Videot kryesore
Ky është momenti tronditës i vrasjes së biznesmenit Ardian
Nikulaj mesditën e së mërkurës, ngjarje e cila vijon të mbetet pa autor. Sikurse
duket në këtë video të plotë, autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me
armë 7 herë Nikulajn dhe më pas largohet.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë politikanët dhe zyrtarët, që janë të përfshirë në korrupsion.
Ambasada thekson se është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën, dhe veçanërisht në Tiranë, ambasada njofton se plot 100 zyrtarë, 14 prej të cilëve shqiptarë, janë shpallur “non grata” dhe nuk lejon të shkelin më kurrë në Amerikë.
Nëpërmjet një videoje në “Facebook”, ambasada e SHBA jep disa nga rastet e zyrtarëve shqiptarë, të cilat janë bërë publikë edhe më parë si persona të padëshiruar nga Amerika, siç janë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe deputeti Tomi Doshi.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
“Kënga e mjekut”, e kompozuar në vitin 1963 dhe e kënduar nga artistja e madhe Anita Take, sot duket më e bukur se kurrë më parë dhe shkon shumë për mjekët që po përballen këto ditë me koronavirusin e ri.
“Me bluzën e bardhë afrohesh ngadalë pranë dhembjes që çlodhet në gjumë, t’i sjell rreze drite kur hyn në spital, sjell jetën që rrjedh si një lumë,” thuhet në këngë.
Jakup Krasniqi hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale e Hagës duke i cilësuar ato si të rreme dhe fyese, jo vetëm për të, por për të gjithë popullin shqiptar dhe shqiptarët e Kosovës në përpjekjet e tyre për liri.
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kreu i Kuvendit për dy mandate doli para gjykatës në seancën paraprake për t’u njohur me akuzat dhe për t’u vetëdeklaruar jo fajtor. Krimet e përmendura në akuzë janë në periudhën mars 1998-shtator 1999 dhe gjykata thotë se ato janë kryer ndaj personave që perceptoheshin se kishin bashkëpunuar me ushtrinë serbe, ose që konsideroheshin si kundërshtarë, ose që nuk mbështesnin linjën e UÇK-së.
“Në aktakuzë na quani ndërmarrje kriminale: deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit, as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë. Qëllimi im ka qenë lufta për liri. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem nën petkun e njerëzve me shpirt krimineli. Jam intelektual. Kam luftuar Serbinë politikisht, asnjëherë në deklarata nuk kam drejtuar gishtin ndaj popullsisë civile”, tha ai.
Krasniqi e cilësoi aktakuzën fyese dhe se ajo përçan shqiptarët mbi bazën e përkatësisë fetare të tyre.
“Në aktakuzë përpiqeni të ndani shqiptarët në katolikë dhe myslimanë. Unë jam shqiptar, as katolik dhe as mysliman! Kjo është fyese për mua!”, vijoi ai.
Ish-kreu i Kuvendit hodhi poshtë edhe cilësimin e UÇK-së si “ndërmarrje kriminale” dhe e vlerësoi procesin edhe më të padrejtë se sa proceset gjyqësore të organizuara nga serbët ndaj shqiptarëve në vitet para luftës, ku edhe vetë e ka vuajtur një të tillë.
“Cilësimi i prokurorit se ne qënkemi ndërmarrje kriminale për mua dhe shokët e mi, familjen time që luftuam gjatë...nuk ka diçka më fyese. Mua më ka dënuar regjimi jugosllav pse kam lexuar libra dhe pse kam folur dhe më besoni se ata më kanë akuzuar dhe dënuar me shumë më të drejtë se këtu”, u shpreh ai.
Krasniqi tha se e ndjente veten krejtësisht të pastër dhe se nuk kishte nevojë për avokat, por se e kishte marrë atë për shkak të presionit familjar dhe të miqëve të tij. Hodhi poshtë përgjegjësinë për krimet e pretenduara në akuzë, duke deklaruar se detyra e tij si zëdhënës i UÇK-së ka qenë publike.
“Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit dhe as të mosveprimit. Detyra ime ka qenë publike, kryesorja ka qenë zëdhënës i UÇK-së. Gjithçka që kam bërë ka qenë publike dhe jo vetëm shqip, por edhe gjermanisht, anglisht, italisht e frëngjisht. I kam dhënë zë luftës së UÇK-së. Kishim të drejtë të luftonim për liri dhe në sajë të asaj të drejte morëm edhe mbështetjen ndërkombëtare, pa të cilën nuk do ta çlironim dot Kosovën”, vijoi Krasniqi.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së tha se po mbahej me pa të drejtë dhe se në javët dhe muajt në vazhdim do ta provojë pafajësinë e tij.
Tribuna bosh dhe atmosferë e vakët të cilë organizatorët përpiqen ta ngrohin me kolonën zanore të "Europe" - "It's a final countdown". Nuk po flasim për një ndeshje dosido por të ekipit përfaqësues që vjen pas një suksesi historik si ai ndaj Serbisë.
Kemi parë shumë akte nga sportistë të ndryshëm që bëjnë gjithë sakrificat e mundshme për të arritur suksesin aq shumë të dëshiruar. Por këtë herë atleti amerikan, Infinite Tucker i ka kaluar të gjitha limitet.
Tre persona kanë mbetur të vrarë prej një breshërie me të paktën 50 plumba kallashnikovi te Mbikalimi i Fushë Krujës.
Viktimat po udhëtonin në të njëjtin automjet, kur ndaj tyre dyshohet se nga një tjetër makinë në lëvizje është shkrehur një breshëri automatike.
Nga të shtënat mjeti tip “Volkswaggen” ku ndodheshin viktimat ka shpërthyer në flakë. Të vdekur kanë mbetur shtetasit Brilant Martinaj 23 vjec, i afërm i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata 30 vjec.
Diklen Vata ka dalë i gjallë nga makina e përfshirë nga flakët, por menjëherë sapo kanë parë këtë, autorët e sulmit janë rikthyer me makinë duke e qëlluar sërish.
Automjeti ndaj të cilit u bë atentat dyshohet se ishte në pronësi të Diklen Vatës, por është e paqartë nëse shënjestra e sulmit ishte ai, apo Brilant Martinaj, pasi që të dy ata rezultojnë emra me precedentë penalë, i pari i kapur në 2017-n për shpërndarje kokaine dhe i dyti i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSh-së, Xhulio Prela në ngjarjen e ndodhur më 5 dhjetor 2020.
Autorët janë larguar me shpejtësi me automjet në drejtim të fshatit të fshatit Larushk, ku më pas policia ka gjetur një automjet Volkswaggen Passat të djegur plotësisht, rreth 5 kilometra larg nga vendi i atentatit. Brenda makinës janë gjetur tre armë, dy kallashnikovë dhe një armë MP5.
Numri i autorëve dyshohet se ka qenë katër, ku tre prej tyre kanë qëlluar me armë dhe njëri ka qenë në timon.
Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet paraprakisht se autorët i kanë prerë rrugën automjetit të viktimave në vendin e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës. Më pas, nga makina kanë dalë tre prej tyre, dy të armatosur me Kallashnikovë dhe një tjetër me armë të tipi MP5. Të trija armët mbajnë në total deri në 90 fishekë. Kjo shpjegon faktin se pse në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 60 gëzhoja.
Ndërkohë, forca të shumta të policisë dhe të RENEA-s dhe FNSH-së kanë zbarkuar në zonën e Niklës, ku dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë djegur automjetin e tyre pranë fshatit Larushkë.
Në 11 qershor të vitit 2019-të, kombëtarja amerikane e futbollit fitoi 13-0 me Tailandën. Kjo ishte më shumë se sa gjithë golat që çdo skuadër kishte shënuar gjatë gjithë kampionatit botëror për meshkuj në vitin 2006. Femrat e dominojnë futbollin në SHBA. Në fakt në vitin 2019-të kombëtarja e Amerikës është e para në renditjen botërore të FIFA-s.
Rreshteri në pension Neim Shehaj i kalon ditët e tij duke riparuar një nëndetëse të epokës sovjetike, dëshmitare e së kaluarës së trazuar komuniste të Shqipërisë që tani po ndryshket dhe është gjysmë e zhytur në një bazë detare të Adriatikut.
