Videot kryesore

⁣Rama komenton propozimin e mjekëve të Traumës: S’mund të legalizojmë ryshfetin
⁣Rama komenton propozimin e mjekëve të Traumës: S’mund të legalizojmë ryshfetin Gazeta Si 38 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama kërkoi bashkëpunimim e mjekëve dhe punonjësve të tjerë në sistemin shëndetësor që të parandalohet, ajo që ai e quajtu ‘përpjekje për të legalizuar korrupsionin’ në shëndetësi.

“Duhet të biem dakord të bashkë së bashku dhe pa ekuivoke se këdo brenda sistemit të dënojmë atë që kërkon të legalizojë ryshfetin. Kjo nuk negociohet!”, tha Rama.

Kryeministri nuk përmendi ndonjë rast specifik, por së fundmi zhvilluan një protestë dyditore mjekët e Spitalit të Traumës që kërkonin lirimin e dy kolegëve të tyre të akuzuar për korrupsion. Në protestën e tyre, këta mjekë përdorën fjalën “bakshish”, ndërsa propozuan që në hyrje të çdo spitali të vendoset një kuti ku qytetarët të lënë “bakshishet”.

Rama mori pjesë gjatë përurimit të nisjes së punimeve për Maternitetin e ri “Geraldinë”, që siç tha ai synohet që të jetë gati për 2 vjet. Kryeministri premtoi rritje rroge deri në 40 për qind për punonjësit e shëndetësisë dhe një skemë vlerësimi e shpërblimi sipas performancës për mjekët.

Oficerët e policisë kontroll në shtëpinë e Berishës për zbatimin e masës së sigurisë
Oficerët e policisë kontroll në shtëpinë e Berishës për zbatimin e masës së sigurisë Gazeta Si 51 Shikime • 3 years më parë

⁣Oficerët e policisë kontroll në shtëpinë e Berishës për zbatimin e masës së sigurisë

Plagosi 41-vjeçarin me thikë në Vlorë, momenti kur autori vihet në pranga
Plagosi 41-vjeçarin me thikë në Vlorë, momenti kur autori vihet në pranga Gazeta Si 75 Shikime • 2 years më parë

⁣Plagosi 41-vjeçarin me thikë në Vlorë, momenti kur autori vihet në pranga

Momenti kur shembet diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës
Momenti kur shembet diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës Gazeta Si 68 Shikime • 2 years më parë

⁣Momenti kur shembet diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës

Ajola Xoxa në GJKKO, kërkon heqjen e sekuestros së llogarive
Ajola Xoxa në GJKKO, kërkon heqjen e sekuestros së llogarive Gazeta Si 57 Shikime • 2 years më parë

⁣Ajola Xoxa në GJKKO, kërkon heqjen e sekuestros së llogarive

Gjendet tritol pranë 'Velierës' në Durrës, në afërsi të banesës së ish-kryebashkiakut Vang
Gjendet tritol pranë 'Velierës' në Durrës, në afërsi të banesës së ish-kryebashkiakut Vang Gazeta Si 59 Shikime • 1 year më parë

⁣Gjendet tritol pranë 'Velierës' në Durrës, në afërsi të banesës së ish-kryebashkiakut Vangjush Dako

Një balenë shfaqet në ujërat e gjirit të Vlorës!
Një balenë shfaqet në ujërat e gjirit të Vlorës! Gazeta Si 41 Shikime • 1 year më parë

⁣Një pamje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje, 5 shtator, në brendësi të gjirit të Vlorës pasi pushues të rastësishëm kanë filmuar një balenë, e cila është parë shumë pranë bregut, në afërsi të gadishullit të Karaburunit. ⁣Pamjet tregojnë gjigantin e detit duke lëvizur ngadalë pranë zonës ku shpesh zbarkojnë edhe turistë që udhëtojnë me mjete të vogla lundruese.
Sipas njohësve të faunës detare, shfaqja e një balene në këto ujëra është një ngjarje e rrallë, pasi këto specie zakonisht nuk afrohen kaq pranë brigjeve shqiptare. ⁣
Turistët që e regjistruan këtë moment unik ndodheshin në një nga udhëtimet drejt atraksioneve të njohura të Karaburunit dhe Sazanit, duke e përjetësuar ngjarjen e rrallë në video.

