Videot kryesore

“Koronavirusi është alien”
“Koronavirusi është alien” Gazeta Si 58 Shikime • 7 years më parë

Në mungesë të një shpjegimi shkencor bindës mbi prejardhjen e koronavirusit të ri teoritë që gëlojnë se nga mbiu virusi që ka shkaktuar pandemi në të gjithë botën dalin edhe përtej Tokës.

Një astrobiolog britanik ka hedhur së fundmi idenë se koronavirusi i ri është alien. Ai thotë se virusi është impotuar në tokë nga një meteor që goditi Kinën në provincën Hubei në muajin tetor të vitit të kaluar.

Profesori Chandra Wickramasinghe nga Qendra e Astrobiologjisë në Buckingham thotë se shpërthimi i meteorit shpërndau në hapësirë “copëza virale”.

“Shpërthimi i beftë i koronavirusit të ri me gjasa ka një lidhje me hapësirë. Dy janë hipotezat e guximshme që hedh Ëickramasinghe. E para, thotë ai, është që virusi të jetë bartur për vite me radhë nga meteori në hapësirë dhe e dyta që meteori ta ketë marrë atë nga rrymat ajrore në pjesën e sipërme të atmosferës së Tokës, për ta përplasur në Kinë.

Meteori në fjalë goditi Kinën veri-lindore në datën 11 tetor të 2019-ës.

“Ne e vlerësojmë shumë seriozisht mundësinë që shpërthimi në sipërfaqen e tokës të ketë hedhur në atmosferë triliarda copëza virale, që më pas u përhapën në formën e pluhurit karbinik.

Teorinë e tij, profesor Ëickramasinghe e përforcon me rastësinë se shpërthimi i parë i epidemisë u vu re pikërisht në rajonin më të afërt të populluar pranë vendit ku ra meteori.

Por, si i mbijetoi koronavirusi i ri nxehtësisë prej mijëra gradë celcius që është shpërthyer si pasojë e fërkimit të meteorit me atmosferën e Tokës? Astrobiologu Wickramasinghe e shpjegon edhe këtë.

“Forma bazë e virusit ka mbijetuar në bërthamen e meteorit, që është shkatërruar gjatë përplasjes. Përplasja e ka ndihmuar virusin që të çlirohet në hapësirë. Ne besojmë se agjentë të panumërt infektues janë në gjendje që t’u mbijetojnë kushteve ekstreme të hapësirës dhe që hyjnë në Tokë përmes troposferës. Këta agjentë, besojmë ne, kanë shkaktuar në të shkuarën epidemi të shumta mes njerëzve”, thotë ai.

Megjithatë, pjesa më e madhe e ekspertëve e hedhin poshtë këtë teori. Ata thonë se nëse koronavirusi i ri do të ishte një agjent alien për Tokën, atëherë ai nuk do të kishte ngjashmërinë e madhe që ka me viruset e tjera të së njëjtës familje, si SARS-i, apo MERS-i.

Dëshmorët bashkojnë Ramën dhe Metën
Dëshmorët bashkojnë Ramën dhe Metën Gazeta Si 53 Shikime • 7 years më parë

Për shkak të pandemisë së koronavirusit politika përkujtoi pa shumë bujë 5 Majin, Ditën e Dëshmorë. Ilir Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi vendosën bashkë kurora me lule në Monumentin “Nëna Shqipëri”, ndërsa Lulzim Basha kreu të njëjtën gjë veçmas tyre.

Në këtë përkujtimore mungonin qytetarët, apo përfaqësues të shoqatave të dëshmorëve. Të vetmit që shoqëruan politikën në këtë 5 Maj ishin gazetarët. Meta, Rama dhe Ruçi mbërritën rreth orës 10 tek Varrezat “Dëshmorët e Kombit”, 30 minuta pas Lulzim Bashës.

Pas vendosjes së kurorave me lule, Rama dhe Ruçi shmangën komentet për gazetarët, ndërsa i vetmi që foli ishte Presidenti Ilir Meta. Ai u pyet në lidhje me përplasjen me Ardian Dvoranin dhe deklaratën e fundit të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që thotë se Presidenti nuk ka tagër që të kërkojë përfundimin e mandatit të tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Meta e shmangu përgjigjen.

"Sot është Dita e Dëshmorëve! Është dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka për vendin tonë, kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësi ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur familjarët dhe pasardhërist e tyre. Është një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht", deklaroi ai.

