Najbolji videi

Fermerët tregojnë problematikat e tyre
Fermerët tregojnë problematikat e tyre Gazeta Si 141 Pogledi • 8 godine prije

Fermerët tregojnë problematikat e tyre

Durrësi, i braktisur dhe në zi…
Durrësi, i braktisur dhe në zi… Gazeta Si 102 Pogledi • 7 godine prije

Durrësi mardhte mbrëmjen e së enjtes. Jo nga era e ftohtë dhe e shpejtë, as nga shiu që i lagte shpinën, barkun, këmbët dhe sytë qytetit të lashtë, por nga braktisja.

Pas luftës me Bajlozin e Zi, ashtu rreckosur, sakatuar, plagosur deri në palcë, pa shkëlqim dhe hijeshi, Durrësi është strukur nën vete, pa bijtë e tij, i lënë në qoshkë të vajtojë i vetëm.

Tek eci me makinë nëpër Vollgë, aty ku në pikun e sezonit turistik nuk ke vend të hedhësh as një kokërr mollë, ndjen frikë vetmie.

Të ngjan sikur i je futur në bark një qyteti të basdisur dhe të hedhur në plehra. Ndjen ftohtë dhe trishtim të thellë.

Transporti i fishekzjarreve
Transporti i fishekzjarreve Gazeta Si 123 Pogledi • 5 godine prije

Fishekzjarret vazhdojne tev shiten informalisht ne prag te nates se nderrimit te viteve

Momenti i arratisjes nga Altin Ndoci sapo del nga Spitali i Durrësit
Momenti i arratisjes nga Altin Ndoci sapo del nga Spitali i Durrësit Gazeta Si 49 Pogledi • 9 mjeseca prije

⁣Momenti i arratisjes nga Altin Ndoci sapo del nga Spitali i Durrësit

I qetë dhe i heshtur, momenti kur Dan Hutra paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë
I qetë dhe i heshtur, momenti kur Dan Hutra paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë Gazeta Si 110 Pogledi • 4 godine prije

⁣I qetë dhe i heshtur, momenti kur Dan Hutra paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë

Rama kërkon mandatin e tretë me premtime aeroportesh, portesh, hekurudhash e rrugësh
Rama kërkon mandatin e tretë me premtime aeroportesh, portesh, hekurudhash e rrugësh Gazeta Si 78 Pogledi • 6 godine prije

Kryeministri Edi Rama do t’u kërkojë shqiptarëve më 25 prill mandatin e tretë duke u mbështetur tek platforma për nxitjen e punësimit dhe tek projektet infrastrukturore, që mund të ndërtohen falë paketës prej 20 miliard euro për rajonin të Bashkimit Europian.

Për të parën, Rama tha se sot vendi ka mundësi për të ndezur motorë të rinj të ekonomisë falë rritjes së fuqisë së brendshme të tij.

“Pse dhe si do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë në mandatin e tretë pasi ka ecur dhe ka ecur jo pak në këtë mandat, duke rimarrë veten nga lëngimi dhe paraliza ku ne e gjetëm në mandatin e parë? Faktet thonë që ne kemi dy krahë, kemi krahun e fuqisë sonë të brendshme që sot është shumë më e madhe seç ishte dhe përmes këtij krahu kemi sot para syve tanë një sërë motorësh të rinj për t’i ndezur ekonomisë dhe për të nxitur jo thjesht punësimin në numra, por një punësim ku vlera e pagës edhe në sektorin privat do të rritet”, u shpreh ai.

Krahu tjetër është paketa financiare prej 20 ml eurosh e premtuar nga Bashkimi Europian për rajonin në infrastrukturë, energji dhe digjitalizim.

