Videot kryesore

Rama kërcënon me burg kush prish zgjedhjet
Rama kërcënon me burg kush prish zgjedhjet Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama kujtoi Kodin Penal. Për parashikimet e ndëshkimeve që ky Kod jep për prishjen e procesit zgjedhor, mes të cilave edhe burgu, Kryeministri u shpreh i kënaqur dhe se nuk ka nevojë për ndërhyrje.

Spektakli anlgez në Europa League (VIDEO)
Spektakli anlgez në Europa League (VIDEO) Gazeta Si 94 Shikime • 7 years më parë

Futbolli europian, si asnjëherë më parë dominohet nga Anglia. Pas Ligës së Kampionëve, edhe në finalen e “Europa League” do të jetë një derbi londinez, mes të cilëve do të diskutohet fituesi i këtij kompeticioni. Çesli mposhti Eintrahtin e Frankfurtit, ndërsa Arsenali fitoi edhe përballjen e dytë me Valencian.

Energji nga dallgët, ideja novatore nga ishujt e Skocisë
Energji nga dallgët, ideja novatore nga ishujt e Skocisë Gazeta Si 126 Shikime • 7 years më parë

Orkney, një arkipelag i largët në brigjet veriore të Skocisë, po shfrytëzon në maksimum fuqinë e pozicionit të tij gjeografik. I rrethuar tërësisht nga oqeani, ku vazhdimisht goditet nga dallgë deri në 13 metra të larta, banorët e këtyre ishujve tani po gjejnë një mënyrë të re për të përfituar nga era dhe dallgët që ajo krijon.

Sigurimi i detyrueshëm për banesat, Rama: Do kohë, na pengon mentaliteti
Sigurimi i detyrueshëm për banesat, Rama: Do kohë, na pengon mentaliteti Gazeta Si 114 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Rama flet për sigurimin e shtëpive me banorët e njësisë 10 në Tiranë

Pergjimi 5 Ymer Lala Elio Lala.mp4
Pergjimi 5 Ymer Lala Elio Lala.mp4 Gazeta Si 150 Shikime • 7 years më parë

Ymer Lala flet me ELio Lalen, pretendon nipi i tij, flasin per filmimet e marra nga televizionet ku kane pamjet qe japin leket.

Meta: Nuk kam anuluar zgjedhjet në SHBA e Itali
Meta: Nuk kam anuluar zgjedhjet në SHBA e Itali Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Presidenti u kundërvihet zërave ndërkombëtarë që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Përleshje me bomba molotov në Dibër 1 gazetar dhe 6 policë të plagosur nise.mp4
Përleshje me bomba molotov në Dibër 1 gazetar dhe 6 policë të plagosur nise.mp4 Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Momenti i perleshjes ne KZAZ Diber mes protestuesve dhe policeve

Seria A nis me polemika, VAR ‘mbyll sytë’ për stimulimin e Mertens
Seria A nis me polemika, VAR ‘mbyll sytë’ për stimulimin e Mertens Gazeta Si 87 Shikime • 7 years më parë

Seria A nis me polemika, VAR ‘mbyll sytë’ për stimulimin e Mertens

Negociatat: Ne i bëmë detyrat, por Franca...
Negociatat: Ne i bëmë detyrat, por Franca... Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Pritshmëritë e Kryeministrit Edi Rama që Bashkimi Europian do të hapë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë më 18 tetor janë të ulta, por jo të zbehta plotësisht. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Rama “fajësoi” presidentin francez, Emmanuel Macron për këtë.

“Franca dhe 2-3 vendet nuk kanë dalë ende në një pozicion zyrtar, ndaj nuk përjashtohet që më 18 tetor të ketë një tjetër vendim. Por, Presidenti i Francës ka një vizion dhe qasje publikisht të shpallur që prej ditës së parë të zgjedhjes së tij. Ai nuk është i gatshëm të shtyjë integrimin dhe zgjerimin e BE pa reformuar unionin. Qasja është e shpërputhur nga qasja tradicionale që karakterizon frontin e Po-së”, tha Rama.

Kryeministri thotë se ky qëndrim francez nuk duhet nënkuptuar si qasje kundër Shqipërisë, por si pasojë e përplasjeve të brendshme të BE-së mbi prioritetet që duhet të ketë.

