Videot kryesore

Policia largon me forcë protestuesit e AMT
Policia largon me forcë protestuesit e AMT Gazeta Si 97 Shikime • 6 years më parë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.

Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.

Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.

Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.

Rama: 30 korriku nuk lëviz! Listat hapen, koalicionet ndryshojnë
Rama: 30 korriku nuk lëviz! Listat hapen, koalicionet ndryshojnë Gazeta Si 38 Shikime • 6 years më parë

Zyrtarisht Partia Socialiste thotë se do t’i kthejë përgjigje ditën e martë propozimit të Partisë Demokratike për hapje të plotë të listave, me kushtin e mosndryshimit të formulës së koalicioneve dhe të formulës aktuale të përllogaritjes së mandateve.

Por, jozyrtarisht një ide se cili do të jetë qëndrimi i socialistëve në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik e dha Kryeministri Edi Rama, që mes rreshtave iu drejtua si PD-së, ashtu edhe Presidentit, por edhe duke garantuar për opozitën parlamentare se nuk do ta prekë paktin e nënshkruar me ta.

“Përsëris apelin për PD-në që të mos lodhet duke kundërshtuar 30 korrikun. 30 korriku është kry! Është marrëveshje e nënshkruar, është e mbyllur! Për 30 korrikun, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet kushtetuese, as nuk i kërkohet që të ketë një opinion. Thjeshtë duhet ta pranojë, sikur do ta pranojnë të gjithë. Ashtu si në ’98, Kushtetutën do ta njohin dhe do t’i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz!”, tha ai.

Kryeministri u tregua elastik sa i takon sasisë së hapjes së listave, por jo tek formula e koalicioneve.

“Hapja e listave patjetër mund të jetë edhe 100%. Koalicionet? Jo, të drejtën për t'u bashkuar në çadër nuk do ta heqim, por do ta sanksionojmë. Listat do të hapen dhe koalicionet do të ndërtohen si kudo në Europë", u shpreh ai.

“Deti”, Rama “mbron” Turqinë dhe përplaset me Bakojanis në Athinë
“Deti”, Rama “mbron” Turqinë dhe përplaset me Bakojanis në Athinë Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama u përplas me Dora Bakojanisin, ish-ministren e Jashtme greke gjatë diskutimit në forumin ekonomik të organizuar në Athinë nga “The Economist”.

Debati mes Ramës dhe Bakojanisit, që është njëkohësisht edhe e motra e Kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis u zhvillua rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare që rrëzoi marrëveshjen e detit të arritur në 2009, ku si ish-kryediplomate e Greqisë, Dora Bakojanis është firmëtare e saj.

Pasi shprehu “keqardhjen” për vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare, Bakojanis nënkuptoi se pas këtij vendimi qëndronte Turqia dhe ndërhyrja e saj.

“Ndjeva keqardhje për vendimit e gjykatës në shqipëri për marrëveshjen e detit. Mendoj që ndërhyrja e vendeve të treta në këtë çështje nuk ndihmon. Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje”, deklaroi ajo.

Rama e kundërshtoi duke thënë se në kohën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ai nuk ka pasur asnjë takim me Erdogan dhe se edhe pas këtij momenti, Turqia nuk ka shfaqur asnjëherë interes për këtë çështje.

“Gjykata Kushtetuese mori vendim për këtë marrëveshje në 2009 dhe në atë kohë, as e kisha takuar dhe as kisha folur me Erdogan, asokohe Kryeministër i Turqisë. Nuk kishim asnjë raport. Ne vendosëm që marrëveshjen ta çonim në gjykatë për një arsye të thjeshtë, kishte një debat të madh në shoqëri, që u nis nga shoqëria civile dhe nuk doja që ky debat të shndërrohej në politik dhe në luftën e zakonshme mes opozitës dhe pozitës dhe ne e çuam në gjykatë. Është e pavërtetë ndërhyrja nga Turqia. Asnjëherë në asnjë takim me Presidentin Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje është e ndonjë interesi për Turqinë. Na duhet të qartësojmë, sepse këto ide ndikojnë tek qëndrimet tona ndaj njëri-tjetrit”, u shpreh Rama.

