Videot kryesore

Albion Rrahmani kthehet te golat në kampionatin cek
Albion Rrahmani kthehet te golat në kampionatin cek Gazeta Si 59 Shikime • 12 muaj më parë

Futbollisti dardan sh⁣ënoi golin e fitores p⁣ër Sparta Prage ndaj Sigma Olomouc.

Akuzat për spiunazh, rusët dhe ukrainasi dalin para Gjykatës së Elbasanit për masën e sigurisë
Akuzat për spiunazh, rusët dhe ukrainasi dalin para Gjykatës së Elbasanit për masën e sigurisë Gazeta Si 94 Shikime • 4 years më parë

⁣Akuzat për spiunazh, rusët dhe ukrainasi dalin para Gjykatës së Elbasanit për masën e sigurisë

Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet”
Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet” Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Atë e kanë zili pothuajse të gjithë, por më shumë “të çuditur” mbeten ata që nuk kanë provuar ende të ngjisin qoftë edhe një mal, e të kuptojnë atë lumturinë që do të ndiejnë duke “e pushtuar” atë. Ndonëse është 8 vjeç, e mbase siç thotë edhe gjyshja e tij, – Ladi Sulo, që të gjithë e përngjajnë me mishërimin femëror të Dashnor Dikos (i famshmi i “Bananes”) – “Markus nuk e kupton realisht se çka po bën, por kur të rritet, do falënderojë nënën e veten, duke u ndier krenar”. Maja e Jezercës, Korabi apo maja e Çikës e Shëndëllia janë disa nga arritjet e këtij “fëmije” 8-vjeçar, – atë që shumë alpinistëve, u duhen muaj stërvitjeje (një shoqatë ka disa muaj që stërvit alpinistët dhe dashamirësit e maleve me majat e larta, duke u thënë se po përgatitemi të pushtojmë malin më të lartë në Shqipëri, Korabin).

⁣Rama do të dëshmojë në Parlament për incineratorët
⁣Rama do të dëshmojë në Parlament për incineratorët Gazeta Si 111 Shikime • 5 years më parë

Duke filluar nga java e ardhshme, Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për incineratorët do të nisë seancat dëgjimore me personat që ka thirrur për të dëshmuar, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama, që sipas kryetares së këtij komisioni, Jorida Tabaku ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Dëgjesat janë ndarë në dy javë.

“Nga e hëna do të thërrasim dëshmitarët nga fillimi i javës, me mediat, specialistët dhe personat përgjegjës të prokurorimit publik”, deklaroi Tabaku.

Javën e dytë do të dëgjohen personat politikë, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama, që Tabaku tha se ka konfirmuar pjesëmarrjen.

“Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ministrat Ahmetaj, Gjiknuri dhe njëkohësisht tre kryetarët e bashkive. Në Elbasan kemi një rast specifik. Kemi ish-kryetarin (Qazim Sejdini) dhe kryetarin aktual të Bashkisë


Tabaku tha se nga java tjetër do të dorëzojë padi penale për titullarët e institucioneve shtetërore dhe bankave të nivelit të dytë, që nuk kanë dorëzuar në këtë komision dokumentacionet dhe informacionet e kërkuara.

“Unë i kam administruar këto dokumenta, sepse i kam kërkuar qeverisë gjatë denoncimeve si deputete. Atëherë m’i dhanë se siç duket nuk mendonin se ne do t’i shkonim deri në fund kësaj çështjeje. Sot po kërkoj që t’i administroj si provë në Komision. Kemi hasur në rezistencë nga ana e Drejtorisë së Tatimeve që të sjellë të gjithë informacionin e kërkuar. Komisioni hetimor e ka në tagër që të administrojë çdo informacion, ashtu si çdo institucion tjetër hetues dhe i bëj thirrje edhe sistemit bankar që të kthejnë përgjigje, sepse përndryshe filloj paditë penale javën tjetër”, deklaroi Tabaku.

Kryetarja e komisionit hetimor u shpreh se deputetët do të vizitojnë tre incineratorët për ta parë nga afër investimet.

