Videot kryesore

⁣Akuza ndaj Soreca, AMT: Loboi në Gjykatën Kushtetuese për Bashkinë e Tiranës. Do të njoftojmë BE
⁣Akuza ndaj Soreca, AMT: Loboi në Gjykatën Kushtetuese për Bashkinë e Tiranës. Do të njoftojmë BE Gazeta Si 107 Shikime • 5 years më parë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzon Ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca se është përfshirë në çështjen që është në gjykim në Gjykatën Kushtetuese duke lobuar te kryetarja e kësaj gjykate, Vitore Tusha në favor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Ambasadori Soreca ka bërë një takim me kryetaren e Gjykatës, takim i cili nuk është bërë publik dhe pas takimit, 5 minuta para seancës gjyqësore ambasadori Soreca ka dalë nga dera e jashtme e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja.

Aleanca thotë se Ambasadori i BE është parë teksa del nga godina nga punonjës të bizneseve pas godinës së Gjykatës Kushtetuese. Aleanca i është drejtuar Gjykatës me një kërkesë për informacion nëse takimi ishte i programuar dhe objektin e këtij bashkëbisedimi.

“Fakti që kjo është mbajtur e fshehtë, fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cenon shumë njëanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, cenon shumë pavarësinë e pushtetit dhe mbi të gjitha që cenon legjitimitetin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, apo e kujtdo tjetër që ka bërë këtë takim pa njoftuar dhe pa e bërë publike për mediat”, thuhet në deklaratë.

Për këto arsye, Aleanca ngre dyshime se takimi është zhvilluar për të lobuar në favor të Bashkisë së Tiranës.

“Informacioni që ne kemi është se zoti Soreca ka ardhur për të lobuar në favor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sepse mendon se ne qendrestarët e Teatrit mund t’i kalojmë gjërat kaq lehtë dhe mund t’i kalojmë gjërat siç janë kaluar gjithë këtë kohë kur ato futen dhe dalin nëpër institucionet tona të drejtësisë, japin dhe urdhra dhe mesazhe të koduara dhe nuk ka asnjë reagim”, tha Kalaja.

Aleanca kërkon edhe ndërhyrjen e SPAK. “Të sekuestrojë të gjitha kamerat brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese, të bizneseve rreth kësaj Gjykate”, vijon deklarata duke shtuar se do të kërkohet largimi nga gjykimi i kryetares së gjykatës, Vitore Tusha dhe do të njoftohet edhe Bashkimi Europian.

“Nëse është e vërtetë ajo që ne kemi pretenduar, do kërkojmë vetëlargimin e kryetares nga trupi gjykues, në të kundërt ne do të kërkojmë largimin e saj. Po kështu ne po bëjmë gati të gjithë informacionin, do ia bëjmë me dije BE-së sesi një ambasador në shkelje të plotë të dispozitave ligjore shqiptare, të marrëveshjeve ndërkombëtare, por mbi të gjitha të Kushtetutës Shqiptare vjen dhe bën presion pranë Gjykatës Kushtetuese. Do kallëzohet dhe penalisht”, deklaroi Adriana Kalaja.

Fisnik Asllani në Kupën e Gjermanisë
Fisnik Asllani në Kupën e Gjermanisë Gazeta Si 58 Shikime • 1 year më parë

I kthyer te Hoffenheim, sulmuesi dardan shte autori i një nga 4 golave në fitoren ndaj Hansa Rostock në raundin e parë.

tritoli 4
tritoli 4 Gazeta Si 161 Shikime • 8 years më parë

tritoli 4

⁣Vetting edhe për noterët, Ministria e Drejtësisë do të vendosë kush ruan dhe kush jo licencën
⁣Vetting edhe për noterët, Ministria e Drejtësisë do të vendosë kush ruan dhe kush jo licencën Gazeta Si 98 Shikime • 5 years më parë

Qeveria do t’i propozojë Kuvendit ndryshime në ligjin për noterinë, duke përfshirë kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetin mes kushteve për të ruajtur dhe marrë licencën për këtë profesion.

Ndryshimet e propozuara janë një formë vettingut që do t’i nënshtrohen të gjithë noterët në vend, edhe ata që gëzojnë aktualisht këtë licencë. Kriteret, ndryshe nga vettingut i prokurorëve dhe gjyqtarëve do të jenë vetëm dy.

“Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm vendosin kritere të reja në profesionin e noterit dhe zv.noterit, por është as më shumë dhe as më pak një proces vettingu për noterët që janë në këtë shërbim dhe që kanë të bëjnë me verifikimin e kontakteve të papërshtatshme, apo lidhje me krimin e organizuar, apo persona të dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale, apo që janë pjesë e listës së personave të shpallur sipas legjislacionit në fuqi në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Por, nëse për vettingun e prokurorëve dhe të gjyqtarëve u ngritën dy institucione të pavarura, vettingun e noterëve do ta realizojë vetë Qeveria.

“Ligji ka përcaktuar edhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi. Është edhe Ministria e Drejtësisë që përmes inspektimeve të planifikuara, apo hetimeve proaktive që do ta bëjë filtrimin e këtij sistemi”, sqaroi ministri Manja.

Projektligji i vettingut për noterët është një ide e hershme e Qeverisë. Ndryshimet janë propozuar që para zgjedhjeve të 25 prillit, duke shkaktuar reagimin kundër të komunitetit të noterëve. Por, në propozimin fillestar mes kritereve të rivlerësimit të noterëve ishte edhe ai i justifikimit të pasurisë, që në projektligjin e miratuar këtë të mërkurë nga Qeveria mungon, të paktën sipas deklaratave të ministrit Ulsi Manja.

Turqia i kërkon Shqipërisë "kokën" e gulenistëve
Turqia i kërkon Shqipërisë "kokën" e gulenistëve Gazeta Si 62 Shikime • 7 years më parë

Duke iu referuar vazhdimisht Ministrit të Jashtëm në Detyrë si vëllai im Genti, kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu i kërkoi edhe njëherë Shqipërisë të dorëzonte të gjtihq gylenustët që sipas tij, strehohen në vendin tonë.

⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes
⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes Gazeta Si 96 Shikime • 5 years më parë

Puna e komisioneve të përhershme parlamentare nisi me përplasje. Socialistët respektuan vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre, ndërsa demokratët vendimin e grupit të tyre parlamentar për prani fizike.

Komisioni i parë që u mblodh ishte ai i ligjeve. Deputetët e PD u shfaqën fizikisht në kryesinë e Kuvendit dhe në sallën ku kryetarja Klotilda Bushka nga PS nisi drejtimin e mbledhjes së përcaktuar online.

Kjo çoi në përplasje mes kryetares Bushka dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Komision. Bushka, pasi i falenderoi që në sallë po respektonin distancën fizike, u kërkoi që të futen online për të vijuar mbledhjen e Komisionit.

“Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi ne. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën?!”, iu përgjigj Gazmend Bardhi nga PD.

Kryetarja Bushka refuzoi që t’i japë fjalën duke deklaruar se ajo po respektonte vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e mbledhjes online.

“Mblidhemi të konferenca e kryetarëve dhe hajde ta ndryshojmë atë vendim. Unë po respektoj vendimin”, tha Bushka.

Duke dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e rendit të ditës dhe të vendimeve të komisionit, duke nënkuptuar se vendimet e marra në këtë mbledhje nuk do t’i njohin. Opozita akuzoi se PS i mohoi të drejtën e fjalës.

“Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë
Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë Gazeta Si 91 Shikime • 5 years më parë

⁣Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë

⁣Presidenti, PS po diskuton emrat me opozitën. Rama: Shanse të mira për konsensus
⁣Presidenti, PS po diskuton emrat me opozitën. Rama: Shanse të mira për konsensus Gazeta Si 85 Shikime • 5 years më parë

Partia Socialiste ka nisur diskutimet konkrete me opozitën për të identifikuar një emër që mund të marrë konsensus si pasues i Ilir Metës në Presidencë.

“Pati një informacion nga grupi i posaçëm që kemi ngritur dhe sot kanë nisur bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendin e Shqipërisë në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë se sa shumica jonë”, tha në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së, Edi Rama.

Duke qenë se procesi i konsultimeve refuzohet nga Sali Berisha, konsensusi nuk pritet që të jetë i plotë, por mund të arrihet në një masë që do të kalojë shumicën socialiste në Kuvend. Për këtë, Rama tha se shanset janë të mëdha.