Shqipëria ka partneritet strategjik si me Turqinë, ashtu edhe me Greqinë. Por, Rama thotë se kjo nuk e vendos Tiranën në mes të dy zjarreve. Kryeministri shqiptar, që të hënën u takua me Erdogan në Turqi, tërthorazi përcolli në Athinë “porosinë” e Presidentit turk për dialog.

“Ajo që mund të them pa asnjë dyshim është që Presidenti turk nuk është një politikan antigrek. E shkuara ka treguar se kur ka vullnet ka një rrugëzgjidhje. Duhet një dialog i mirëfilltë. Nuk është e thjeshtë, por jo e pamundur. Jam i bindur se marrëdhëniet konstruktive turko-greke mund të jenë me vlerë të shtuar për të gjithë Europën. Greqia është në pozicionin e duhur për të qenë ndërmjetësi i ndershëm për këtë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, duke iu rikthyer çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rama konfirmoi qëndrimin zyrtar të palës shqiptare që ja njeh të drejtën greke për t’u zgjeruar me 12 milje, por për të zgjidhur mosmarrëveshjen sugjeroi që dy vendet t’i drejtohen një vendi të tretë mik, ose gjykatave ndërkombëtare.

“Ne mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet palëve të treta që na ndihmojnë miqësisht, apo edhe gjykatës ndërkombëtare. Do të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët këtu dhe në Shqipëri”, u shpreh ai.

“BE, rruga e vetme për ne“

Kryeministri Edi Rama është i bindur se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe këtë e theksoi edhe gjatë fjalës që mbajti në forumin ekonomik të organizuar në Greqi nga revista “The Economist”.

“Alternativa e vetme është Bashkimi Europian, jo sepse na e kërkojnë miqtë më të mëdhenj e të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë”, shton ai.

Rama vlerësoi si pozitive aftësinë e udhëheqësve të rajonit për t’u ulur dhe biseduar me njëri-tjetrin për çështje të ndryshme, pavarësisht se në mes qëndrojnë ende ndasi të thella, si në rastin e Kosovës me Serbinë.

Si shembull të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve që mund të prodhohen përmes dialogut, Rama solli marrëveshjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Për ta përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe, që është zgjidhja dialogu mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është një mësim për të gjithë”, tha ai.

Kryeministri vlerësoi rolin e Zoran Zaev, që sipas Ramës theu tabutë dhe i fitoi sërish zgjedhjet, pavarësisht se mund të kishte krijuar shumë pakënaqësi në vendin e tij me marrëveshjen e arritur me Greqinë.

Bëhet realitet kostumi i Iron Man
Bëhet realitet kostumi i Iron Man Gazeta Si 36 Shikime • 6 years më parë

⁣Kostumi i Njeriut të Hekurt (Iron Man) nuk është më realitet vetëm në skenarët e filmave të Marvel

Flota Mbretërore në Britaninë e Madhe publikoi një video nga testimet e suksesshme të kostumeve të ngjashme, ku trupat speciale u katapultuan nga varkat e tyre të vogla “tek varka objekt mësymjeje”. Për një kostum të ngjashëm, që mund të arrijë një shpejtësi më të lartë se 320 kilometra në orë thuhet se po punon edhe Komanda e Operacioneve Speciale e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

273089_movie (convert-video-online
273089_movie (convert-video-online Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

Digjet Makina ne Tirane

⁣Pasarelë në zyrë e korridoret e Gjykatës së Elbasanit, ILD nis hetimin për Enkeleda Kapedanin
⁣Pasarelë në zyrë e korridoret e Gjykatës së Elbasanit, ILD nis hetimin për Enkeleda Kapedanin Gazeta Si 119 Shikime • 5 years më parë

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimeve në lidhje me kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të një serie videosh në rrjetet sociale, ku dyshohet se gjyqtarja përdor korridoret dhe zyrën e institucionit që drejton si pasarelë për të treguar luksin.

