Videot kryesore

“Boll na vodhët”, qytetarët në Tiranë protestojnë për çmimet
“Boll na vodhët”, qytetarët në Tiranë protestojnë për çmimet Gazeta Si 57 Shikime • 4 years më parë

⁣“Boll na vodhët”, qytetarët në Tiranë protestojnë për çmimet

⁣Pse e goditi Will Smith komedianin Chriss Rock
⁣Pse e goditi Will Smith komedianin Chriss Rock Gazeta Si 61 Shikime • 4 years më parë

Gjithçka po shkonte normalisht në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar, deri në momentin kur komediani Chris Rock bëri një shaka të tepruar ndaj Jada Pinkett Smith.

“Jada, të dua shumë. G.I. Jane 2 mezi po pret që të të shohë”, tha ai, si referencë për kokën e rruar të bashkëshortes së Will Smith.

Ky ka qenë momenti që Will Smith është ngritur nga karrigia dhe ka goditur me shpullë komedianin. “Mos e zër më në gojën tënde të qelbur emrin e gruas time”, iu drejtua ai.

Vitin e kaluar, Jada u diagonstikua me sëmundjen e alopecisë, një formë e rrallë sëmundjeje që rrëzon flokët. Pas kësaj diagnoze, ajo është shfaqur në publik me kokën e rruar.

Theth, borë në pranverë
Theth, borë në pranverë Gazeta Si 73 Shikime • 4 years më parë

⁣Më 20 mars, ne jemi futur zyrtarisht në pranverë
por, pavarësisht kësaj, temperaturat jo vetëm se nuk janë të ngrohta por ditën
e sotme Thethi është zgjuar i mbuluar nga dëbora.

Ceremonia e prehjes së tre oficerëve të policisë në “Varrezat e Dëshmorëve”
Ceremonia e prehjes së tre oficerëve të policisë në “Varrezat e Dëshmorëve” Gazeta Si 76 Shikime • 4 years më parë

Ceremonia e prehjes së tre oficerëve të policisë në “Varrezat e Dëshmorëve”

‘Stuhia’, nëndetësja sovjetike e Shqipërisë që refuzon të fundoset
‘Stuhia’, nëndetësja sovjetike e Shqipërisë që refuzon të fundoset Gazeta Si 125 Shikime • 4 years më parë

⁣Rreshteri në pension Neim Shehaj i kalon ditët e tij duke riparuar një nëndetëse të epokës sovjetike, dëshmitare e së kaluarës së trazuar komuniste të Shqipërisë që tani po ndryshket dhe është gjysmë e zhytur në një bazë detare të Adriatikut.
Fati i nëndetëses së Luftës së Ftohtë, quajtur ‘Stuhia’ në bazën e Pashalimanit, nga ku Moska dikur shpresonte të kontrollonte Mesdheun nuk dihet akoma pasi autoritetet mbeten të pavendosura se çfarë të bëjnë me të.
"Kjo nëndetëse është si një kishë për mua. Unë mbërrita këtu si një marinar i ri dhe tani flokët më janë bërë gri", thotë Shehaj, 63 vjeç, i cili shërbeu aty për rreth tre dekada.
⁣Nëse nëndetësja nuk nxirret së shpejti nga deti, "rrezikon të zhytet në fund dhe e gjithë historia e saj bashkë me të", paralajmëron ai.
Anija ishte pjesë e të ashtuquajturit Projekti 613 i përbërë nga nëndetëset e para që Bashkimi Sovjetik ndërtoi pas Luftës së Dytë Botërore.
Është e vetmja e mbetur nga 12 që Moska vendosi në bazën e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës në fund të viteve 1950, kur Shqipëria dhe BRSS ishin ende aleatë të ngushtë.
"Prej andej mund të kontrolloja Mesdheun deri në Gjibraltar", kujton Jak Gjergji, komandanti i nëndetëseve i dalë në pension, të thoshte lideri sovjetik Nikita Hrushovi në vitin 1959 gjatë një vizite në bazë.
Hrushovi shpresonte të instalonte raketa me rreze të gjatë veprimi, anije luftarake dhe një aeroport në jugperëndim të Shqipërisë.

⁣Por diktatori komunist i Shqipërisë Enver Hoxha përfundimisht ndërpreu lidhjet e ngushta me BRSS, duke akuzuar Moskën për devijime nga marksizmi i vërtetë.
Kjo i ndërlikoi gjërat për ekuipazhet e përziera shqiptaro-ruse të nëndetëseve.
“Marinarët e dy vendeve nuk flisnin më me njëri-tjetrin dhe incidentet ishin të shpeshta”, kujton 87-vjeçari Gjergji.
“Kur një marinar rus donte të ngrinte flamurin e kuq (të vendit të tij), një shqiptar e griste menjëherë me inat”.

