Up next

Meta, mesazh paktit Rama-Basha dhe...mirëmëngjes mes macesh

50 Shikime· 09/07/19
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Presidenti Ilir Meta e nisi ditën si “kryetar” i LSI-së në rrjetet sociale, ku u kthye 11 vite pas në kohë për të risjellë e rikujtuar me anë të një videoje kundërshtimin që i ka bërë në atë kohë marrëveshjes e 21 prillit 2008 Berisha-Rama, që ndryshoi Kushtetutën dhe bashkë me të edhe sistemin zgjedhor, duke kaluar nga ai mazhoritar në atë proporcional rajonal.

Përsëritja e mesazhit si kryetar i LSI-së nga karrigia e Presidentit të Republikës merr një rëndësi të veçantë, sidomos këto ditë të para të shtatorit, kur po përflitet gjithnjë e më shumë për mundësinë e një dialogu dhe pakti mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që mund të nisë nga reforma zgjedhore.

Reforma zgjedhore ka qenë kryefjala e të gjitha vizitave të ndërkombëtarëve deri më tani, i fundit prej të cilëve, David Kostelancik, drejtor i Zyrës për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit e shmangu takimin me Ilir Metën.

Nëse në 2008, Meta si kryetar i një partie të vogël ishte i pafuqishëm përballë vullnetit dhe fuqisë së kartonave të bashkuar mes PD-së dhe PS-së në Kuvend, një marrëveshje Rama-Basha mund të hasë pak më shumë rezistencë prej tij, këtë herë si President i vendit.

Reforma zgjedhore kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor. Nëse, ky kod ndryshohet si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Basha, por që mund të vlerësohet si “Pazar” nga Ilir Meta, atëherë me vulën e Presidentit ai do ta kthente pas, gjithsesi duke e vonuar, por pa arritur që ta bllokojë përfundimisht.

Ky ishte mesazhi i drejtpërdrejtë që Presidenti dërgoi si kryetar i LSI në drejtim si të Ramës, ashtu edhe të Bashës. Mesazhi i dytë ishte një video ku Meta shfaqet në shoqërinë e një tufe me mace të shoqëruar me një shënim që lë plot hapësira për interpretime.

“Një mëngjes me një "buqetë" macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t'ia bërë të lehtë zbritjen”, shkruan ai.

Macet njihen si kafshë lozonjare, që kërkojnë vëmendjen vetëm atëherë kur duan ato. Por, në “buqetën” e Presidentit njëra prej tyre mori vëmendjen si guximtare, duke u ngjitur lart në një shtyllë. Ilir Meta e ndihmoi që të zbresë pa u rrezikuar. Nëse videoja do të merrej si një mesazh politik, kush është macja guximtare që Presidenti kërkon ta ndihmojë që të zbresë pa u dëmtuar?

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next