ILD thotë se është njohur me materialet filmike të shpërndarë në media ditën e diel dhe fill pas kësaj, kreu i këtij institucioni, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor.

Mbetet për t’u parë përfundimi i këtij hetimit të nisur, nëse ILD do t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin e saj. Ajo që dihet është se gjyqtarja Kapedani është në krye të gjykatës në një nga rrethet më problematikë sa i takon rendit e sigurisë.

Enkeleda Kapedani ka marrë drejtimin e Gjykatës së Elbasanit në shtator të vitit të kaluar, ndërsa si emër është përfolur në disa raste për vendime të dyshimta, si në rastin e 2019-ës, kur liroi nga burgu Viktor Ymerin, anëtar i bandës së Gaxhait.

Zjarr i fuqishëm në një servis gomisterie në Fushë Prezë
Zjarr i fuqishëm në një servis gomisterie në Fushë Prezë Gazeta Si 110 Shikime • 5 years më parë

⁣Zjarr i fuqishëm në një servis gomisterie në Fushë Prezë

Drogë në Sarandë dhe Ksamil, sekuestrohet 1.2 kg kokainë
Drogë në Sarandë dhe Ksamil, sekuestrohet 1.2 kg kokainë Gazeta Si 67 Shikime • 5 years më parë

⁣Drogë në Sarandë dhe Ksamil, sekuestrohet 1.2 kg kokainë

Ermonela Jaho dhe Placido Domingo
Ermonela Jaho dhe Placido Domingo Gazeta Si 58 Shikime • 5 years më parë

⁣Ermonela Jaho dhe Placido Domingo në Teatrin e ri te Operes dhe Baletit

⁣Nga e hëna rikthehet mësimi normal; orë të plota dhe pa turne
⁣Nga e hëna rikthehet mësimi normal; orë të plota dhe pa turne Gazeta Si 110 Shikime • 5 years më parë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

"Nisur nga shqetësimet tuaja të drejta, por sidomos nga përgjegjësia jonë për të garantuar cilësinë në sistemin arsimor, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me MSHMS, Komitetin e Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik për të rivlerësuar edhe njëherë së bashku të gjitha protokollet anti-COVID që zbatohen aktualisht në shkolla, e në mënyrë të veçantë me ruajtjen e distancës mes nxënësve, çka na ka detyruar që të aplikojmë mësimin me turne në disa shkolla të qyteteve më të mëdha të vendit”, tha Ministrja Kushi në video-mesazh.

Ministrja kërkoi zbatim të masave që mbrojnë shëndetin, vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës.

Vrasja e ish-policit në Laç, në gusht 2020 iu bë atentat djalit në mes të rrugës
Vrasja e ish-policit në Laç, në gusht 2020 iu bë atentat djalit në mes të rrugës Gazeta Si 124 Shikime • 5 years më parë

⁣Vrasja e ish-policit në Laç, në gusht 2020 iu bë atentat djalit në mes të rrugës

⁣Foto / Basha pritet me protesta në Fier, forcat e policisë shmangin përplasjen
⁣Foto / Basha pritet me protesta në Fier, forcat e policisë shmangin përplasjen Gazeta Si 71 Shikime • 5 years më parë

Lulzim Basha u prit me protesta nga mbështetësit e Sali Berishës në Fier dhe para se të hynte në teatrin Bylis të qytetit të dyja palët “rivalizuan”; njëri grupim e priti me brohorima, tjetri me “Basha ik”.

Për të shmangur përplasjen mes dy grupimeve, në Fier mbërritën edhe forca nga Policia e Vlorës, ndërsa i pranishëm ishte edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

“Basha në Fier i shoqëruar nga forcat speciale nën mbrojtjen e Edi Ramës! Po nga kush të mbron Rama z. Basha? Nga demokratët, që të kanë mbështetur me vite të tera? Janë po të njëjtët, që kanë qenë para Kryeministrisë. Janë ata, që mbyte me gaz, para shtëpisë tonë në 6 janar, janë ata, që kanë përballuar vetë, të gjitha fushatat, me financat e tyre, me kontributin e tyre, me kohën e tyre, janë ata, që më parë i mbyste Rama me gaz dhe tani i mbyt ti!”, deklaroi ish-kreu i degës së PD së Fierit, Luan Baçi.

