Videot kryesore

Franco Foda për sfidën e parë ndaj Islandës
Franco Foda për sfidën e parë ndaj Islandës Gazeta Si 55 Shikime • 1 year më parë

⁣"Do të bëjmë gjithçka që të kemi sukses" - Traineri gjerman premton maksimumin e dardanëve për kalimin në Ligën B të UEFA Nations League.

Arsenal-Paris SG 0-1
Arsenal-Paris SG 0-1 Gazeta Si 50 Shikime • 1 year më parë

Përmbledhje e më të mirave nga 1/2 finalja e luajtur në "Emirates"

Chermen Valiev shpallet nëkampion i Botës në Zagreb
Chermen Valiev shpallet nëkampion i Botës në Zagreb Gazeta Si 71 Shikime • 12 muaj më parë

⁣Numri 1 në Botë pati një dëmtim në kavilje që nuk e lejoi të shprehte potencialin e plotë në Finalen për medalje të artë dhe titull botëror në peshë 74 kg (mundje e lirë).

Policia rrethon vendngjarjen pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës
Policia rrethon vendngjarjen pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës Gazeta Si 87 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Policia rrethon vendngjarjen pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës

Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë
Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë Gazeta Si 56 Shikime • 6 muaj më parë

⁣Goditen "skifterët" në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë

Rashica mahnit gjermanët, gol “alla Mesi” kundër Bajernit
Rashica mahnit gjermanët, gol “alla Mesi” kundër Bajernit Gazeta Si 111 Shikime • 7 years më parë

Milot Rashica po zhvillon një super sezon me Verder Bremenin, duke marrë rolin e protagonistit në çdo ndeshje që i jepet mundësia. Të njëjtën gjë, futbollisti kosovar ka bërë edhe këtë herë në ndeshjen Verder Bremen – Bajern Mynih, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Goli i Rashicës në minutën 75’ erdhi vetëm një minutë, pasi ishte shënuar goli i parë dhe ekzaltoi të gjithë të pranishmit në “Weserstadion”, duke filluar nga trajneri e deri tek tifozët. Një gol që nisi dhe përfundoi nga këmbët e Rashicës dhe që nga shumë medie në Gjermani është krahasuar me stilin e golave të Lionel Mesit.

Komisionier mbushja e votave PD.mp4
Komisionier mbushja e votave PD.mp4 Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Provë filmike në një qendër votimi në Kavajë, ku komisioneri mbush kutitë dhe plotëson fletët me ID-të e emigrantëve. Video eshte publikuar nga PD si pjese e denoncimit per mbushjen e fleteve te votimit.

Më thuaj çfarë halli diskuton në Parlament, të të them ç’shoqëri je!
Më thuaj çfarë halli diskuton në Parlament, të të them ç’shoqëri je! Gazeta Si 76 Shikime • 7 years më parë

Rendi i ditës në një parlament mund të sinjalizojë fare mirë se çfarë problematikash shqetësojnë një shoqëri. Në Shqipëri, si shembull, Parlamenti diskuton për PPP-të, reformën zgjedhore, shkarkimin e Presidentit, apo kodin penal, që tregojnë nivelin ende primitiv të demokracisë shqiptare.

Po në një shoqëri si ajo daneze, çfarë diskutohet? Parlamenti vendas u mblodh në fillim të këtij muaji i shqetësuar për fatin e katër elefantëve të blerë nga Qeveria disa vite më parë.

Elefantët Lara, Ramboline, Jenny dhe Djunga kanë qenë pjesë e një cirku. Por tani kafshët kanë dalë në pension dhe autoritetet vendase thanë se kanë pranuar aplikimet për t’i sistemuar kafshët në një azil.

Rastin e katër elefantëve, kryeministrja Mette Frederiksen e solli si shembull në Parlament për të mbrojtur një projektligj që ndalon përdorimin e të gjitha kafshëve për qëllime argëtimi, siç është cirku. Gjatë fjalës së saj ajo lakoi me radhë emrat e elefantëve dhe pavarësisht seriozitetit që i karakterizon danezët për të tilla çështje, të qeshurat në sallë nuk munguan.

Në të njëjtin parlament diskutohet dhe vendoset edhe për çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Danimarka bën pjesë në listën e vendeve skeptike, së bashku me Holandën dhe Francën.

Aksident i trefishtë, 7 të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, disa në gjendje të rëndë
Aksident i trefishtë, 7 të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, disa në gjendje të rëndë Gazeta Si 88 Shikime • 7 years më parë

Një aksident u rëndë rrugor i ndodhur në orët e pasdites së të dielës na aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë ka lënë të plagosur të paktën 7 persona, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, një tip Volksëaggen Touran me targa AA492PY, një autobus tip Mercedes Benz me targë AA358DG dhe një autoveturë tjetër AA722NT.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë ndërprerja e beftë e rrugës e njërit prej automjeteve, që ka pasuar përplasjen e të tre makinave.