Pamje me dron nga protesta
Pamje me dron nga protesta Gazeta Si 195 Shikime • 8 years më parë

Pamje me dron nga protesta

‘Paqe në San Siro’, Inter dhe Juventus ndajnë nga një pikë
‘Paqe në San Siro’, Inter dhe Juventus ndajnë nga një pikë Gazeta Si 92 Shikime • 8 years më parë

Kryendeshja e javës së 34-të të Serisë A mes Interit dhe Juventusit është mbyllur në barazim 1-1. Derbi i Italisë, ka qenë një reklamë e vërtetë për futbollin italian, duke një futboll shumë intensiv për gjatë gjithë 90 minutave.

WhatsApp Video 2019-05-14 at 11.25.15.mp4
WhatsApp Video 2019-05-14 at 11.25.15.mp4 Gazeta Si 99 Shikime • 7 years më parë

Pas reagimit të ashpër të Berlinit zyrtar mbi protestat e opozitës në Tiranë, Ministri gjerman për Çështjet Evropiane, Michael Roth ka dënuar së rish dhunën ndaj institucioneve, duke e cilësuar si të papranueshme.

Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë
Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë

Mrekullia e të notuarit mes delfinëve
Mrekullia e të notuarit mes delfinëve Gazeta Si 67 Shikime • 7 years më parë

Mrekullia e të notuarit mes delfinëve

Baton Haxhiu flet për amnisti të krimeve të luftës
Baton Haxhiu flet për amnisti të krimeve të luftës Gazeta Si 93 Shikime • 7 years më parë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është përfshirë në një debat të ndezur këto kohë në Kosovë, e që lidhet me tezën e ndarjes së Kosovës. Bushati reagoi pas një deklarate të analistit Baton Haxhiu, që në Kosovë perceptohet si njeri i afërt me Presidentin Hashim Thaçi.

Gjatë një bisede në një emision në një televizion kosovar, Haxhiu hedh teorinë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, përveç ndryshimit të kufijve mund të përfshijë edhe amnistinë për krimet e luftës. Bushati thotë se sipas të drejtës ndërkombëtare, krimet e luftës nuk janë të falshme, por të dënueshme.

“Një pakicë shqipfolëse po e katandis projektin e Kosovës shtet, nga parimi i barazisë së kombeve sovrane, që nënkupton para së gjithash reciprocitetin dhe fqinjësinë e mirë e përgjegjësinë shtetërore të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, në amnesti për krimet e kryera prej saj (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, genocidi, tortura, skllavëria etj, sipas të drejtës ndërkombëtare, kanë fituar statusin e normës jus cogens, që është kategoria më e lartë e rregullave në hierarkinë e së drejtës ndërkombëtare. Këto norma nuk parashkruhen e nuk derogohen me asnjë marrëveshje dypalëshe apo traktat ndërkombëtar. Përkundrazi normat jus cogens krijojnë detyrim erga omnes për shtetet)”, shkruan ish-ministri i Jashtëm shqiptar.

Ditmir Bushati në reagimin e tij nuk përmend asnjë emër, përveçse e shoqëron atë me videon ku analisti Baton Haxhiu shqipton tre pikat e një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë. Megjithatë, nga Presidenca e Hashim Thaçit kanë reaguar.

Këshilltari politik i Hashim Thaçit, Artan Behrami thotë se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në rastin e Kosovës, ndërsa tërthorazi fajëson edhe Ditmir Bushatin për këtë dështim, duke mos e ngritur këtë çështje në arenën ndërkombëtare kur ishte në krye të Ministrisë së Jashtme në Shqipëri.

“Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar me Kosovën, pa asnjë dyshim. Shqipëria kishte dhe ka instrumentat për të ngritur një mocion në Këshillin e Europës për krimet në Kosovë dhe t’i kërkoje Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të hetojë dështimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi. Kjo duhej të ishte një prioritet prej vitesh, por sërish mund të bëhet”, shkruan Behrami.

