Videot kryesore

Ambasadorja e SHBA dorezoi letret kredenciale tek Presidenti Meta
Ambasadorja e SHBA dorezoi letret kredenciale tek Presidenti Meta Gazeta Si 71 Shikime • 7 years më parë

Ambasadorja e re SHBA-ve, Yuri Kim prezanton letrat kredenciale para presidentit shqiptar Ilir Meta. Me kete akt, Kim nis zyrtarisht edhe detyren si ambasadore.

Opozita brenda dhe jashtë parlamentit i përgjigjet Ramës
Opozita brenda dhe jashtë parlamentit i përgjigjet Ramës Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

Opozita parlamentare reagoi ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi opozitën se po bëhet palë me ata që kundështojnë aktin kundër KÇK-së. Deputeti Myslim Murrizi iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se “dy nga ministrat e tij të brendshëm janë ortakë me ato që janë subjekte të OFL-së.

“Dy ministrat e tu të Brendshëm, kampioni yt dhe ai tjetri, janë ortakë të subjekteve të OFL-së, janë kapur në përgjime me ta. Pse nuk i shkon ajo biondja me syze në shtëpinë e tyre t’u trokasë. Pate dhe hallin e ministres së Drejtësisë se ta paska sharë krushku yt. Lëri krushqit se merren vesh vetë”, tha Murrizi.

Deputeti i opozitës, Andi Përmeti i ka lëshuar batuata thumbuese Edi Ramës, duke i thënë se “sot në seancë foli si kryeministër, pasi është xhelozuar ngaqë Basha u bashkua me Metën, duke i ikur marrëveshjes që kishte”. Nga ana tjetër, demokratja Rudina Hajdari u shpreh se krimi i organizuar ka rritje dhe se është shtuar numri i vrasjeve. “Rama është mjeshtri i bërjes së reklamave, pasi nxjerr çdo ditë zëdhënësen e OFL-së, për të mbuluar ngjarjet e rënda që ndodhin në Shqipëri”, tha Hajdari.

Ndaj këtyre qëndrimeve ka replikuar kryeministri Edi Rama. “Dëgjova një gjë këtu “që është shumë e rëndësishme se si e marrin nga njëri-tjetri”; “je i shqetësuar në fytyrë” tha ky parafolësi, “je mërzitur” tha ai tjetri “të ka marrë dashurinë tënde”... Por ti do ta kuptosh që je njësoj me të, ndaj Luli shkon lule më lule se të gjitha lulet janë njësoj. Pse të rrijë me një lule?! E kupton çfarë i bëre Lulit duke u përpjekur ta mbrosh? Por ai nuk shkon lule më lule, ai është thjesht ku rafsha mos u vrafsha e varet se ku bie. Kur bie në duar të mira siç ra tek unë, i bien të mira që nuk i kupton se i vijnë ata e i thonë të ka marrë në qafë”, theksoi Rama. Ndërsa u shpreh se opozita po luan rolin e figurantit, duke u vënë nën shërbim të Metës.

“Si mundet që një opozitë dhe të bëhet servis i Kinostudios Shqipëria e re për të mbështetur Vojo Amerikanin?! E keni parë filmin Debatiku. Ishin dy që mblidhnin figurantë që të bëhej vrasja e Colit në një skenë me pleq me plaka dhe në fund vihet ajo muzika që fitoi Coli, pavarësisht se vdiq. E keni parë filmin Debatiku, ku eshte ajo shprehja “na e vranë colin o none”. Kanë qenë dy personazhe që e braktisën nga të parët rrugën e revolucionit demokratik kur panë që revolucionin e mori në dorë kush vinte nga ana tjetër. Mblidhnin figurantë këta, e kishin mbushur rrugën që të bëhej vrasja e Colit mes pleqve e plakave. Po si mund të katandiset PD në këtë farë feje? Damiani do ulet, madje ai ka qenë ulur, ata erdhën u ulën, ne themi pse rrinë në këmbë për të bërë figurantin? Nejse...”, tha Rama. Sakaq kryeministri përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhje të parakohshme, ndërsa sulmoi deputeten Hajdari se nuk kishte ide dhe se nuk e di se në “cilat lëndina e vila shëtit dhe e sheh dhe flet këtu për krimin e organizuar që ka lulëzuar”.