Dëshmitarë në vendngjarje njoftojnë gazetën “Si” se ambulancat janë vonuar për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pak kohë trupat e personave të plagosur kanë mbetur të në pritje të ambulancave nga Tirana, pasi ambulancat e Krujës nuk kishin mbërritur ende në vendin e ngjajres.

Të plagosurit janë nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak për një mjekim më të specializuar, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik të madh për minuta me radhë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

Reforma zgjedhore, çfarë tha Meta pas takimit me Yuri Kim…
Reforma zgjedhore, çfarë tha Meta pas takimit me Yuri Kim… Gazeta Si 80 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta zgjodhi me kujdes fjalët e përgjigjeve në lidhje me reformën zgjedhore, për të shmangur ndonjë “hatërmbetje” të mundshme dhe ruajtur barazlargësinë mes palëve që diskutojnë në Këshillin Politik.

Por, thelbi i përgjigjeve të tij duket se nuk e fshehu mesazhin drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha (me të cilin pranoi se kishte pasur një bisedë telefonike paraditen e së premtes, por që nuk komentoi përmbajtjen e kësaj bisede), që të firmosë marrëveshjen e ofruar nga Yuri Kim.

“Mesazhet e mia kanë qenë të qarta. Mesazhi im për opozitën ka qenë që duhet të jetë e qartë dhe të unifikojë kërkesat e saj dhe të koordinohet me partnerët tanë, me Bundestagun dhe Komisionerin e Zgjerimit. Mesazhi im ka qenë i qartë qëkur u shkatërrua në mënyrë të paligjshme Teatri dhe i kam thënë mos bini pre e provokimit të radhës duke u larguar nga tryeza e reformës, mos paraqisni një listë dëshirash, por qëndrime parimore të qarta dhe bazike për të pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve”, deklaroi Presidenti.

Ambasadorja e SHBA e vizitoi në Presidencë kreun e shtetit, para se ky i fundit të dilte në konferencën për shtyp. Meta refuzoi të komentojë se çfarë është diskutuar mes tyre, por në këto ditë kryetema e Yuri Kim dhe ambasadorëve të tjerë në Shqipëri ka qenë reforma zgjedhore.

“Vendi është në krizë institucionale të madhe dhe është me rëndësi që të shkohet sa më parë në zgjedhje të gjithëpranuara. Por, mesa duket kemi ngelur akoma në detaje që kanë të bëjnë me numërimin dhe çështje që nuk duhet të ekzistonin sot”, u shpreh Presidenti.

Meta kujtoi se në lidhje me këtë çështje duhet një vendim para datës 8 qershor, që t’i ofrohet Komisionit Europian një material për t’ua shërbyer vendeve anëtare të BE si progres të Shqipërisë, kur do të mblidhet për të vendosur mbi udhërrëfyesin e negociatave. Por, ai kujtoi gjithashtu edhe se çdo hap pas mund të penalizojë jo vetëm në mospërmbushjen e objektivave të vendosura, por edhe në revokimin e arritjeve të deritanishme.

“Dëshiroj dhe apeloj për konsensus, sepse është detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, që duhet të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre do të jetë e lirë, detyrim i padiskutueshëm ndaj procesit të integrimit europian dhe data 8 qershor ëshë me shumë rëndësi dhe shpresoj që të arrihet marrëveshja para kësaj date, që KE të shënojë një zhvillim pozitiv para vendeve anëtare. Duhet të kuptojmë se qasja e re e metodologjisë së BE, pas propozimit francez rrezikon jo vetëm perspektivën e shpejtë të negociatave, por edhe këto arritje formale që kemi deri më tani, sepse asgjë nuk është më tani si e mirëqënë. Nëse bëjmë hapa prapa humbasim shumë nga këto mundësi që kemi fituar deri më tani nga ky proces”, u shpreh ai.

Presidenti foli për mungesë vullneti politik për të realizuar një reformë me qëllime të mira dhe me “qëllime të mira” nënkuptoi edhe ndryshimin e sistemit.

“Fakti që u shty kaq kohë tregon mungesën e vullnetit për të bërë ndryshime thelbësore në sistem, megjithatë…i dini qëndrimet e mia për sistemin që në 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese, e dini se si kryetar i një partie të re në 2005 dhe i sulmuar në atë kohë nga të dyja partitë unë nuk e kam vendosur emrin në listën e proporcionalit, por vetëm tek mazhoritari. Askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja! Churchill fitoi Luftën e Dytë Botërore dhe më pas humbi zgjedhjet, por u rikthye”, vijoi ai.

