Videot kryesore

Momenti i nisjes së aksionit për shembjen e godinës së Teatrit
Momenti i nisjes së aksionit për shembjen e godinës së Teatrit Gazeta Si 55 Shikime • 6 years më parë

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, rezistenca 2-vjeçare e grupit të aktorëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që ishin vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u shemb. Bashkë me të nisi edhe shembja e godinës.

Operacioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit nisi rreth mesnatës, fillimisht me afrimin e fadromave që do të përdoreshin për prishjen dhe më pas me afrimin e forcave të shumta policore, që përfshinë forcat “Shqiponja”, ato të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe policisë bashkiake.

Rreth orës 04:30 u dha urdhri i ndërhyrjes. Policia mësyu në ambientet ku ndodheshin aktorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të ngujuar kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe shpërndarja e tyre. Nga video e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përdorimi i forcës nuk mungoi. Regjisori Edmond Budina rrëfeu më vonë se aksioni ngjasonte me një operacion antiterrorist me policë që ishin të armatosur.

Aktivistët e AMT-së pasqyruan në rrjetet sociale të gjithë aksionin dhe u bënë thirrje qytetarëve për ndihmë.

Rama: S’lodhemi nga përpjekjet për t’u anëtarësuar në BE
Rama: S’lodhemi nga përpjekjet për t’u anëtarësuar në BE Gazeta Si 49 Shikime • 6 years më parë

“Shqiptarët nuk lodhen nga përpjekjet dhe lufta për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Sigurisht, zhgënjime ka pasur se Europa nuk ka mbajtur premtimet e saj”. Me këto fjalë, Kryeministri Edi Rama ripërsëriti besnikërinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në anëtarësimin e plotë në BE.

“Ne i kemi bërë detyrat tona dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë sepse për ne është hera e parë në histori kur mund të zgjedhim. Nuk kemi pasur asnjëherë mundësi zgjedhjeve, por të tjerët vendosnin për ne”, deklaroi Rama në një intervistë për Euronews.

Rama thotë se rreziku i aktorëve të tretë në Shqipëri është më i vogël dhe e shpjeson se pse.

“Nëse nuk integrohet plotësisht në BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet një zonë gri dhe tërheqëse për aktorë të tjerë, aktorë të tretë që nuk ndajnë të njëjtat vlera dhe parime që ofron BE. Për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të tanishëm, sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe Bashkimin Europian. Vendet e tjera, kush më shumë e kush përballen me ndikimet e këtyre aktorëve të tretë”, vijoi Kryeministri.

Por, a u votua për mandatin e tretë për shkak të progresit të arritur nga reformat dhe rruga drejt integrimit në BE?

“Mendoj se populli shqiptar ka një ndjesi të qartë se puna nuk është përmbyllur ende. Mandati i tretë është një mandat i qartë për ta përmbyllur këtë punë. Nuk është një shpërblim për punën që është përmbyllur”, përgjigjet Rama.

Trajneri shqiptar i futbollit drejtonte grupin kriminal në Belgjikë, takimet në kafene dhe droga
Trajneri shqiptar i futbollit drejtonte grupin kriminal në Belgjikë, takimet në kafene dhe droga Gazeta Si 84 Shikime • 3 years më parë

⁣Trajneri shqiptar i futbollit drejtonte grupin kriminal në Belgjikë, takimet në kafene dhe droga

Momenti kur Donald Trump plagoset në vesh gjatë një mitingu në Pensilvani
Momenti kur Donald Trump plagoset në vesh gjatë një mitingu në Pensilvani Gazeta Si 79 Shikime • 2 years më parë

⁣Momenti kur Donald Trump plagoset në vesh gjatë një mitingu në Pensilvani

Bllokimi i rrugës nga opozita në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës
Bllokimi i rrugës nga opozita në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës Gazeta Si 68 Shikime • 2 years më parë

⁣Bllokimi i rrugës nga opozita në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës

Përmbledhje e garës së Kinës në F1
Përmbledhje e garës së Kinës në F1 Gazeta Si 71 Shikime • 2 years më parë

