Videot kryesore

Rama: Luftë frontale krimit të organizuar dhe "KÇK"-së
Rama: Luftë frontale krimit të organizuar dhe "KÇK"-së Gazeta Si 71 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së pronave në bregdetin e Durrësit, duke premtuar se me propozimin për një ligj special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër punonjësve të sistemit të drejtësisë, që sipas tij kanë abuzuar me të drejtën e pronarëve legjitimë, kjo do të marrë fund.

“Do të jetë fundi i sigurt i gjitha merimangave dhe i rrjetit të vjetër të merimangave, që kërkojnë ushqim për të dhënë atë që në fakt është e drejta e gjithsecilit. Jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat në Shqipëri, nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht, sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik dhe aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista. Por nuk do t’i gëzojë. Çfarë kanë grabitur, nuk do ta gëzojnë”, premtoi Rama.

Kryeministri foli gjatë takimit të përjavshëm me qytetarët në kuadër të platformës “Shqipëria që duam”. Kjo deklaratë e tij mori shkas nga problematika e ngritur nga një qytetar mbi korrupsionin në Kadastrën e Durrësit.

Rama pranoi se fenomeni vijon të jetë një plagë e hapur. Kadastra e Durrësit është vendosur në mes të përplasjes mes Qeverisë dhe Prokurorit Arjan Ndoja, i plagosur më 1 nëntor tek vendi i njohur si Mbikalimi i Shkozetit.

Ndoja ka në dorë dosjen ndaj kreut të kësaj Kadastre, Liridon Pula, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre për çështjen e pronave në Gjirin e Lalëzit. Por, Kryeministri Edi Rama dhe zv.Kryeministri Erjon Braçe e kanë akuzuar prokurorin se pas këtij hetimi “sajesë” qëndrojnë lidhjet e Arjan Ndojës me një grup të njohur kriminal në fushën e pasurive të paluajtshme në qytetin e Durrësit.

Video emisioni i Rai 3 per kanabisin.mp4
Video emisioni i Rai 3 per kanabisin.mp4 Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Video e kronikës së dhënë në edicionin e lajmeve të televizionit italian Raitre (Rai 3) mbi një raport sekret të policisë italiane ku jepen edhe fotot përkatëse të fotografimit nga ajri. Sipas kësaj kronike mbjellja e kanabisit e farës vietnameze bëhet jo në parcela të mëdha masive, por të sipërfaqe të vogla.

400 mln lek shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë
400 mln lek shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë Gazeta Si 47 Shikime • 7 years më parë

Ministria e Shëndetësisë kërkoi 400 mln euro shtesë për t’u përballur me koronavirusin. Kërkesa është miratuar.

“Kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës, edhe financat përkatëse dhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh, sipas kërkesave të bëra nga Ministria e Shëndetësisë. Është në dispozicion për të plotësuar disa nevoja të kësaj faze në sistemin shëndetësor”, tha Rama.

Kryeminstri deklaroi se të gjitha masat janë marrë në konsultim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se fondi në fjalë do të përdoret kryesisht për shtimin e kapaciteteve dhe masave parandaluese dhe pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor.

Meta: Të mbrojmë Vjosën nga HEC-et
Meta: Të mbrojmë Vjosën nga HEC-et Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

Fjala e Presidentit Ilir Meta gjatë përurimit të Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare "Vjosa Research Center".

Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion
Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion Gazeta Si 82 Shikime • 4 years më parë

Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion

Tentoi të digjte me benzinë një farmaci në Tiranë, arrestohet 37-vjeçarja
Tentoi të digjte me benzinë një farmaci në Tiranë, arrestohet 37-vjeçarja Gazeta Si 113 Shikime • 4 years më parë

Tentoi të digjte me benzinë një farmaci në Tiranë, arrestohet 37-vjeçarja

Më të mirat e Europa League në 17 Prill
Më të mirat e Europa League në 17 Prill Gazeta Si 59 Shikime • 2 years më parë

Kualifikimet drithëruese të Tottenham, Athletic, Bodo/Glimt dhe Man Utd në 1/2 finale.