Presidenti mirëpriti angazhimin e ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore, por nuk fshehu as pakënaqësitë me qëndrimet e mbajtura prej tyre në të shkuarën për çështje të tjera.

“Roli i ndërkombëtarëve ka qenë dhe është i mirëpritur gjithmonë. Dje në Parlament një përfaqësues i mazhorancës tha se ç’i duhet BE që merret me punën e zgjedhjeve në Shqipëri. Mendoj se të gjithë ambasadorët e BE kanë të drejtë të shprehen për çdo cenim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, sepse e detyron Shqipërinë që të respektojë standardet që kemi rënë dakord me BE që të hedhim hapa të tjerë përpara. Do të ishte mirë që çdo ambasador i BE të denonconte publikisht sa herë që vëren shkelje të MSA dhe jo heshtja, apo më keq deklarata që më shumë shkaktojnë konfuzion”, u shpreh ai.

⁣Video - Autori i plagosjes në Durrës: S’ishte politike! Keqardhje për deklaratat e Bashës
⁣Video - Autori i plagosjes në Durrës: S’ishte politike! Keqardhje për deklaratat e Bashës Gazeta Si 91 Shikime • 5 years më parë

Ndriçim Jonuzi, njeriu i shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes së ndodhur në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, ka reaguar përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku mohon se pas këtij sulmi qëndrojnë motive politike.

Jonuzi shprehet se nuk është krenar për çfarë ka bërë, por nga ana tjetër kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me politikën. Ai shpjegon se sherri ka nisur pas provokimit të të rinjve teksa Jonuzi po kalonte në rrugë, ndërsa ata i kishin zënë rrugën një të njohuri të tij, i cili ishte bashkë me të ëmën duke shkuar për të çelur iftarin. Tahiri thotë se ai vetëm u ka thënë ‘Hape rrugën, se sheh që ke një nënë aty me shami?!’.

Më tej, ai shprehet i zhgënjyer nga deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha, që e cilësoi si militant të PS. 40-vjeçari shprehet se në fakt ai ka qenë gjithë jetën militant i PD-së dhe se nuk i vjen mirë që Basha i ka hedhur poshtë gjithë ato sakrifica për PD-në. Ai zë me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD me të cilët ka punuar ndër vite, derisa vjen në vitin 2017 ku ka hapur lokalin e tij për simpatizantët e PD. Por jo vetëm kaq, Jonuzi tregon se Lulzim Basha ka qenë në lokalin e tij i cili në 2017 ishte kthyer në një bazë të PD-së për 1 muaj me radhë.

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni i cili u plagos mbrëmjen e së hënës me armë zjarri. Ai ka deklaruar se sherri me Ndriçim Jonuzin ka nisur për një vend parkimi.

Autori i cili është shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi ka pretenduar se makina e 27 –vjeçarit i kishte bllokuar rrugën. “Jonuzi me ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën”, ka deklaruar Okshtuni.

Bledar Okshtuni u plagos me armë zjarri nga Ndriçim Jonuzin. Fillimisht ata janë konfliktuar verbalisht, ndërsa më pas Jonuzi është futur brenda zyrës së PD-së, e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit duke e plagosur këtë të fundit në këmbë.

Ndërkohë në kërkim nga policia janë shpallur edhe Markel Shtylla dhe Dorian Troplini.

Spanjë, Ardi Veliu paralajmëron goditjen e pasurive të trafikantëve të drogës
Spanjë, Ardi Veliu paralajmëron goditjen e pasurive të trafikantëve të drogës Gazeta Si 75 Shikime • 5 years më parë

⁣Spanjë, Ardi Veliu paralajmëron goditjen e pasurive të trafikantëve të drogës

Aksident pranë RTSH-së, makina thyen barrierat mbrojtëse
Aksident pranë RTSH-së, makina thyen barrierat mbrojtëse Gazeta Si 84 Shikime • 5 years më parë

⁣Aksident pranë RTSH-së, makina thyen barrierat mbrojtëse

“Boll na vodhët”, qytetarët në Tiranë protestojnë për çmimet
“Boll na vodhët”, qytetarët në Tiranë protestojnë për çmimet Gazeta Si 65 Shikime • 4 years më parë

⁣“Boll na vodhët”, qytetarët në Tiranë protestojnë për çmimet

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa
Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa Gazeta Si 113 Shikime • 4 years më parë

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa

Replika Basha Korreshi Sula
Replika Basha Korreshi Sula Gazeta Si 77 Shikime • 3 years më parë

Replika mes Lulzim Bashes, Saimir Koreshit dhe Dashnor Sules

Showing 24 out of 24