Fati i nëndetëses së Luftës së Ftohtë, quajtur ‘Stuhia’ në bazën e Pashalimanit, nga ku Moska dikur shpresonte të kontrollonte Mesdheun nuk dihet akoma pasi autoritetet mbeten të pavendosura se çfarë të bëjnë me të.
"Kjo nëndetëse është si një kishë për mua. Unë mbërrita këtu si një marinar i ri dhe tani flokët më janë bërë gri", thotë Shehaj, 63 vjeç, i cili shërbeu aty për rreth tre dekada.
Nëse nëndetësja nuk nxirret së shpejti nga deti, "rrezikon të zhytet në fund dhe e gjithë historia e saj bashkë me të", paralajmëron ai.
Anija ishte pjesë e të ashtuquajturit Projekti 613 i përbërë nga nëndetëset e para që Bashkimi Sovjetik ndërtoi pas Luftës së Dytë Botërore.
Është e vetmja e mbetur nga 12 që Moska vendosi në bazën e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës në fund të viteve 1950, kur Shqipëria dhe BRSS ishin ende aleatë të ngushtë.
"Prej andej mund të kontrolloja Mesdheun deri në Gjibraltar", kujton Jak Gjergji, komandanti i nëndetëseve i dalë në pension, të thoshte lideri sovjetik Nikita Hrushovi në vitin 1959 gjatë një vizite në bazë.
Hrushovi shpresonte të instalonte raketa me rreze të gjatë veprimi, anije luftarake dhe një aeroport në jugperëndim të Shqipërisë.
Por diktatori komunist i Shqipërisë Enver Hoxha përfundimisht ndërpreu lidhjet e ngushta me BRSS, duke akuzuar Moskën për devijime nga marksizmi i vërtetë.
Kjo i ndërlikoi gjërat për ekuipazhet e përziera shqiptaro-ruse të nëndetëseve.
“Marinarët e dy vendeve nuk flisnin më me njëri-tjetrin dhe incidentet ishin të shpeshta”, kujton 87-vjeçari Gjergji.
“Kur një marinar rus donte të ngrinte flamurin e kuq (të vendit të tij), një shqiptar e griste menjëherë me inat”.
Pas ndarjes së vitit 1961 mes Tiranës dhe Moskës, kjo e fundit tërhoqi tetë nëndetëse.
Në vitin 1997 ndërsa trazirat përfshinë Shqipërinë, baza u plaçkit dhe nëndetëseve iu hoqën armët, motorët dhe madje edhe shtretërit e marinarëve.
Autoritetet çmontuan tre nga katër nëndetëset e mbetura dhe i shitën ato për metal në vitin 2009.
Vetëm një mbijetoi... falë një romani
Shkrimtari Ismail Kadare në romanin e tij të vitit 1973 "Dimri i vetmisë së madhe", për shkëputjen mes Moskës dhe Tiranës, i caktoi nëndetëses numrin 105.
“Ky është numri i vetëm që më erdhi ndërmend teksa po shkruaja”, ka thënë Kadare.
"Që atëherë nëndetësja njihet me këtë numër. Edhe falë këtij numri sot është këtu!"
Nëpërmjet librit, fama historike dhe rëndësia kulturore mori vlerë simbolike.
Fama e saj shkoi më tej kur u realizua një film i bazuar në romanin e Kadaresë, për të cilin numri 105 u pikturua në nëndetëse dhe mbetet ende.
Por mbijetesa e saj varet kryesisht nga vendosmëria e Shehajt, i cili prej vitesh ka rinovuar nëndetësen 76 metra, rrjetin e saj elektrik, sistemin e ventilimit, postën e komandës dhe dhomat e saj.
Ai kujdeset për detajet më të vogla. Ai mbush vrimat në byk për të ndaluar nëndetësen të fundoset përgjithmonë.
“Autoritetet duhet të vendosin shpejt se çfarë të bëjnë me të, rreziqet janë të mëdha, uji i detit përshpejton ndjeshëm korrozionin”, paralajmëron 63-vjeçari.