Bushati ka dalë hapur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, në kohën që mbante detyrën e ministrit të Jashtëm në Shqipëri dhe që kur kjo ide nisi të diskutohej fort në publik, në 2018.

Miratohet 5 qershori, Rama premton hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve
Miratohet 5 qershori, Rama premton hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve Gazeta Si 48 Shikime • 6 years më parë

Rezistenca e opozitës parlamentare kundër 5 qershorit u reduktua në një grusht votash në momentin e hedhjes për votim. Kuvendi miratoi me 97 vota pro, vetëm 6 kundër dhe 4 abstenime marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik mes Partisë Socialiste nga njëra anë dhe Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në anën tjetër.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama u shfaq i bindur se pakti i 5 qershorit me Partinë Demokratike do të miratohej me më tepër se 84, vota sa ishte minumumit, për të përçuar një mesazh për rëndësinë e këtij pakti. Ai i bëri thirrje opozitës parlamentare që ta mbështesë atë, madje edhe Myslim Murrizit.

Kryeministri Edi Rama u shfaq i bindur se pakti i 5 qershorit me Partinë Demokratike do të miratohet në Kuvend me më tepër se 84 vota për të përçuar një mesazh për rëndësinë e këtij pakti. Ai i bëri thirrje opozitës parlamentare që ta mbështesë atë.

“Do të ishte mirë që edhe Myslymi, zoti Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen dhe ta votonin, duke dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë shqiptarët pa dallim edhe për ata, që përfaqësuesit i kanë jashtë Parlamentit se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik dhe Partia Demokratike është një realitet politik. Unë nuk e votoj me zemër, por e votoj me mendje marrëveshjen e 5 qershori”, deklaroi Rama.

Ramës iu përgjigj në emër të opozitës parlamentare, Myslim Murrizi. Që në nisje të fjalës së tij, ai tha se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nga 97 deputetë, 74 të Partisë Socialiste dhe 23 nga opozita parlamentare, që nuk është dakord me qëndrimin e mbështetur prej tij kundër kësaj marrëveshjeje. Murrizi e cilësoi marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik si zgjatim i paktit të 21 prillit të 2008, kur u mbyllën listat.

“Urime për votimin e 5 qershorit me 97 vota pro, se disa nga këta (opozita parlamentare) do ta bëjnë për t’i bërë qejfin Lulit, disa për të integruar Shqipërinë në BE. Por, Myslim Murrizi nuk e voton 5 qershorin sepse e ndan 5 qershorin me Kodin Zgjedhor. 5 qershori i hyn në punë vetëm 3 kryetarëve. Kodi Zgjedhor duhet të kishte brenda rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kodi Zgjedhor dhe 5 qershori janë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. 5 qershori është thjesht noterizim i prillit të 2008-ës”, u shpreh ai.

Megjithatë, Kryeministri Rama u shpreh i bindur edhe për hapjen e listave më 30 korrik. Mesazhi i dërguar prej tij ishte më shumë drejt ndërkombëtarëve, të cilëve u tha se hapja e tyre është vendim ekskluziv i politikës shqiptare.

“Ne nuk jemi shërbëtorë të askujt. Jemi të ndërgjegjëshëm se nuk jemi as SHBA, BE, as superfuqi bërthamore, por një vend i vogël, falë edhe miqve dhe partnerëve tanë. Por vjen puna do të hapim, apo jo listat, këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Këtë e vendosim ne! Nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’ua themi, sikur ua kemi thënë dhe besoj do të vazhdojmë ta themi kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë. Ky Kuvend do të hapë listat në 30 korrik, kjo është marrëveshja”, u shpreh Rama.

Rama e pranoi se hapja e listave do të ndryshojë formulën e koalicioneve. Ai tha se koalicionet në formën aktuale do të jenë të pamundura, madje deklaroi se kjo formulë që po hiqet është unike në të gjithë botën.

“Formula e mënyrës sesi partitë futen në koalicion në zgjedhje do të ndryshojë. Do të kalojë nga një formulë që s’e ka askush në një formulë që e kanë të gjithë. ku ekziston tjetër ky lloj koalicioni, ku jemi edhe bashkë, jemi edhe më vete?!”, u shpreh Rama.