“Nuk është qasje kundër Shqipërisë, megjithëse asgjë nuk përjashtohet deri në minutën e fundit. Fjala e fundit nuk është thënë ende. Përpjekjet deri në mbledhjen e Këshillit synojnë që të përputhin qëndrimet e të dyja anëve në pritje të bisedimeve të Gjermanisë dhe Francës”, vijoi ai.

Rama i cilësoi spekulime lajmet që e lidhin qëndrimin e Francës, Holandës dhe Danimarkës me progresin që ka bërë Shqipëria.

“Unë nuk e di sot se si do të përfundojë kjo odise më 18 tetor, por di që e para, përtej spekulimeve dhe broçkullave, vendimmarrja nuk ka lidhje me çfarë kemi bërë, apo nuk kemi bërë ne në vendin tonë. Vendimmarrja ka lidhje thelbësore me çfarë duan, apo nuk duan të bëjnë anëtarët e BE mes vetes dhe me sa do të arrijnë mes tyre që të dakordësohen se cilado qoftë reforma brenda BE ajo nuk duhet të pengojë negociatat”, shtoi ai.

Së dyti, Rama është i bindur se Shqipëria jo vetëm që ka realizuar detyrat e vendosura nga BE, por ka shkuaër përtej dhe kjo, sipas Kryeministrit shprehet qartë në rekomandimin pa kushte të Komisionit për hapjen e negociatave.

Rama akuzoi Partinë Demokratike se loboi në Bundestag për të bllokuar hapjen e negociatave.

“Kemi kapërcyer pengesën e lartë në Bundestag, edhe si pasojë e planit politik të opozitës për të bllokuar negociatat. Bundestagu i tha po Shqipërisë dhe sot Gjermania është avokati ynë i madh në këtë proces shumë të ndërlikuar”, vijoi ai.

Kryeministri mbyll mesazhin e tij duke thënë se pavarësisht përfundimit nga kjo mbledhje e Këshillit Europian, ai dhe qeveria e tij do të vazhdojë punën, sipas tij, për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjeneratat e tjera.

Alvin te avioni.mp4
Alvin te avioni.mp4 Gazeta Si 61 Shikime • 7 years më parë

Momenti kur Alvin Berisha merret ne dorezim nga perfaqesuesit e Kryqit te Kuq italian dhe te Gjysme Henes se Kuqe te Sirise duke e derguar me avion drejt Italise.

Epilogu i nje tragjedie te paralajmeruar. Me banoret e Thumanes
Epilogu i nje tragjedie te paralajmeruar. Me banoret e Thumanes Gazeta Si 52 Shikime • 7 years më parë

Epilogu i nje tragjedie te paralajmeruar. Me banoret e Thumanes pas tërmetit të 26 nëntorit

Frika nga tërmeti, qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës
Frika nga tërmeti, qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës Gazeta Si 45 Shikime • 7 years më parë

Frika nga lëkundjet e vazhdueshme apo një tërmet tjetër shkatërrimtar vazhdon të përndjekë shumë qytetarë, sidomos në Durrës, aty ku në 26 nëntor edhe u shënuan edhe dëmet më të mëdha.

Vrasja e gjeneralit/ Irani sulmon bazat amerikane në Irak: Vramë 80 "terroristë"
Vrasja e gjeneralit/ Irani sulmon bazat amerikane në Irak: Vramë 80 "terroristë" Gazeta Si 70 Shikime • 7 years më parë

Irani hakmerret ndaj SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani. Sulmi u pohua nga rojet e Revolucionit Islamik: “Hakmarrja e ashpër ka filluar”. Irani e ka urdhëruar SHBA që të tërheqin trupat nga rajoni dhe kërcënon të godasë aleatët amerikanë gjatë hakmarrjes.