“Shanset janë shumë të mira. Jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”, tha Rama.

Kryeministri përsëriti qëndrimin e vet karshi raportit të “Reporterëve pa Kufij” për gjendjen e medias, ndërsa në lidhje me kërkesën e Zelenskit për të kufizuar turistët rusë tha se qëndrimi i Shqipërisë do të jetë në të njëjtën linjë me atë të Bashkimit Europian.

Adoleshentja amerikane shkruan historinë, mposht legjendën Williams
Adoleshentja amerikane shkruan historinë, mposht legjendën Williams Gazeta Si 105 Shikime • 7 years më parë

Adoleshentja amerikane shkruan historinë, mposht legjendën Williams

Barbados vs Grenada (Shell Caribbean Cup 1994)
Barbados vs Grenada (Shell Caribbean Cup 1994) Gazeta Si 164 Shikime • 7 years më parë

Barbados vs Grenada (Shell Caribbean Cup 1994)

Presidenti i PE mbështet “anti-KÇK”: Reflektim për vërejtjet e tetorit
Presidenti i PE mbështet “anti-KÇK”: Reflektim për vërejtjet e tetorit Gazeta Si 78 Shikime • 7 years më parë

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli jo vetëm që mbështeti ligjin special për verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar dhe paketën e ashtuquajtur “Anti-KÇK”, por i cilësoi të dyja këto nisma që Qeveria i kaloi në fund të javës së kaluar me dy akte normative si reflektim i vërejtjeve të marra vjeshtën e vitit të kaluar kur nuk u hapën negociatat.

“Pse është e rëndësishme reforma e miratuar nga qeveria shqiptare në fund të javës së kaluar? Është e rëndësishme sepse disa vërjejtje kishin të bënin me aspekte të rëndësishme të luftës kundër krimit të organizuar. Jam i kënaqur që mbi këtë reformë ka edhe pak frymë italiane. U bënë disa vërejtje dhe këtyre vërejtjeve Shqipëria po u përgjigjet përmes reformave që po kryen”, deklaroi kreu i Parlamentit Europian në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama këtë të hënë në Tiranë.

Sassoli mendon se parashikimi i sekuestrimit të pasurive të krimit të organizuar është pika e fortë e ligjit të kaluaar dhe u shpreh optimist se falë edhe kësaj pike do të ketë një rezultat të madh, që do të ndikojë fort në ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sa u takon negociatave, Presidenti i Parlamentit Europian foli me bindje se me miratimin e metodologjisë së re si Shqipërisë, ashtu edhe Maqedonisë së Veriut do t’u hapën negociatat për anëtarësim.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se refuzimi për hapjen e negociatave ishte pasojë e përplasjes së brendshme të Bashkimit Europian që nuk lidhej me zhvillimet as në Maqedoninë e Veriut dhe as në Shqipëri. Megjithatë, ai thotë se përgjigja “Jo” e Brukselit nuk ka demoralizuar Qeverinë e tij që të ndërmarra reformat që kërkohen për procesin e integrimit. Në këtë këndvështrim vlerësoi edhe dy nismat e fundit.

“Operacioni Forca e Ligjit dhe paketa anti-KÇK është prova e sigurtë e faktit që pavarësisht se negociatat nuk u hapën në tetorin e vitit të kaluar, puna jonë vazhdon njësoj sikur negociatat të ishin hapur, sepse është domosdoshmëria për ta kthyer Shqipërinë në të gjitha standardet e BE”, tha ai.

Kryeministri kërkoi durim nga njerëzit për rezultatet e dy nismave të fundit, ndërsa argumentoi edhe se përse këto nisma nuk janë ndërmarrë më parë.

“Njerëzit duhet të kuptojnë që ashtu si me reformën në drejtësi që po bëhet spastrimi i pallatit të drejtësisë, ashtu do të ndodhë edhe me këtë nismë. Dardha e ka bishtin mbrapa, sepse nuk mbaron me kaq, nëse vettingu të ka përjashtuar nga drejtësia nuk mbaron me kaq. Përpara nuk mund të bëhej dot, sepse nuk kishim SPAK, sepse nuk mund të krijohej OFL dhe më pas t’ua çonim dosjet atyre të KÇK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Tani jemi në kushtet që kemi mekanizmat e parë të reformës në drejtësi”, deklaroi ai.