“Kemi krahun tjetër të ri që është shumë i fuqishëm që është plani i ri europian, që bazohet tek ai që ka qenë vizioni që për fatin tim të madh dhe nderin tim të madh ju e keni përqafuar të gjithë, vizioni i shengenit rajonal. Ka qenë ai vizion që ka avancuar me vështirësi vit pas viti dhe që është bërë baza sot e planit masiv europian pas ndryshimit të Komisionit Europian dhe ka qenë edhe këmbëngulja jonë për të këmbëngulur që integrimi europian individualisht mund të marrë kohë dhe rajoni duhet mbështetur. Komisioneri për Zgjerimin erdhi këtu dhe tha për një plan prej 9 mld euro grante për vendet e rajonit dhe 20 mld të tjera kredi të garantuara nga 1 mld në 9 mld”, u shpreh Rama.

Por a është në gjendje Shqipëria që të përthithë fondet e BE-së? Rama foli i bindur që po.

“Na takon ne që të bëjmë projektet dhe t’i kthejmë këto para në investime. Ne e kemi treguar që dimë ta bëjmë këtë. Paratë për bujqësinë ishin aty prej vitesh. U desh vota e 2017 që ne të merrnim kreditimin për agjencinë dhe sot ne jemi vendi i parë në rajon për thithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë”, deklaroi Kryeministri.

Në lidhje me projektet infrastrukturore, Rama premtoi ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërtimin e aeroporteve në Vlorë e Sarandë dhe përfundimin e aeroportit të Kukësit. Sa u takon porteve, Kryeministri premtoi ndërtimin e portit të jahteve në Vlorë, portin e ri në Sarandë dhe portin e mallrave në Porto Romano, duke e shndërruar në port vetëm për pasagjerë portin e Durrësit. Po ashtu, ai tha se do të shqyrtohet mundësia bashkë me Qeverinë e Kosovës për portin e Shëngjinit.

Sa u takon projekteve në rrugë, Rama deklaroi se shpejt do të nisë puna për autostradën Milot-Fier dhe do të vazhdohet me Milot-Muriqan, si pjesë e “Korridorit Blu” dhe premtoi mbylljen e punimeve në Rrugën e Kombit.

⁣Si i mori furgonin e FNSH-së 34-vjeçari i dehur dhe i armatosur
⁣Si i mori furgonin e FNSH-së 34-vjeçari i dehur dhe i armatosur Gazeta Si 114 Pogledi • 6 godine prije

Në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e pijeve alkoolike, një 34-vjeçar ka terrorizuar për orë me radhë familjarët dhe banorët e fshatit Mëhallë të njësisë administrative Gradishtë në Bashkinë e Divjakës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, kur Artan Kaboçi ka nisur të qëllojë me armë automatike në oborrin e banesës së tij. Të shtënat kanë alarmuar familjarët dhe fqinjët e tij. Shkak i “tërbimit” të të riut nga policia e Lushnjes thonë se ka qenë një zënkë e autorit me babait dhe vëllain me aftësi ndryshe.

Pas debateve me ta, 34-vjeçari ka marrë armën, që e mbante pa leje dhe ka dalë në oborrin e shtëpisë duke qëlluar në ajër. Më pas ai u ka kërkuar familjarëve që të largohen menjëherë nga shtëpia nën kërcënimin se në të kundërt do t’i vriste.

Fatmirësisht familjarët janë larguar, duke shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa Artan Kaboçi nuk e ka lënë me kaq. Me armën në dorë ai ka dalë në rrugët e fshatit dhe me sende të forta ka dëmtuar disa automjete.

Policia thotë se menjëherë ka marrë njoftim nga banorët e fshatit që u bënë dëshmitarë pamorë të terrorit të 34-vjeçarit dhe drejt vendit të ngjarjes është nisur një patrullë e policisë së Divjakës.

Por, me të mbërritur para banesës së Artan Kaboçit, patrulla e policisë ka hasur në rezistencën e tij. Dyshimet janë se ai i ka kapur të papërgatitur efektivët e policisë, që menjëherë pasi janë paraqitur me automjet para shtëpisë së tij janë shndërruar në shënjestër të plumbave të tij.

