Videot kryesore
Pas një muaji në arrati, është vënë në pranga Bledar
Trëndafili, autori i ngjarjes së rëndë të 31 Gushtit, ku pasi e leu me benzinë,
i vuri flakën bashkëshortes së tij me të cilën ishte në proces divorci.
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar që prej muajit shkurt. Xoxa u mor e pandehur disa ditë më parë nën akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Ajo akuzohet nga SPAK se së bashku me Veliajn kishin ngritur një skemë për përvetësimin e fondeve publike të bashkisë Tiranë
Gazetari Ylli Aga jep opinionin e tij pas 4 javëve të para në nivelin më të lartë futbollistik në vend.
Episodin e plotë e gjeni në - https://www.youtube.com/live/Q....t4I0vX5CkY?si=Lal7Fe
#football #epërsi #podcast #podcastclips #soccer #podcasting #podcasts #podcastlife #podcaster #podcastshow #podcastshorts #shqiperi #euroqualifiers #europeanfootball #premierleague #seriea #worldcup #nationsleague #clubworldcup #championsleague #europaleague #ballondor #nba
Dramë në fundin e takimit mes kuqezinjve tetovarë dhe Jagiellonia-s. Avantazhin e Latifit, vendasit e humbën vetëm në 100' duke mbetur në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve (1F-1B-1H) në "UEFA Europa Conference League"
Mesfushori shqiptar shënoi golin e dytë në humbjen 2-5 që Rizespor pësoi nga Fenerbahce në shtëpi. Ishte një ekzekutim perfekt i Laçit që befasoi portierin brazilian të miqve, Ederson Moraes. Ai u bë lojtari parë që mposhti brazilianin nga një goditje dënimi, pas Kieran Trippier (Gusht 2022; Newcastle vs Manchester City).
Eshtë lojtari i tyre por luan i huazuar tek Trabzonspor. Ernest Muçi nuk e humbi rastin për të treguar edhe një herë se sa vlen, përballë Besiktas. Në sfidën që Trabzonspor luajti në shtëpi ndaj Besiktas, sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë për vendasit kur miqtë kryesonin 0-2. E tërë ndeshja përfundoi 3-3.
“Zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 30 qershor! Kjo është fjalia që nga sot, e deri në ditën e heshtjes elektorale duhet të hapë dhe të mbyllë çdo komunikim tonin”. Ky ishte udhëzimi që Edi Rama u dërgoi publikisht kandidatëve për kryetarë bashkishë dhe të gjithë zyrtarëve dhe anëtarëve të thjeshtë të Partisë Socialiste këtë të shtunë.
Hajdar Kamberi qëndron aty 6-8 orë në ditë dhe e ndryshon vendin sipas pozicionit të diellit. Në mur ka të varur një qese me ushqim, të cilin e konsumon në orarin e pushimit. Ai na rrëfen se ka 50 vjet që i bie çiftelisë, e ka të trashëguar nga i ati si dhunti, por për ta mësuar ia kanë mësuar vëllezërit më të rritur. Fatkeqësisht, më tregon Z. Kamberi, fëmijët e tij nuk e kanë trashëguar, “vajza që është 29 vjeç, i bie veç pak”- thotë.