Triumfi i Mclaren mori vlera të dyfishta pas skualifikimit të Ferrari-t. Ndërsa Mercedes realizoi podiumin nr 300 në historinë e Formula 1

Arber Hoxha, Leader-i i ri në Zagreb
Arber Hoxha, Leader-i i ri në Zagreb Gazeta Si 47 Shikime • 1 year më parë

Futbollisti kuqezi ishte përcaktues në fitoren e Dinamo Zagreb ndaj Slaven Belupo. Rast, gol dhe asist nga Arbër Hoxha që tregoi formën pozitive që po kalon. Vendi i parë p♪7r Dinamo Zagreb kalon nga kontributi i tij që në 8 javë ka shënuar dy gola e ka shërbyer për dy të tjerë.

Marrëveshje Rama-Basha? Deputetët e rinj i tremben, PS e mohon
Marrëveshje Rama-Basha? Deputetët e rinj i tremben, PS e mohon Gazeta Si 135 Shikime • 7 years më parë

Hamendësimet e vakta që kanë qarkulluar në disa media për një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës u ngritën si shqetësime konkrete nga ana e deputetëve të rinj të opozitës, përkatësisht nga Ralf Gjoni i dalë nga listat e LSI-së dhe Rudina Hajdari që refuzoi vendimin e PD-së për djegien e mandatit.

Shkëlzen Doli luan Himin e Kosovës para ndeshjes me Anglinë
Shkëlzen Doli luan Himin e Kosovës para ndeshjes me Anglinë Gazeta Si 71 Shikime • 7 years më parë

Kosova humbi një ndeshje, por fitoi simpatinë e anglezëve, në këto kohë kur ka kaq shumë nevojë për mbështetjen e Anglisë, pikërisht asaj Anglie që me Tony Blair nuk qëndroi duarkryq atëherë kur Kosova kishte më shumë nevojë.

“Holta ime ha bateri ‘Duracell’ për mëngjes”
“Holta ime ha bateri ‘Duracell’ për mëngjes” Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Tentuam më tej të largoheshim nga politika, duke e filluar bisedën me Nerin, lidhur me familjen e tij...e normale, duke e filluar se si e përjetoi tërmetin kur dihet se kryesisht, Neri është pothuajse gjatë gjithë kohës, i larguar me punë e larg shtëpisë. Ai përgjigjet se, për fat të mirë a të keq, atë mbrëmje ndodhej në shtëpi, ku dolën me vrap, pasi Holta ishte me shërbim.

“Jetoj në pallat të lartë, e shtëpia shkonte si traget. Joni, djali i vogël, nuk u zgjua fare, por me Markun, u ndodhëm në korridor, të dy me pizhame...e të dy të frikësuar”, rrëfen ai.

Kur e pyet për dashurinë e tij të madhe, Holtën, ai përgjigjet se: “ka qenë vërtet goditje rrufeje”, apo Kupidi, siç e shpjegon ai me fjalë të tjera.

Të dy jeni energjik. Ku e gjeni atë “stopimin”?

“Askund. Edhe në gjumë, jemi energjikë!. Holta është edhe ca më energjike se unë, saqë unë i them që ti ha çdo mëngjes bateri ‘Duracell’, se s’ka mundësi”.

Neri tregon sesi janë njohur.

“Asokohe isha asistent pedagog tek Akademia e Arteve e Holta kishte miqësi me ata të kursit ku unë jepja mësim. Erdhi një ditë të shikonte provimin me atë energjinë e vet. U eklipsova nga energjia, gazi, hareja, e i them një mikut tim, kush është ajo. E njëjta gjë kishte ndodhur dhe me të. Pastaj ndërruam numrin e telefonit, filluam të frekuentoheshim. Pra, 23 vite më parë, pikërisht në vitin 1997, në atë vit të tmerrshëm, unë gjeta dashurinë e jetës sime”, tregon ai.

Dhe kur është përvjetori?

