Videot kryesore

Incidente në Tiranë, mes policisë dhe tifozëve të Fejnordit
Incidente në Tiranë, mes policisë dhe tifozëve të Fejnordit Gazeta Si 115 Shikime • 4 years më parë

⁣Incidente në Tiranë, mes policisë dhe tifozëve të Fejnordit

Aktori Will Smith godet me shpullë Chris Rock
Aktori Will Smith godet me shpullë Chris Rock Gazeta Si 115 Shikime • 5 years më parë

⁣Aktori Will Smith godet me shpullë Chris Rock në skenën e Oscars

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Gazeta Si 115 Shikime • 6 years më parë

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Si shkojnë ilegalisht shqiptarët me kamionë në Angli.mp4
Si shkojnë ilegalisht shqiptarët me kamionë në Angli.mp4 Gazeta Si 115 Shikime • 7 years më parë

Mediat daneze i kanë kushtuar rëndësi emigrimit ilegal të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. "Shqiptarët tentojnë të ikin ilegalisht drejt Britanisë, duke “thyer sigurinë” e portit Esbjerg të Danimarkës", shkruhet në shkrimin e “Dr.dk".

Ambasada e SHBA: Nga Llalla te Dako e Doshi, 14 shqiptarë “non grata”
Ambasada e SHBA: Nga Llalla te Dako e Doshi, 14 shqiptarë “non grata” Gazeta Si 115 Shikime • 7 years më parë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë politikanët dhe zyrtarët, që janë të përfshirë në korrupsion.

Ambasada thekson se është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën, dhe veçanërisht në Tiranë, ambasada njofton se plot 100 zyrtarë, 14 prej të cilëve shqiptarë, janë shpallur “non grata” dhe nuk lejon të shkelin më kurrë në Amerikë.
Nëpërmjet një videoje në “Facebook”, ambasada e SHBA jep disa nga rastet e zyrtarëve shqiptarë, të cilat janë bërë publikë edhe më parë si persona të padëshiruar nga Amerika, siç janë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe deputeti Tomi Doshi.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Pamjet mahnitëse të piramidave të mistershme të Sudanit
Pamjet mahnitëse të piramidave të mistershme të Sudanit Gazeta Si 115 Shikime • 7 years më parë

Pamjet mahnitëse të piramidave të mistershme të Sudanit

Grupi i Bences 3
Grupi i Bences 3 Gazeta Si 115 Shikime • 7 years më parë

Grupi i Bences 3

Finalizohet operacioni i vjedhjeve në Tiranë, sekuestrohen sende dhe  vlera monetare
Finalizohet operacioni i vjedhjeve në Tiranë, sekuestrohen sende dhe vlera monetare Gazeta Si 115 Shikime • 7 years më parë

Gjatë ditës së sotme policia ka bërë me dije finalizimin e operacionit “Kasaforta”, nga komisariati i policisë numër 2. Operacioni ka nisur paraditen e datës 07.07.2019 dhe është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e personave, si dhe me gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura.

Përplasje në Burrel, militantët marrin materialet zgjedhore
Përplasje në Burrel, militantët marrin materialet zgjedhore Gazeta Si 115 Shikime • 7 years më parë

Përplasje në Burrel, militantët marrin materialet zgjedhore

17 vite nga ‘5 maji’, kur Lacio bëri të qajë Ronaldon dhe lumturoi Juventusin
17 vite nga ‘5 maji’, kur Lacio bëri të qajë Ronaldon dhe lumturoi Juventusin Gazeta Si 115 Shikime • 7 years më parë

Në vitin 2002, duke fituar në “Olimpico”, Lacio i hoqi nga duart Interit një një kampionat që kishte praktikisht në xhep dhe e bëri Ronaldo fenomenin të qajë. Por në vitin 2010 gjërat rrodhën ndryshe dhe shpërtheu një polemikë e madhe.

protesta kunder rames ne elbasan
protesta kunder rames ne elbasan Gazeta Si 115 Shikime • 8 years më parë

protesta kunder rames ne elbasan

Vrasja e Faik Hajdinit në Memaliaj, pamjet nga arrestimi i autorit kryesor
Vrasja e Faik Hajdinit në Memaliaj, pamjet nga arrestimi i autorit kryesor Gazeta Si 114 Shikime • 2 years më parë

⁣Vrasja e Faik Hajdinit në Memaliaj, pamjet nga arrestimi i autorit kryesor

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit Gazeta Si 114 Shikime • 3 years më parë

⁣Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit

Goditen ‘Call Center-at e natës’ në Tiranë, 8 persona të arrestuar
Goditen ‘Call Center-at e natës’ në Tiranë, 8 persona të arrestuar Gazeta Si 114 Shikime • 3 years më parë

