Videot kryesore

Asani ndëshkon Al Wehdat
Asani ndëshkon Al Wehdat Gazeta Si 47 Shikime • 1 year më parë

Mëngjërashi kuqezi gjeti golin e rradhës në Champions League të Azisë ndaj jordanezëve të Al Wehdat. Jasir Asani shënoi golin e dytë për Esteghlal. Ndërsa në kampionat ka shënuar edhe 3 gola të tjerë.

Arb Manaj ndëshkoi Shkëndijën
Arb Manaj ndëshkoi Shkëndijën Gazeta Si 47 Shikime • 12 muaj më parë

Drita e Gjilanit zhbllokoi sfidën mbarëshqiptare në "Fadil Vokrri" ndaj Shkëndijës së Tetovës që vlen për raundin e 4-t në Conference League 2025-2026.

Ertjan Kofsha në gjurmët e Briken Calja’s
Ertjan Kofsha në gjurmët e Briken Calja’s Gazeta Si 47 Shikime • 11 muaj më parë

⁣Nëpeshën deri 94 kg, Ertjan Kofsha u shpall Kampion i Ballkanit (3 medalje Ari) dhe vendosi 3 rekorde të reja për të rinj. Ai rregjistroi 165 kg në stilin e shkëputjes, 193 kg në stilin e shtytjes dhe 358 kg në dygarësh.

9 Golat e Vedat Muriqit në La Liga
9 Golat e Vedat Muriqit në La Liga Gazeta Si 47 Shikime • 11 muaj më parë

Koha p⁣ër t⁣ë rijetuar golat e sh⁣ënuesit t⁣ë 3 m⁣ë t⁣ë mi⁣rë n⁣ë Spanj⁣ë.

Dardani nga shkupi.mp4
Dardani nga shkupi.mp4 Gazeta Si 46 Shikime • 7 years më parë

Banore nga Kosova japin ndihma

Kredencialet e AMB se USA.mp4
Kredencialet e AMB se USA.mp4 Gazeta Si 46 Shikime • 7 years më parë

Ambasadorja e re amerikane Yuri Kim paraqet letrat kredenciale te presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Në këtë ceremoni kanë qenë pranishëm zv.ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj

Propozimet e Lulzim Basha: Si duhet të ndryshojë sistemi
Propozimet e Lulzim Basha: Si duhet të ndryshojë sistemi Gazeta Si 46 Shikime • 7 years më parë

Lulzim Basha prezantoi përmes një video-mesazhi se përse propozimet e opozitës për reformën zgjedhore janë me rëndësi për të garantuar mirëqeverisjen, llogaridhënien dhe shtetin ligjor. Kreu i PD-së thotë se sistemi duhet të reformohet që t’i takojë popullit dhe jo vetëm partive politike.

Sipas Bashës vota e shqiptarëve ëshë zhvlerësuar për shkak të paracaktimit të rezultatit si pasojë e ndërhyrjes së krimit të organizuar në shit-blerjen e tyre. Për këtë arsye, ndryshimi i parë që ai propozon është një mekanizëm strik dhe kushtetues kontrolli të figurës së kandidaturave. Ky kontroll duhet t’i besohet një organi të pavarur.

Ndryshimi i dytë i propozuar nga Basha lidhet më shumë me vullnetin politik. Basha premton tolerancë zero për të gjithë ata që përfshihen në shitblerjen e votës. “Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg”, tha ai.

Pika tjetër që ceku kreu i demokratëve lidhet me financimin e partive, një pikë për të cilën palët duket se kanë ndasi në Këshillin Politik. Basha vë theksin se përse nevojitet financimi 100 për qind nga buxheti i shtetit, apo mekanizmi penalizues për individët, apo kompanitë që financojnë partitë politike.

“Që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre. Kush financon partitë përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë”, deklaroi Basha.

Identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik është një tjetër kërkesë që sipas opozitës përforcon garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Basha kërkon gjithashtu një sistem më të thjeshtë dhe për këtë nënkupton mbajtjen edhe të një referendumi.

“Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë. Vendimi për sistemin duhet t’u takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike”, shtoi Basha.