Komentin për mediat e shmangu më herët edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i demokratëve vendosi lule në monumentin “Nënë Shqipërëi” dhe vendosi lule në nderim të Azem Hajdarit, Feti Voglit, që ra në Afganistan disa vite më parë dhe të Skerdilajt Llagamit, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Me pistoletë-lodër kërcënonte shitësit për t’u marrë paratë në Durrës
Me pistoletë-lodër kërcënonte shitësit për t’u marrë paratë në Durrës Gazeta Si 77 Shikime • 4 years më parë

⁣Me pistoletë-lodër kërcënonte shitësit për t’u marrë paratë në Durrës

Atentati ne Vlore
Atentati ne Vlore Gazeta Si 75 Shikime • 3 years më parë

⁣
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit, Leart Keka në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e së shtunës.
Mësohet se viktima ka qenë një person me precedentë penalë, pasi ishte dënuar më herët me 10 vite burg për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim. Tetë persona janë shoqëruar në polici, pas vrasjes së Kekës dhe janë marrë në pyetje për ngjarjen.
Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi pranë kishës Ortodokse në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 28 gëzhoja, çka do të thotë se në drejtim të viktimës është zbrazur një karikator kallashnikovi. 41-vjeçarin e kanë prekur 6 plumba në trup dhe në kokë. Autorëve u janë dashur më pak se 12 minuta që me makinën e tyre tip ‘Audi' me targa italiane të largohen nga qyteti i Vlorës për ta djegur mjetin në aksin Kotë - Sevaster.

Pogacar fiton Tour de Fiandre
Pogacar fiton Tour de Fiandre Gazeta Si 52 Shikime • 2 years më parë

Kampioni slloven arrin fitoren e dytë në Tour de Fiandre duke lënë pas Pedersen, Van der Poel dhe Van Aert.

Goli i parë kuqezi në evropian
Goli i parë kuqezi në evropian Gazeta Si 46 Shikime • 1 year më parë

⁣19 Qershor 2016, Armando Sadiku shënoi golin e parë kuqezi në historinë e kampionateve evropiane dhe Shqipëria arriti dhe fitoren e parë në këtë kompeticion.

video basha per shashkat.mp4
video basha per shashkat.mp4 Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Thirrja e Bashes ne protesten perpara kryeministrise per mos hedhur shashka ndaj policise

pergjimi gjashte imer lala me nje te panjohur.mp4
pergjimi gjashte imer lala me nje te panjohur.mp4 Gazeta Si 158 Shikime • 7 years më parë

Pergjimimi i gjashte, Ymer Lala flet me nje person i ben te ditur se nje person ka votuar per kandidatin e PD, Sherefedin Shehu

vjedhja ne market.mp4
vjedhja ne market.mp4 Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Një i ri nën kërcënimin e armëve vidhte supermarkete, pikat te mbushjes se telefonave. Policia ka arrestuar të riun, i cili ishte kthyer në tmerrin e bizneseve. Ai vepronte në Tiranë dhe në Durrës

Basha i kërkoi dorëheqjen, Rama: Mbetem timonieri i Qeverisë
Basha i kërkoi dorëheqjen, Rama: Mbetem timonieri i Qeverisë Gazeta Si 59 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale, duke i ironizuar njëherësh edhe opozitën mbi kërkesat e saj për dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Duke shfrytëzuar një ngjarje të një kompanie private të telefonisë mobile të aplikimit të teknologjisë së rrjetit 5G, Rama hipën në një makinë në dukje të autokomanduar, ku në vend të “timonierit” bën narratorin.

“Me timon pa timon shoferi jon osht kampion” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë”. Duke e cilësuar si të rëndësishmë këtë investim, kryeministri shkruan ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë.

Në videon prej tre minutash, Rama që ka pranuar se nuk di të ngasë makinën se s’ka patentë nuk i ka kursyer lojërat e fjalëve dhe thumbimet në adresë të opozitës.

“Sa mirë do të ishte sikur të kishte edhe makina e qeverisë një drejtim automatik, por për këtë nuk ka mundësi...Kështu që për drejtimin e Qeverisë, timoni mbetem unë, mbetet si të thuash njeriu, por për këtë periudhë njeriu jam unë”, sqaron Rama.

“Kur thosha që erdhi dita që makinat të ecin vetë dhe që unë nuk kam nevojë të marr patentën nuk më besonte njeri. Tani shikojeni se si erdhi dita, s’ka ardhur akoma tamam, por ky është vetëm fillimi dhe nuk keni parë gjë akoma”, vijoi më tej ai.

Video e postuar prej Kryeministrit në një aktivitet jozyrtar mbërrin pak orë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përsëriti kërkesën për dorëheqje dhe zgjedhje të parakohëshme.