Çfarë parashikon marrëveshja e 5 qershorit

1.Identifikimi elektronik. ODIHR rekomandon futjen graduale dhe ka sugjeruar në komentet për Këshillin se çdo tranzicion drejt identifikimit elektronik, votimit apo numërimit, duhet të nisë me një program pilot që përbëhet nga jo më shume se 20 për qind e votuesve të sugjeruar nga Këshilli. Gjithsesi palët zotohen të mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100 % të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga KQZ. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.

2.KQZ do të ketë një zëvendëskomisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zëvendëskomisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ-në në trajnimin për procedurën.

3.Struktura e KQZ do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zëvendës i tij. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.

4.Grupet e numërimit. Dy grupe zyrtarësh jopolitikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri ndihmon dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë, ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita, ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.

5.Qendrat e votimit. Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim të drejtë nga pushteti dhe opozita dhe tre të emëruar me short nga KQZ, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si ndihmës, pa të drejtë vote.

6.ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit

7.Kolegji Zgjedhor do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.

8.Procesi i Apelit. Kolegji Zgjedhor që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar.

9.Depolitizimi. Nuk do të ketë ndryshime në administratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare e vendore. Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e administratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e administratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.

10.Kodifikimi. Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik, në mënyrë që të reflektojnë marrëveshjen para se ajo të kalojë në Parlament dhe pa ndryshime, apo amendamente të tjera. Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik para votimit.

11.Masa shtesë. Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjidhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me shitblerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe administratës, keqpërdorimin e administratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës, apo manipulimin e rezultateve

12.Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10 dhe 11 më lart, si dhe dy Shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më lart hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme (parlamentare dhe vendore).
Shënime: Propozimi për qeveri të përkohshme dhe drejtor policie të përkohshëm nuk do të përbëjë një kusht për pranimin dhe miratimin e sa më sipër. Nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit.

WhatsApp Video 2022-01-08 at 2
WhatsApp Video 2022-01-08 at 2 Gazeta Si 56 Shikime • 5 years më parë

Ervin Salianji pas protestes ne PD

Me trashësi rreth 10 cm, nis dëbora e parë në aksin Hani i Hotit- Vermosh
Me trashësi rreth 10 cm, nis dëbora e parë në aksin Hani i Hotit- Vermosh Gazeta Si 65 Shikime • 2 years më parë

⁣Në aksin rrugor Hani i Hotit-Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës, që shkojnë deri në 10 cm trashësi.

Berisha takon deputetët demokratë para "detyrimit me paraqitje" në SPAK
Berisha takon deputetët demokratë para "detyrimit me paraqitje" në SPAK Gazeta Si 71 Shikime • 2 years më parë

⁣Berisha takon deputetët demokratë para "detyrimit me paraqitje" në SPAK

Valiev tërboi rusët
Valiev tërboi rusët Gazeta Si 67 Shikime • 2 years më parë

Duket se rusët nuk e kanë harruar se si Chermen Valiev u largua prej tyre për të përfaqësuar Shqipërinë. Madje ata janë tërbuar kur ju rrëmbeu direkt medaljen e artë në evropianin e Bratislavës pas fitores ndaj Zaurbek Sidakov (mundësi rus që konkuron nën flamurin e UWW). Në ceremoninë e dhënies së medaljeve në peshën 74 kg, shihet një komunikim nervoz i Presidentit të Federatës ruse të mundjes me ish sportistin e tij. Në vazhdim ai ja vendos medaljen me forcë dhe e tërheq nga duart Valiev. Diçka që nuk kishte ndodhur më parë në evente të tilla.

Bënte thirrje për dhunë në TikTok, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Bënte thirrje për dhunë në TikTok, arrestohet 24-vjeçari në Durrës Gazeta Si 50 Shikime • 2 years më parë

⁣Bënte thirrje për dhunë në TikTok, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Goli i Klaus Gjasulës kundër Kroacisë në Euro 2024
Goli i Klaus Gjasulës kundër Kroacisë në Euro 2024 Gazeta Si 98 Shikime • 2 years më parë

⁣Goli i Klaus Gjasulës kundër Kroacisë në Euro 2024

Showing 134 out of 169