Videot kryesore

Rama: Meta takohet skutave kundër Qeverisë
Rama: Meta takohet skutave kundër Qeverisë Gazeta Si 58 Shikime • 6 years më parë

Edi Rama foli për afro dy orë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Peshën kryesore të fjalimit të mbajtur u mundua që ta përqëndrojë tek projektet dhe premtimet për mandatin e tretë qeverisës, por minuta të mira u kushtoi edhe kundërshtarëve politikë.

Ajo që ra në sy është se thuajse gjatë të gjithë fjalimit “kurseu” Lulzim Bashën dhe u përqëndrua më fort tek Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Fillimisht Metës i refuzoi ftesën për debat.

“Hajde në debat thotë Meta, Luli thotë në debat, Monika thotë në debat vetëm saliu nuk më do në debat. Iliri të bëjë debatin me Monikën kush është kryetari i LSI-së. Të dalë të bëjë debatin, se që iliri punon për LSI fshehurazi ky është fakt. Pasi të mundë Monikën në debat, pastaj të bëjë debatin me Lulin kush është kryetar i opozitës. Pasi të ketë fituar debatin me Lulin dhe të bëhet kryetar i opozitës dhe pastaj shohim”, tha Rama.

Tonet e përdorura ndaj LSI-së ishin një deja-vu e fushatës zgjedhore të 2017-ës, duke e quajtur “kancer”.

“Ajo është një organizatë që funksionon vetëm me një parim, njësoj si qelizat e kancerit që shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të behet më shumë seç kemi bërë në mandatin e parë. Unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë. Kam qenë partizan i bashkimit me LSI dy herë. Mund të kishim bërë shumë më tepër gjëra dhe kemi dhënë atë që qoftë PS, qoftë PD është detyruar të japë kur je në koalicion me LSI, një pjesë të shpirtit”, u shpreh ai.

Më pas ironizoi edhe letrën e drejtuar nga Ilir Meta Asamblesë së PS-së, në të cilën e quan Ramën “refugjat”. “Ajo që më ka bërë përshtypje është që Ilir Meta thotë që juve më keni marrë mua refugjat dhe më keni bërë Kryeministër. Kjo është shprehje që në thelb tregon se sa i do Meta emigrantët”, vijoi Rama.

Meta e sfidoi më herët që të paraqesë një provë të vetme që është takuar me persona që janë subjekte të OFL-së. Rama tha se video nuk ka, por është i sigurtë që takimi ka ndodhur.

“Iliri do video, se është mësuar me video. Unë me video nuk merrem, por është e sigurtë që President në botë dhe në Shqipëri, as Saliu, as ka për të pasur më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme. Kjo është e sigurtë. Kë takon ai nëpër skuta, ai e di vetë. Fakti që futet nëpër skuta, nëpër kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuari dhe i kërkuari nga populli opozitar, është në vetvete kriminal”, u shpreh Rama.

Rama: Tsipras nuk e donte Hagën për çështjen e detit
Rama: Tsipras nuk e donte Hagën për çështjen e detit Gazeta Si 44 Shikime • 6 years më parë

⁣Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka dashur të çojë në Gjykatën e Hagës çështjen e detit me Greqinë që gjatë bisedimeve me Qeverinë “Tsipras”, por se ka qenë Athina në atë kohë kundër kësaj ideje.

“Më në fund, pala greke ra dakord me ne, se me qeverinë e mëparshme nuk kishim rënë dakord, në duart e një gjykatë që i ka të gjitha ekspertizën që të japë drejtësi të drejtë për këtë problem”, deklaroi Kryeministri këtë të martë gjatë një konference për shtyp.

Rama e cilëson një zgjedhje ideale adresimin e kësaj përplasjeje në një gjykatë ndërkombëtare dhe premton se Shqipëria do të përgatitet siç e kërkon procedura për të marrë një marrëveshje të drejtë.

“Një zgjidhje ideale, që në bazë të protokolleve dhe do të përgatitemi sic e kërkon procedura për të arritur në një zgjidhje të drejtë”, u shpreh ai.

Rama hodhi poshtë pretendimet se për Shqipërinë kjo çështje nuk ekziston dhe se është sponsorizuar dhe hapur nga Greqia.