“Ah, ne nuk kemi asgjë të tillë...as unaza, as përvjetor e as dasma, e po ashtu, të dy nuk jemi të tipit nishane, kafet e vogla dhe të mëdha. Kapemi prej dore, ashtu si ditën e parë...”, shton aktori.

Çfarë ndodh midis dy tipave energjikë?

“Shumë adrenalinë, shumë qyfyre, shumë gallatë...por edhe sherre. Edhe kur zihemi, rrallë, tundet gjithë pallati. Janë të gjitha me tepricë dhe me shaka them se, provova të ndërtoj një familje dhe më doli një familje Adams, e përzierë më Flinstones. Është pra, një familje shumë larg kornizave të zakonshme. Jemi natyra të lira dhe është shumë e bukur, siç është. Perfekt!”, tregon Liçaj.

E për çunat që tashmë kanë shkuar 16 dhe 14 vjeç? (Që kur jemi njohur, jemi bërë edhe ne “të lashtë”?) “...edhe ty të kam njohur pa rrudha, pa thinja, e sot...”. Çfarë keni menduar për të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri, në këtë situatë politike apo ekonomike të paqartë?

“Të dy, edhe unë edhe Holta, nuk kemi menduar t’u bëjmë jetën fëmijëve, e as t’ua drejtojmë. Detyra jonë është të nxjerrim në jetë dy qytetarë dhe faktikisht i kemi orientuar drejt sportit e artit, e para dëshira për garë dhe arti që zbukuron mendjen dhe shpirtin. Të dyja formojnë një njeri të denjë pasi në fund fare, fëmijët e mi të mos jenë më poshtë se një fëmijë francez, apo gjerman. A kam frikë? Hap pas hapi, përpiqemi të jetojnë të denjë edhe këtu, pastaj, jetojnë jashtë, apo këtu. Është e drejta e tyre, ndonëse asnjë prind nuk i do fëmijët larg. Kemi për detyrë, t’i edukojmë”.

E ndjekin babin ende edhe sot?

“Vijnë ngaherë në shfaqje, ekspozita, lexojmë libra bashkë, shkojmë në plazh, deri edhe nja dy vjet kur të thonë, pse me plakun e plakën do të shkoj në plazh unë?! Bëj shaka. Por gjithsesi, së bashku me ta, rritemi edhe ne. E nga ana tjetër të them të drejtën, familja shqiptare është shpërbërë paksa...e ne këtë pikërisht, nuk duam të bëjmë. Familja është e para”.

Drafti i PD e josh, opozita parlamentare bojkoton "Ligjet"
Drafti i PD e josh, opozita parlamentare bojkoton "Ligjet" Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Komisioni i Ligjeve u mblodh për të diskutuar draftet dhe amendamentet e propozuara nga mazhoranca dhe opozita parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Rudina Hajdari kërkoi që mbledhja të shtyhet.

“Duhet ta shtyjmë këtë, sepse duhet të rakordohemi me opozitën jashtëparlamentare, kemi nesër një takim në këshillin politik dhe do të ishte e udhës të zhvillojmë atë takim dhe pas shqyrtimit të propozimit të opozitës jashtëparlamentare të bëjmë një takim tjetër. propozimi i opozites jashtëparlamentare preg shume nene të propozimeve sot”, u shpreh ajo.

Damian Gjiknuri e hodhi poshtë, duke thënë se Komisioni të vazhdojë punën me shqyrtimin e propozimeve të opozitës parlamentare dhe të mazhorancës, ndërsa për propozimin e PD-së ai të diskutohet në Këshill. Gjiknuri tha se halli i PD-së janë koalicionet.

Por, Myslim Murrizi u shpreh se veç koalicioneve, drafti i PD-së propozon edhe hapjen e plotë të listave.

Kjo është mbledhja e dytë e Komisionit me këtë temë. Kreu i Komisionit të Ligjeve tha se është bërë një draft i integruar mes propozimit të opozitës parlamentare dhe propozimit të Partisë Socialiste.

Manja kërkoi që opozita të tërhiqet nga ato nene që nuk kanë lidhje me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, mes të cilave është edhe propozimi për të kaluar në një sistem proporcional kombëtar.