Në 1:20 të mëngjesit me kohën lokale, dhjetëra raketa nga Irani goditën bazat ushtarake të Ayn al-Asad dhe Erbil në Irak. Të dy gjithashtu presin personelin e koalicionit anti-Isis amerikan dhe ndërkombëtar. Siç shkruajnë mediat italiane, gjatë natës, në orët menjëherë pas sulmit, luftëtarët amerikanë kanë fluturuar mbi Siri dhe luftëtarë iranianë në hapësirën ajrore të Irakut. Televizioni shtetëror iranian citon burime të informuara të Gardës Revolucionare se rreth 80 njerëz u vranë, dhe 200 të tjerë u plagosën, pas bastisjes.

TV raportoi për “80 terroristë amerikanë” të vrarë. “Humbje të mëdha i janë shkaktuar në dronë, helikopterë dhe pajisje ushtarake të shumta në bazë” në al-Asad. Sipas Gardës Revolucionare, të paktën 15 raketa kanë goditur bazat amerikane, dhe asnjë prej tyre nuk është përgjuar nga ushtria amerikane.

Ndërkohë, presidenti Trump ka reaguar në “Twitter”.

“Gjithçka është mirë! Irani hodhi raketa në dy baza ushtarake në Irak. Është duke u bërë vlerësimi për viktimat dhe dëmet. Deri tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisur në botë, shumë më tepër se kushdo! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”, shkruan ai.

Sulmi u pohua menjëherë nga rojet e Revolucionit Islamik, ose Pasdaran, të cilët cilësojnë atë si operacioni “Dëshmori Soleimani”. “Hakmarrja e ashpër e Gardës Revolucionare ka filluar”, thotë Teherani.

Presidenti Trump u informua menjëherë për sulmet në vazhdim në Irak dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi për sulmet vjen vetëm disa ditë pas një përshkallëzimi të tensionit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit me ndikim iranian Qassem Soleimani, i cili u godit në një sulm amerikan në Irak më 3 janar.

Metani në krye të ILD, PD: Akt nul! Parlamenti e KED shkelën Kushtetutën.mp4
Metani në krye të ILD, PD: Akt nul! Parlamenti e KED shkelën Kushtetutën.mp4 Gazeta Si 51 Shikime • 7 years më parë

Duke cituar nene të Kushtetutës dhe të ligjit për organet e reja të drejtësië, Partia Demokratike e vlerëson aktin e zgjedhjes së Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë si nul dhe antikushtetues.

“Ky emërim nga Parlamenti është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 147/d, parashikon se “Kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Po ashtu, ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në nenin 199, parashikon se: “Inspektor i Lartë i Drejtësisë mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që në momentin e kandidimit përmbush këto kushte: dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit”, tha përmes një deklarate për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata.

Artur Metani ka qenë këshilltar juridik i Presidentit të Republikës nga viti 2002 deri në korrik të 2012. “Në bazë të Ligjit të Vetingut, nenin 3 pika17, pozicioni i Këshilltarit të Presidentit konsiderohet “funksion politik” në administratën publike”, vijoi Gjata.

PD është e bindur se emërimi i Metanit nuk është as interpretim ndryshe i ligjit nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe as pakujdesi juridike, por e qëllimtë dhe për këtë drejton gishtin nga Kryeministri Edi Rama.

“Për të emëruar vartësin e Edi Ramës në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, u shkelën kriteret bazë kushtetuese dhe ligjore. Si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës. Kjo është shkelja më e rëndë nga Parlamenti në emërimin e Artur Metanit. Por kur bëhet fjalë për njeriun besnik të Kryeministrit Parlamenti mbyll sytë dhe voton në një akt nul, antikushtetues!”, deklaroi Gjata.

Opozita thotë se në krye të ILD-së Metani nuk do t’i shërbejë një drejtësie të pavarur, por direkt interesave të Kryeministrit Edi Rama.

“Metani u emërua nga vetë Kryeministri Avokat i Shtetit, pra vartës direkt i tij, pa folur për lidhjet familjare e nepotike të Metanit më eksponentë të njohur të qeverisë dhe Partisë Socialiste, gjë që është bërë normë për drejtuesit e lartë të organeve të reja të drejtësisë. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është kunati i një tjetër deputeteje socialiste”, vijoi Gjata.

Sekretari demokrat për Çështjet Ligjore sqaroi edhe se përse i duhet Edi Ramës Artur Metani si drejtues i ILD-së.