⁣Pas ndarjes së vitit 1961 mes Tiranës dhe Moskës, kjo e fundit tërhoqi tetë nëndetëse.
Në vitin 1997 ndërsa trazirat përfshinë Shqipërinë, baza u plaçkit dhe nëndetëseve iu hoqën armët, motorët dhe madje edhe shtretërit e marinarëve.
Autoritetet çmontuan tre nga katër nëndetëset e mbetura dhe i shitën ato për metal në vitin 2009.
Vetëm një mbijetoi... falë një romani
Shkrimtari Ismail Kadare në romanin e tij të vitit 1973 "Dimri i vetmisë së madhe", për shkëputjen mes Moskës dhe Tiranës, i caktoi nëndetëses numrin 105.
“Ky është numri i vetëm që më erdhi ndërmend teksa po shkruaja”, ka thënë Kadare.
"Që atëherë nëndetësja njihet me këtë numër. Edhe falë këtij numri sot është këtu!"

⁣Nëpërmjet librit, fama historike dhe rëndësia kulturore mori vlerë simbolike.
Fama e saj shkoi më tej kur u realizua një film i bazuar në romanin e Kadaresë, për të cilin numri 105 u pikturua në nëndetëse dhe mbetet ende.
Por mbijetesa e saj varet kryesisht nga vendosmëria e Shehajt, i cili prej vitesh ka rinovuar nëndetësen 76 metra, rrjetin e saj elektrik, sistemin e ventilimit, postën e komandës dhe dhomat e saj.
Ai kujdeset për detajet më të vogla. Ai mbush vrimat në byk për të ndaluar nëndetësen të fundoset përgjithmonë.
“Autoritetet duhet të vendosin shpejt se çfarë të bëjnë me të, rreziqet janë të mëdha, uji i detit përshpejton ndjeshëm korrozionin”, paralajmëron 63-vjeçari.
Ministria e Kulturës, e cila është zotuar për vite me radhë për të restauruar nëndetësen, ka thënë për AFP se do ta "përcillte dosjen" në ministrinë e mbrojtjes, e cila mund ta përfshijë atë në një muze të ardhshëm të Luftës së Ftohtë.
Shqipëria përqafoi Perëndimin pas rënies së komunizmit në vitin 1990, u bashkua me NATO-n dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
Baza ka qenë e një rëndësie të madhe që nga lashtësia për shkak të pozicionit gjeostrategjik. I gjithë trafiku detar në detin Adriatik por edhe në Mesdhe mund të kontrollohet prej saj, thotë Sabri Gjinollari, komandanti i flotiljes.
⁣Në bazën e afërt të Porto Palermos, një tunel i gjerë nëntokëor anti-atomik i braktisur, i gërmuar në shkëmb në fund të viteve 1960, ishte menduar për anijet raketore kineze që nuk mbërritën kurrë.
Hoxha i prishi lidhjet me Pekinin në vitin 1978 dhe tuneli u përdor për një kohë si strehë për nëndetëset dhe anijet e tjera.
Tani, një yll gjigant i kuq i pikturuar në një mur të rrënuar është e vetmja shenjë e së kaluarës aty.
Disa do të donin që vendi, në një nga këndet më të bukura të bregdetit shqiptar, të shndërrohej në muze.
Por, nuk pajtohet komandanti i bazës Shkëlqim Shytaj.
“Ne do të preferonim që të përdoret nga ushtria, qoftë edhe me kapacitet të reduktuar”.

⁣PS rrëzon hetimin parlamentar të investimeve strategjike: Është antikushtetuese
⁣PS rrëzon hetimin parlamentar të investimeve strategjike: Është antikushtetuese Gazeta Si 39 Shikime • 4 years më parë

Socialistët rrëzuan përfundimisht në seancë plenare si antikushtetuese kërkesën e përsëritur të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar me objekt hetimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik nga Qeveria.

“Kërkesa është antikushtetuese dhe rrezikon zhvillimin ekonomik të vendit. Të kërkosh të hetosh në një kohë që asnjë kontratë nuk është nënshkruar, kur të gjithë janë kandidatë për të investuar do të thotë të kesh krijuar një makth të pandreqshëm në perceptimin e një investitori të huaj”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Duke cituar parime kushtetuese vendase dhe të së drejtës ndërkombëtare, kreu i grupit parlamentar socialist tha se kërkesa e demokratëve cenonte parimin e ndarjes së pushteteve, pra cenonte punën e Qeverisë. Këtu përmendi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Objekti i kërkesës nuk mund të jetë i pakufizuar”, tha Balla.

Por, për Partinë Demokratike arsyeja e vërtetë e refuzimit të kërkesës për hetim është fshehja e aferave korruptive.


“Janë 36 projekte që kanë statusin e investitorit strategjik, 4.6 mld euro, 80 për qind në turizëm ku Edi Rama pa garë u ka vënë në dispozicion pasuri publike, brigje deti dhe plazhet më të bukura të vendit. Nuk ka asnjë investitor të huaj. Janë 10 individë, ku secili ka 3 apo 4 projekte të përfituara. Pjesa dërrmuese janë abuzive, klienteliste dhe korruptive. Janë po ata që kanë përfituar në 9 vite çdo koncesion, PPP dhe tender të madh të marrë shto këtu edhe ministrja Olta Xhaçka dhe aktori Gaz Paja”, deklaroi deputeti Gazment Bardhi.