Ky propozim është i Nismës Thurje, që në Kuvend është depozituar nga deputeti Ralf Gjoni.

"MaskaRa"...
"MaskaRa"... Gazeta Si 88 Shikime • 6 years më parë

⁣Risia e podcast sjellë nga Gazeta “Si” përmes dy sezoneve të audiodramës “Babai Im” dhe të historisë personale “MaskaRa” po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen, jo vetëm të publikut, por edhe të mediave tradicionale si televizioni.

Të plotë historinë personale “MaskaRa” mund të ndiqni në faqen e Gazetës “Si” në sektorin e podcast-eve.

Ish-presidentit Bujar Nishani i jepet lamtumira e fundit
Ish-presidentit Bujar Nishani i jepet lamtumira e fundit Gazeta Si 60 Shikime • 4 years më parë

⁣Ish-presidentit Bujar Nishani i jepet lamtumira e fundit

Fluks në kufi, rreth 90 mijë shqiptarë dhe të huaj futen në Shqipëri në 24 orët e fundit
Fluks në kufi, rreth 90 mijë shqiptarë dhe të huaj futen në Shqipëri në 24 orët e fundit Gazeta Si 90 Shikime • 4 years më parë

⁣Fluks në kufi, rreth 90 mijë shqiptarë dhe të huaj futen në Shqipëri në 24 orët e fundit

Parcela me kanabis në mal, plantacioni më i madh në Spanjë drejtohej nga shqiptarët
Parcela me kanabis në mal, plantacioni më i madh në Spanjë drejtohej nga shqiptarët Gazeta Si 151 Shikime • 4 years më parë

⁣Parcela me kanabis në mal, plantacioni më i madh në Spanjë drejtohej nga shqiptarët

Atmosfera në Liverpool pas kualifikimit të Shqipërisë për në finalen e Eurovizion.
Atmosfera në Liverpool pas kualifikimit të Shqipërisë për në finalen e Eurovizion. Gazeta Si 78 Shikime • 3 years më parë

⁣Albina dhe Familja
Kelmendi kanë shkëlqyer me interpretimin, vokalin dhe performancën e tyre në
skenën e Liverpool me këngën ‘Duje’. I gjithë interpretimi ishte i kompletuar deri
në detaje edhe me veshjet e familjes Kelmendi që plotësonin të gjithë skenën që
për disa minuta ishte ‘Kuq e Zi’.

Parcelë me kanabis në Vlorë, nën hetim edhe 3 policë. Kapen armë zjarri e fishekë luftarakë
Parcelë me kanabis në Vlorë, nën hetim edhe 3 policë. Kapen armë zjarri e fishekë luftarakë Gazeta Si 84 Shikime • 3 years më parë

⁣Parcelë me kanabis në Vlorë, nën hetim edhe 3 policë. Kapen armë zjarri e fishekë luftarakë

"Biznes familjar" në oborrin e shtëpisë, zbulohen 50.8 kg kanabis në Dimal
"Biznes familjar" në oborrin e shtëpisë, zbulohen 50.8 kg kanabis në Dimal Gazeta Si 106 Shikime • 3 years më parë

"'Biznes familjar" në oborrin e shtëpisë, zbulohen 50.8 kg kanabis në Dimal

Dy “Euro Fighter F-2000” në fluturim! Spektakël ajror mbi bazën e Kuçovës
Dy “Euro Fighter F-2000” në fluturim! Spektakël ajror mbi bazën e Kuçovës Gazeta Si 84 Shikime • 3 years më parë

⁣Dy “Euro Fighter F-2000” në fluturim! Spektakël ajror mbi bazën e Kuçovës

Momenti kur Alma Arrazi del nga lokali pak para se të vetëflijohej me 3 fëmijët e saj
Momenti kur Alma Arrazi del nga lokali pak para se të vetëflijohej me 3 fëmijët e saj Gazeta Si 127 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti kur Alma Arrazi del nga lokali pak para se të vetëflijohej me 3 fëmijët e saj

Showing 103 out of 169