Mga nangungunang video
Konferenca Infocom ka vendosur të ndryshojë qasjen dhe aktorët e aktivitetit duke e fokusuar tek të rinjtë; studentë dhe jo vetëm, por që janë të apasionuar pas teknologjisë. Këtë vit si partner mediatik i është bashkuar konferenecës Infocom edhe Gazeta “SI”.
Një asteroid i madh mund t shkatërrojë qytetin e Nju Jorkut. Kjo ishte fjalia e parë që nisi leksion nga NASA për studentët e astronomisë. Ideja e këtij leksioni përfshinte faktin se si do të reagonin ata dhe çfarë do të ndodhtë nëse një asteroid prej 300 milimetra do të përplasej me Tokën. Ky stimulim filloi qe kur shkencëtarët zbuluan se përreth planetit tonë ka rreth 25.000 asteroide. Ata janë shprehur se forca e tyre është e mjaftueshmë për të shfarosur pjesën më ë madhe të qytetit të Mahnatanit. Ndër të tjera NASA është shprehur se nevojiten më shumë para për t’i kryer kërkime të tjera të nevojshm
Roborace është konkursi i parë në botë për ekipet e makinave vetë lëvizëse. Është një platformë e re për markat, organizatat dhe individët që të testojnë zhvillimin e sistemeve të tyre të automatizuar të makinave të garave. Secili prej ekipeve përmban një programues përgjegjës për personalizimin e logaritmeve brenda softuerit të vetë drejtimit që, kontrollon automjetet autonome./BusinessInsider/
Automjeti tip Mercedes Benz i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi shpërthen në ecje në bulevardin qendror të Vlorës rreth orës 09:00, kohë kur gjyqtari ishte duke shkuar në zyrë për të nisur ditën e punës si normalisht. Automjetit i ishte vendosur një sasi prej rreth gjysmë kilogrami tritol, nga shpërthimi i telekomanduar i së cilës ai nuk mundi të shpëtonte.
Ngjarja tronditi Vlorën dhe mbarë vendin. Por, pavarësisht zotimeve për vendosjen e autorëve para drejtësisë, ende sot kur kanë kaluar më shumë se 10 vite nuk ka një autor. Pista e parë që u hetuan ishte vrasja për shkak të detyrës. Por, kjo pistë ra shpejt nisur nga fakti që i ndjeri ishte gjyqtar i Shkallës së Parë në qytetin e Vlorës dhe nuk kishte gjykuar dosje të bujshme, që të justifikonin atentatin e e mirëorganizuar ndaj tij.
Për këtë arsye, hetimet u zhvendosën tek çështja e pronave në bregdetin e Durrësit dhe të Kavajës, ku Konomi kishte përfituar në 2009 përmes një vendimi të Gjykatës së Lartë 300 hektarë tokë të trashëguara në emër të bashkëshortes së tij. Që prej asaj kohe, prona në fjalëështë përfolur shpesh mediatikisht si e lakmuar dhe pjesërisht e privatizuar përmes mbivendosjes dhe falsifikimeve nga grupe kriminale në Durrës, ku në disa raste është përmendur edhe emri i Landi Muharremit, njohur edhe si Aleksandër Laho, apo me pseudonimin “Rrumi i Sukthit”, i njëjti person që mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019 dhe person me precedentë të theksuar kriminalë.
Kryeministri Edi Rama u takua në Berlin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas një postimit të Ramës një ditë më parë, tema kryesore e këtij takimi ka qenë programi i rindërtimit në vigjilje të konferencës së donatorëve, që BE organizon për këtë temë më 17 shkurt në Bruksel.
Institucionet shqiptare nuk kanë publikuar ende zyrtarisht një faturë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por gjatë vizitës në Itali, Kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë për një dëm prej 1 miliard euro.
Kreu i Partisë së Lirisë vazhdon turin e tij
veror ku ditët e fundit është ndalur në Valbonë. Me qeleshe në kokë, Meta këndon
së bashku me Bes Kallakun pjesë nga një këngë e këtij të fundit.
Në videon e postuar nga vetë Meta, shihen të
dy bashkë teksa këndojnë me entuziazëm “Bëjmë jetë qejfi, bëjmë jetë luksi, e
para Laçi e para Kukësi”.
Të paktën 140 vetë raportohen të kenë humbur jetën nga 7 sulme terroriste të njëpasnjëshme në Sri Lanka. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se janë 7 sulme me bombë në 7 pika të ndryshme ne kryeqytetin Kolombo dhe në qytezën Batikola.
Po aq e egër e njëherazi e magjishme me luginat dhe shpatet e thyera, kjo krahinë e ndodhur jo shumë larg Tiranës, fsheh thesare të paçmuara, teksa shtegton drejt kësaj toke, të mbushur me mite e legjenda. Në këtë udhëtim tonin të fundjavës për “Gazetën Si”, do të flasim për këtë tokë; tokën e Pirustëve.