Muriqi ringjall Mallorca-n
Muriqi ringjall Mallorca-n Gazeta Si 43 Shikime • 1 year më parë

⁣Tre gola në 7 ditë e vendosin sulmuesin dardan në listën e shënuesve më të mirë në sezonin e ri.

Gripshi i bashkohet ekipit në ditën e tretë
Gripshi i bashkohet ekipit në ditën e tretë Gazeta Si 39 Shikime • 1 year më parë

⁣Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovac.

Edhe të mëdhenjtë duhet të kenë një mjet identifikimi
Edhe të mëdhenjtë duhet të kenë një mjet identifikimi Gazeta Si 28 Shikime • 9 muaj më parë

Shihni se si Roger Federer, Rafael Nadal dhe Iga Swiatek ndalohen të futen në impiantet e tenisit pa badge-in e zakonshëm identifikues.

Basha: Largimi i Edi Rames i pamjaftueshem pa reforma te thella
Basha: Largimi i Edi Rames i pamjaftueshem pa reforma te thella Gazeta Si 83 Shikime • 7 years më parë

Edi Ramën dhe Lulzim Bashën e ndau gjithçka në leximin dhe interpretimin e raportit përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit të publikuar zyrtarisht ditën e enjte nga OSBE/ODIHR, përveç një pike; nevojës për reformën zgjedhore.

Video 4 - Ilirian Kikija, Jeta ime Meato 7-vjeçar.mp4
Video 4 - Ilirian Kikija, Jeta ime Meato 7-vjeçar.mp4 Gazeta Si 81 Shikime • 7 years më parë

E teksa Mateo vjen e na bashkohet, pasi e thërret Iliri, ky i fundit tashmë i rritur thotë se, babait ja preu këmbën treni…ndërsa Iliri përpiqet ta fshehë pakëz historinë e tij, para syve të Mateos. “Çfarë e ke lalin?” – e pyet Iliri – “Jetë”, i përgjigjet Mateo. E ndërsa i tërheq vëmendjen Iliri që të shikojë nga kamera e pyet sërish: “Kush është lali për ty?”. “Bota ime”, ja kthen Mateo 7-vjeçar. Më pas Iliri e puth fort në ballë dhe i thotë që “është gjëja më e shtrenjtë”.

Dritat ikin në Kuvend kur Çela po raportonte për reduktimin e defekteve
Dritat ikin në Kuvend kur Çela po raportonte për reduktimin e defekteve Gazeta Si 81 Shikime • 5 years më parë

⁣
Mbrojtja para Komisionit të Ekonomisë dhe Financave e marrëveshjes së huasë prej 70 milionë eurosh që OSHEE kërkon të marrë nga BERZh nuk shkoi ashtu siç duhet.

Në momentin kur drejtori i OSHEE, Ardian Çela po raportonte mbi reduktimin e shkëputjeve të energjisë për shkak të defekteve dhe performancën e shoqërisë që drejton, ndodhi ajo që pritej më pak...dritat ikën edhe në Kryesinë e Kuvendit.

Episodi shkaktoi të qeshura në sallë, përfshirë edhe të vetë drejtorit të OSHEE. Për ta “pasur” kujtim këtë moment, deputeti i PD, Arbi Agalliu vendosi që të shkrepë një foto.

Fotoja zemëroi ministren e Energjitikës, Belinda Balluku, që ndodhej në krah të drejtorit të OSHEE. Ajo e cilësoi joetik gjestin e deputetit të PD. Kjo ndezi debatet mes palëve dhe detyroi kreun e Komisionit, Eduard Shalsi që ta ndërpriste seancën.

⁣Kërkesa e Autoritetit të Dosjeve, socialistët në gatishmëri për ta votuar edhe gjatë gushtit
⁣Kërkesa e Autoritetit të Dosjeve, socialistët në gatishmëri për ta votuar edhe gjatë gushtit Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

Kuvendi u mblodh të enjten në seancën e jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në Qeveri, por në këtë seancë nuk mbeti pa u cekur edhe kërkesa e Autoritetit të Dosjeve për të ndryshuar ligjin dhe hapur rrugë verifikimit të dosjes me inicialet I.M., apo dosje të tjera të politikanëve të lartë.

