Videot kryesore
Qeveria po studion shtrenjtimin e energjisë për disa familje
Qeveria po diskuton mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për një grup familjesh që harxhojnë më shumë.
“Po bëjmë një studim për të hequr nga kjo mbrojtje e plotë familjet që konsumojnë shumë energji pasi jetojnë në kushte shumë të mira”, tha Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me tregtarët e shumicës dhe pakicës të ushqimeve.
Rama nuk përmendi se cila do të jetë metoda e përzgjedhur për të përcaktuar çmimin dhe përzgjedhur familjet, por tha se këto familje janë pak në raport me nevojën e krijuar për shkak të krizës energjitike.
“Janë prap një pjesë e vogël. Nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, por prap po e bëjmë këtë pjesë”, tha ai.
Një prej varianteve që mund të aplikohet është i rivendosjes së fashës mbrojtëse, që u hoq nga Rama në mandatin e parë qeverisës. Fasha e vendosur në atë kohë ishte 300 kw për orë. Familjet që harxhonin energji më pak se kjo shifër e paguanin atë me 7 lek kilovati, ndërsa familjet që e tejkalonin atë e paguanin me 13.5 lek kilovati.
Rama e hoqi këtë fashë në mandatin e parë, duke e mesatarizuar çmimin e energjisë elektrike për të gjithë në 9.5 lek kilovati.
Kryeministri Edi Rama vuri në dyshim shifrat e INSTAT për numrin e bagëtive në vend, duke pretenduar se sot numri i tyre është më i lartë se në vitet e shkuara dhe këtë e argumentoi me faktin që, sipas tij, aktualisht prodhimi vendas mbulon 97 për qind të nevojave të tregut vendas.
“Nëse e shikojmë realitetin me shifrat e konsumit, atëherë ne na dalin pyetje të tjera. Si bëhen statistikat? Si janë regjistruar ato miliona lopë që më pas u zhdukën dhe kanë ikur dhe kanë ngordhur”, tha Rama.
Deklarata e Kryeministrit u referohet akuzave të hedhura në vitet e kaluara për fiktivitet në numrin e bagëtive që regjistroheshin nëpër drejtoritë rajonale të bujqësisë me qëllim përfitimin e subvencioneve që ndaheshin për krerë.
Veç kësaj, deri në 2018, TVSh për qumështin dhe nënproduktet e tij ishte 6 për qind. Në 2018-n u vendos rritja në 20 për qind dhe u prezantua rimbursimi i TVSh-së në bazë të litrit të qumështit. Njëri prej kundërshtarëve të kësaj skeme ishte deputeti socialist, Erion Braçe. Ndryshe nga Rama, ai nuk vë në dyshim shifrat e INSTAT, por fajëson pikërisht ndryshimet e 2018-s.
“Nga 31 dhjetori janë 65 mijë lopë më pak, 250 mijë dele më pak, 100 mijë dhi më pak, 131 mijë tonë qumësht më pak”, shkruan Braçe.
Albina dhe Familja
Kelmendi kanë shkëlqyer me interpretimin, vokalin dhe performancën e tyre në
skenën e Liverpool me këngën ‘Duje’. I gjithë interpretimi ishte i kompletuar deri
në detaje edhe me veshjet e familjes Kelmendi që plotësonin të gjithë skenën që
për disa minuta ishte ‘Kuq e Zi’.
Gjendja shëndetësore e 41 turistëve polakë, të cilët u paraqitën pranë urgjencës së Spitalit të Vlorës mbrëmjen e shkuar, 25 gusht 2023, është përmirësuar. Mbrëmë nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijë, të cilët ishin në gjendje më të mirë, ndërsa pjesa tjetër dolën nga spitali këtë mëngjes
Marshojmë sot për një kauzë të fortë, marshojmë për luftën kundër kancerit të gjirit.”
Me këtë slogan marshuan sot qytetarët në Sheshin “Nënë Tereza”, duke dhënë një mesazh të fortë për rëndësinë që ka kontrolli për të parandaluar kancerin e gjirit.
Një sherr mes një grupi policësh dhe një grupi të rinjsh
është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në hyrje të Lungomares në Vlorë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 01:30 minuta (13
korrik 2024).