre tjeter, duke preferuar Bulqizen. Ne bisede flet edhe deputeti i PS i zones, Ulsi Manja

Kombëtarja nis punën për ndeshjet e qershorit nga Durrësi
Kombëtarja nis punën për ndeshjet e qershorit nga Durrësi Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Nën drejtimin e trajnerit, Edi Reja, kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur këtë të mërkurë punën përgatitore për dy ndeshjet e radhës eliminatore të kampionatit europian. Për sfidat me Islandën dhe Moldavinë, ekipi kuqezi e ka nisur punën shumë shpejt. Si rrallë herë më parë, nga tekniku Reja janë thirrur një grup lojtarësh të përzgjedhur nga grupi i ekipit A, që kanë mbyllur kampionatet e tyre dhe lojtarë nga ekipi “Shpresa” që në një të ardhme të afërt mund t’i bashkohen kombëtares.

Momenti i arrestimit të autorit që tentoi të grabisë një bankë në Tiranë
Momenti i arrestimit të autorit që tentoi të grabisë një bankë në Tiranë Gazeta Si 100 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Momentet e arrestimit të autorit, Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë me armë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Siç shihet në pamje, autori është i pamaskuar, një polic qëndron përballë tij me armë në dorë, ndërsa tjetri i vendos prangat.

Showing 43 out of 44