“Për arsyen e thjeshtë se në këtë funksion Inspektori ka si kompetencë të kontrollojë punën e gjykatësve dhe të prokurorëve të Republikës dhe t’i propozoje sipas rastit KLP dhe KLGJ masat disiplinore deri në shkarkim nga detyra. Kështu Edi Rama ka në dorë gjyqësorin dhe prokurorët, të cilët po nuk zbatuan urdhrat e tij u lëshon Inspektorin, pra Metanin. Në këtë mënyrë, Edi Rama synon t’i mbajë gjyqtarët dhe prokurorët në një veting permanent dhe personal”, thotë PD.

Këtë akt, opozita e vlerëson si goditja përfundimtare për kapjen e drejtësisë nga ana e Edi Ramës.

“Koha po provon atë që Partia Demokratike paralajmëroi që prej fillimit: I vetmi synim i Edi Ramës me reformën në drejtësi është kontrolli i plotë i saj dhe jo drejtësia e pavarur në shërbim të qytetarëve. Sot askush nuk beson më në pavarësinë e organeve të reja të drejtësisë nga Kryeministri, i cili po i kthen ato në organe private të tij. E vetmja rrugë për shpëtimin e reformës në drejtësi është largimi i Edi Ramës”, mbylli deklaratën e tij, Çlirim Gjata.

Si të aplikoni për leje daljeje për pazar
Si të aplikoni për leje daljeje për pazar Gazeta Si 49 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se vetëngujimi dhe kufizimi i lëvizjeve është e vetmja rrugë që Shqipëria të dalë nga pandemia e koronavirusit pa regjistruar, siç thotë ai “një mal me të vdekur.

“Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga SHTRËNGIMI I MASAVE DHE UNITETI KOMBËTAR për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund!”, thotë Rama.

Kreu i Qeverisë është i vetëdijshëm se masat shtrënguese mund të kenë shkaktuar pakënaqësi tek një pjesë e qytetarëve, por përsërit se me hir, ose pahir të gjithë duhet të bëjnë durim.

“Nga e hëna në ZONAT URBANE, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë”, thotë ai.

Rama shoqëron këtë reagim me një video udhëzimi sesi aplikohet, duke filluar nga e hëna për kufizimin e lëvizjes vetëm për një person në familje.

Rama mvesh Qeverinë me suksesin anti-Covid19
Rama mvesh Qeverinë me suksesin anti-Covid19 Gazeta Si 49 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama mveshi veten dhe Qeverinë që drejton me atë që e quajti sukses në frenimin e pandemisë së koronavirusit falë masave të marrë, që sipas tij, e kanë radhitur Shqipërinë mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera.

Duke iu referuar parashikimeve të “ekspertëve të pavarur”, Rama tha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në seancën plenare, se projeksionet shkonin deri në 18 mijë të vdekur.

“Jo projeksione tona, por projeksione të pavarur që janë publikuar në krye të herës në ekrane flisnin për mundësinë potenciale, që nëse nuk do të ishte marrë asnjë maasë dhe jeta do të kishte rrjedhur sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ne do të kishim patur 18 mijë të vdekur, ndërsa projeksionet tona, sikur masat të mos ishin imponuar dhe respektuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakti!”, deklaroi Rama.

Kryeministri kërkoi që qeveria të vlerësohet për atë që bën dhe për atë që ndaloi të ndodhë, ndërsa foli me bindje se Shqipëria e ka kaluar fazën e parë të përballjes me pandeminë.

“Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që të mund të hedhë poshtë faktin se sot Shqipëria ja ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm”, shtoi ai.

Rama u shpreh i bindur në fitoren e dyfishtë në këtë luftë.

“Po fitojmë betejën në frontin e shëndetësië dhe do ta fitojmë betejën edhe në frontin e ekonomisë. Shqipëria nuk ka kujt t’i ketë zili. Do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë, natyrisht me stres. Por padiskutim do t’i fitojmë të dyja betejat”, deklaroi ai.

Kryeministri mbrojti vendimin për të karantinuar në hotele të riatdhesuarit. Ai thotë se ka ndjekur shembujt e disa vendeve, që kanë gabuar me riatdhesimin, duke i karantinuar qytetarët e tyre nëpër banesa, ndërsa nënkuptoi se falë masave të ndërmarra nga Qeveria deputetët janë ende gjallë.