Ministria e Kulturës, e cila është zotuar për vite me radhë për të restauruar nëndetësen, ka thënë për AFP se do ta "përcillte dosjen" në ministrinë e mbrojtjes, e cila mund ta përfshijë atë në një muze të ardhshëm të Luftës së Ftohtë.
Shqipëria përqafoi Perëndimin pas rënies së komunizmit në vitin 1990, u bashkua me NATO-n dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
Baza ka qenë e një rëndësie të madhe që nga lashtësia për shkak të pozicionit gjeostrategjik. I gjithë trafiku detar në detin Adriatik por edhe në Mesdhe mund të kontrollohet prej saj, thotë Sabri Gjinollari, komandanti i flotiljes.
Në bazën e afërt të Porto Palermos, një tunel i gjerë nëntokëor anti-atomik i braktisur, i gërmuar në shkëmb në fund të viteve 1960, ishte menduar për anijet raketore kineze që nuk mbërritën kurrë.
Hoxha i prishi lidhjet me Pekinin në vitin 1978 dhe tuneli u përdor për një kohë si strehë për nëndetëset dhe anijet e tjera.
Tani, një yll gjigant i kuq i pikturuar në një mur të rrënuar është e vetmja shenjë e së kaluarës aty.
Disa do të donin që vendi, në një nga këndet më të bukura të bregdetit shqiptar, të shndërrohej në muze.
Por, nuk pajtohet komandanti i bazës Shkëlqim Shytaj.
“Ne do të preferonim që të përdoret nga ushtria, qoftë edhe me kapacitet të reduktuar”.
Eshtë lojtari i tyre por luan i huazuar tek Trabzonspor. Ernest Muçi nuk e humbi rastin për të treguar edhe një herë se sa vlen, përballë Besiktas. Në sfidën që Trabzonspor luajti në shtëpi ndaj Besiktas, sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë për vendasit kur miqtë kryesonin 0-2. E tërë ndeshja përfundoi 3-3.
Kryeministri Edi Rama është i bindur se ekonomia shqiptare është në përmirësim të vazhdueshëm. Ai nuk citoi shifra, por iu referua shifrave për të argumentuar këtë bindje në Forumin Ekonomik të Tiranës, që mban punimet këtë të enjte në Shqipëri.
“Njerëzit nuk hanë statistikat dhe shifrat dhe natyrisht njerëzit me të drejtë nuk duan të krahasohen me pikën ku ishin dje, por me pikën ku duan të jenë nesër. Por, kjo nuk është punë e thjeshtë. Në fjalimin e përgatitur nga stafi im ka shumë shifra dhe në çdo shifër ne kemi pasur përmirësime. Kemi normën më të ulët të papunësisë për 25 vite, që Banka Botërore, e cilëson si histori suksesi”, deklaroi ai.
Kryeministri hodhi poshtë edhe kritikat që e lidhin uljen e papunësisë me emigracionin.
“Njerëz që e ndjekin këtë përmes medias, do të thonë se papunësia është ulur sepse popullata është ulur dhe njerëzit janë larguar. Por nuk është kështu, sepse përqindja e papunësisë nuk vjen nga numri i personave që jetojnë tani në Shqipëri, por bazohen në të gjithë popullsinë. Nëse marrim parasysh njerëzit që jetojnë në vend sot, kjo shifër do të ishte akoma më ulët”, vijoi Rama.
Kreu i Qeverisë foli për rritje të investimeve të huaja, megjithëse pranoi se klima e të bërit biznes ka nevojë për përmirësim.
“Investimet e huaja, kemi nevojë që të kemi shumë më tepër, por faktikisht kemi progres, rritje të investimeve të huaja. Por, le të mos flasim për arritjet, por për sfidat. E kuptojmë që duhet të përmirësojmë klimën e biznesit dhe kemi nevojë të përmirësojmë sjelljen dhe kapacitetin e administratës tonë dhe kemi një nevojë specifike për të përmirësuar atë pjesë të administratës që lidhet drejtpërdrejtë me veprimtarinë e biznesit”, u shpreh ai.