⁣Goditen ‘Call Center-at e natës’ në Tiranë, 8 persona të arrestuar

Xheladin Beqiri
Xheladin Beqiri Gazeta Si 114 Shikime • 3 years më parë

⁣Xheladin Beqiri, Mjeshter i Madh

⁣Dhoma Amerikane e Tregtisë për Amnistinë Fiskale: Lë hapësira për pastrimin e parave
⁣Dhoma Amerikane e Tregtisë për Amnistinë Fiskale: Lë hapësira për pastrimin e parave Gazeta Si 114 Shikime • 4 years më parë

Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk ka një opinion përfundimtar në lidhje me nismën e Qeverisë për amnistinë fiskale e penalë, por thotë se nga një vëzhgim paraprak i draftit, ai lë hapësira për pastrimin e parave të pista.

“E dimë që ka një draft së fundmi, që është futur në konsultimin publik. Ky është draft, duam pak më tepër kohë për ta analizuar. Megjithatë, drafti ekzistues ka ndryshime nga draftet e mëparshme, por ndryshimet nuk janë thelbësore. Problemet kanë qenë në 2-3 parime. Së pari, krijon hapësira për pastrimin e parave dhe për të bërë evazion fiskal”, deklaroi në konferencën vjetore me gazetarët, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Dhoma thotë se do ta mbështesë nismën nëse ajo merr dritën jeshile nga partnerët ndërkombëtarë.

“Nëse ligji ka marrë aprovimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, strukturave si FMN, BE, apo MoneyVal atëherë edhe ne do ta mbështesnim. Shqetësimet tona janë shumë serioze në lidhje me këtë ligj dhe lidhen me konkurrencën e pandershme dhe hapësirave që ky ligj krijon”, vijoi Jaço.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, Shqipëria duhet të përqëndrohet në luftën kundër korrupsionit, sidomos me tenderat. Këtu, Jaço tha se do t’i propozohet Kuvendit një paketë ligjore, që synon parandalimin e korrupsionit.

“Paketa nuk ka shkuar për miratim në Parlament. Ne mendojmë që duhet çuar në Parlament. Është me rëndësi që të kemi një efekt parandalues të akteve korruptive kur ndodhin. Fokusi kryesor ka qenë me efekt prapaveprues, por ajo që vendet e avancuara kanë është parandalimi. Është propozim për të cilin grupet e punës po punojnë”, tha Presidenti i AmCham.

Problematik, sipas Dhomës, është edhe kuadri ligjor i prokurimeve publike, që lë hapësira për abuzime, korrupsion e spekulime. Jaço propozon që i gjithë kuadri ligjor ekzistues për tenderat duhet të reformohet me synim thjeshtimin e procedurave dhe përfshirjen sa më pak të administratës shtetërore.

Dhoma u shfaq kritike edhe për projektligjin për tatimin e të ardhurave, që sipas Jaços nuk përmbush tre nga katër parimet kryesore që propozon Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Kemi vënë re që ka shpenzime të pranuara që janë jashtë strukturave të fiskalitetit. Ka një kontradiktë. Ligji mund të ketë një qëllim të mirë, por kjo është periudha që të konsultohet. Draft ligji nuk përmbush tre nga katër kriteret tona kryesore, s’përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar, nuk nxit formalizimin e ekonomisë dhe nuk përmbush elementin e konkurrueshmërisë”, tha ai.

Jaço kërkoi që të kufizohen pagesat me para në dorë, që sipas tij do të forconte luftën kundër pastrimit të parave. Dhoma mendon gjithashtu se ligji për konsultimin publik duhet të ndryshojë për të zgjatur afatet, ndërsa problematikën në këtë ligj nuk e lidh me përmbajtjen e tij, por me moszbatimin.

“Land Rover”-i me 194 km në orë në aksin Thumanë-Laç
“Land Rover”-i me 194 km në orë në aksin Thumanë-Laç Gazeta Si 114 Shikime • 5 years më parë

⁣“Land Rover”-i me 194 km në orë në aksin Thumanë-Laç

⁣Pasarelë në zyrë e korridoret e Gjykatës së Elbasanit, ILD nis hetimin për Enkeleda Kapedanin
⁣Pasarelë në zyrë e korridoret e Gjykatës së Elbasanit, ILD nis hetimin për Enkeleda Kapedanin Gazeta Si 114 Shikime • 5 years më parë

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimeve në lidhje me kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të një serie videosh në rrjetet sociale, ku dyshohet se gjyqtarja përdor korridoret dhe zyrën e institucionit që drejton si pasarelë për të treguar luksin.

