Up next

Dëshmorët bashkojnë Ramën dhe Metën

10 Shikime· 05/05/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Për shkak të pandemisë së koronavirusit politika përkujtoi pa shumë bujë 5 Majin, Ditën e Dëshmorë. Ilir Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi vendosën bashkë kurora me lule në Monumentin “Nëna Shqipëri”, ndërsa Lulzim Basha kreu të njëjtën gjë veçmas tyre.

Në këtë përkujtimore mungonin qytetarët, apo përfaqësues të shoqatave të dëshmorëve. Të vetmit që shoqëruan politikën në këtë 5 Maj ishin gazetarët. Meta, Rama dhe Ruçi mbërritën rreth orës 10 tek Varrezat “Dëshmorët e Kombit”, 30 minuta pas Lulzim Bashës.

Pas vendosjes së kurorave me lule, Rama dhe Ruçi shmangën komentet për gazetarët, ndërsa i vetmi që foli ishte Presidenti Ilir Meta. Ai u pyet në lidhje me përplasjen me Ardian Dvoranin dhe deklaratën e fundit të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që thotë se Presidenti nuk ka tagër që të kërkojë përfundimin e mandatit të tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Meta e shmangu përgjigjen.

"Sot është Dita e Dëshmorëve! Është dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka për vendin tonë, kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësi ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur familjarët dhe pasardhërist e tyre. Është një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht", deklaroi ai.

Komentin për mediat e shmangu më herët edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i demokratëve vendosi lule në monumentin “Nënë Shqipërëi” dhe vendosi lule në nderim të Azem Hajdarit, Feti Voglit, që ra në Afganistan disa vite më parë dhe të Skerdilajt Llagamit, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next