Nën kërcënimin e armës, Kaboçi u ka kërkuar efektivëve të policisë fillimisht që të shtrihen barkas dhe më pas që të largohen duke e lënë makinën në vendin e ngjarjes. Efektivët e policisë i janë bindur thirrjeve të tij duke u larguar dhe më pas duke kërkuar përmes telefonave përforcime nga policia e Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit. Dëshmitarët thonë se pas kësaj, Kaboçi vetë i është afruar makinës së braktisur nga policët duke e goditur atë me gurë, duke i thyer xhamat.

Ndërkohë, thirrjes për përforcime i është përgjigjur FNSH e Fierit, por që edhe kjo e fundit është zënë e papërgatitur nga 34-vjeçari. Dyshimet janë se duke përfituar nga errësira, mosnjohja e terrenit nga ana e FNSH-së dhe kërcënimi me armë, Artan Baboçi ja ka dalë mbanë që të “neutralizojë” edhe grupin e dytë të policëve, madje këtyre të fundit duke u marrë edhe furgonin e punës.

Me dështimin e FNSH-së është kërkuar ndërhyrja e Forcave RENEA, të cilat pas kanë lokalizuar vendndodhjen e njeriut që terrorizoi për orë me radhë zonën arritën që ta arrestojnë atë pranë fshatit Spolat.

Policia thotë se 34-vjeçari Baboçi njihet në zonë si njeri problematik dhe i dhunshëm ndaj familjarëve dhe banorëve të tjerë të fshatit ku jeton.

Fushë Krujë, 52-vjeçari kapet me 60 kg kanabis në makinë
Fushë Krujë, 52-vjeçari kapet me 60 kg kanabis në makinë Gazeta Si 49 Pogledi • 9 mjeseca prije

Fushë Krujë, 52-vjeçari kapet me 60 kg kanabis në makinë

Gjirokastra”, filmi mbi Hoxhën që i afrohet njerëzores
Gjirokastra”, filmi mbi Hoxhën që i afrohet njerëzores Gazeta Si 104 Pogledi • 7 godine prije

“Është një sfidë shumë e bukur profesionale”, thotë Neri, teksa e pyet për rolin e tij të fundmë, xhirimet e filmit të cilat po vijojnë ende, ku vijon se “nëse i madhi Sandër Prosi, bëri Ismail Bej Vlorën, i largët në kohë, ndërsa Enveri, është shumë i afërt. E mbaj mend madje kur ka ndërruar jetë. Unë kam qenë 17 vjeç dhe është një sfidë mjaft e madhe profesionale, në kuptimin aktorial”.

“Gjëja më e mirë në atë rol është se edhe regjisori nuk kishte asnjë motiv a dëshirë për mendim politik apo historik. Ne jemi artistë! Ne nuk dalim në konkluzione, por paraqesim një realitet. Edhe skenat janë tejet intime, si ajo ku në një galeri sheh një bust të vetin, në krevat duke dëgjuar lajme, në makinë kur e kapin krizat...pra janë skenat tejet njerëzore”.

A është ky gjithsesi, një fill tejet i hollë?

“Duam apo nuk duam ne, ai është një figurë historike. Nuk dua të lëndoj askënd...por duhet parë i gjithë filmi, ku asnjëherë nuk është tentuar që të pozicionohemi me atë çka kemi bërë...Mendoj se është bërë një punë shumë e mirë”.

Personalisht, si e përjetoi?

“Duke e ditur që është hera e parë që vjen figura e Hoxhës dhe e di që do ketë reagime, - e kjo është krejt normale, - por për një gjë jam i qetë që kemi dhënë më të mirën tonën, pa asnjë manipulim”.

Po subjekti?

“Është periudha kur Shqipëria prishet me rusët, pra, ndarja e madhe, e në qendër të filmit është një arkeolog shqiptar, që lidhet me një ruse që jetojnë në Gjirokastër, - e madje ku është dhënë edhe titulli i filmit. Atëherë bën Enver Hoxha edhe ndarjen nga kampi (socialist). Është tejet njerëzore, ku vendimet politike shkatërrojnë marrëdhëniet njerëzore. Edhe me regjisorin nga një bisedë me të, ai tha që unë marr shkakun nga Enveri, që bëri ndarjen...”. Pra, historia e politika, ndërhyn dhunshëm në jetën private të njerëzve...Merret me njeriun”.