Mes masave, që Rama thotë se do të përmirësojnë klimën dhe që si objektiv për realizimin e tyre vendosi 2020, përmendi digjitalizimin e shërbimeve dhe fiskalizimin e ri, që do të heqë kasat fiskale aktuale për t’i lënë vendin një sistemi të ri.
“Gjatë këtij viti do të kemi rezultate të rëndësishme me digjitalizimin e shërbimeve. Plani ynë është që brenda 2020 të kemi 95 për qind të shërbimeve të digjitalizuara. Ne sot nuk kemi transparencë sa u takon transaksioneve nga biznesi në biznes dhe kemi vetëm një raport brenda 24 orëve nga biznesi me klientët. Kjo do të thotë se ka shumë hije në këtë veprimtari. Me programin e fiskalizimit do të shohim çdo sekondë të veprimtarive online dhe e gjithë veprimtaria do të shkojë në një server që do të jetë nën monitorimin e administratës fiskale. Kjo do të sigurojë nivel fantastik transparence dhe do të parandalojë në një masë të madhe keqadministrimin nga administrata”, tha ai.
Kryeministri premtoi gjithashtu edhe ngritjen e një sistemi gjurmimi të produkteve, që do të nisë me produktet e akcizës dhe do të vazhdojë me produktet ushqimore, ujin e pijshëm dhe barnat.
Kryeministri Edi Rama shpalos planin e masave eknomike, duke theksuar se të ardhurat do të bien në një pikiatë të hatashme. Kryeministri Edi Rama pas fjalёs sё gjatё pёrpara shqiptarёve ka zbuluar nё detaje planin e masave pёr tё pёrballuar kёtё situatё.
Sipas pikёs tё parё, Rama bёri tё ditur se deri nё fund tё vitit do tё pёrgjysmojё pagat e ministrave dhe tё deputeteёve, si njё masё paraprake. "Nuk do tё prekim pagёn e presidentit pёr tё mos krijuar ndonjё pёrplasje. Ndёrsa e vlerёsoj angazhimin e tij nё kёtё situatё. Gjithashtu nuk do tё prekin as pagat e instituconeve tё pavarura. Nuk dua t'i hyj nё hakё pёr qёndrimin qё ka mbajtur presidenti", u shpreh kryeministri.
Rama tha me shifra se sa do të jenë fondet për Ministrinë e Shëndetësisë, kompanitë, Ministrinë e Mbrojtjes. " Plani ynë për adresimin e nevojave për financim të atyre që janë prekur ka këto 7 pika: së pari 25 mln dollarë për luftën në vijën e zjarrit që vihet në dispozicion të Ministrisё sё Shёndetёsisё. Së dyti 100 milionё dollarë për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve të tyre.; 65 milionё dollarë për nevojat më imediate për shtresat në nevojë, për biznesin e vogël; 20 mln dollarë në dispozicion të ministrisë së mbrojtjes për operacionin humanitar; 10 mln dollarë si fond rezervë për Këshillin e Ministrave për çdo urgjencë. Do të fshijmë kamatëvonesat për energjinë elektrike me efekt financiar deri në 150 mln dollarë, do përfitojnë 224 mijë abonentë. Do të skedulojmë tatim fitimin për gjithë biznesin. Shtyrja e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor do të përfshihet nesër me gjithë të tjerat si pjesë e aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit", deklaroi Rama.
Sipas tij ky ёshtё plani A, duke u lutur tё mos shkojё tё plani D. " "Ka edhe disa allasoj që thonë ja Trump, Merkel dhe të tjerët hapën thasët. Po unë që duhet ti dëgjoj të gjithë duke lundruar me sy në komentet tuaja që më mbyllen në 3 apo 4 të mëngjesit. Unë jam sot këtu, që kjo luftë e ktheu popullin në një familje. Jo unë, por askush në botë, nuk e dimë se deri kur vazhdon kjo luftë prandaj edhe plani ynë do të jetë, A me një rezervë B dhe një C dhe nëse armiku nuk do të largohet për 6 muaj do të vijmë te një plan D, Zoti e di se çfarë forme ka një plan D. Askush nuk e ka një plan të shkruar. Të gjithë besojnë se kjo cudi do të zgjasë 3 muaj. Me të dalë ku të dalë nuk dalim nga shtëpia nesër dhe të biem në një gropë të hapur që të mos dalim as për tre vjet. Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi. Plani është nga poshtë lart me kategori dhe shtresat, për më të dobëtit", theksoi Rama.