“Ramë dakord që të bëjmë vizita te të tre incineratorët. Ai i Elbasanit është skenë krimi tashmë, ndërkohë që te Fieri dhe Tirana kemi shumë për të gjetur, shumë për të parë. Aty nuk ka incinerator, nuk ka impiant incenerimi, megjithëse pagesat janë bërë.

⁣Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon dërgimin në Kushtetuese
⁣Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon dërgimin në Kushtetuese Gazeta Si 125 Shikime • 4 years më parë

Mazhoranca dhe opozita u përplasën në interpretimin e kompetencave të Kuvendit sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Nga mazhoranca kërkesa u kundërshtua në përmbajtjen formale dhe proceduriale të saj.

Nga Partia Demokratike thanë se në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i ddetyruar që ta çojë këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fund, dy palët ranë dakord që të thërrasin për të dëgjuar ministren Olta Xhaçka në mbledhjen e radhës të Këshillit. Ministrja nuk është e detyruar ligjërisht që të përaqitet para këshillit, ose mund të paraqitet me avokat, apo përfaqësues të saj.

Policia largon me forcë protestuesit e AMT
Policia largon me forcë protestuesit e AMT Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.

Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.

Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.

Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.

Aksident n⁣ë Tiran⁣ë, autobusi dhe nj⁣ë makin⁣ë p⁣ërfundojn⁣ë n⁣ë Lan⁣ë
Aksident n⁣ë Tiran⁣ë, autobusi dhe nj⁣ë makin⁣ë p⁣ërfundojn⁣ë n⁣ë Lan⁣ë Gazeta Si 129 Shikime • 5 years më parë

Aksident n⁣ë Tiran⁣ë, autobusi dhe nj⁣ë makin⁣ë p⁣ërfundojn⁣ë n⁣ë Lan⁣ë

I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë
I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë Gazeta Si 55 Shikime • 10 muaj më parë

Beşiktaş prezantoi kështu Kristjan Asllanin.

⁣Krimet tejkalojnë nivelet e parapandemisë
⁣Krimet tejkalojnë nivelet e parapandemisë Gazeta Si 121 Shikime • 5 years më parë

Kriminaliteti në vend ka pësuar një rritje përgjatë në dhjetë muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të dy viteve të kaluara. Shifrat janë paraqitur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë mbi gjendjen e rendit publik.

Sipas Nanos, deri më 31 tetor të këtij viti janë regjistruar rreth 27 mijë vepra penale, nga të cilat policia ka zbardhur 24 mijë prej tyre. Nano tha se janë 1500 vepra penale më shumë në krahasim me vitin 2020.

Por, shqetësuese është rritja e fortë krimit brenda familjes. Gledis Nano foli për 1337 vepra penale në total të kësaj natyre, 370 raste më shumë se në 2020, që fatkeqësisht kanë prodhuar 16 vrasje. Numri i vrasjeve brenda familjes përbën 30 për qind të numrit total të vrasjeve që kanë ndodhur në vend në 10 muajt e parë të këtij viti.

Krimet ndaj të miturve gjithashtu janë paraqitur në nivele shqetësuese. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se janë rreth 900 vepra penale që përfshijnë krimet kundër tyre, nga të cilat 67 janë krimet seksuale me të mitur.


Po në krahasim me vitin e kaluar, Nano tha se ka rënie të krimeve kundër personit dhe kundër pronës, rritje të goditjes së veprave që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave, por gjithashtu edhe rritje të veprave penale të dhunës në familje.



Në shifra konkrete, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se numri i vrasjeve të regjistruara në 10 muajt e parë të këtij viti është më i lartë se vrasjet e ndodhura në të njëjtën periudhë të 2020 dhe 2019.

“Deri më 31 tetor 2021 janë regjistruar 56 vrasje, nga 44 që kanë ndodhur në të njëjtën periudhë në 2020 dhe 52 që kanë ndodhur në 2019”, tha Nano.

Veprat penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale janë rritur gjithashtu. Nano tha se janë 39 raste të regjistruara në dhjetë muaj, nga të cilat policia ka zbuluar 18, ose më pak se gjysmën, ndërsa rritja është me 23 vepra më shumë në krahasim me 2020.

Drejtori i Policisë foli për rritje të sekuestrimin të aseteve të dyshuara të krimit të organizuar. Ai thotë se në total vlera e tyre përllogaritet në rreth 31 milionë euro.