Kryeministri më pas është larguar nga seanca, por fjalimi i tij e detyroi opozitën të reagonte sërish. “Ai ikën gjithmonë. Zoti Rama, mesa duket, do t’ia falë tradhtinë dashurore Bashës, por është xheloz nga përdorimi i Bashës nga Ilir Meta. Atij i vjen keq se vetë e ka përdorur Bashën në mënyrën më të keqe të mundshme në vitin 2017, por ai harron se për këtë populli nuk do t’ia falë kurrë atyre, sepse ata janë njësoj Rama-Meta, Basha-Meta. Këta janë treshe dhe duhen larguar”, theksoi Përmeti.

PD: 10 gënjeshtrat e Ramës. Erdhe nga Aleanca e Qelbësirave

Partia Demokratike reagoi ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës, duke theksuar se është bërë palë për të mbrojtur kriminelët nga anti-KÇK-ja. “Gjoja u revoltua me ata nuk mbrojnë të ashtuquajturin ligj anti-KÇK, por vetë erdhi në pushtet me Aleancën e Qelbësirave dhe të Kriminelëve. Thotë se opinioni mbështet 72% të ashtuquajturin ligj anti-KÇK, por nuk tregon se 87% nuk beson se qeveria do ta zbatojë ligjin kundër krimit. Gjoja vajtoi për vajzat e trafikuara, por bëri deputetë 2 trafikantë vajzash, Arben Ndokën, Mark Frrokun dhe kryebashkiak një përdhunues, Elvis Roshin. Bën sikur po lufton krimin e organizuar, por banda e Avdylajve është e regjistruar me Vangjush Dakon, që blejnë vota për Edi Ramën për t’i bërë surprizë 10 deputetë në Durrës”, tha PD në një reagim zyrtar.

“(Rama) Flet për të burgosur që do të vuajnë me 41 bis, por Agim Kajmaku shëtit i lirë në mes të Tiranës dhe Edi Rama vazhdon ta majmë me tendera publikë. “Vajton” për 28 kriminelë të liruar nga gjykatat, por nuk thotë se ata u liruan me firmën e drejtorëve të tij të burgut dhe kryebashkiakëve të tij garantë. Deklaroi se për herë të parë po preken të paprekshmit, por deri tani nuk është konfiskuar asnjë pasuri domethënëse e krimit të organizuar. Tha se pasuritë e politikanëve janë të kontrolluara, por nuk tha se ku i gjeti ai 2 milionë euro për të ndërtuar vilën luksoze në Surrel. Shpalli dashurinë për shqiptarët, por në 7 vjet vetëm i ka vjedhur, u ka rritur taksat dhe i ka burgosur”, thuhet në reagimin e PD-së. Më pas kryedemokrati Lulzim Basha, postoi në rrjetet sociale një video me të ish-kryebashkiakë dhe ish-deputetë socialistë (si Arben Ndoka, Mark Frroku, Elvis Roshi etj), të cilët u bënë subjekte të ligjit të Dekriminalizimit.

Depolitizimi, Rama zbulon çfarë i ka ofruar opozitës
Depolitizimi, Rama zbulon çfarë i ka ofruar opozitës Gazeta Si 60 Shikime • 6 years më parë

Mazhoranca nuk tërhiqet nga kushti i depolitizimit të administratës zgjedhore, duke u dhënë partive politike vetëm mundësinë e vëzhgimit të procesit të votimit dhe numërimit, por jo të vendimmarrjes. Kryeministri Edi Rama e përforcoi këtë qëndrim gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvend.

“Depolitizimi i komisioneve është i domosdoshëm, sepse nuk mendoj që ligji bëhet sot për nesër”, deklaroi ai.

Rama hodhi poshtë arsyetimin e opozitës se depolitizimi i procesit është i pamundur për shkak të politizimit të vetë administratës publike. Veç kësaj ai foli edhe për garancitë që i jep opozitës për paanshmërinë e komisionerëve apartiakë.