Sipas Bardhit, ajo që po shkel Kushtetutën është mazhoranca me vendimin për ta refuzuar këtë komision.

“Ligji për investimet strategjike është shndërruar nga Edi Rama në një plaçkë për të shpërblyer me pasuri publike miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij. Fakti që dhunon Kushtetutën duke rrëzuar komisionin hetimor, tregon se ai është arkitekti i shndërrimit të këtij ligji në një ligj abuziv”, vijoi Bardhi.

Kjo ishte hera e parë që socialistët rrëzuan komisionin hetimor për investimet strategjike duke kundërshtuar objektin e tij. Në dy rastet e mëparshme në konferencën e kryetarëve, rrëzimi është bërë mbi bazën proceduriale dhe formale të kërkesave, pavarësisht se objekti ishte i njëjtë.

Shiu ne Tirane
Shiu ne Tirane Gazeta Si 83 Shikime • 4 years më parë

Shi dhe bresher ne Tirane

Pamjet tragjike të aksidentit te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 persona
Pamjet tragjike të aksidentit te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 persona Gazeta Si 118 Shikime • 3 years më parë

⁣Pamjet tragjike të aksidentit te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 persona

Momenti kur dy persona vendosin lëndë plasëse në një lokal në Shkodër
Momenti kur dy persona vendosin lëndë plasëse në një lokal në Shkodër Gazeta Si 86 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti kur dy persona vendosin lëndë plasëse në një lokal në Shkodër

Xheladin Beqiri
Xheladin Beqiri Gazeta Si 96 Shikime • 3 years më parë

⁣Xheladin Beqiri, Mjeshter i Madh

Video e dhunës që i mori jetën 55-vjeçarit
Video e dhunës që i mori jetën 55-vjeçarit Gazeta Si 65 Shikime • 3 years më parë

⁣Video e dhunës që i mori jetën 55-vjeçarit

Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar, sekuestrohen miliona lekë, euro armë dhe drogë
Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar, sekuestrohen miliona lekë, euro armë dhe drogë Gazeta Si 97 Shikime • 3 years më parë

⁣Megaoperacioni me mbi 200 të arrestuar, sekuestrohen miliona lekë, euro armë dhe drogë

Magjia e borës në Fushë Studen
Magjia e borës në Fushë Studen Gazeta Si 74 Shikime • 2 years më parë

⁣Ulja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që fshati turistik Fushë-Studën në Librazhd, të zgjohet në pushtetin dhe magjinë e reshjeve të dëborës.

Debate mes anëtarëve të KLP për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla
Debate mes anëtarëve të KLP për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla Gazeta Si 58 Shikime • 2 years më parë

⁣Debate mes anëtarëve të KLP për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla

Sherr masiv në Palasë me sende të forta, shpallen në kërkim dy persona
Sherr masiv në Palasë me sende të forta, shpallen në kërkim dy persona Gazeta Si 423 Shikime • 2 years më parë

⁣Sherr masiv në Palasë me sende të forta, shpallen në kërkim dy persona

Arrestohet 60-vjeçari që dhunonte gruan dhe kërcënonte fëmijët me armë zjarri
Arrestohet 60-vjeçari që dhunonte gruan dhe kërcënonte fëmijët me armë zjarri Gazeta Si 72 Shikime • 2 years më parë

⁣Arrestohet 60-vjeçari që dhunonte gruan dhe kërcënonte fëmijët me armë zjarri

Monika Kryemadhi në SPAK, zbaton masën "detyrim paraqitje"
Monika Kryemadhi në SPAK, zbaton masën "detyrim paraqitje" Gazeta Si 73 Shikime • 2 years më parë

⁣Monika Kryemadhi në SPAK, zbaton masën "detyrim paraqitje"

I akuzuar si autor i vrasjes së Briken Sanajt, ekstradohet nga Gjermania Vladimir Kola
I akuzuar si autor i vrasjes së Briken Sanajt, ekstradohet nga Gjermania Vladimir Kola Gazeta Si 47 Shikime • 1 year më parë

⁣I akuzuar si autor i vrasjes së Briken Sanajt, ekstradohet nga Gjermania Vladimir Kola

#argentinagp Sprint 2025
#argentinagp Sprint 2025 Gazeta Si 79 Shikime • 1 year më parë

Marc Marquez fiton të parën garë Sprint n⁣ #argentinagp në Termas. Alex Marquez dhe Francesco Bagnaia plotësuan podiumin.

Përmbledhje e garës së Kinës në F1
Përmbledhje e garës së Kinës në F1 Gazeta Si 62 Shikime • 1 year më parë

Triumfi i Mclaren mori vlera të dyfishta pas skualifikimit të Ferrari-t. Ndërsa Mercedes realizoi podiumin nr 300 në historinë e Formula 1

Showing 88 out of 93