Si të aplikoni për leje daljeje për pazar

11 Shikime· 03/28/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se vetëngujimi dhe kufizimi i lëvizjeve është e vetmja rrugë që Shqipëria të dalë nga pandemia e koronavirusit pa regjistruar, siç thotë ai “një mal me të vdekur.

“Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga SHTRËNGIMI I MASAVE DHE UNITETI KOMBËTAR për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund!”, thotë Rama.

Kreu i Qeverisë është i vetëdijshëm se masat shtrënguese mund të kenë shkaktuar pakënaqësi tek një pjesë e qytetarëve, por përsërit se me hir, ose pahir të gjithë duhet të bëjnë durim.

“Nga e hëna në ZONAT URBANE, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë”, thotë ai.

Rama shoqëron këtë reagim me një video udhëzimi sesi aplikohet, duke filluar nga e hëna për kufizimin e lëvizjes vetëm për një person në familje.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By