⁣Rama shpall emergjencën energjitike: Situatë e ngjashme me pandeminë
⁣Rama shpall emergjencën energjitike: Situatë e ngjashme me pandeminë Gazeta Si 72 Shikime • 5 years më parë

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës energjitike në mbledhjen e jashtëzakonshme që mbajti këtë të premte për të reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga rritja e çmimeve në tregjet bërthamore.

“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit për të marrë një vendim, për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes.

Por, çfarë do të thotë gjendja e emergjencës energjitike?

“Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë na detyron që të shpallim gjendjen e emergjencës së furnizimit, që i jep Qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot, me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë”, tha Rama.

Plani i detajuar i masave, Rama tha se do të publikohet të shtunën. Para gazetarëve ai nuk foli për rritje çmimi, por e nënkuptoi se çmimet mund të rishikohen, kur tha se Qeveria do të mbrojë konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël nga rritja e cmimit të energjisë.

Se sa e thellë është kriza dhe sa ndikon në ekonominë e vendit, Rama bëri një krahasim.

“Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në këtë kuptim të gjithë janë të prekur. Ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin më parë. Ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë”, deklaroi Rama.

Rama u kërkoi qytetarëve që të vendosen në pozicionin e shtëpisë së madhe dhe të kuptojnë, sipas tij, krizën që tha se do të zgjasë sipas parashikimve deri në gjysmën e vitit të ardhshëm. Ai u shpreh se në 8 vite, Qeveria e tij nuk ka rritur çmimin e energjisë, me përjashtim të një rasti.

Kryeministri tha se çmimi aktual i shitjes së energjisë për konsumatorët nuk mbulon koston e blerjes.

“E vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në vendin tonë i takon 2015, edhe aty jo vetëm që çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston”, u shpreh Rama.

⁣Godina e PD “blindohet” me fikëse zjarri
⁣Godina e PD “blindohet” me fikëse zjarri Gazeta Si 76 Shikime • 5 years më parë

Godina e Partisë Demokratike është ende në rikonstruksion pas përplasjes së 8 janarit mes mbështetësve të Sali Berishës dhe atyre të Lulzim Bashës për kontrollin e saj.

Në korridoret e selisë kryesore të opozitës gjenden në rrëmujë veglat e punës, nga ato që kanë përforcuar dyert e deri te fikëset e zjarrit.

Dyert e përforcuara po mbulohen me adeziv me siglat dhe logot e partisë, ndërsa mes shkallëve gjen edhe “furnizimin e ri” me fikëse zjarri.

Nga imazhet që mbërrijnë nga brenda selisë, bombolat e fikëseve të zjarrit duken të grumbulluara në një vend të vetëm, të pashpërndara nëpër kate, apo pozicione ku do të shërbenin në rast të një zjarri real.

Detaji tjetër që bie në sy është sasia e relativisht e madhe e këtyre bombolave, që tregon se godina po përgatitet për të shuar një zjarr të madh, qoftë fizik, qoftë politik.

Kristjan Asllani zhbllokon sfidën në Andorra
Kristjan Asllani zhbllokon sfidën në Andorra Gazeta Si 52 Shikime • 1 year më parë

Mesfushori kuqezi shënoi në "Estadi FAF" në Encamp pas kombinimit me Uzunin.

Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Tiranë
Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Tiranë Gazeta Si 44 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Tiranë

Përleshje fizike në Kuvend qëllohet Edi Rama nga deputeti demokrat.wmv
Përleshje fizike në Kuvend qëllohet Edi Rama nga deputeti demokrat.wmv Gazeta Si 208 Shikime • 8 years më parë

d

Turqia prezanton makinën e parë “Made in Turkey”, Erdogan: Realizuam ëndrrën
Turqia prezanton makinën e parë “Made in Turkey”, Erdogan: Realizuam ëndrrën Gazeta Si 108 Shikime • 7 years më parë

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan prezantoi këtë të premte jo pa krenari makinën e parë plotësisht “Made in Turkey”. Bëhet fjalë për realizimin e një projekti 60-vjeçar për të prodhuar plotësisht në vend një makinë turke.