Kryeministri tha se 67 për qind e rreth 9 mijë punonjësve me status e shërbimit civil nën varësinë e pushtetit ekzekutiv janë në detyrë që para 2013-ës dhe më pas shpjegoi në vija të trasha ofertën socialiste për opozitën. Ai i ofroi opozitës që të drejtojë procesin e trajnimit të komisionerëve apartiakë, përveç garancive ligjore që jepen në propozim.


“16.500 komisionerë na duhen me formulën e 3 komisionerëve për çdo qendër votimi. Të trajnohen dhe ta ndjekë vetëm PD trajnimin e tyre dhe në fund të hidhet shorti. Në fund dalin njerëzit, për të garantuar zgjedhjet. Është vënë detyruese që kujt i del emri që të shkojë në qendrën e votimit, 48 orë para hidhet shorti dhe i thuhet që të paraqitet në qendrën e votimit filan. Nëse nuk paraqitet, hiqet nga puna dhe humbet të drejtën për të hyrë në punë shteti për të gjithë jetën dhe nëse kapet duke bërë ndonjë gjë tjetër ndiqet edhe penalisht”, u shpreh ai.

Garancia tjetër e ofruar nga Rama është sistemi i kamerave në çdo qendër votimi, një propozim i Partisë Demokratike i pranuar nga socialistët dhe katër vëzhgues, dy të opozitë dhe dy të mazhorancës, por që përjashtohen nga procesi i vendimmarrjes.

“Do të kemi kamera në çdo qendër votimi dhe veç tyre, edhe shumica dhe opozita, që duhet ta gjejmë kush është, kanë nga dy monitorë specialë që të rrijnë atje nga fillimi deri në fund. Ata mund të shkruajnë gjithçka që shohin keq dhe ta çojnë tek KQZ dhe KZAZ dhe nëse rezulton se kërkesa e tyre është e drejtë hetohet”, tha Rama.

Të gjithë skenarët / Kur vota është vlefshme dhe kur jo
Të gjithë skenarët / Kur vota është vlefshme dhe kur jo Gazeta Si 81 Shikime • 5 years më parë

Pasi Kolegji Zgjedhor i vuri kapak odisesë e debatit mbi modelin e fletës së votimit, duke vendosur numrat në vend të emrave të kandidatëve, sfida tashmë mbetet informimi masiv i qytetarëve mbi mënyrën e votimit dhe rastet kur fleta e tyre konsiderohet e pavlefshme.

Për të sqaruar këto detaje teknike thelbësore për një proces zgjedhor, këtë të hënë Komisioneri Ilirjan Celibashi doli në një konferencë për shtyp. Si fillim, kreu i KQZ-së tha se para se t’i drejtohen një qendrë votimi, qytetarët duhet të kenë të qartë dhe fiksojnë mirë numrin e partisë, apo koalicionit të preferuar dhe numrin e kandidatit të preferuar të kësaj partie, apo koalicioni.

“Në çdo qendër votimi do të vendosim postera për të treguar se çfarë numri ka çdo kandidat i çdo partie. Nëse ndonjë nga votuesit do të ngatërrohet për numrin e kandidatit, mund ta konsultojë edhe njëherë informacionin me fletëpalosjen te dhoma e fshehtë”, tha Celibashi.

Duke marrë me radhë të gjitha kombinimet e mundshme Komisioneri sqaroi se kur një fletë votimi vlerësohet e vlefshme dhe kur e pavlefshme.

“Një votues mund të zgjedhë partinë, ose koalicionin dhe një kandidat të kësaj partie. Nuk mund të zgjedhin dy kandidatë. Nuk mund të zgjedhë një parti dhe një koalicion dhe një kandidat të një partie, apo koalicioni tjetër. Në çdo rast kandidati duhet të jetë brenda kësaj partie. Njëkohësisht një votues mund të votojë vetëm partinë dhe asnjë nga kandidatët që ajo ka propozuar. Fleta është e vlefshme edhe nëse zgjedh vetëm një kandidat dhe nëse nuk ke zgjedhur partinë, apo koalicionin. Kjo fletë numërohet si votë për kandidatin, por edhe për partinë apo koalicionin që i përket. Nuk mund të zgjedhësh dy kandidatë, apo dy parti”, sqaroi ai.

