Videot kryesore
Takimet mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur ato realizohen si pjesë e nismave të tyre personale prodhojnë gjithmonë lajme “pikante” për mediat dhe as samiti trepalësh në Novi Sad nuk i shpëtoi kësaj.
Rama mbërriti pasditen e së mërkurës në qytetin jugor të Serbisë dhe së bashku me Zoran Zaev ishte pjesë e darkës së shtruar nga Aleksandër Vuçiç.
Presidenti serb dhe dy kryeministrat kanë ecur në rrugët e qytetit. Presidenti serb transmetoi në profilin e tij në Instagram momente nga kjo shëtitje. Pyetja e parë që u drejtohet është se çfarë mendonin se do të thotë ky takim për Ballkanin?
Duke qenë se bëhet fjalë për një çështje rajonale, Aleksandër Vuçiç, që në të shkuarën e ka thumbur Edi Ramën duke e cilësuar atë “lider global”, ndërsa veten e ka përshkruar si “udhëheqës lokal i serbëve” ja pasoi përgjigjen Kryeministrit shqiptar. Jo vetëm kaq, por Presidenti serb duket se e ka njohur pasionin e Kryeministrit shqiptar për të folur, që sipas këndvështrimit është edhe pika më e fortë, edhe pika më e dobët e tij.
“Edi is the guy!” (e thënë shqip: Edi mund të flasë për këtë), tha Vuçiç, duke drejtuar dorën nga Kryeministri shqiptar. Rama pranoi të përgjigjej për 59 sekonda, aq sa është gjatësia kohore e një video-mesazhi në Instagram. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi mahnitës faktin që tre udhëheqësit ishin mbledhur për të çuar përpara një zotim të hershëm të secilit prej tyre.
“Thumbimet” vazhduan edhe në konferencën trepalëshe paraditen e së enjtes. Me në njërin krah Ramën dhe në krahun tjetër Zaev, Vuçiç mori i pari fjalën. Pasi tha thelbin e asaj që ishte arritur, fjalën ja kaloi Ramës, ku me batutë i tha se “rezervonte të drejtën për të ndërprerë”.
Rama ja ktheu “kusurin” pak momente më vonë, kur iu përgjigj pyetjes së një gazetari se çfarë të mirash sjell shengeni ballkanik për vendet e rajonit. Mes rreshtave dhe dukshëm pa dashje, Kryeministri shqiptar vuri gishtin në plagën historike të serbëve; daljen në det. “Ju keni një vend të bukur, por s’keni një vend me det”, tha ai, duke iu referuar Serbisë.
Për të njëjtën pyetje, Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut mori më pak kohë për t’iu përgjigjur dhe Aleskandër Vuçiç akoma më pak. Kohën ja mori Rama.
“...po i marr Presidentit kohën që ai kurseu”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama u takua në Berlin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas një postimit të Ramës një ditë më parë, tema kryesore e këtij takimi ka qenë programi i rindërtimit në vigjilje të konferencës së donatorëve, që BE organizon për këtë temë më 17 shkurt në Bruksel.
Institucionet shqiptare nuk kanë publikuar ende zyrtarisht një faturë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por gjatë vizitës në Itali, Kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë për një dëm prej 1 miliard euro.
Ndihmës Sekretari Amerian i Shtetit për Euroaziatike, Philip Reeker ka kritikuar ashpër sot Bashkimin Europian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu.
Disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të për Ballkanin Perëndimor ”, ka thënë Reeker. “U zhgënjyem, këtë e bëri të qartë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Rendi i ditës në një parlament mund të sinjalizojë fare mirë se çfarë problematikash shqetësojnë një shoqëri. Në Shqipëri, si shembull, Parlamenti diskuton për PPP-të, reformën zgjedhore, shkarkimin e Presidentit, apo kodin penal, që tregojnë nivelin ende primitiv të demokracisë shqiptare.
Po në një shoqëri si ajo daneze, çfarë diskutohet? Parlamenti vendas u mblodh në fillim të këtij muaji i shqetësuar për fatin e katër elefantëve të blerë nga Qeveria disa vite më parë.
Elefantët Lara, Ramboline, Jenny dhe Djunga kanë qenë pjesë e një cirku. Por tani kafshët kanë dalë në pension dhe autoritetet vendase thanë se kanë pranuar aplikimet për t’i sistemuar kafshët në një azil.
Rastin e katër elefantëve, kryeministrja Mette Frederiksen e solli si shembull në Parlament për të mbrojtur një projektligj që ndalon përdorimin e të gjitha kafshëve për qëllime argëtimi, siç është cirku. Gjatë fjalës së saj ajo lakoi me radhë emrat e elefantëve dhe pavarësisht seriozitetit që i karakterizon danezët për të tilla çështje, të qeshurat në sallë nuk munguan.
Në të njëjtin parlament diskutohet dhe vendoset edhe për çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Danimarka bën pjesë në listën e vendeve skeptike, së bashku me Holandën dhe Francën.