ILD thotë se është njohur me materialet filmike të shpërndarë në media ditën e diel dhe fill pas kësaj, kreu i këtij institucioni, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor.

Mbetet për t’u parë përfundimi i këtij hetimit të nisur, nëse ILD do t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e saj. Ajo që dihet është se gjyqtarja Kapedani është në krye të gjykatës në një nga rrethet më problematikë sa i takon rendit e sigurisë.

Enkeleda Kapedani ka marrë drejtimin e Gjykatës së Elbasanit në shtator të vitit të kaluar, ndërsa si emër është përfolur në disa raste për vendime të dyshimta, si në rastin e 2019-ës, kur liroi nga burgu Viktor Ymerin, anëtar i bandës së Gaxhait.

⁣Si i mori furgonin e FNSH-së 34-vjeçari i dehur dhe i armatosur
⁣Si i mori furgonin e FNSH-së 34-vjeçari i dehur dhe i armatosur Gazeta Si 114 Shikime • 6 years më parë

Në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e pijeve alkoolike, një 34-vjeçar ka terrorizuar për orë me radhë familjarët dhe banorët e fshatit Mëhallë të njësisë administrative Gradishtë në Bashkinë e Divjakës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, kur Artan Kaboçi ka nisur të qëllojë me armë automatike në oborrin e banesës së tij. Të shtënat kanë alarmuar familjarët dhe fqinjët e tij. Shkak i “tërbimit” të të riut nga policia e Lushnjes thonë se ka qenë një zënkë e autorit me babait dhe vëllain me aftësi ndryshe.

Pas debateve me ta, 34-vjeçari ka marrë armën, që e mbante pa leje dhe ka dalë në oborrin e shtëpisë duke qëlluar në ajër. Më pas ai u ka kërkuar familjarëve që të largohen menjëherë nga shtëpia nën kërcënimin se në të kundërt do t’i vriste.

Fatmirësisht familjarët janë larguar, duke shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa Artan Kaboçi nuk e ka lënë me kaq. Me armën në dorë ai ka dalë në rrugët e fshatit dhe me sende të forta ka dëmtuar disa automjete.

Policia thotë se menjëherë ka marrë njoftim nga banorët e fshatit që u bënë dëshmitarë pamorë të terrorit të 34-vjeçarit dhe drejt vendit të ngjarjes është nisur një patrullë e policisë së Divjakës.

Por, me të mbërritur para banesës së Artan Kaboçit, patrulla e policisë ka hasur në rezistencën e tij. Dyshimet janë se ai i ka kapur të papërgatitur efektivët e policisë, që menjëherë pasi janë paraqitur me automjet para shtëpisë së tij janë shndërruar në shënjestër të plumbave të tij.

Nën kërcënimin e armës, Kaboçi u ka kërkuar efektivëve të policisë fillimisht që të shtrihen barkas dhe më pas që të largohen duke e lënë makinën në vendin e ngjarjes. Efektivët e policisë i janë bindur thirrjeve të tij duke u larguar dhe më pas duke kërkuar përmes telefonave përforcime nga policia e Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit. Dëshmitarët thonë se pas kësaj, Kaboçi vetë i është afruar makinës së braktisur nga policët duke e goditur atë me gurë, duke i thyer xhamat.

Ndërkohë, thirrjes për përforcime i është përgjigjur FNSH e Fierit, por që edhe kjo e fundit është zënë e papërgatitur nga 34-vjeçari. Dyshimet janë se duke përfituar nga errësira, mosnjohja e terrenit nga ana e FNSH-së dhe kërcënimi me armë, Artan Baboçi ja ka dalë mbanë që të “neutralizojë” edhe grupin e dytë të policëve, madje këtyre të fundit duke u marrë edhe furgonin e punës.

Me dështimin e FNSH-së është kërkuar ndërhyrja e Forcave RENEA, të cilat pas kanë lokalizuar vendndodhjen e njeriut që terrorizoi për orë me radhë zonën arritën që ta arrestojnë atë pranë fshatit Spolat.

Policia thotë se 34-vjeçari Baboçi njihet në zonë si njeri problematik dhe i dhunshëm ndaj familjarëve dhe banorëve të tjerë të fshatit ku jeton.

⁣Vizitoni faqen Podcast të Gazeta Si - Babai Im
⁣Vizitoni faqen Podcast të Gazeta Si - Babai Im Gazeta Si 114 Shikime • 6 years më parë

⁣Vizitoni faqen Podcast të Gazeta Si - Babai Im

Showing 27 out of 28