"Çështjen e detit e ka hapur Shqipëria dhe jo Greqia, për këtë të fundit ka qenë e mbyllur për marrëveshjen e bërë me Saliun, Lulin dhe Ilir Metën, nuk ka pasur asnjë pretendim më shumë sesa aq sa mori nga ajo marrëveshje. Atë e hapa unë me PS kur ishim në opozitë dhe aleatë, në Gjykatën kushtetuese ka shkuar PS, 9-0 Gjykata e rrëzoi me kërkesë si paditës të PS dhe çështja është rihapur falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë në komunikimin me palën tjetër”, u shpreh ai.

Kryeministri ndan bindjen se sot Greqia ka vullnetin më të mirë për të gjetur një zgjidhje.

⁣Rama: Gjyqtarë e prokurorë duan të rrëzojnë Qeverinë më 25 prill
⁣Rama: Gjyqtarë e prokurorë duan të rrëzojnë Qeverinë më 25 prill Gazeta Si 72 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama akuzon se gjykatës dhe prokurorë të sistemit të drejtësisë po angazhohen që Qeveria e drejtuar prej tij të rrëzohet në zgjedhjet e 25 prillit.

Akuza u bë gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e përkujtimore të 10-vjetorit të vrasjes së katër protestuesve të 21 janarit 2011, ku Rama përsëriti zotimin se drejtësia për këtë ngjarje do të vihet në vend. Në lidhje me këtë ngjarje ka dy vendime të drejtësisë. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të marrë në 2013-ën, që i shpallte të pafajshme ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo dhe vendimi i Gjykatës së Apelit që rrëzoi këtë vendim të shkallës së parë, por tha s vrasjet ishin nga pakujdesia.

“Drejtësia do të bëjë të sajën dhe ata të cilët i vranë për herë të dytë dhe i vranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me palë të treta të veshur në togën e zezë të gjykatësve, do të përgjigjen. do të përgjigjen siç do të përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort për ta bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, bashkë me udhëheqësin e referendumit”, deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë nuk përmend emra sa gjyqtarësh e prokurorësh që akuzohet se shkalin statusin duke u përfshirë në fushata elektorale dhe as kush është udhëheqësi i referendumit. Por, thirrje drejtuar qytetarëve që 25 prillin ta shndërrojnë në një referendum ka bërë shpesh Presidenti Ilir Meta.

“Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur. Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme”, thotë Presidenti.

Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli...
Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli... Gazeta Si 76 Shikime • 5 years më parë

⁣Meta kujton 2 marsin: Kur Qeveria ka frikë nga populli...

Kreu i shtetit kthehet një vit pas në kohë, duke risjellë pamjet nga mitingu i 2 marsit të vitit të kaluar për të përcjellë me zë dhe figurë dhe ndoshta për t’i rikujtuar popullit dhe Qeverisë një mesazh të përcjellë në atë kohë.

“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka liri! Aty ka drejtësi!”, thotë Meta.

Në Qerret, pushuesit braktisin plazhin nga shiu dhe moti i keq
Në Qerret, pushuesit braktisin plazhin nga shiu dhe moti i keq Gazeta Si 85 Shikime • 5 years më parë

⁣Në Qerret, pushuesit braktisin plazhin nga shiu dhe moti i keq

⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës
⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

Në krahasim me fjalimet e zakonshme në seancat plenare të Kuvendit, fjalimi i kësaj të enjteje i Kryeministrit Edi Rama ishte më i shkurtër, por po aq thumbues në drejtim të Lulzim Bashës.

Pasi akuzoi Partinë Demokratike se po përsëriste të njëjtat gabime që e kanë çuar nga humbja në humbje në zgjedhje, nga foltorja e parlamentit, Edi Rama i solli Lulzim Bashës reminishenca të një tjetër “Foltoreje”, asaj të Sali Berishës.

Kryeministri përdori fjalët e Berishës, që në turin e takimeve me mbështetësit e vet e ka akuzuar Lulzim Bashën si kryetar “kukull” të PD-së dhe “peng” të Edi Ramës.