⁣Përplasja, gratë e PS-PD denoncojnë ofendimet që marrin në Kuvend
⁣Përplasja, gratë e PS-PD denoncojnë ofendimet që marrin në Kuvend Gazeta Si 112 Shikime • 5 years më parë

Gratë e opozitës dhe ato të qeverisë u vunë në një garë denoncuese të ofendimeve, që sipas tyre pësojnë çdo seancë plenare në Kuvend.

Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Flutura Açka nga njëra anë shënjestruan Kryeministrin Edi Rama, ndërsa Belinda Balluku dhe Klotilda Bushka sollën pjesëza nga fjalimet e Lulzim Bashës dhe të deputetit Agron Gjekmarkaj.

Deputetja dhe nënkryetarja e PD, Grida Duma kujtoi episodin e fushatës elektorale, kur imazhi i saj u përdor gjatë prezantimit të kandidatëve nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Jorida Tabaku foli gjithashtu për ofendime të Kryeministrit, vetëm e vetëm, siç tha ajo se denoncon me shifra keqqeverisjen e tij. Flutura Açka nga ana tjetër tha se do të kërkojë që të merren masa në komisionin e etikës, ndërsa akuzoi koleget socialiste se kanë heshtur përballë këtyre episodeve.

Klotilda Bushka kërkoi që të respektohej rregullorja dhe tha hodhi akuza të ngjashme, por ndaj deputetëve burra të opozitës. Ministrja Belinda Balluku solli episodin e një fjalimi të deputetit Agron Gjekmarkaj, në seancën e parë të Kuvendit, ku gratë në qeveri, sipas saj, u quajtën “haremi” i Kryeministrit.

Balluku u ndal edhe te fjalimet e Bashës, të cilin e akuzoi se po në seancë të parë i ka quajtur ministret “kukulla pas të cilave qëndrojnë kriminelë dhe oligarkë”.

Kapaku i pusetës ndërpret provat e Formula 1 në Azerbajxhan
Kapaku i pusetës ndërpret provat e Formula 1 në Azerbajxhan Gazeta Si 153 Shikime • 8 years më parë

Ndodh edhe kështu në garën e makinave të shpejta, Formula 1. Provat e lira në pistën e Baku në Azerbajxhan janë ndërprerë nga një kapak pusete në kohën kur ishte duke pilotuar Xhorxh Rusell i Uilliams.

Blogerë të huaj që kërkojnë byrek në Shqipëri.
Blogerë të huaj që kërkojnë byrek në Shqipëri. Gazeta Si 134 Shikime • 6 years më parë

⁣Shumë turistë të cilët kanë vizituar Shqipërinë kanë spikatur byrekun dhe e kanë konsideruar atë si ushqimin e tyre të preferuar në gjithë gamën e ushqimeve tradicionale shqiptare.

⁣Presidenti i ri, PS miraton kërkesat e Alibeajt dhe rrëzon Mediun për përfshirjen e Berishës
⁣Presidenti i ri, PS miraton kërkesat e Alibeajt dhe rrëzon Mediun për përfshirjen e Berishës Gazeta Si 129 Shikime • 5 years më parë

Partia Socialiste pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për zhvendosjen me një javë të datës së nisjes së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe rrëzoi kërkesën e Fatmir Mediut për të përfshirë në këtë proces të gjithë deputetët e Kuvendit, jo vetëm ata që janë anëtarë të grupeve parlamentare.

Alibeaj mori pjesë në konferencën e kryetarëve si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, megjithëse u shkarkua në Kuvendin e fundit të PD të organizuar nga Sali Berisha.

Propozimi i parë i tij ishte që të shtyhej data e mbledhjes së konferencës së kryetarëve, që Kushtetuta e cilëson si data e nisjes së procesit për në 10 maj dhe më 17 maj të mbahet raundi i parë i votimit.

Propozimi i dytë i tij lidhej me kohën mes zhvillimit të pesë raundeve të votimit në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PS ja miratoi të dyja kërkesët, por me një ndryshim të vogël.

