Videot kryesore
Pamje të kuruara, pastërti, krevate bosh me pajisje anësore në pamje të parë moderne. Këto janë pamjet që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përçoi një ditë më parë përmes rrjeteve sociale.
Ishte spitali Covid-4. Mjekë dhe infermierë bëhen protagonistë në klipin pak më të shkurtër se 4 minuta. Ata shpjegojnë se si janë kushtet, si priten pacientët e infektuar në këtë spital etj, etj.
Gjithçka duket në rregull, madje aq në rregull sa në tabelën e orientuese të vendosur në katin e parë lexon edhe shigjetën me orientimin “Bar-Kafe”. Me gjasë do të jetë një shërbim i shtuar për pacientët e Covid, që nuk e kanë pasur këtë “luks” tek Covid-1, Covid-2, apo Covid-3.
Sipas sqarimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë ata që do të shtrohen në spitalin Covid-4 janë persona të infektuar që më parë janë trajtuar në Covid-1, 2 dhe 3, por që kanë ende nevojë për mbikëqyrje.
Roborace është konkursi i parë në botë për ekipet e makinave vetë lëvizëse. Është një platformë e re për markat, organizatat dhe individët që të testojnë zhvillimin e sistemeve të tyre të automatizuar të makinave të garave. Secili prej ekipeve përmban një programues përgjegjës për personalizimin e logaritmeve brenda softuerit të vetë drejtimit që, kontrollon automjetet autonome./BusinessInsider/
Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.
Në një përgjim tjetër nga "Bild", Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryetarit të PS për Shijakun, Elton Arbana, që është aktualisht kandidat i PS për kryebashkiak në Shijak. Me një ton të irrituar të zërit, ai i telefonon Arbanës dhe i thotë se Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit po i vendos gjoba disa njerëzve në Sukth dhe se ai nuk po i telefonon dot Gjushit (Vangjush Dako- kryebashkiak i Durrësit) për t’i kërkuar që të ndalojë kjo, pasi kryebashkiaku i Durrësit është me Edi Ramën në Zvicër në një udhëtim.
Kombëtarja është këtë të martë në ditën e katërt të përgatitjeve që po zhvillohen në Frankfurt për ndeshjen eliminatore me Islandën. Me grupin që ka pësuar disa ndryshime në këto ditë, pasi disa prej lojtarëve janë larguar për shkak të dëmtimeve, trajneri Edi Reja është përpjekur që të injektojë idetë e tij.
Një lajm i hidhur për të gjithë dashamirësit e automobilizmit: ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare ish-piloti austriak i Formula 1, Niki Lauda, i cili vuante nga një sëmundje në veshka. Lauda po kurohej në një klinikë në Zvicër, por nuk mundi ta mposhtte sëmundjen e rëndë.
Sipas BBC në orët në vazhdim pritet që bilanci i këtyre akteve terroriste të rritet edhe më shumë, pasi ka shumë të plagosur rëndë dhe shumë të tjerë që për momentin janë të shpallur të zhdukur. Deri më tani nuk ka asnjë organizatë terroriste që të ketë marrë përsipër këto sulme.