Tirana dhe Prishtina, mbledhje të përbashkët të Kuvendeve për 110-vjetorin e Pavarësisë
Tirana dhe Prishtina, mbledhje të përbashkët të Kuvendeve për 110-vjetorin e Pavarësisë Gazeta Si 65 Shikime • 4 years më parë

⁣Tirana dhe Prishtina, mbledhje të përbashkët të Kuvendeve për 110-vjetorin e Pavarësisë

Falsifikonin dokumente, goditet grupi kriminal nga Shqipëria dhe Kosova
Falsifikonin dokumente, goditet grupi kriminal nga Shqipëria dhe Kosova Gazeta Si 64 Shikime • 2 years më parë

⁣Falsifikonin dokumente, goditet grupi kriminal nga Shqipëria dhe Kosova

Pole në Sprint, Hamilton-Ferrari në Garën e Kinës
Pole në Sprint, Hamilton-Ferrari në Garën e Kinës Gazeta Si 56 Shikime • 2 years më parë

⁣Xhiro që i siguroi një vend në histori anglezit dhe Scuderia-s që vendosi rekord në pistën kineze.

Hapja e dosjeve, përplasje Lleshaj-Braho në Kuvend
Hapja e dosjeve, përplasje Lleshaj-Braho në Kuvend Gazeta Si 128 Shikime • 7 years më parë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj rrëzoi akuzën e Agron Tufës. “Të gjitha informacionet që lidhen me dosjet e komunizmit janë tashmë publike. Kush do dhe kush di të kërkojë, ka të gjithë informacionin në dispozicion dhe mund të njihet me to. Nuk ka asnjë pengesë, as për institucionin dhe as për qytetarët për t’u njohur me dosjet”, tha Lleshaj.

Ligji për hapjen e dosjeve, sipas ministrit të Brendshëm e mundëson këtë dhe kushdo mund të marrë dosjen që kërkon sipas këtij ligji. Por, Spartak Braho tha se ligji nuk e jep këtë të drejtë për çdo dosje.

WhatsApp Video 2019-12-07 at 11.24.40.mp4
WhatsApp Video 2019-12-07 at 11.24.40.mp4 Gazeta Si 54 Shikime • 7 years më parë

Drama "5 stinet e armikut te popullit" ne Teatrin Kombetar Tirane

Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë
Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë Gazeta Si 65 Shikime • 6 years më parë

⁣Shqipëria feston për të dytin vit me radhë në kushte aspak të zakonta Ditën e Flamurit. Nëse një vit më parë, vendi ishte në zi kombëtare pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur dhe mbi 900 të tjerë të plagosur, këtë vit është pandemia e Covid.
Ceremonitë e bujshme zyrtare dhe festimet mungojnë për shkak të masave të vendosura kundër përhapjes së koronavirusit, mes të cilave edhe ajo e ndalimit të grumbullimit të më shumë se 10 personave, si në ambientet të mbyllura, ashtu edhe në ambientet e hapura.
Për këtë arsye, mesazhi i përçuar nga ministrja e Shëndetësisë ishte kujdesi dhe respektimi i masave parandaluese anti-Covid.
“Patriot është ai që qëndron në shtëpi dhe mbron familjen nga infektimi”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Mobiliet e mbetura mes rrënojave pas shembjes së banesave te “5 Maji”
Mobiliet e mbetura mes rrënojave pas shembjes së banesave te “5 Maji” Gazeta Si 58 Shikime • 5 years më parë

⁣Mobiliet e mbetura mes rrënojave pas shembjes së banesave te “5 Maji”

Leclerc vs. Norris në 'USGP' në Formula 1
Leclerc vs. Norris në 'USGP' në Formula 1 Gazeta Si 36 Shikime • 1 year më parë

Një ndjekje nga lart e duelit që përcaktoi vendet 2 dhe 3 në podiumin e Austin në Teksas, pas Verstappen.

Censusi i dallëndyshes së detit faqebardhë në liqenin e Shkodrës, 367 çifte në prag folenizimi
Censusi i dallëndyshes së detit faqebardhë në liqenin e Shkodrës, 367 çifte në prag folenizimi Gazeta Si 70 Shikime • 2 years më parë

⁣Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër ka
zhvilluar censusin e dallëndyshes së detit faqebardhë.

Për të 5-tin vit radhazi është kryer Censusi i
Dallëndyshes së Detit Faqebardhë (Chlidonias hybrida) në brigjet e Rezervatit
Natyror të Menaxhuar.

Për vitin 2024 janë numëruar 734 individë ose
e përkthyer në çifte, 367 çifte të cilët janë në prag folenizimi.

Kaosi para ndeshjes Ajaks-Juventus, përleshje mes tifozëve dhe policisë
Kaosi para ndeshjes Ajaks-Juventus, përleshje mes tifozëve dhe policisë Gazeta Si 138 Shikime • 8 years më parë

Brenda në stadiumin mitik, “Johan Krojf Arena” u zhvillua një nga ndeshjet më të bukura të Ligës së Kampionëve këtë sezon. Ajaksi i talenteve dhe Juventus me Ronaldon shënuan nga një gol dhe u mjaftuan me një barazim në fushën e blertë.

Showing 137 out of 169