Nё kёtё luftё jemi vetёm, jo si nё kohёn e tёrmetit
Shefi i qeverisё u shpreh se nё kёtё luftё janё vetёm dhe tё mos presin nga ndihmat e huaja, siç ishte nё rastin e tёrmetit 26 nёntorit, pasi nuk ka se kujt t'ia shtrijё dorёn.
"Kjo luftë është e para në histori që e kthen një popull të mbyllur brenda mureve të shtetit të tij dhe e bën shtëpinë e përbashkët. Kjo do të thotë sesa do të kërkoni dhe unë tu plotësoj, në këtë shtëpinë tonë të përbashkët në lagjen me të varfër të Europës, qeveria do të bëjë gjithçka mundet, por çdo anëtar i familjes sonë duhet të ndërgjegjësohet, se gjithçkja nuk mund të përfshijë shumëçka në kohën e paqes. Qeveria mbledh edhe administron të ardhurat nga puna e secilit prej nesh. Rriten të ardhurat, ka më shumë për shtëpinë, bien të ardhurt ka më pak. Shteti mbahet me taksa, jo me frymën e shenjtë. Në këtë luftë të ardhurat e shtetit do të bien në një pikiatë po aq të hatashme dhe më dëgjoni. Nuk dimë dot se në cfarë pike do të na bien të ardhurat. Nuk mund të jetë një plan për t'i kënaqur të gjithë sot dhe për ti lënë me gisht në gojë nesër. Në këtë luftë për ekzistencë jemi vetëm. Nuk jemi si pas tërmetit kur riprogramuam buxhetin, morëm rrugët e botës me dorën shtrirë si hallexhinj dhe hapëm dyert duke garantuar fondet e rindërtimit. Jo! Nuk jemi si pas tërmetit, na ka hyrë në shtëpi një armik që rrezikon të na marrë qindra nëse nuk e ndajmë mendjen se jemi vetëm. Nuk kemi kujt ti shtrijmë dorën askujt tjetër, sepse askush nuk e shikon hallin tonë. Nuk ka mbetur më derë në botë që nuk është mbyllur", theksoi Rama.
Ndërsa theksoi se nuk do të reshtë të përsërisë dhe ti bëjë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe ruhen dhe të luftojnë në këtë betejë që edhe në kohën e diktaturës komuniste kishe më liri se sa tani.
"Ju dua shumë si të shtëpisë sime, por mos më kërkoni fjalë të sheqerosura. Luftoni pa pushim me zakonet e jetës së përditshme. Nuk duhet të jemi si me pushime dhe të presim nga qeveria si në ditët e bekuara. E di që ka plot nga ju që nuk e kuptojnë se nuk duhet të dalin në shëtitje, ka edhe nga ata që mendojnë se po i tremb duke thënë luftë, luftë, luftë. Por në fakt, kjo është e para luftë, që e ka zbukuruar botën si nuse, nuk ka asnjë këmbë ushtari në rrugë. Prandaj ju lutem dhe u kërkoj ndjesë mos prisni nga unë që të mos ua përsëris pa pushim; luftrat nuk vijnë për të mos na dëmtuar apo për ta bërë detin kos. Bashkë me rrezikun sjellin edhe rrezikun e vdekjes ekonomike", deklaroi Rama.
2.5 mld lekë për luftën në vijën e zjarrit për pajisje dhe mbështetje për personelin
10 mld lekë për garnaci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat
6.5 mld lekë për nevojat imediate për shkresat në nevojë për biznesin, papunësinë
2 mld lekë për ministrinё e Mbrojtjes për operacionin humanintar
1 mld lekë për qeverinë për çdo urgjencë
Do të fshihen përgjithmonë për kamatëvoneta për energjinë me efekt 15 mld lekë do të përfitojnë 211024 abontёt
Do të riskedulohet tatim- fitim për të gjithë biznesin nga 2-14 mln lekë.