Që sistemi zgjedhor të sigurojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve dhe që pushteti të mos përqëndrohet në një dorë Basha propozon edhe ngritjen e një Senati në Parlament. Kjo, sipas Bashës nuk do të lejonte imponimin e pushtetit ekzekutiv ndaj atij legjislativ.

“40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit. Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive. Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat”, shtoi Basha.

Pika tjetër lidhet me qeverinë kalimtare, ose qeverinë kujdestare për zgjedhjet. Basha propozon që deri kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, 100 ditë paara zgjedhjeve caktohe tnjë qeveri që do të menaxhojë procesin zgjedhor dhe garantojë zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.

Qëndrimi i kryetarit të Partisë Demokratike për reformën zgjedhore mbërrin në një kohë që Këshilli Politik, organi jashtëparlamentar i ngritur nga demokratët dhe socialistët me detyrë hartimin e reformës zgjedhore brenda 15 marsit nuk e zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte. Shtyrja është kërkuar nga ana e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Mbledhja e radhës është përcaktuar për ditën e hënë, kur PD pritet që të paraqesë në tryezë, propozimet e opozitës për reformimin e administratës zgjedhore. Ajo që dihet deri më tani është që socialistët kërkojnë depolitizimin e administratës, ndërsa PD është skeptike për këtë.

video mushkerite.mp4
video mushkerite.mp4 Gazeta Si 46 Shikime • 7 years më parë

Spitali Universitar George Washington përdor teknologji virtuale 360 gradë për të treguar dëmin e bërë në mushkëri të një pacienti COVID-19. Ai tregon një kontrast të ashpër midis indit jonormal të mushkërive të infektuar nga virusi dhe indit më të shëndetshëm të mushkërive ngjitur.

Masat për Covid-19, policia aksion në gjithë vendin
Masat për Covid-19, policia aksion në gjithë vendin Gazeta Si 46 Shikime • 7 years më parë

Policia aksion per Covid-19

policia rreh.mp4
policia rreh.mp4 Gazeta Si 46 Shikime • 6 years më parë

Një adoleshent është qëlluar me shpulla dhe grushte nga disa efektivë të policisë së Tiranës ditën e djeshme. Videoja me pamjet e dhunës është regjistruar nga një qytetar, ndërsa sot një nga policët, pjesë e patrullës së komisariatit nr.2 është pezulluar dhe për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Situatë kaotike në Kakavijë
Situatë kaotike në Kakavijë Gazeta Si 46 Shikime • 6 years më parë

Situatë kaotike në Kakavijë

⁣Rama nuk paragjykon tre propozimet e PD
⁣Rama nuk paragjykon tre propozimet e PD Gazeta Si 46 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama nuk paragjykon tre propozimet e PD për amendimin e Kushtetutës, që lidhen me vettingun e politikanëve, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore siç ishin para ndryshimeve të njëanshme të korrikut të vitit të kaluar dhe rikthimin e komunave.

Megjithatë ai u tregua i gatshëm që të ulet në bisedime me opozitën.

“Nuk dua të jap opinione para se t’i jap këtij dialogu një mundësi reale dhe të kemi fuqi që t’i ballafaqojmë . Cilësia e një bashkëjetese, në çdo instancë nuk përcaktohet nga sa shpesh biem dakord por nga mënyra se si nuk biem dakord. Opozita ka bërë 3 propozime, ne kemi detyrën që t’u japim mundësinë këtyre diskutimeve pa dëmtuar këtë proces diskutimi duke dhënë paraprakisht opinione përfundimtare”, tha Rama.

Kryeministri u pyet gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Ky i fundit i dorëzoi raportin e progresit të vendit për 2021. Rama e shfrytëzoi kohën e marrë për përgjigje duke caktuar një kusht për dialogun, që nuk lidhet me përmbajtjen e propozimeve të opozitës, por me formatin e procesit.

“Një gjë do ta përsëris edhe në sy të ambasadorit, nuk ka më dialog në anglisht me opozitën. Nuk kemi pse fusim në siklet dhe miqtë tanë. Dialogje më anglisht mes shqiptarësh…mund të ketë, por jo përsa kohë drejtoj unë Kryeministrinë”, u shpreh ai.