“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është tipari i mendjelehtësisë. Natyrisht, duke përsëritur të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do të merrni sërish. Kjo është zgjedhja juaj dhe nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj, aq më tepër tani që jeni në garë se kush është kukulla, se kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull dhe as peng”, tha Rama.

Thumbimet shoqëruan thuajse të gjithë fjalimin, ku Kryeministri e këshilloi opozitën që të heqë dorë nga akuzat, sipas tij, boshe ndaj ministrave sepse nuk i sjellin mbështetje.

“Se ça mbillni këtu në katër vite, shkoni e korrni atje”, tha ai.

Sali Berisha, që turin e foltoreve të mërkurën e ndali në Gjirokastër, nuk ishte i pranishëm në sallë.

FOTO BERISHA

Ndërkohë, Basha iu kundërpërgjigj Ramës duke akuzuar se po përpiqet që të zhvendosë debatet që bëhen për interesat e qytetarëve në kacafytje personale.

“Shikoni pak të dashur qytetar se ku e zhvendos një debat që është për ju, për xhepat tuaj, për situatën ku ndodheni ju. Shikoni si do që ta zhvendosë në një kacafytje dhe protagonizëm personal, njësoj si në ditët e para të pandemisë, ku na dilte dhe kur hapnim frigoriferin. Frigoriferi bosh nga ushqimet, po dilte koka e tij. Shikoni si e koncepton politikën ky. Shikoni si i drejtohet opozitës, moratorium heshtjeje, mbyllni gojën, pse? Sepse ka frikë nga e vërteta!”, tha Basha.

⁣Vetting edhe për noterët, Ministria e Drejtësisë do të vendosë kush ruan dhe kush jo licencën
⁣Vetting edhe për noterët, Ministria e Drejtësisë do të vendosë kush ruan dhe kush jo licencën Gazeta Si 73 Shikime • 5 years më parë

Qeveria do t’i propozojë Kuvendit ndryshime në ligjin për noterinë, duke përfshirë kontrollin e pastërtisë së figurës dhe integritetin mes kushteve për të ruajtur dhe marrë licencën për këtë profesion.

Ndryshimet e propozuara janë një formë vettingut që do t’i nënshtrohen të gjithë noterët në vend, edhe ata që gëzojnë aktualisht këtë licencë. Kriteret, ndryshe nga vettingut i prokurorëve dhe gjyqtarëve do të jenë vetëm dy.

“Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm vendosin kritere të reja në profesionin e noterit dhe zv.noterit, por është as më shumë dhe as më pak një proces vettingu për noterët që janë në këtë shërbim dhe që kanë të bëjnë me verifikimin e kontakteve të papërshtatshme, apo lidhje me krimin e organizuar, apo persona të dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale, apo që janë pjesë e listës së personave të shpallur sipas legjislacionit në fuqi në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Por, nëse për vettingun e prokurorëve dhe të gjyqtarëve u ngritën dy institucione të pavarura, vettingun e noterëve do ta realizojë vetë Qeveria.

“Ligji ka përcaktuar edhe mekanizmat e filtrimit të këtij shërbimi. Është edhe Ministria e Drejtësisë që përmes inspektimeve të planifikuara, apo hetimeve proaktive që do ta bëjë filtrimin e këtij sistemi”, sqaroi ministri Manja.

Projektligji i vettingut për noterët është një ide e hershme e Qeverisë. Ndryshimet janë propozuar që para zgjedhjeve të 25 prillit, duke shkaktuar reagimin kundër të komunitetit të noterëve. Por, në propozimin fillestar mes kritereve të rivlerësimit të noterëve ishte edhe ai i justifikimit të pasurisë, që në projektligjin e miratuar këtë të mërkurë nga Qeveria mungon, të paktën sipas deklaratave të ministrit Ulsi Manja.