“Pikërisht Singapori ishte shembulli më fantastik në valën e parë. Iu rikthye, pse? Nga riatdhesimi i 500 studentëve që i rikthyen në shtëpi. Këtu thuhet çojini të punojnë tokën, a thua se ne kemi shumë lek për t’i çuar në hotele dhe të paguajmë dy të tretat e shpenzimeve dhe të vendosim edhe personel mjekësor edhe kushte anti-Covid e me radhë. Ku ka qeveri në botë, ku ka Kryeministër në botë që ka dëshirë të bëjë këto gjëra? Por, nëse nuk do bëheshin këto gjëra, sot nuk do të ishim duke i uruar shërim të shpejtë deputetit Alimadhi, që ja uroj edhe unë dhe nuk e di sa prej jush do të mungonin sot këtu”, u shpreh Kryeministri.

Rama mbrojti ndryshimet në Kodin Penal, ku parashikohet ndëshkimi deri me 15 vite burg për personaat që shkelin karantinën me pasoja vdekjen e qytetarëve të tjerë. Si referencë, Kryeministri mori Italinë, që tha se për të njëjtën vepër i dënon deri me burgim të përjetshëm.

Sa i takon paketës financiare, Rama iu referua Francës. Ai tha se në këtë vend Qeveria jep vetëm 150 euro mbi asistencën sociale për njerëzit në nevojë, ndërsa Shqipëria ka dyfishuar asistencën.

Ekonomia, Qeveria e parashikon dy herë me keq se FMN: Mund të tkurret deri në 10 për qind
Ekonomia, Qeveria e parashikon dy herë me keq se FMN: Mund të tkurret deri në 10 për qind Gazeta Si 54 Shikime • 6 years më parë

Qeveria ka një parashikim dy herë më të zymtë se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore mbi rënien e ekonomisë për 2020. Dy institucionet financiare ndërkombëtare parashikojnë që ekonomia shqiptare të tkurret me 5 deri në 5.5 për qind për këtë vit.

Por, Kryeministri Edi Rama zbuloi këtë të mërkurë se parashikimet e Qeverisë shkojnë në një tkurrje deri në 10 për qind. Megjithatë, ai refuzoi që ta cilësojë këtë recesion.

“Ne besojmë që goditja do të jetë më e thellë dhe këto do ta shikojmë. Kemi vënë disa instrumenta për përballimin e kësaj faze të parë. Nuk flitet më për jetesë normale, por për mbijetesë sa më normale. Ne parashikojmë mes 8 dhe 10 përqindëshit për këtë vit do të kalojmë në negativ. Nuk ka asnjë që do të qëndrojë në pozitiv. Nuk quhet recesion, por është goditje momentale e ekonomisë”, tha Rama në një intervistë dhë për “ABC e Mëngjesit”.

Kryeministri u shpreh optimist se ekonomia do të ringrihet. Lidhur me turizmin, Rama paralajmëroi se në javët e ardhshme do të ketë një vendim për masën e hapjes që do të vendoset duke marrë parasysh edhe vendimet e vendeve të tjera, përfshirë këtu vendet fqinje. Lidhur me likuiditetin në këtë sektor, kreu i Qeverisë tha se është vënë në dispozicion një instrument garancie, ndërsa nuk përmendi stimuj të tjerë financiarë, duke argumentuar se aktualisht industria e turizmit ka taksat më të ulta në rajon.

“Po përpiqemi që të gjejmë një zgjidhje për turizmin. Dilema është që a duhet apo jo të hapemi gjerësisht për të përfituar nga mbyllja e të tjerëve, apo do të jemi të kujdesshëm. Sa i takon likuiditetit kemi vënë në dispozion një instrument të fuqishëm garancie që u mundëson operatorëve që të fuqizojnë kapitalin qarkullues përmes këtij instrumenti, ndërsa për taksat ka taksa më të ulta sot që flasim”, u shpreh ai.