Kjo ndarje dhunshme, të rikujton befas një dokumentar nga regjisorja bullgare Adela Peeva, për ndarjen e dhunshme nga kampi socialist, i meshkujve shqiptarë, të martuar me shtetase të huaja, “Albanian divorce style”.

⁣Zgjerimi nuk është prioritet i Portugalisë në krye të BE-së
⁣Zgjerimi nuk është prioritet i Portugalisë në krye të BE-së Gazeta Si 127 Pogledi • 6 godine prije

Portugalia prezantoi prioritete e presidencës së saj të Bashkimit Europian, ku tema e zgjerimit ka kaluar në plan të dytë dhe ndër prioritetet e fundit në lidhje me politikën e jashtme të BE-së.

Sipas dokumentit zyrtar të prezantuar në Parlamentin Europian, presidenca 6-mujore portugeze do të përqëndrohet tek kriza ekonomike dhe veçanërisht zbatimi i mëtejshëm e alokimi i fondeve të BE-së përmes mekanizmave të përgjigjes së shpejtë, masat për të zbutur ndikimin social të kësaj krize dhe

Pavarësisht se ka dalë në plan të dytë, ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva e ceku këtë temë gjatë fjalës që pati para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

“Ne synojmë hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi. Gjithashtu duam të tentojmë aprovimin e kuadrit negociues, si dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi ai.

Da Silva nënkuptoi se nisur nga rrethanat e krijuara edhe për shkak të pandemisë ky objektiv është i vështirë. Si pengesë kryesore përmendi Bullgarinë dhe veton e vendosur prej saj në rastin e Maqedonisë së Veriut për çështjen e gjuhës dhe historisë dhe përplasjeve të tjera dypalëshe që kanë.

Sa i takon prioriteteve kryesore në politikën e jashtme, Portugalia tha se do të përqëndrohet në rivendosjen e dialogut dhe riparimit të bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forcimin e bashkëpunimit me vendet e Azisë, sidomos me Indinë, forcimin e bashkëpunimit me Afrikën, përqëndrimi tek Amerika Latine dhe modernizimi i marrëveshjeve tregtare me këtë rajon.

Kalimi në plan të dytë i zgjerimit ishte i pritshëm. Portugalia merr Presidencën e saj pas Gjermanisë. Për shkak të periudhës së shkurtër 6-mujore të drejtimit dhe për të garantuar vazhdimësinë e shmangur “kaosin” e prioriteteve, në praktikën e BE-së grupohen tre presidenca bashkë. Gjermania ishte e para, ndjekur nga Portugalia dhe më pas nga Sllovenia në gjysmën e dytë të këtij viti.

Gjatë drejtimit të BE-së nga Gjermania përpjekjet për të avancuar agjendën e zgjerimit u eklipsuan nga kriza e koronavirusit. Në këtë periudhë u hartuan strategjitë, mekanizmat dhe përcaktuan fondet e posaçme për ta përballuar këtë krizë. Kjo orientoi edhe prioritetet për dy presidencat pasaardhëse.

Në programin e tyre të përbashkët, Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia zotohen të përqëndrohen në ringritjen ekoknomike dhe sociale.

Ilir Meta dhe Bes Kallaku në Lumin e Shalës
Ilir Meta dhe Bes Kallaku në Lumin e Shalës Gazeta Si 149 Pogledi • 2 godine prije

⁣Ilir Meta dhe Bes Kallaku në Lumin e Shalës

Notre Dame De Paris shkrumbohet nga flakët
Notre Dame De Paris shkrumbohet nga flakët Gazeta Si 158 Pogledi • 8 godine prije

I gjithë Parisi duket se ka mbetur pa frymë pas shkrumbimit të një prej simboleve më të vyera të kontinentit të vjetër, katedrales Notre Dame de Paris. Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, të hënën pasdite, ndërkohë që shkaku i tij mbetet ende i paqartë. Pasi zjarri i madh shkrumboi pjesën më të madhe të Katedrales, presidenti francez Emmanuel Macron u zotua ta rindërtojë.