Për të sqaruar edhe më tej, KQZ do të ndërmarrë një fushatë informimi masiv të qytetarëve mbi të gjitha detajet teknike të procesit zgjedhor. Celibashi tha se ky program informimi do të përçohet te të gjithë qytetarët.

Në lidhje me afatet dhe kostot e prodhimit të fletëve të votimit, pas alarmit të ngritur nga kompania sllovene e kontraktuar për printimin e tyre, Ilirjan Celibashi tha se me modelin e thjeshtuar me numra të miratuar nga Kolegji procesi nuk rrezikohet dhe as shkakton shpenzime shtesë.

“Nëse ne do të vonoheshim edhe më, kostot do të ishin më të mëdha, sepse do të paguhej më shumë për transportin, sepse do të ishim në kushtet e emergjencës. Por, me modelin e miratuar kemi të gjithë mirëkuptimin e kompanisë së fletës së votimit, që edhe pse ne jemi shumë vonë pasi do të duhej të kishim dorëzuar modelin e fletës që më 26 mars, ata brenda të njëjtave termave financiarë do të përmbushin detyrimet e tyre për të printuar dhe transportuar fletët e votimit pa asnjë kosto shtesë”, tha Celibashi.

KQZ ka kontraktuar kompaninë sllovene Cetis për printimin e 3.6 mln fletëve të votimit. Përmes një letre dërguar KQZ-së në fillim të këtij muaji, kjo kompani ngriti shqetësimin se vonesat e mëtejshme dhe vështirësia e modelit të fletëve rrezikonin mospërmbushjen e dorëzimit të tyre brenda afateve.

Basha i jep “besën” Kryemadhit: Pas 25 prillit qeverisim me LSI-në
Basha i jep “besën” Kryemadhit: Pas 25 prillit qeverisim me LSI-në Gazeta Si 54 Shikime • 5 years më parë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nënshkruar një marrëveshje parazgjedhore, sipas të cilës dy partitë angazhohen për koalicion të përbashkët paszgjedhor.

Por, megjithatë deri mbrëmjen e kësaj të diele, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk janë shfaqur në asnjë moment bashkë në fushatë.

Gjërat ndryshuan mbrëmjen e kësaj të diele, një javë para mbajtjes së zgjedhjeve, ku Basha e Kryemadhi u shfaqën në krah të njëri-tjetrit në zonën e Kombinatit në Tiranë.

“Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për ndryshim dhe ne jemi të vendosur që votën për ndryshim ta kthejmë në një qeverisje të shpresës. Edhe Edi Rama e ka mësuar që më 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes që do të qeverisë Shqipërinë pas 25 prillit. Koalicioni për ndryshim do të bëjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Socialiste për Integrim me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit, të shpresës që do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë”, tha Basha.

Kreu i PD premtoi hapjen e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij.

Bota e krimit nw Fier, Petro Koçi përforcon akuzat pas daljes nga SPAK
Bota e krimit nw Fier, Petro Koçi përforcon akuzat pas daljes nga SPAK Gazeta Si 43 Shikime • 5 years më parë

⁣Bota e krimit nw Fier, Petro Koçi përforcon akuzat pas
daljes nga SPAK

⁣Oligarkë apo sipërmarrës? Basha flet me emra, Rama: Mos i përdor për gjobë! Çoji në SPAK!
⁣Oligarkë apo sipërmarrës? Basha flet me emra, Rama: Mos i përdor për gjobë! Çoji në SPAK! Gazeta Si 67 Shikime • 5 years më parë

Përplasja Rama-Basha në Kuvend këtë të enjte përshkallëzoi në emra konkretë biznesmenësh, që për kreun e PD-së janë oligarkë të lidhur me Ramën dhe për Qeverinë janë sipërmarrës që punësojnë shqiptarët.