Sa për përmbajtjen e propozimeve, nuk përjashtoi asgjë nga ndryshimet e mundshme të Kushtetutës.

“Vetëm Biblën dhe Kur’anin nuk mund të ndryshojmë, çdo gjë tjetër po nëse biem dakort. Mund të ketë vend për diskutim, por asgjë që nuk është e pandryshueshme”, u shpreh ai.

Rëndësisë së dialogut politik, sidomos në Kuvend i mëshoi edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, por duke shtuar se BE mbetet e gatshme që të ofrojë ndihmën e saj në lehtësimin e këtij dialogu, pavarësisht se Rama përjashtoi “dialogun në anglisht me opozitën”.

“Kuvendi është foltorja ku bëhen diskutimet, ku dialogu dhe negociatat duhet të ndodhin. Ne inkurajomë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë temat që janë për diskutimi. Nëse do të na kërkohet për asistencë do të shohim nëse kjo gjë është e mundshme dhe do ndihmojmë në spekterin politik siç kemi bërë gjithmonë”, deklaroi Ambasadori.

Sa i takon gjetjeve të raportit, Kryeministri tha se ai është udhërrëfyesi më i mirë për qeverinë dhe vlerësuesi më objektiv i përparimit të vendit. Rama mbrojti patronazhistët, tha se ishte krenar për ta, ndërsa u shpreh i hapur që të gjitha akuzat në lidhje me të dhënat personale të qytetarëve të hetohen.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, raporti njeh një progres të lehtë, por vë theksin te nevoja për ta luftuar sidomos korrupsionin në nivele të larta.

Forcat speciale rreth kryeministrisë para protestës së Berishës
Forcat speciale rreth kryeministrisë para protestës së Berishës Gazeta Si 46 Shikime • 5 years më parë

⁣Forcat speciale rreth kryeministrisë para protestës së Berishës

WhatsApp Video 2022-01-12 at 10
WhatsApp Video 2022-01-12 at 10 Gazeta Si 46 Shikime • 5 years më parë

Video e publikuar nga PD per protesten e 8 janarit

WhatsApp Video 2022-01-21 at 9
WhatsApp Video 2022-01-21 at 9 Gazeta Si 46 Shikime • 5 years më parë

PD publikon videon e Kurbinit

Kurti e Vuçiç në takimin e përbashkët urgjent në Bruksel
Kurti e Vuçiç në takimin e përbashkët urgjent në Bruksel Gazeta Si 46 Shikime • 4 years më parë

⁣Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçi⁣ç .

Tifozët ndezin Tiranën para ndeshjes me Poloninë
Tifozët ndezin Tiranën para ndeshjes me Poloninë Gazeta Si 46 Shikime • 3 years më parë

⁣Në mbështetje të Kombëtares Kuqezi kanë mbërritur tifozë nga
mbarë trojet shqiptare. Por “Plisat” e Prishtinës kanë qenë ata që më së shumti
kanë ndezur rrugët e kryeqytetit.

'Hedhje me kokë' në fushën e përmbytur
'Hedhje me kokë' në fushën e përmbytur Gazeta Si 46 Shikime • 3 years më parë

⁣Që Saranda është më shumë qyteti i notarëve sesa i futbollistëve, këtë pak a shumë të gjithë e dinim. Por së fundmi, një video e lezetshme është shpërndarë nga klubi i Butrintit të Sarandës në Facebook. Gjatë stërvitjes, dy prej lojtarëve të ekipit kanë vendosur ta shijojnë edhe motin me shi, duke bërë “hedhje me kokë” në fushën e përmbytur.

Vendimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës shkon në SPAK me monopatinë!
Vendimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës shkon në SPAK me monopatinë! Gazeta Si 46 Shikime • 3 years më parë

⁣Vendimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës shkon në SPAK me monopatinë!

Trafik heroine mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, 52-vjeçari ekstradohet nga Franca
Trafik heroine mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, 52-vjeçari ekstradohet nga Franca Gazeta Si 46 Shikime • 3 years më parë

⁣Trafik heroine mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, 52-vjeçari ekstradohet nga Franca

Showing 153 out of 154