Shkodër, landfilli i Bushatit në flakë
Shkodër, landfilli i Bushatit në flakë Gazeta Si 49 Pogledi • 6 mjeseca prije

⁣Shkodër, landfilli i Bushatit në flakë

Du brazilianet e kapura nga policia në Durrës për prostitucion
Du brazilianet e kapura nga policia në Durrës për prostitucion Gazeta Si 49 Pogledi • 7 mjeseca prije

⁣Du brazilianet e kapura nga policia në Durrës për prostitucion

1 qershori
1 qershori Gazeta Si 169 Pogledi • 7 godine prije

Festa e Femijeve 1 qershori

⁣Video-përgjimi: Përfaqëesues të LSI-së shfaqen duke blerë votën
⁣Video-përgjimi: Përfaqëesues të LSI-së shfaqen duke blerë votën Gazeta Si 117 Pogledi • 5 godine prije

Ky video-përgjim po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale. Në dëgjohet biseda mes dy personave për blerjen e votave për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Njëri prej personave të regjistruar është identifikuar si shtetasi Etien Joka, i njohur si aktivist i LSI-së. Joka ka reaguar duke e cilësuar këtë video si montazh.

“Yjet në Butrint”
“Yjet në Butrint” Gazeta Si 138 Pogledi • 3 godine prije

⁣“Yjet në Butrint”, Timo Flloko dhe e bija

“Teatri”, Meta: Karagjozët të mos bëjnë prova force me Presidentin
“Teatri”, Meta: Karagjozët të mos bëjnë prova force me Presidentin Gazeta Si 94 Pogledi • 6 godine prije

Presidenti Ilir Meta doli para gazetarëve për të arsyetuar edhe juridikisht kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave që kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës godinat dhe truallin e Teatrit Kombëtar.

Shkelja kryesore kushtetuese në këtë vendim, sipas Presidentit Meta, është tejkalimi i kompetencave nga ana e Bashkisë së Tiranës. Presidenti tha se teatri është një vepër kombëtare me interes të rëndësishëm për vlerat dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore që nuk mund t’i kalohet në menaxhim pushtetit vendor.

“Bashkia Tiranë nuk mund të ketë në pronësi këtë truall, pasi është kombëtar. Për një pasuri të tillë publike pronësia duhet të jetë vetëm pronë e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Presidenti.

Në vendimin e datës 9 maj të Qeverisë, kushtëzohet kalimi i pronësisë me prishjen e objektit ekzistues dhe ndërtimit të një objekti të ri. Pikërisht për këtë arsye, kreu i shtetit i kërkon Gjykatës Kushtetuese që ta marrë në shqyrtim dhe të vendosë për pezullimin e të gjitha veprimeve, pasi në të kundërt, siç tha ai, vendi rrezikon të humbasë një pjesë të identitetit kombëtar dhe historinë 80-vjeçare të teatrit.

“Pasojat do të ishin të parekuperueshme. Prandaj, kjo e bën të domosdoshme që të vendoset pezullimi i të gjitha akteve deri në marrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.

Presidenti thotë se në thelb, si VKM-ja e Qeverisë, ashtu edhe ligji për dhënien me koncesion të këtij trualli, që kreu i shtetit e ka dorëzuar në Kushtetuese që në korrik të 2019 janë e njëjta gjë. Meta shmangu komentin mbi deklaratat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që pak ditë më parë tha se teatri i ri do të bëhet dhe kërkoi nga Presidenti që “të mos fuste hundët tek punët që s’i takojnë”, duke përdorur shprehjen tiranase “graj gamorin tat”.

Por, ai tha se çështja e Teatrit Kombëtar është një çështje e ngritur në nivele kushtetuese tashmë dhe nuk kurseu tonet e forta.