“Ta them unë meqenëse bën sikur s’e kupton diferencën mes sipërmarrësve të ndershëm dhe oligarkëve të tu, të cilët nga 12 shkuan në gjashtë dhe tani janë katandisur sa gishtat e njerëz dorë. Një nga një t’i marr unë! Pse të ra heshtja ty në mbledhjen e kaluar (të Qeverisë) kur të thanë se 30 për qind e karburantit futet kontrabandë?! (I drejtohet Ramës) Do emra ti? Emra do? T’i them unë! Të mori baca Çet ty?! Samiri të mori për tunelin e Llogarasë?! Se janë futur edhe ca të tjerë që nuk dihet se ku fillojnë paratë e tyre dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu, se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë dhe gjysmën e paguani me paratë që u keni vjedhur shqiptarëve. Se Tirana sot nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari, apo administratori i pasurive të tua”, deklaroi Basha.

Rama iu kundërpërgjigj duke akuzuar Bashën se po i përmend për “t’i gjobitur”, ndërsa e ftoi Bashën që t’i çonte në SPAK akuzat e bëra ndaj tyre.

“Ndryshimi mes meje dhe teje është që unë nuk marr njerëz nëpër gojë, asnjëherë! Nëse ju e nxirrni këtu që unë jam marrë me njerëz dhe të kem përdorur të tjerë për të bërë politikë, hajde ma thoni kur! E di e gjithë Shqipëria se këto janë gjoba Lulzim. Nuk është se nuk e di, këto janë gjoba. E di gjithë Shqipëria se si ndodh që goditet një person me emër si oligark, peshkaqen, peshkatar dhe papritur dhe pakujtuar mbaron sulmi. Atë emrin që përmende, formulo denoncimin dhe shko e dili për zot te SPAK-u dhe çoja ti këto të dhënat e kontrabandës te SPAK”, iu përgjigj Rama.

Por, sipas Bashës, drejtësia sot është në koma dhe SPAK është nën ndikimin e Ramës.

“Së pari, jashtë kësaj salle, e pastaj kur t’i rriten kicat SPAK-ut, që mesa duket ka nevojë për më shumë steroide nga vendi i “Pfizer” dhe nga vendet e “Astrazenekës” e të “Modernës”, por jo të “Sinovakut” e të “Sputnikut”, se do na ngrej dhe satelitë zotëria jote, pastaj edhe vendin do ta tregojë pushteti i tretë, të cilin për momentin duket se e ke vënë nën gjuhë dhe e kontrollon”, tha Basha.

video-1638620715 (1)
video-1638620715 (1) Gazeta Si 43 Shikime • 5 years më parë

Ermonela Jaho kenga

Aksident pranë RTSH-së, makina thyen barrierat mbrojtëse
Aksident pranë RTSH-së, makina thyen barrierat mbrojtëse Gazeta Si 75 Shikime • 5 years më parë

⁣Aksident pranë RTSH-së, makina thyen barrierat mbrojtëse

Xhama të thyer dhe të rinj me kapuçë brenda selisë së PD
Xhama të thyer dhe të rinj me kapuçë brenda selisë së PD Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

⁣Xhama të thyer dhe të rinj me kapuçë brenda selisë së PD

Urimi i Kryetarit te KMSH-se, final
Urimi i Kryetarit te KMSH-se, final Gazeta Si 47 Shikime • 4 years më parë

Urimi i kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

⁣Kërkesa e Autoritetit të Dosjeve, socialistët në gatishmëri për ta votuar edhe gjatë gushtit
⁣Kërkesa e Autoritetit të Dosjeve, socialistët në gatishmëri për ta votuar edhe gjatë gushtit Gazeta Si 70 Shikime • 4 years më parë

Kuvendi u mblodh të enjten në seancën e jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në Qeveri, por në këtë seancë nuk mbeti pa u cekur edhe kërkesa e Autoritetit të Dosjeve për të ndryshuar ligjin dhe hapur rrugë verifikimit të dosjes me inicialet I.M., apo dosje të tjera të politikanëve të lartë.

Enkelejd Alibeaj mirëpriti nismën e Autoritetit të Dosjeve.

