Videot kryesore
Qysh prej vitit 1999, prodhuar nga “Kvartal 95”, një grup që presidenti aktual i Ukrainës kishte themeluar, “Shërbëtori i Popullit” dhe aventurat e profesorit të gjimnazit Vasily Petrovych Goloborodko (interpretuar nga Volodymyr Zelensky asokohe komedian), magjepsën publikun ukrainas, aq sa më pas seriali u bë edhe film. Atje Zelensky interpreton një njeri të zakonshëm, i cili për shkak të një videoje të bërë virale në YouTube dhe të xhiruar nga nxënësit e vet, përfundon në karrigen që drejton vendin.
6 pikë për vendin e 6 të Hoffenheim pas 3 golave të Fisnik Asllanit në 3 javë Bundesliga 25/26. Sulmuesi dardan shënoi 2 golëshin e parë në transfertën e kryeqytetit ndaj Union. Asllani është një nga 6 lojtarët që kanë shënuar 3 gola në 270' e para të këtij sezoni në Gjermani.
Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, ku një ditë më parë u helmuan 60 gjimnazistë kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës këtë të enjte duke penguar mësimin.
Ata kërkojnë garanci për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi edhe mëngjesin e sotëm dy gjimnazistë shfaqen probleme me frymëmarrjen si pasojë e helmimit, pasi një nxënëse u dërgua në urgjencë për shkak të vështirësive me frymëmarrjen.
Mbetet e paqartë nëse problemet e dy të rinjëve janë pasojë e helmimit me spraj ditën e mërkurë, apo ambientet e shkollës janë të paajrosura ende dhe me gjurmë të gazit që dyshohet se është përdorur nga dy adoleshentë me inicialet A.M. dhe A.H., që të dy 15-vjeç.
Ndërkohë, ndaj dy të adoleshentëve që dyshohet se përdorën gazin helmues policia ka nisur procedimet penale. Burime të gazetës “Si” pohojnë paraprakisht se nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre edhe në prani të psikologut 15-vjeçarët fillimisht e kanë mohuar autorësinë, ndërsa më pas e kanë pranuar duke deklaruar se gjithçka e kanë bërë me shaka dhe të pavetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktonte spraji helmues që kanë hedhur në drejtim të bashkëmoshatarëve të tyre.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar në dhomat e paraburgimit të Hagës ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Rama ka publikuar një video të shkurtër nga momenti i mbërritjes atje duke e shoqëruar me një shënim po të shkurtër. “Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, shkruan ai.
Kryeministri nuk jep më tepër detaje për qëllimin e vizitës dhe diskutimet, përveç asaj që thotë në mbishkrimin e videos së publikuar.
Por, vizita mbërrin në një kohë që Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Akuzat e reja kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.
“Kategoria e parë përbëhej nga dy qendra ndalimi në Komunën e Suharekës, ku anëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të përndjekjes, të burgosjes apo të ndalimit arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim çnjerëzor, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë”, tha ai.
“Kategoria e dytë kishte të bënte me dy incidente të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme të kryera në një qendër ndalimi në Komunën e Gjilanit dhe modifikimin e kohës kur ka ndodhur kjo.
Po ashtu, Prokuroria e Specializuar ka përfshirë në akuzën e re, dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejt në krime të Thaçit.
“Dhe kategoria e tretë përbëhej nga dy incidente për pjesëmarrje personale të akuzuarit në krimet e kryera”, tha Guillou.
Gjatë seancës nuk u lexuan akuzat e reja, por gjyqtari tha se të njëjtat do të publikohen online.
Gjatë 10 majit, pritet që para Dhomave të Specializuara të paraqiten edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët së bashku me Thaçin, kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Rreth 100 blegtorë kanë bllokuar rrugën nacionale Kardhiq-Delvinë në shenjë proteste.
Zemërimi i tyre është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat
përpunuese, nga 180 lekë të reja për litër vitin e shkuar, në 120 lekë të reja për litër sot.