Gjatë fjalës së prezantimit të makinës, Erdogan tha se Turqia nuk synon vetëm tregun vendas, por të shndërrohet në një eksportues global, duke filluar që nga Europa. Pikërisht me këtë objektiv dhe me faktin që Europa po u drejtohet gjithnjë e më shumë makinave elektrike, prodhuesit turq menduan që në prezantim të shpalosnin një model të tillë.

“Këtu jemi që të gjithë dëshmitarë të bërjes realitet të ëndrrës 60-vjeçare turke. Kur ta shohim këtë makinë nëpër rrugët e të gjithë botës, atëherë mund të themi se e kemi arritur objektivin tonë”, deklaroi Presidenti Erdogan.

Fjalimi i tij u pasua me parakalimin e një modeli “SUV” të kuq dhe një gri me logon “TOGG”, sipas konsorciumit që ka sponsorizuar këtë nismë. Erdogan u zotua se brenda vitit 2022 e gjithë Turqia do të ketë të ngritur infrastrukturën për karikimin e makinave elektrike.

Turqia është aktualisht një eksportuese e madhe e makinave në Europë, por bëhet fjalë për marka të huaja që kanë ngritur kryesisht fabrika montimi dhe prodhimi pjesësh dytësore në këtë vend, si Ford, Fiat Chrysler, Renault, Toyota dhe Hyundai.

Kompania “TOGG” thotë se prodhimi do të nisë me pesë modele të ndryshme, ndërsa Qeveria turke ka prenotuar 30 mijë automjete brenda vitit 2035.

Erdogan bëri për herë të parë publik planin për të ndërtuar një makinë plotësisht “Made in Turkey” në vitin 2017. Afati i vendosur ishte viti 2021, por konsorciumi i kompanive më të mëdha turke e realizoi këtë dy vite para afatit.

Konsorciumi i quajtur “Turkey Automobile Initiative Group” (TOGG) u themelua në 2018 nga pesë grupet më të mëdha industriale turke, si Anadolu Group, BMC, Kok Group, Turkcell dhe Zorlu Holding.

Drejtori ekzekutiv është ish-kreu ekzektiv i Bosch, Gurcan Karakas dhe shefi operacional Sergio Rocha, që më parë ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv të General Motors Korea. Synimi është që brenda 13 viteve të prodhohen 175 mijë makina, me një kosto që shkon në rreth 3.7 miliardë dollarë.

Ky është ‘heroi’ që vendosi ndeshjen Liverpul-Barcelona (VIDEO)
Ky është ‘heroi’ që vendosi ndeshjen Liverpul-Barcelona (VIDEO) Gazeta Si 158 Shikime • 8 years më parë

Djali që qëndronte te reklamat, pas krosimit të bllokuar të Arnold e dha topin për mbrojtësin anglez shumë shpejt. Sipas medieve britanike kjo shpejtësi me të cilën ai dha topin që mbante në duar, për të marrë më pas tjetrin që kishte dalë jashtë, bëri diferencën. Barcelona nuk ishte kthyer siç duhej në zonë dhe katalanasit nuk ishin mirë të pozicionuar. Aleksandër Arnold, e vuri re një gjë të tillë dhe më pas bëri atë veprim që tashmë ka hyrë në historinë e Champions.

media (1).mp4
media (1).mp4 Gazeta Si 73 Shikime • 7 years më parë

“Last Christmas” mbush 35 vjeç, video rikthehet në versionin e restauruar

Kryemadhi: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit
Kryemadhi: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

⁣Kryetarja e LSI-së nga ana tjetër ndodhej në Vlorë, ku vendosi një buqetë me lule tek Monumenti i Pavarësisë. Mesazhi i saj në këtë ditë ishte bashkimi i shqiptarëve për të ndaluar, siç tha Kryemadhi, shpopullimin dhe mbytjen nga varfëria dhe mungesa e shpresës në vend.

“Sot më shumë se kurrë kjo ditë duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve për të ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë shpopullim të mbrapshtë që ka nisur në Shqipëri. Sot më shumë se kurrë, edhe ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për të përballuar këtë evazion të shpopullimit dhe këtë mbytje të varfërisë dhe të mungesës së shpresës, me bashkimin të gjithë bashkë, për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Showing 26 out of 169