“Autoriteti i Dosjeve nuk e ka të drejtën e nismave ligjore, megjithatë sa herë që ka kërkesa për ndryshime ligjore, duhet të jetë fillimi e instalimi i një procedure të re që çdo nismë të diskutohet”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Taulant Balla nga ana tjetër shprehu gatishmërinë e socialistëve për të vepruar sa më shpejt dhe ndryshuar ligjin ashtu siç e kërkon Autoriteti i Dosjeve.

“Shpresoj që edhe zoti Alibeaj ta mbajë fjalën deri në fund, por ne si grup parlamentar i Partisë Socialiste jemi gati që të votojmë ndryshimet, edhe në Kodin Zgjedhor siç i propozon Autoriteti i Dosjeve”, deklaroi ai.

Në vazhdën e këtij qëndrimi, deputetëve të grupit parlamentar socialist u është lënë porosia që të jenë në gatishmëri, pasi Kuvendi mund të mblidhet sërish në një seancë të jashtëzakonshme, qoftë kjo edhe në muajin gusht, muaji zyrtar i pushimeve, për të miratuar këto ndryshime.

Autoriteti i Dosjeve ka propozuar shfuqizimin e pikës 4 të nenit 29 të ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas Autoritetit, ky nen pengon atë që të verifikojë politikanët e lartë që janë të pajisur me certifikata pastërtie figure nga dy komisionet Mezini e Bezhani në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000.

Propozimi tjetër është ndërhyrja në Kodin Zgjedhor që të detyrojë kandidatët për zgjedhje vendore e qendrore që të dorëzojnë formularët e pastërtisë së figurës pranë këtij autoriteti 70 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Kandidati i dytë për kreun e SPAK Altin Dumani, nis prezantimin para KLP
Kandidati i dytë për kreun e SPAK Altin Dumani, nis prezantimin para KLP Gazeta Si 68 Shikime • 4 years më parë

Kandidati i dytë për kreun e SPAK Altin Dumani, nis prezantimin para KLP

Rama në Hagë të Holandës, pas pritjes nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg
Rama në Hagë të Holandës, pas pritjes nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg Gazeta Si 57 Shikime • 3 years më parë

⁣Rama në Hagë të Holandës, pas pritjes nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg

Gazment Bardhi flet pas Parlamentit
Gazment Bardhi flet pas Parlamentit Gazeta Si 70 Shikime • 3 years më parë

⁣Gazment Bardhi tha se Lulzim Bashës i duhet të sigurojë 19 vota të deputetëve për t’u
bërë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ai tha se kaq vota
nuk i siguron dot, ndërsa zgjodhi të sfidojë publikisht atë, duke theksuar se
nëse mbledh 18 vota, vota e 19-të do jetë ajo e Gazment Bardhit.

Me pistoletë dhe municion luftarak në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë
Me pistoletë dhe municion luftarak në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë Gazeta Si 36 Shikime • 3 years më parë

⁣Me pistoletë dhe municion luftarak në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë

Kreu i Emergjencave Haki Çako paraqitet në SPAK
Kreu i Emergjencave Haki Çako paraqitet në SPAK Gazeta Si 42 Shikime • 3 years më parë

⁣Kreu i Emergjencave Haki Çako paraqitet në SPAK

Trajneri shqiptar i futbollit drejtonte grupin kriminal në Belgjikë, takimet në kafene dhe droga
Trajneri shqiptar i futbollit drejtonte grupin kriminal në Belgjikë, takimet në kafene dhe droga Gazeta Si 76 Shikime • 3 years më parë

⁣Trajneri shqiptar i futbollit drejtonte grupin kriminal në Belgjikë, takimet në kafene dhe droga

Basha perjashtohet nga seanca
Basha perjashtohet nga seanca Gazeta Si 91 Shikime • 2 years më parë

Basha perjashtim seanca 21 mars

Pritja e Fredi Belerit pas lirimit me kusht
Pritja e Fredi Belerit pas lirimit me kusht Gazeta Si 61 Shikime • 2 years më parë

Pritja e Fredi Belerit ne Himare

Showing 123 out of 129