Lapsusi i Sgarbit, “faji” i lihet Ministrisë së Kulturës
Lapsusi i Sgarbit, “faji” i lihet Ministrisë së Kulturës Gazeta Si 49 Shikime • 6 years më parë

“Në majën e Bylisit, në Shqipëri, mes mbetjeve arkeologjike të qytetit grek homonim”. Ky ishte mbishkrimi me anë të të cilit publicisti dhe kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi shoqëronte një foto në rrjetet sociale.

Postimi, në pamje të parë të krijon përshtypjen se tregon faktin historik të ndikimit të fortë të kulturës dhe stilit grek të ndërtimit të qyteteve në antikitet në këtë zonë të Ilirisë dhe referimi i Sgarbit mund të interpretohet në këtë mënyrë.

“Ju sqaroj se përkufizimi “grek” që i dha Sgarbi Bylisit është interpretativ në kuptimin e stilit. Grekë quhen edhe qytetet antike të Siçilisë, apo Italisë së Jugut, pavarësisht se qenë troje ilirësh. Grekë janë quajtur 18 qytete që themeloi Aleksandri me emrine tij, pavarësisht se ai vetë ishte maqedon, sikurse ka qytete romake nëpër Europës. Nuk është gabim! Sgarbit nuk ja ndjen për nacionalizmat e sotme ballkanike dhe po t’ia ndjente ai e ka zgjedhur me kohë anën tonë. Mandej, ju merreni kot me përkufizimin e një qyteti të vdekur, kur greku sot po ju ha hapësirat e gjalla, prej detit dhe tokës”, shkruan studiuesi Astrit Cani.

Por, arkeologu Neritan Ceka, që një pjesë të mirë të viteve të jetës i ka kaluar pikërisht në zbulimin e Parkut Arkeologjik të Bylisit zbulon mes fjalëve të Sgarbit lapsusin e tij.

“Nuk e marr dot me mend përse Sgarbi e cilëson Bylisin si “citta omonima”, pra “qytet me të njejtin emër”. Me cilin qytet? I gjori Sgarbi, në shoqërinë e gjizëngrënësve dhe rakipirësve, mund të ketë mësuar së emri i qytetit fqinj të Ballshit vjen pikërisht nga emri Byllis. Por nuk besoj t’i kenë thënë se në dokumentet mesjetare Byllis/Ballsh përkthehet në greqisht si Kefalenia, ndërsa në ato sllave si Glavinica, që do të thotë “kokë”, “ballë”, pra kryevend. Sigurisht ishte një fjalë që vinte nga ilirishtja dhe jo nga greqishtja”, shkruan ai.

Kjo ka mjaftuar që një emër jo pak i njohur në Shqipëri të përfundojë në faqet e para të mediave dhe ndaj llogarive të tij në rrjetet sociale, ku është tepër aktiv, të vërshojnë një lum kritikash nga qytetarët shqiptarë. Sgarbi është njohur me këto kritika dhe ka reaguar përmes një postimi të dytë, ku thotë se nuk ka bërë asnjë lapsus dhe i referohet enciklopedisë italiane “Treçani”.

“Gazetari shqiptar që ngriti një polemikë të panevojshme është thjesht një injorant i mjerë. Kur unë thashë qytet antik grek iu referova civilizimit, arkitekturës dhe jo territorit. Çfarë doni që më çani kokën! Turp për ty që nuk di se Iliria u pushtua nga grekët. Pra vajza ime duhet të më tregojë nëse një vend është grek apo ilir? Është grek, i dashur gazetar injorant”, thotë ai në videon e dytë.

Pas këtij postimi të dytë të italianit në debatin e nisur është përfshirë edhe studiuesi Auron Tare.

“Jam i sigurtë që postimi i parë i Sgarbit ka qenë një lapsus, por këmbëngulja e tij për lapsusin e mëparshëm nuk ka më sens”, shkruan Tare, duke rishpërndarë videon e hedhur nga kritiku italian.

Megjithatë, si Neritan Ceka, ashtu edhe Auron Tare shfajësojnë studiuesin italian dhe gishtin e fajit e drejtojnë nga institucionet dhe Ministria e Kulturës.

