Videot kryesore
Kobi Bryant, 41 vjeç, një nga yjet e basketbollit amerikan, ka bërë historinë në sportin më popullor në Amerikë. Ai ka luajtur për shumë vite për Los Anxhelos Lakers, duke fituar disa tituj dhe ka qenë një ndër sportistët më të famshëm në gjithë botën.
Ndikimi i Bryant në historinë moderne të NBA-së ka qenë i madh, duke u krahasuar me kampionë si Michael Jordan, LeBron James. Vetëm të shtunën në mbrëmje, Bryant ishte kapërcyer nga James si lojtari i tretë me më shumë pikë të shënuar në NBA (më shumë se 33,000).
Një video mbresëlënëse ka zbuluar ndikimin e plotë të pandemisë së koronavirusit në Bergamo të Lombardisë, Itali, duke treguar sesi seksioni i njoftime me shpallje vdekjes është zgjeruar nga një, në dhjetë faqe. Video nga Lombardia ku 146 persona vdiqën në hapësirën e një jave, tregojnë një burrë që tregon në italisht faqet e gazetës “L'Eco di Bergamo”
Spitali Universitar George Washington përdor teknologji virtuale 360 gradë për të treguar dëmin e bërë në mushkëri të një pacienti COVID-19. Ai tregon një kontrast të ashpër midis indit jonormal të mushkërive të infektuar nga virusi dhe indit më të shëndetshëm të mushkërive ngjitur.
Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për paracaktim të fituesit në një tender me vlerë 1.5 mln euro për furnizimin me ushqime të rezervave të shtetit.
“Në Shqipëri ka 35.099 kompani, të cilat merren me tregtimin e mallrave ushqimorë, por Edi Rama dhe Olta Xhaçka, pritën 1 muaj që kompania që ata kanë zgjedhur për të ndarë paratë, të ndryshonte objektin. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nën drejtimin e Edi Ramës ka zhvilluar më datë 25 Mars 2020 një tender urgjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”, me vlerë rreth 1.5 milion Euro”, deklaroi ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj shkon më tej duke deklaruar se kompania në fjalë ka ndryshuar objektin e aktivitetit të saj, duke përfshirë edhe fushën e ushqimoreve vetëm 6 ditë para se të hidhej tenderi. Tenderi, sipas tij, është pëërcaktuar pa garë dhe me një ofertë të vetme, ndërsa shton se kompania nuk plotëson kriterin e përvojës në fushën e tregtimit të ushqimeve.
Kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit. Kompania që keni vendosur të ndani plot 1.5 milion euro, a e ka eksperiencën e nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve? Sa muaj apo vite eksperiencë ka? Si e gjetët këtë kompani për t’i dërguar ftesë për ofertë për blerjen e ushqimeve pa garë dhe pa shpallje publike?”, tha Alibeaj.
Partia Demokratike u ka premtuar mbështetje me të gjitha format dhe mënyrat grupit të artistëve dhe shoqërisë civile që protestojnë prej kohësh në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Pas një takimi me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, Lulzim Basha tha se kjo godinë është vija e kuqe që Edi Rama nuk duhet të kalojë.
“Teatri Kombëtar sot është vija e kuqe e përballjes me regjimin që ju ka vjedhur dhe ju ka lënë pa bukën e fëmijëve, që ju ka lënë pa rroga në kohën e pandemisë, që ka nxjerrë zbuluar shtetin prej kartoni, i cili ua merr taksat, juavendos gjobat, por kur ju keni nevojë për mbështetje jo vetëm nuk kujtohet për ju, por vazhdon të vjedhë pasuritë tuaja për veten e tij dhe për një grusht oligarkësh”, deklaroi Lulzim Basha.
Kreu i PD-së paralajmëroi protesta dhe revoltë popullore nëse shembet teatri.
“Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama nuk e zgjati shumë fjalën në mbrojtje të vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kreu i Qeverisë iu përgjigj shkurtimisht pyetjeve të ngritura nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare, udhëhequr nga Rudina Hajdari, që e kishin thirrur në një interpelancë për këtë çështje.
Rama mori pak më shumë se gjysmën e kohës prej 20 minutash të vendosur në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës parlamentare. E nisi duke deklaruar se ai vetë nuk kishte më se çfarë të shtonte nga fjalët që ka thënë për nevojën e teatrit të ri dhe pse godina ekzistuese nuk kishte asnjë vlerë për t’u ruajtur dhe në vend të kësaj citoi deklaratat e artistëve që kërkuan një godinë të re teatri dhe që deklaronin se godina e vjetër nuk kishte asnjë vlerë kulturore dhe historike.
Megjithatë, Rudina Hajdari hodhi akuza se i gjithë procesi, që nga transferimi i godinës së Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës e deri tek shembja e saj ka qenë i paligjshëm. Deputetja e grupit parlamentar demokrat tha se përmes një vendimi të vitit 2000, godina ishte pjesë e një ansambli të mbrojtur me ligj dhe hodhi dyshime se përmes një vendimi të Qeverisë në 2017, Kryeministri Edi Rama.
“Në transferimin tek Bashkia e Tiranës është vetëm sipërfaqja e Teatrit Eksperimental, nuk është Teatri Kombëtar që i keni kaluar Bashkisë së Tiranës. Atëherë si u shkatërrua Teatri Kombëtar? Ju nuk ja keni kaluar fare Bashkisë së Tiranës godinën e teatrit kombëtar. Në vitin 2000 keni dashur të merrni Teatrin e Kukullave në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe Gjykata Kushtetuese e ka kundërshtuar këtë transfertë, sepse ka qenë në kundërshtim me nenin 116 të Kushtetutës, për artin dhe kulturën. Teatri Kombëtar është institucion qendror publik që mbrohet me ligj dhe nuk mund t’i transferohet Bashkisë së Tiranës me VKM. Fiksimi juaj do t’u kushtojë rëndë. Me VKM nr. 325 keni përgjysmuar qendrën historike, pse e keni përgjysmuar? Pse e keni dashur atë truall në 2017? Është përgjysmuar trualli në mes të Tiranës”, tha Hajdari.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka paralajmëruar qytetarët se më e keqja nga Covid-19,nuk vjen nëse në përditshmëri tregohet kujdes nga të gjithë.
Thirrja e ministres vjen nga një postimi në rrjetin social "Facebook" ku shihet mënyra se si mund të përhapet virusi nësr nuk jemi të kukdesshëm.
Më tej Manastirlu ka shkruar se të gjithë qytetarët duhet të ruajnë distancën 1.5 metër, të mbajnë maskë, të lajnë duart dhe të dezinfektojnë ambientet ku qëndrojnë shpesh.
Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit të Punëve të Jashtme në Kuvend.
Nga pamjet e publikuara Çollaku dhe Sula shfaqen teksa shkëmbejnë replika që i drejtohet si “langaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”.
Që Saranda është më shumë qyteti i notarëve sesa i futbollistëve, këtë pak a shumë të gjithë e dinim. Por së fundmi, një video e lezetshme është shpërndarë nga klubi i Butrintit të Sarandës në Facebook. Gjatë stërvitjes, dy prej lojtarëve të ekipit kanë vendosur ta shijojnë edhe motin me shi, duke bërë “hedhje me kokë” në fushën e përmbytur.