“Presidenti është gjithmonë në krye të detyrës së tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar e publik. Sa i takon ndonjë karagjozi, apo karagjozëve që kërkojnë të bëjnë prova force me Presidentin, duhet ta ketë të qartë se Presidenti sillet me përgjegjësi maksimale, mban shënim çdo gjë dhe i ka bërë paralajmërimet të përsëritura. Presidenti do të bëjë detyrën e tij, pa rënë në provokime banale”, deklaroi ai.

Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e VKM-së së Qeverisë u dorëzua më herët nga Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj.

“Kjo është kërkesa e dytë që Presidenti i dorëzon kushtetueses dhe në të kërkohet shfuqizimi i vendimit të 8 majit 2020, që kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës, godinën e Teatrit Kombëtar, që sipas qëllimit të shprehur në vetë VKM-në e Qeverisë duhet të prishet”, deklaroi për Zërin e Amerikës, këshilltari Dervishaj.

Dervishaj tha se kërkesa është në vijimësi të padisë së parë kundër prishjes së godinës.

“Argumentat kushtetues mbeten të njëjtë, që godina paraqet interes të lartë publik dhe kombëtar dhe prishja e saj shkakon humbje. Prandaj, Presidenti kërkon nga Gjykata Kushtetuese fillimisht pezullimin e efekteve të këtij akti deri kur gjykata të shprehet. Të ndalohet çdo veprim administrativ që cenon godinën e teatrit”, tha Dervishaj.

Dorëzimi i kërkesës nga ana e Presidentit i paraprin mbledhjes së parashikuar për të premten të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku në rend të ditës është edhe shqyrtimi i vendimit për prishjen e godinës ekzistuese dhe ngritjes së godinës së re.

Ndërkohë, pasdite e së mërkurës forca të shumta të policisë bashkiake u panë afër teatrit, duke shkaktuar reagim të fortë nga grupi i artistëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që protesojnë prej muajsh kundër shembjes së godinës.

⁣Loja me fletën vazhdon, KAS rrëzon Celibashin dhe miraton fletën e votimit me numra
⁣Loja me fletën vazhdon, KAS rrëzon Celibashin dhe miraton fletën e votimit me numra Gazeta Si 92 Pogledi • 6 godine prije

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i dha të drejtë Partisë Socialiste dhe i kërkon Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi që të miratojë fletën e votimit me numra në vend të emrave të kandidatëve.

KAS u mblodh këtë të shtunë për të shqyrtuar tre ankesat e dorëzuara nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Bindja Demokratike. Të trija kërkesat lidheshin me vërejtjet që këto parti kishin për modelin e fletës së votimit të miratuar nga Komisioneri i Zgjedhjeve.

Partia Socialiste kërkonte rrëzimin e plotë të vendimit të Celibashit dhe detyrimin e tij që të miratojë fletën e votimit me numra në vend të asaj me emra.

Përfaqësuesi i PS-së tha se fleta me numra ishte më e thjeshtë për votuesit dhe vetë administratën zgjedhore në procesin e menaxhimit të zgjedhjeve dhe më me pak kosto. Ai tha gjithashtu se fleta me emra shkelte parimin e barazisë, pasi ajo nuk ishte e njëjtë për të gjithë votuesit në 12 qarqet e vendit.

PD nga ana tjetër mbështeste fletën e votimit me emra, por kërkoi nga KAS që të rrëzonte pozicionimin horizontal (landscape) të saj dhe në vend të tij të miratonte pozicionin vertikal (portrait).

Bindja Demokratike kishte ankimuar logon me anë të së cilës ishte paraqitur në fletën e votimit, që sipas kësaj force nuk ishte logoja e rishikuar e paraqitur prej kësaj partie në datë 1 prill.

Kundër këtyre vendimeve të KAS, partitë politike që nuk janë dakord mund të apelojnë në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve.

⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë Gazeta Si 122 Pogledi • 5 godine prije

Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skënderbej për të marshuar në ditën e pestë të protestës para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan sërish që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre.

Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me bizneset për t’u shpjeguar, sipas tij, paketën e rezistencës sociale dhe efektet krizës ndërkombëtare ekonomike.

Showing 15 out of 169