“Do t’i rekomandoja Sgarbit të shikojë me vëmendje se kush e ka rrethuar gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe sa të ndryshëm janë ata nga shqiptarët që ka njohur dhe njeh çdo ditë në Itali. Më të pakulturuarit e tyre, që drejtojnë sot kulturën shqiptare janë neofuturistët tanë, që në emër të së resë shkatërrojnë të vjetrën, teatrin kombëtar, banesat e Toptanasve në Tiranë, kishat me afreske të Myzeqesë, Beratit, Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit, Kolonjës, Korçës e Pogradecit. Janë vëllezërit e vonuar të futuristëve italianë të periudhës së fashizmit, që propozonin të lyhej me gëlqere Kapela Sistina”, shkruan arkeologu.

Ndërsa, Auron Tare imagjinon me doza të forta ironie një bashkëbisedim të titulluar “Fragment nga dy ekspertë të Ministrisë së Kulturës" që shoqëruan Vittorio Sgarbin në Parkun Arkeologjik të Bylisit.

“Po çfarë?
Romake!
Pse romake?
Po çfarë?
Bizantine!
Bizantine?
Po ca o bizantine?!
Nuk e di po varja, e kam nigju kur e thonë në televizion.
Jo me jo më mirë romake, ja gjeta edhe i mbishkrimi romak.
Ça thua? Ka mbishkrim romak?
Po ore ja ku është tek hyrja e Portës së Bylisit. E pashë se kalova andej se nuk kishte banjo gjëkundi këtu.
Dreqin! Si s’e dinim. S’na tha asnjoni, edhe Klosi që e ka shtëpinë këtu afër nuk e ditka që paska mbishkrime romake. Ta kishte pa Zgarbi të paktën nuk do bëhej gjithë kjo gjullurdi.
Po pra edhe ky ku dreqin erdhi këtu pa le po e boni me zë. Në Butrint të paktën ishte me muzikë, nuk e kuptoi njeri ça tha.
Varja! Hajde dëgjoi këta që nuk marrin vesh nga këto punë”, shkruan Tare.

Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës
Fshatari i Bashës dhe fermeri i Ramës Gazeta Si 47 Shikime • 6 years më parë

U bënë ca ditë që qytetarëve u serviren dy realitete të kundërta; realiteti i Lulzim Bashës dhe realiteti i Edi Ramës për fermerët.

Basha thotë se se sot fshati është i harruar nga dora e shtetit dhe gjendja e banorëve të tij është në kufijtë e mbijetesës, ndërsa Rama kundërpërgjigjet herë vetë, herë përmes ministrit të Bujqësisë, Blendi Çuci me shembuj, sipas tij, të një blegtori e bujku të fshatit shqiptar që është shndërruar në një sipërmarrës të suksesshëm, ashtu si në modelet perëndimore.

Modeli i fshatarit të Lulzim Bashës dhe modeli i fermerit të Edi Ramës jo vetëm që nuk kryqëzohen askund, por ecin paralel dhe në kahe të kundërta me njëri-tjetrin. Në takimet e kreut të PD-së ka pakënaqësi e revoltë me Qeverinë, shtetin dhe të gjitha institucionet e tij.

PD: Rrugët 3D nuk e shpëtojnë Ramën
PD: Rrugët 3D nuk e shpëtojnë Ramën Gazeta Si 30 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike është e bindur se asnjë projket 3D i prezantuar nga Kryeministri Edi Rama, e që vjedh shqiptarët nuk do të realizohet.

“Asnjë rrugë e premtuar me koncension dhe çmim stratosferik, asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet”, deklaroi Alfred Rushaj, i emëruar së fundmi nga Lulzim Basha si drejtor i fushatës.

Rushaj thotë se koha e Edi Ramës ka mbaruar.

“Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit! Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot me dështimin fatal të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij”, thotë ai.

Drejtori i fushatës në PD thotë se Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot premtimet me rrugë 3D.

“Në grahmat e fundit të qeverisë në largim, Edi Ramës s`i ka mbetur gjë tjetër veç të premtojë rrugë 3D. Në ditët e fundit të qeverisjes së dështimit, i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qëndrore dhe propaganda e dalë boje”, vijon Rushaj.

Showing 88 out of 91