Enkelejd Alibeaj mirëpriti nismën e Autoritetit të Dosjeve.

“Autoriteti i Dosjeve nuk e ka të drejtën e nismave ligjore, megjithatë sa herë që ka kërkesa për ndryshime ligjore, duhet të jetë fillimi e instalimi i një procedure të re që çdo nismë të diskutohet”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Taulant Balla nga ana tjetër shprehu gatishmërinë e socialistëve për të vepruar sa më shpejt dhe ndryshuar ligjin ashtu siç e kërkon Autoriteti i Dosjeve.

“Shpresoj që edhe zoti Alibeaj ta mbajë fjalën deri në fund, por ne si grup parlamentar i Partisë Socialiste jemi gati që të votojmë ndryshimet, edhe në Kodin Zgjedhor siç i propozon Autoriteti i Dosjeve”, deklaroi ai.

Në vazhdën e këtij qëndrimi, deputetëve të grupit parlamentar socialist u është lënë porosia që të jenë në gatishmëri, pasi Kuvendi mund të mblidhet sërish në një seancë të jashtëzakonshme, qoftë kjo edhe në muajin gusht, muaji zyrtar i pushimeve, për të miratuar këto ndryshime.

Autoriteti i Dosjeve ka propozuar shfuqizimin e pikës 4 të nenit 29 të ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas Autoritetit, ky nen pengon atë që të verifikojë politikanët e lartë që janë të pajisur me certifikata pastërtie figure nga dy komisionet Mezini e Bezhani në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000.

Propozimi tjetër është ndërhyrja në Kodin Zgjedhor që të detyrojë kandidatët për zgjedhje vendore e qendrore që të dorëzojnë formularët e pastërtisë së figurës pranë këtij autoriteti 70 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Baza ajrore e NATO-s pret zyrtarë dhe delegacione të huaja në Kuçovë
Baza ajrore e NATO-s pret zyrtarë dhe delegacione të huaja në Kuçovë Gazeta Si 71 Shikime • 3 years më parë

⁣Baza ajrore e NATO-s pret zyrtarë dhe delegacione të huaja në Kuçovë

Thirrje anti-shqiptare në stadium, Kosova braktis ndeshjen në Rumani
Thirrje anti-shqiptare në stadium, Kosova braktis ndeshjen në Rumani Gazeta Si 90 Shikime • 2 years më parë

⁣Thirrje anti-shqiptare në stadium, Kosova braktis ndeshjen në Rumani

Kapen duke transportuar 11 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kapen duke transportuar 11 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Tiranë Gazeta Si 79 Shikime • 2 years më parë

⁣Kapen duke transportuar 11 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Tiranë

Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë për të vizituar babanë e sëmurë
Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë për të vizituar babanë e sëmurë Gazeta Si 56 Shikime • 2 years më parë

⁣Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë për të vizituar babanë e sëmurë

Meta: Ndërkombëtarët u bënë palë, e ndonjëherë palaço që të vriteshin shqiptarët
Meta: Ndërkombëtarët u bënë palë, e ndonjëherë palaço që të vriteshin shqiptarët Gazeta Si 83 Shikime • 7 years më parë

Ilir Meta, Edi Rama dhe Sali Berisha dolën që të tre mbrëmjen e së enjtes në “prime time” në tre intervista të dhëna në tre televizione të ndryshme. Mes morisë së deklaratave të bëra, ra në sy këndvështrimi i secilit prej tyre sa u takon rolit të ndërkombëtarëve.

Meta e trajtoi rolin e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë para, gjatë dhe pas 30 qershorit, Rama iu referua qëndrimit të vendeve të Bashkimit Europian sa i takon hapjes së negociatave, ndërsa Berisha u ndal tek qëndrimi i ndërkombëtarëve sa i takon propozimit të opozitës për reformën zgjedhore.

Momenti i nisjes së aksionit për shembjen e godinës së Teatrit
Momenti i nisjes së aksionit për shembjen e godinës së Teatrit Gazeta Si 55 Shikime • 6 years më parë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.

Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.

Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.

Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.

Showing 102 out of 169