Kukësi, një pikë tranziti për trafikun e klandestinëve nga Siria
Kukësi, një pikë tranziti për trafikun e klandestinëve nga Siria Gazeta Si 54 Shikime • 5 years më parë

⁣Kukësi, një pikë tranziti për trafikun e klandestinëve nga Siria

WhatsApp Video 2021-12-18 at 10
WhatsApp Video 2021-12-18 at 10 Gazeta Si 31 Shikime • 5 years më parë

Kuvend PD BASHA

Dëshmi nga Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët
Dëshmi nga Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët Gazeta Si 94 Shikime • 4 years më parë

⁣Dëshmi nga Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët

Stafi i centralit bërthamor më të madh në Ukrainë ndalon hyrjen e trupave ruse
Stafi i centralit bërthamor më të madh në Ukrainë ndalon hyrjen e trupave ruse Gazeta Si 64 Shikime • 4 years më parë

⁣Stafi i centralit bërthamor më të madh në Ukrainë ndalon hyrjen e trupave ruse

Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë kundër rritjes së çmimeve
Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë kundër rritjes së çmimeve Gazeta Si 41 Shikime • 4 years më parë

Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë kundër rritjes së çmimeve

⁣Agalliu: Basha të dorëhiqet, por s’kemi vendosur asnjë ultimatum
⁣Agalliu: Basha të dorëhiqet, por s’kemi vendosur asnjë ultimatum Gazeta Si 68 Shikime • 4 years më parë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, sipas asaj që tha deputeti Arbi Agalliu nuk i ka vendosur asnjë ultimatum Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen.

Agalliu foli këtë të enjte nga oborri i Kuvendit, ku tha se kërkesa për një hap pas ndaj Lulzim Bashës është as më shumë dhe as më pak veçse dorëheqja.

“Personalisht kam kërkuar nga zoti Basha një hap pas, që do të thotë dorëheqje. Hapa që ai do të marri të jenë në një afat kohor të caktuar në raport me zhvillimet. Ne nuk kemi vendosur asnjë ultimatum”, tha ai.

Por, një afat kohor për Bashën nuk është vendosur, sipas Agalliut.

“Nëse nuk reagon në kohën e arsyeshme të gjykuar nga ne, ne do të ndërmarrim hapat tanë si grup parlamentar dhe në bazë të statutit të partisë”, u shpreh ai.

Tifozët e Partizanit shkulin stolat e stadiumit dhe shkaktojnë trazira
Tifozët e Partizanit shkulin stolat e stadiumit dhe shkaktojnë trazira Gazeta Si 78 Shikime • 4 years më parë

⁣Tifozët e Partizanit shkulin stolat e stadiumit dhe shkaktojnë trazira

Kati i tretë i banesës së përfshirë nga zjarri në Kamëz në zonën e Institutit
Kati i tretë i banesës së përfshirë nga zjarri në Kamëz në zonën e Institutit Gazeta Si 68 Shikime • 4 years më parë

⁣Kati i tretë i banesës së përfshirë nga zjarri në Kamëz në zonën e Institutit

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa
Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa Gazeta Si 101 Shikime • 4 years më parë

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa

Me veshje kamuflazhi, momenti i arrestimit të dy çekëve në uzinën ushtarake të Poliçanit në Berat
Me veshje kamuflazhi, momenti i arrestimit të dy çekëve në uzinën ushtarake të Poliçanit në Berat Gazeta Si 104 Shikime • 4 years më parë

⁣Me veshje kamuflazhi, momenti i arrestimit të dy çekëve në uzinën ushtarake të Poliçanit në Berat

Gratë kundër regjimit në Iran, protesta pas vrasjes së 22-vjeçares për hixhabin
Gratë kundër regjimit në Iran, protesta pas vrasjes së 22-vjeçares për hixhabin Gazeta Si 66 Shikime • 4 years më parë

⁣Gratë kundër regjimit në Iran, protesta pas vrasjes së 22-vjeçares për hixhabin

Berisha replike me Ballen ne Kuvend
Berisha replike me Ballen ne Kuvend Gazeta Si 50 Shikime • 4 years më parë

Berisha replike Balla Kuvend

Momenti kur i riu godet me grusht Sali Berishën dhe ndërhyrja e truprojave të tij
Momenti kur i riu godet me grusht Sali Berishën dhe ndërhyrja e truprojave të tij Gazeta Si 79 Shikime • 4 years më parë

⁣ Momenti kur i riu godet me grusht Sali Berishën dhe ndërhyrja e truprojave të tij

Showing 105 out of 110