“E ndërpresim mbledhjen pa vendimmarrje sot dhe mblidhemi në datën 10 dhe data 16 maj të jetë raundi i parë i votimit. Kushtetuta e përcakton që votimi i parë të jetë jo më vonë se shtatë ditë dhe jo më vonë se shtatë do të organizohen edhe raundet e votimit në Kuvend”, tha Balla.

Mediu kërkoi përfshirjen në procesin e bisedimeve jo vetëm të grupeve parlamentare, por edhe e deputetëve jashtë grupeve. Jashtë grupeve është Sali Berisha dhe tre deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Edmond Spaho. Gjithashtu, jashtë grupeve janë edhe katër deputetët e LSI-së.

“Propozoj që të arrijmë në marrëveshje që të kemi një President garant të unitetit dhe mbi palët, duhet të konsiderojmë edhe deputetët, edhe grupet dhe të gjitha palët. I bëj këtë kërkesë kësaj mbledhjeje që është në interes të këtyre bisedimeve që të ketë një përfaqësi të mazhorancës dhe një përfaqësi të unifikuar të të gjithë deputetëve të opozitës për të qenë seriozë në këtë procesi”, tha Mediu.

“Procesi do të zhvillohet vetëm në Kuvend dhe vetëm në nivelin e grupeve parlamentare dhe është kushti i vetëm që PS ka në këtë proces. E tillë është Kushtetuta dhe fryma e saj. Bini dakord ju dhe hajdeni një treshe përfaqësuese, por procesi do të zhvillohet në Kuvend dhe me grupet parlamentare si organizime të mirëfillta të parlamentit”, deklaroi ai.

Vizitë në pishinën e Kleopatrës
Vizitë në pishinën e Kleopatrës Gazeta Si 105 Shikime • 7 years më parë

Vizitë në pishinën e Kleopatrës

Maturantët rikthehen në shkolla
Maturantët rikthehen në shkolla Gazeta Si 70 Shikime • 7 years më parë

Maturantët rikthehen në shkolla

Nxjerrja e trupit te viktimes nga vendngjarja per ne ambulance
Nxjerrja e trupit te viktimes nga vendngjarja per ne ambulance Gazeta Si 75 Shikime • 5 years më parë

⁣Nxjerrja e trupit te viktimes nga vendngjarja per ne ambulance

Përleshje fizike në Kuvend qëllohet Edi Rama nga deputeti demokrat.wmv
Përleshje fizike në Kuvend qëllohet Edi Rama nga deputeti demokrat.wmv Gazeta Si 218 Shikime • 8 years më parë

d

Aksidenti tragjik në Shkodër, ku humbi jetën një 50-vjeçar mbi biçikletë
Aksidenti tragjik në Shkodër, ku humbi jetën një 50-vjeçar mbi biçikletë Gazeta Si 54 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Aksidenti tragjik në Shkodër, ku humbi jetën një 50-vjeçar mbi biçikletë

⁣Meta: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit
⁣Meta: Të bashkohemi për të ndalur shpopullimin e vendit Gazeta Si 106 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta e shfrytëzoi mesazhin e tij me rastin e 29 Nëntorit, ditës së Çlirimit për t’u bërë thirrje qytetarëve për bashkim dhe që të marrin fatet e vendit në dorë.

“Populli shqiptar ka treguar në çdo moment të vështirë, që di të ngrihet mbi përçarjet, mbi ato forca të cilat kërkojnë t’i shterin energjitë më pozitive dhe kërkojnë t’ia vjedhin atdhedashurinë dhe besimin tek e ardhmja. Unë jam tepër optimist, që shqiptarët e kanë të qartë se kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe ky ndryshim ka të bëjë me atë, që ata do të marrin fatet e tyre në duart e tyre, nuk kanë nga të presin”, u shpreh ai.

Një mesazh Presidenti e adresoi edhe për të rinjtë, ndaj të cilëve kërkoi më shumë aktivizim dhe marrjen e përgjegjësive për të ndalur shpopullimin e vendit.

Presidenti tha se për të debati mbi datën e Çlirimit nuk ekziston dhe se 29 Nëntori është provuar dhe argumentuar edhe nga historianët.

Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK
Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK Gazeta Si 121 Shikime • 4 years më parë

⁣Deputeti demokrat Flamur Noka thirret në SPAK

Showing 14 out of 169