Nga brenda sallës, pasuesi i tij, Agron Kapllanaj tha se kundërshtarët e Bashës kishin dalë në protestë kundër tij të detyruar.

“Sepse mbrëmë në 11 të natës ish-kryetarin e degës (Luan Baçin) e ka marrë në telefon Sali Berisha dhe i ka thënë që do t’i nxjerrësh me zor njerëzit atje kundër Lulzim Bashës. Sali Berisha është një komunist, një ish-sekretar partie”, tha Kapllanaj.

Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës
Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës Gazeta Si 42 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës

Selia e Partisë Demokratike i nënshtrohet rikonstruksionit total
Selia e Partisë Demokratike i nënshtrohet rikonstruksionit total Gazeta Si 67 Shikime • 4 years më parë

⁣Selia e Partisë Demokratike i nënshtrohet rikonstruksionit total

Theth, borë në pranverë
Theth, borë në pranverë Gazeta Si 74 Shikime • 4 years më parë

⁣Më 20 mars, ne jemi futur zyrtarisht në pranverë
por, pavarësisht kësaj, temperaturat jo vetëm se nuk janë të ngrohta por ditën
e sotme Thethi është zgjuar i mbuluar nga dëbora.

Rusia publikon pamjet nga dorëzimi i regjimentit ukrainas "Azov"
Rusia publikon pamjet nga dorëzimi i regjimentit ukrainas "Azov" Gazeta Si 83 Shikime • 4 years më parë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se 264 luftëtarë janë larguar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol dhe janë dërguar në zonat e mbajtura nga rebelët e mbështetur nga Rusia.

53 luftëtarë të plagosur rëndë u dërguan në qytetin e Novoazovsk dhe 211 të tjerë në Olenivka, thotë zëvendësministri i Mbrojtjes.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase thotë se disa luftëtarë të tjerë mbeten të bllokuar në Azovstal dhe përpjekjet për t’i shpëtuar vijojnë.

Tifozët holandezë të Fejnordit mbushin lokalet e Tiranës
Tifozët holandezë të Fejnordit mbushin lokalet e Tiranës Gazeta Si 67 Shikime • 4 years më parë

Tifozët holandezë të Fejnordit mbushin lokalet e Tiranës

Policia në aksion për të ndëshkuar “kamikazët” e rrugës, 15 të arrestuar
Policia në aksion për të ndëshkuar “kamikazët” e rrugës, 15 të arrestuar Gazeta Si 69 Shikime • 4 years më parë

⁣Policia në aksion për të ndëshkuar “kamikazët” e rrugës, 15 të arrestuar

Skandal te Syri i kaltër, nuk lejohet të lahesh por dhjetëra turistë nuk duan t'ia dinë
Skandal te Syri i kaltër, nuk lejohet të lahesh por dhjetëra turistë nuk duan t'ia dinë Gazeta Si 92 Shikime • 4 years më parë

⁣Ndërkohë që tabelat
janë qartë të kuptueshme si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze, se nuk
lejohet të hidhesh në ujë në Syrin e kaltër, Delvinë, në një video të postuar në
Facebook nga Alben Kola shihen njerëzit të cilët nuk dëgjojnë thirrjet e të
riut për të dalë nga uji dhe për pasojë i gjithë Syri i kaltër është mbushur me
turistë.

Trafik në autostradën Tiranë-Durrës, radhë kilometrike në Vorë
Trafik në autostradën Tiranë-Durrës, radhë kilometrike në Vorë Gazeta Si 143 Shikime • 4 years më parë

Trafik në autostradën Tiranë-Durrës, radhë kilometrike në Vorë

Showing 104 out of 109